Nga Rigona Përlica
Nuk është më normale nëse një fëmijë përkëdhelet “çuditshëm” nga dikush. Vërtet fenomen i evidentuar vitet e fundit, por pedofilia dita– ditës duket sikur fiton territor në shoqërinë tonë!
Nuk janë të pakta rastet e raportuara në rajonet e policisë nga mjekët psikiatër, pediatër apo edhe vetë qytetarë, të afërm të viktimës.
Por, problem akoma më serioz mbeten rastet e paevidentuara, raste të cilat nuk trajtohen si sjellje pedofilie, për shkak të mungesës së informacionit se ç’është pedofilia apo neglizhencës dhe indiferentizmit që ne si qytetarë tregojmë ndaj këtij fenomeni.
Pra, kush mund të jetë një pedofil, çfarë tiparesh kanë ata dhe çfarë shenjash nuk duhet të injorojmë tek fëmijët.
TIPARET E PEDOFILËVE
– Objektivi i interesit të tyre seksual janë fëmijët deri 13 vjeç. Një pedofil mund të jetë një i njohur, i rritur apo edhe një tjetër fëmijë më i madh në moshë se viktima. Rastet kanë treguar që ai mund të jetë një i afërm ose fqinj. Fëmija zakonisht e njeh pedofilin, sespe ai më përpara zgjedh të miqësohet me fëmijën (por ka edhe raste kur abuzohet me dhunë).
– Zakonisht është një mashkull i rritur (por ka edhe raste femrash pedofile).
– Shpesh duket të jenë punëtorë/zanatçi (por ka edhe raste të arsimuarish) dhe të orientuar nga familja, por jeta seksuale e çiftit është e varfër dhe çifti bën një jetë pa shumë aktivitete të përbashkëta.
– Përpiqet të sillet mirë me të gjithë dhe frekuenton institucione fetare që të ruajë imazhin “e mirë”.
– Përpiqet të jetë i pëlqyer nga prindërit dhe fëmijët, në tentativë për të zhdukur dyshimet dhe për t’u bërë më i dashur sepse kështu fiton mundësitë për t’u lejuar më afër fëmijës, por nëse vëzhgohet me detaje ka sjellje tipike fëmijësh (kur ha, kur vëzhgon atë që dëshiron, njeh lojërat e fëmijëve, të cilat më pas i përdor për t’i joshur ata).
Si e zgjedhin pedofilët viktimën?
– Zakonisht kërkojnë fëmijë, të cilët janë të qetë, të ndrojtur, të tërhequr, nevojtarë ose fëmijë që kanë probleme familjare.
– Përpiqen shumë të fitojnë besimin e fëmijëve.
– Përpiqen të gjejnë mënyra për të qenë vetëm me fëmijët. Shpesh tentojnë të japin mbështetje individuale dhe emocionale (psh në rastet kur fëmija zihet/fyhet nga shokët apo të afërmit)
– Ata zakonisht janë të duruar në përpjekjen e tyre, kryejnë ngacmim gradualisht.
– I studiojnë viktimat e tyre, dinë përditshmërinë e fëmijëve dhe familjarëve.
– Kërkojnë nga fëmijët të kenë sekretet e përbashkëta.
– Kërcënojnë fëmijët që nëse ata flasin, pedofili do të thotë që është faji i fëmijës për atë që ka ndodhur.
Shenja që prindërit NUK duhet të neglizhojnë.
– Humbja e interesit për gjërat që më parë u kushtonin vëmendje të veçantë.
– Fëmijët papritmas nuk duan të shkojnë në shkollë apo të frekuentojnë aktivitete sociale.
– Ndryshime në sjellje apo në performancë akademike në shkollë.
– Ndryshime të papritura të humorit (qajnë në heshtje, kur dikush i ngacmon reagojnë dhunshëm).
– Është i tërhequr dhe izolohet nga jeta familjare dhe sociale.
– Fëmija ka lodra, rroba të reja ose para (që mund t’ia ketë dhënë abuzuesi).
– Sjellje të papërshtatshme me moshën, shfaq njohuri jashtë pritshmërive për performancën seksuale, bën veprime të veçanta me gjuhë. Përdor një fjalor me natyre seksuale.
– Humbje e oreksit, pagjumësi ose flenë shumë, ankth gjatë gjumit.
– Akuzojnë veten dhe ndihen fajtorë në shumë situata.
– Ndryshime në higjienë (heqin dorë nga kujdesi për veten, nuk lajnë dhëmbët, nuk shqetësohen nëse bëhen pis gjatë ngrënies, apo gjatë lojës, etj).
– Shpeshherë dëmtojnë veten (çahen, kafshohen, presin flokët etj).
– Urinojnë natën në shtrat në mënyrë të pandërgjegjshme (ose nga frika për të shkuar në tualet).
– Refuzon të ketë kontakt fizik me të afërmit, madje edhe me prindërit (refuzojnë përqafimin, përkëdheljet dhe puthjet).
– Mund të ulet me vështirësi ose zgjedh vende të buta për t’u ulur.
– I gjen shpesh duke masturbuar në prezencë të tjerëve ose dhe kur janë vetëm.
– Zhvillojnë lojëra erotike me fëmijët e tjere dhe lodrat (kukullat, arushat etj).
– Fillojnë të prekin të rriturit në vende intime (sepse mendojnë që kjo tashmë është normale).
Sigurisht, fëmija duhet të ketë disa nga karakteristikat e mësipërme për të dyshuar për pedofili.
Komunikoni me fëmijët në “gjuhën” e tyre, luani me ta, përfshihuni për disa momente në pafajësinë e tyre. Ata ende janë të paqëndrueshëm dhe nuk dinë të mbajnë “sekrete” për një kohë të gjatë.
Shmangni neglizhencën dhe kushtoni vëmendje ndaj detajeve.
Dy pedofile po shikonin vajzat e vogla qe po luanin ne park.
I thote i pari te dytit;
-E sheh ate vajzen me bishtaleca?
-Cilen,-thote i dyti?
-Ate me bluze te kuqe.
-E shoh.
-Sa vjec do jete?
-Po nja 5-6 vjec,- thote i dyti?
-Sa e mire qe eshte…
-Ta kishe pare para dy vjetesh si ishte…
e gjitha qytetet SHQIPTARE anemban neper ballkan duhet te organizojne autobuze te mbuluar me shkrime per mirseardhje per Papen dhe prezencen e tyre ne “Meshen e Madhe Historike” qe do mbahet ne Tirane.
Qe te shpjegohem me mire po ju jap disa shembuj: “PRESHEVA I URON MIRSEARDHJEN PAPA FRANCESKUT”,…” MANASTIRI MIREPRET ATIN E SHENJTE”,…. emrat e qyteteve mund te jen te shumte dhe te miremenduar nga organizatoret e pritjes se Atit Te Shenjte psh, Ulqini, Kumanova, Bujanovci,Ohri,Mitrovica,Shkupi pse jo dhe qytetet e CAMERISE.
Organizatoret duhet te bejne perpjekje per nje pjesmarje sa me masive Panshqiptare qe do trokiste zhurmshem ne mediat boterore qe do jen prezent por dhe do fshinte cdo lloj dyshimi mbi fondamentalizmin mysliman apo ortodoks te shqiptareve.
NE DO NDJEKIM SYMBYLLURAZI ZGJEDHJEN QE KA BER MBI 500VJET ME PARE HEROI YNE KOMBETAR GJ.K.SKENDERBEU.
Téma,me duket nje humour shume i hulet edhe shume pa vend komenti i grizkizgej. Ju lutem qe ta hiqni’ nuk eshte censure, eshte mosperkrahje te krimineleve qe veprojne keshtu ,edhe besoj se ky njeri eshte vente pedofil ne sorte se nuk e kupton pse komenti i tij eshte skandaloz!
Hahahahahaha
PEDOFILAT JAN SHUMUAR SHUM …KOMENTI JUAJ LILI I QELLUAR ….RIGONA SHKRIMI JUAJ I MREKULLUSHEM PER GJITH ATA QE KAN ZEMER KAN FEMIJ E KAN NENE,POR PER FAT TE KEQ ZEMRA E TYRE ESHT E VDEKUR…
Falemnderit Flora. Pikerisht fakti qe eshte perhapur shume si fenomen me nxiti te bej kete shkrim. shpresoj vertet te jete i dobishem dhe informues, ashtu sic kam patur qellimin.
Per Rigonen dhe te tjere.
Keni bere nje pune te mrekullueshme ne terheqjen e vemendjes se prinderve dhe gjysherve per kete problemteper delikat dhe me pasoja fatale per te mituritpor edhe per vete prinderit dhe jeni per tu falenderuar por:
duhet patur shume kujdes ne trajimin e problemit per te mos u kethyer ne BUMERANG per te kunderten . E kam fjalen tek pershkrimi me detaje “si e zgjedhin pedot viktimen”
KUJDES!
Zoti Zylyf, ju falemnderit. Ne fakt qellimi i shkrimit tim ka qene informues, qofte duke evidentuar edhe detajet me te vogla , per te qene me e thjeshte dhe e qarte ne mesazhin qe kam dashur te perciell por edhe per te terhequr pak vemendje qe te jemi me te kujdesshem ndaj detajeve, sepse shpeshhere i neglizhojme. keni shume te drejte per “efektin” Bumerang, edhe kjo mund te ndodhe.Keshille e vlefshme . Falemnderit ?