Kush nga ju është i drejtë, le ta hedhë i pari gurin!

17 Gusht 2014, 16:45Blog TEMA

Nga Bledi Lumani

Një nga shëmbëlltyrat që më tërheq më shumë në Bibël, është kur disa farisenj dhe skribë kapin një grua që kishte shkelur kurorën dhe ja çuan Jezusit për gjykim.

Në atë kohë, një grua që kapej në flagrancë duke kryer tradhti, vritej me gurë.

Dhe përgjigjia e Jezusit ishte e tillë:

“Kush nga ju është pa mëkat, le ta hedhë i pari gurin kundër saj”!

Pas kësaj ai vazhdoi të shkruante në dhe, pa e ngritur kokën sipër.

Ndërkohë, ata që akuzonin gruan, kur e dëgjuan këtë, të bindur nga ndërgjegjia e tyre, u ngritën një nga një, duke nisur nga më i moshuari, deri tek më i riu, dhe u larguan. Nuk mbeti askush nga akuzuesit.

Kjo histori mu kujtua pas reagimeve publike për videon e Agron Canes, perversit që kërkonte seks me një 14-vjeçare për një vend pune.

Ai është një njeri i humbur shpirtërisht dhe i është dorëzuar perversitetit dhe ligësisë.

Është arrestuar dhe me ndoshta do të gjykohet.

Ngjarja normalisht ka shkaktuar zemërim dhe urrejtje.

Tanimë ka nisur edhe një sulm frontal nga opozita, për shkak se Cane ka qenë sekretar i deputetit socialist, Koço Kokëdhima.

Por, ata nuk përmendin një gjë: ky nuk është një rast i izoluar apo rasti i parë.

Është një standart që përdoret gjerësisht kudo në shoqërinë shqiptare.

Në administratë tregohen raste pa fund, për punësime femrash për përfitime seksi.

Nëpër universitete ka ma dhjetëra pedagogë që përfliten se i kalojnë njëherë studentet nga paradhomat e tyre, para se t’u japin provimet.

Politikanë të ndryshëm, deputetë apo edhe ministra, shpesh janë përmendur nën zë për afera seksuale me vartëset e veta.

Madje, në rast se i refuzon, janë në gjendje të ta kthejnë jetën në një ferr të vërtetë.

Mjafton të kujtojmë “Shamikuqen” e Kamzës, për të cilën mediat që sot raportojnë me pasion rastin e Sarandës, heshtën.

Heshti edhe Sali Berisha, që sot kërkon rrëzimin e qeverisë për një sekretar pervers, ndërkohë që kryebashiaku i tij arriti deri edhe në kërcënime me jetë, pasi nuk përfitoi seksualisht.

Heshti edhe Lulzim Basha, dhe fatkeqësisht edhe opozita e atëhershme nuk u ndje.

Agron Cane është një njeri me prirje perverse dhe ndoshta mund të gjykohet penalisht, pasi ka tentuar të përfitojë seksualisht nga një minorene.

Por, problemi nuk qendron tek ai.

Problemi qendron tek shoqëria jonë, e cila është shumë maskiliste dhe seksiste.

Jemi një shoqëri që e shohim femrën si një objekt seksi dhe duam ta shfrytëzojmë si të tillë.

Dhe kur shfaqet ndonjë Agron Cane, të gjithë çirremi e ulërasim sikur ai është monstra e vetëm dhe ne të ndershmit.

Sillemi njësoj si me atë gruan që është kapur duke tradhtuar bashkëshortin e vet dhe jemi gati që të hedhim secili ndonjë gur.

Ndërkohë që gurin duhet ta hedhim ndaj asaj që kemi krijuar vetë. Ndaj shoqërisë së pamoralshme, të paskrupullt, të keqarsimuar, të korruptuar dhe të kurvëruar, që vetë ne kemi krijuar.

16 komente në “Kush nga ju është i drejtë, le ta hedhë i pari gurin!”

  1. Marko Boçari says:

    Te gjitha qytetet SHQIPTARE anemban neper ballkan duhet te organizojne autobuze te mbuluar me shkrime per mirseardhje per Papen dhe prezencen e tyre ne “Meshen e Madhe Historike” qe do mbahet ne Tirane.

    Qe te shpjegohem me mire po ju jap disa shembuj: “PRESHEVA I URON MIRSEARDHJEN PAPA FRANCESKUT”,…” MANASTIRI MIREPRET ATIN E SHENJTE”,…. emrat e qyteteve mund te jen te shumte dhe te miremenduar nga organizatoret e pritjes se Atit Te Shenjte psh, Ulqini, Kumanova, Bujanovci,Ohri,Mitrovica,Shkupi pse jo dhe qytetet e CAMERISE.

    Organizatoret duhet te bejne perpjekje per nje pjesmarje sa me masive Panshqiptare qe do trokiste zhurmshem ne mediat boterore qe do jen prezent por dhe do fshinte cdo lloj dyshimi mbi fondamentalizmin mysliman apo ortodoks te shqiptareve.

    NE DO NDJEKIM SYMBYLLURAZI ZGJEDHJEN QE KA BER MBI 500VJET ME PARE HEROI YNE KOMBETAR GJ.K.SKENDERBEU.

    1. Toni KS says:

      Papa eshte i mireseardhur ne token e Kastriotit. Por ta bejme pritjen me dinjitet, mos ta teprojme. Edhe vete papa Francesku duket te jete vete njeri modest.

    2. kushtrimi ks says:

      Ide shume e qelluar kjo nga marko boqari. Te gjitha trojet shqipetare te jene aty me pankarta.

  2. Logosi says:

    Shoku lumani si shamikuqja si parabolat e larpermendura nuk kane lidhje me rastin ne fjale miku im, ai eshte nje i semure mendor dhe per kete nuk eshte faji as i shokut koco dhe as i shokut Rama, problemi qendron se ps-ja ka ndertuar nje shtet paralel qe shfrytezohet egersisht nga maskarenjte e saj ne pushtet, ky eshte problemi i nderuar gazetar..

    1. pelivan says:

      O Logsi… Ktheja mbrapsht Saliut, ket’ koment, qe t’a kan vendosur ne gije,mbase me pahir… Komenti yt eshte i flliqur politikisht. Te jane zene hundet qe s’e ndjen eren?!

  3. skender says:

    Sillemi njesoj si me ate gruan qe eshte kapur duke tradhetuar bashkeshortin e vet dhe jemi gati qe te hedhim secili ndonje gur. nderkohe qe gurin duhet ta hedhim ndaj asaj qe kemi krijuar vete. ndaj shoqerise se pamoralshme, te paskrupullt, te keqarsimuar, te korruptuar dhe te kurveruar, qe ne vete kemi krijuar. Nje shoqeri fodulle dhe mednjemadhe qe nuk din te thote me fal, te lute, te befte mire apo te lumte dora. Te gjitha keto duhet t’ja themi gruas shqipetare, nenes, motres, gruas, shoqes dhe kujtdo tjeter por ne paskemi qene te zote vetem me grate deri dhe vetem duke poshteruar, gruan, motren deri dhe nenen duke i mbajtur fort nen pushtetin tone dhe deri sa ta kuptojme kete ne nuk do te kuptojme asgje se gjithcka nis nga lirite dhe te drejtat e njeriut dhe vecanerisht ne Shqiperi nga lirite dhe te drejtat e gruase.

  4. enter says:

    E THEKSOJ PERSERI:

    NUK KA POPULL ME TE NDYRE…………….

  5. Lek dushi.. says:

    Bravo Bledi!Në këtë analizë kurajoze ke prekur thelbin e problemit që kemi në Shqipëri.Nuk është se jemi keq me ligjet…por jemi të mbrapshtë në zbatimin e tyre.Çdo zyrtar sot..ka përdhtypjen,ka bindjen madje,se mund të të bëjë gjëmën po nuk i plotësove tekat…Në zyrë sillet si pronar i saj dhe atij që i shkel pragun se e bie halli…Ti ke të drejtë o mik…por ne të gjithë jemi hipokritë..jemi tamam si ata mëkatarët që duan të qëllojnë por jua ka lidhur duart mëkati…Përshëndetje,dhe të lumtë mendja dhe pena Bled!

  6. Al says:

    Ja e arrestuan…Nuk e denojne dot! Nuk ka konsumuar veper penale. Ai humb vendin e punes, perjashtohet nga partia, rrezik ndahet nga gruaja, komshinjte nuk do ta honepsin, do te identifikohet si pedofil e do survejohet e do penalizohet ne cdo aspekt tjeter qe ka te beje me anen morale. Kjo do te ishte ne nje Shqiperi ideale, por…Kam frike se as keto nuk kane per te ndodhur ne nje shoqeri qe u behet syri baker per disa te ardhura e korrupsioni shihet si nje menyre jetese e konsiderohesh i zoti nese nuk kapesh. Shoket e tij (pa ngjyrime politike) do ta mbajne prape afer sepse edhe ata jane pa moral e jane hiena ku te kapin ndonje cope. e populli i pergjunjur vazhdon te bjere pre e ketyre felliqesirave sepse nuk sheh zgjidhje tjeter, nuk sheh drite tjeter ne fund te tunelit. Shitja e shpirtit e deliresise eshte pjese e ekonomise se tregut, ku turpi hahet e buke si pa gje te keqe ne Shqiperine tone te dashur e te vuajtur. Tmerr dhe turp! Eshte shume e rende! Akoma me e rende behet kur imagjinoj se mendimi i cdo Shqiptari kur ka lexuar kete eshte ” Shyqyr qe nuk me ndodhi mua e shyqyr qe nuk kam te bej me kete” Uroj me gjithe zemer qe te jem gabim ne kete pike!!

  7. Blue Jasmine says:

    Po ti jepet femres vendi qe i takon ne shoqeri, respekt e miresjellje , cdo gje do te jete ndryshe. Kjo pune duhet filluar qe kur vajza eshte e vogel. Nje dite do te behet shoqe, grua nene. ajo eshte burimi i jetes dhe faktori kryesor ne rritjen dhe edukimin e femijeve.

  8. mjeku kundra droges says:

    Analiza eshte perfekte por problemi yne eshte mjerimi shpirteror dhe cfar eshte me kryesorja eshte edhe mjerimi materjal , se po te funksionoi shteti ligjor ne gjitha qelizat e tij nuk do te ishim ktu ku jemi mendoj qe pa u ndetuar shteti i se drejtes pra shteti i qytetareve veshtire te shihet drite ne fund te tynelit .24 vjet gati cerek shekulli dhe njerzit jane te lodhur me bemat e atyre qe kane zgjedhur per te qajtur hallet e shumta qe ka populli .Eshte pushteti ai qe degradoi njerzit e thjeshte qe edhe per buken e gojes personat pa moral kerkojne pislliqe nga me te ndryshmet vetem e vetem se jane ne pushtet.Mund te shkuash vargje e vargje problemi eshte shume i thelle.

  9. shqipo says:

    Ka ligje qe percaktojne normat e sjelljes se individeve.Cjane keto per moral e pordhe me rigon .Edukata morale dhe njeriu iri socialist jane te teperta per shoqeri si e juaja qe femijet bejne sex qe 10vjec e burrat qihen si grate.

  10. Edmond says:

    Shume bukur, Lumani ! Pasazhi i Bibles ne gojen e Krishtit eshte me te vertete i mrekullueshem, por cfare mund te thuhet per aktualitetin e tij ne nofullat e pergjakura te nje shoqerie qe e ka humbur luften per te fituar vetveten ? Asgje.

  11. Jeti says:

    Ky opinion duhej te ishte editorial…

  12. era says:

    Njemije miza ne bythe te gomarit. Hajde hajvener hajde! Per cfare shkruan djali dhe per cfare komentoni ju. me duket se ja fusni nje dopio ne mengjes, hapni gazeten dhe ..cfare te bejme… hajde se po i fusim nje koment.
    Bledi ke te drejte, perverset duhet te denohen, por keta qe llapin me shume jane vet mekataret me te medhenj. Edhe keta e dine mire qe ne e dime se kush jane keta. Por lepuri fle tjeterkund.Mekataret e vertete duhet te bejne shume zhurme qe populli te haroje vjedhjet e bankes, grabitjen e naftes, shkaterimin e mjedisit me investime te pista dhe korrupsion …. etj.
    Ku jane gazetaret.. pse nuk investigojne sa nafte nxirret, pse nuk perpunohet ne Ballsh dhe ku shkon nafta??
    Pse nuk investigohet qe po shkatrohet Shqiperia me mikro HEC qe nuk do mbese perrua,peme, e lugina lumenjsh te gjelberuara?
    Perse akoma ne Tiranen e mjere vazhdon te mbillet beton? Ku jane ambjentet me lodra per femije e fusha sportive per te rinj?
    Apo nuk ka nevoje per rini, ata duhet te jene te damllosur dhe vetem mish per top per mafien politike.

    Shumica e gazetareve jane per tu dhimsur, jane vetem robote qe shkruajne me porosi dhe nuk kane as deshire dhe as aftesi te jene GAZETARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje