Jepini një medalje Guvernatorit!

15 Gusht 2014, 12:33Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

 

Është në logjikën e sendeve, që mesazhet apo efektet që prodhojnë ngjarje të ndryshme, nganjëherë kthehen në të kundërtën e tyre.

Ajo që deri dje mund të të bënte të ndjeheshe krenar, mund të të japë një efekt të kundërt.

Fjala vjen, sot të duket vetja qesharak kur ke besuar fjala vjen që atdheu është mbi të gjitha.

Ngjarja e djeshme na bindi edhe njëherë se jo gjithçka duhet lexuar ashtu siç na paraqitet neve.

Anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë na hapën sytë dhe na treguan se Guvernatori ynë jo vetëm që nuk kishte asnjë përgjegjësi, por ai duhej dekoruar se e ka drejtuar Bankën me kompetencë.

Një mollë e kalbur në atë bankë, një njeri me vese, pra një gabim njerëzor si ai që solli vjedhjen e 700 e ca milionë lekëve, nuk duhet të na bëjë, ne shqiptarëve trutharë, që të humbasim toruan dhe të harrojmë njeriun që po e drejton Bankën e Shqipërisë me vetëmohim.

Deklarata e djeshme e Këshillit Mbikëqyrës pasoi vizitën e ambasadorit amerikan në Tiranë, z. Arvizu.

Edhe ai, ashtu si në rastin e Berishës që pasi kishte vrarë katër njerëz në Bulevard, tha se ai është “burrë shteti”, po dje edhe ai, ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë, përfaqësuesi i Presidentit Obama në Shqipëri, na çeli sytë dhe na tha që ngjarja të mos politizohet, që ne shqiptarët trutharë duhet të mbyllim gojën.

Në fakt, unë, në atë çast po ndiqja presidentin Obama që me një përkushtim qiellor shpëtoi jetët e mijëra irakenëve në Irakun e Veriut dhe po mendoja si ka mundësi që presidenti Obama gjen kohë që ta udhëzojë ambasadorin e tij në Tiranë që të shkojë të vizitojë guvernatorin Fullani?

Punë të thella, thosha me vete.

Unë them ta dekorojmë guvernatorin Fullani në emër të të gjithë atyre shqiptarëve që e kanë shpallur kauzën e islamit radikal si kauzën më të shenjtë dhe janë betuar të japin edhe jetën për të.  Ta dekorojmë guvernatorin Fullani edhe në emër të të gjithë atyre shqiptarëve që nuk kanë lënë gjë pa vjedhur në shtetin e tyre; ta dekorojmë guvernatorin Fullani në emër të të gjithë spekulantëve me nam botëror që krijuan piramidat në Shqipëri, ta dekorojmë guvernatorin Fullani në emër të të gjithë shqiptarëve që kanë braktisur partitë politike çdo katër vjet dhe tani gjenden në punë të shtetit si përfaqësues të LSI-së.

Ta nderojmë guvernatorin Fullani edhe në emër të atij djalit që theri dashin në bythë të Bashkisë kur Lulzim Basha me votat e numëruara në kutitë e Arben Ristanit u bë kryetar bashkie.

Ta nderojmë me një çmim të posaçëm guvernatorin Fullani edhe në emër të të gjithë shqiptarëve që nuk paguajnë energji elektrike, që vjedhin makina, që shpërndajnë drogë.

Ta nderojmë guvernatorin Fullani edhe ne emër të të gjithë punonjësve të adminisratës publike, të prokurorisë apo të institucioneve të pavaruara që ngrihen në mëngjes dhe turren me vrap në punë që të bëjnë ndonjë lek për fëmijët dhe e kanë mendjen natë e ditë që ta vjedhin këtë vend ashtu siç ai e meriton.

Ta nderojmë guvernatorin Fullani në emër të të gjithë gjyqtarëve shqiptarë që kanë çmimet më të larta në Europë për të të bërë ëngjell dhe të pafajshëm kur ti vret dhe për të të zhdukur në burgjet e Rrogozhinës kur ti, nga halli, vjedh në ndonjë supermarket dhe ke moshën 14 deri 15 vjeç.

Më në fund, në emër të të gjithë shqiptarëve ku janë e ku nuk janë në trojet arbërore, në emër të atyre shqiptarëve që rrjedhin prej atyre stërgjyshërve, të cilët, në një kohë që Europa dëgjonte filozofët, ata mbushnin trurin me rrëfimet dhe hajmalitë e dervishëve, në një kohë që Europë ndërtonte opera apo biblioteka, ata, të frymëzuar nga rrëfimet e dervishëve shetitës, mblidheshin kutullaç në vatër dhe ndiznin zjarr, pastaj dilnin në oborr e dhisnin në gropën septike që kishin hapur që më parë.

Në emër të të të gjithë këtyre, ta dekorojmë guvernatorin Fullani që na hapi sytë dhe që, nën udhëheqjen e Këshillit Mbikëqyrës, na tregoi se kur vidhen 700 milionë e ca lekë në një Bankë, kjo nuk do të thotë se është bërë hataja.

Një gabim njerëzor, një i pafe dhe i pafytyrë nuk mund të dëmtojë një guvernator.

Ta nderojmë me një medalje Guvernatorin dhe Këshillin Mbikëqyrës që më në fund ia mbyllën gojën këtij pis mileti që e bën qimen tra, që merret me disa milionë copa letrash që vidhen në një banke dhe nuk sheh shkëlqimin dhe udhën e ndritur ku po na çon modeli i guvernatorit.

Në këtë komision, unë do të propozoja që të ishte Sali Berisha, Aleksandër Arvizu, Dhori Kule, Lulzim Basha dhe Aldo Bumçi.

Aferim! Allahu qoftë me ju!

20 komente në “Jepini një medalje Guvernatorit!”

  1. agroni nga Kosova says:

    le ta marre kete dekorate tek Rruga e Durresit se ka me bollek.

  2. tarrasi says:

    doijapim nje medalje rilindjes qe vertet rilindi vetem minime vrasje vjedhje shkatrrime instucjonsh varferi papunsi paarsim tai etutje panje thear tesigurt panje qetsi puplike me avjon me drog menje parlament te inkriminum kjo eshte panarama e rilindjes dhe dekurata qe duhet dhen kesaj qeverie te rilindur vetem terror

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Nje medalje si hajduti i lekve te shqiptarve !

  4. amla says:

    Ne fakt Dekorata i takon Edushkes!

  5. nazmija says:

    do ti japim dekoraten me duar te pastra idhjer por krenar SALI

  6. askushi says:

    Ku jeni rilindsa me edvinin ne krye? Na ka marre malli te shohim kryeministrin te na thote dicka pasi vetem duke Bere ciu ciu cerr po na rikthen mallin e kohes kur ishte ne opozite dhe perbetohej se kur te vinte ne pushtet nje nder punet qe do te bente ishte pastrimi I bankes nga fullanizimi I saliut

  7. Femijet jetime te 21 Janarit says:

    ti japim dekorata Ahmet Zogut qe ne gjurmet e tij per 24 vjet po vidhet e shkaterrohet cdo gje ne shqiperi.O qeveritare 24 vjecare pafshi fundin e frymezuesit tuaj qe i keni ngrite edhe shtatoren ne mes te Tiranes.Jeni turpi i kombit.

  8. muhamet demaj says:

    perta pastrue shqiprin nga qefulli kueshte futur duhet nje revolucjon ishpejt dhe afat shkurter kush endjen veten shqiptar dhe te nenshtruar nga krimi qeveritar duhet marre armet pertu cliruar nga rilindja qe nalindi vetem terrore dhe varfri imagjinoni se saposht kemi rene ne populli sa medjat elidhur me qeverin jan kaq tekriminuara satevrasin naten dhe tevajtojn diten kaq shum eshte inkriminuar medje qeveri zgjohuni nga gjumi otemjer se ekeni pertu vrare meshum se sapovriti cdodit clirojen shqiprin njeher emire

    1. Grigor says:

      Qerthulli daku qerthulli. Jo qefulli. Qefulli eshte peshk. Nqs do kishe thene:- Ta shpetojme popullin shqiptar nga qefulli qe i eshte futur, po do ishte korrekt. Po ne kete menyre si je shprehur, fjala e duhur eshte qerthulli. Me fal qe u kapa pas nje gabimi apo lapsusi te momentit, pasi i gjithe komenti yt eshte nje shkrim i perkryer pa asnje gabim ortografik. Meqe ra llafi, mos ne diplomuar gje tek universiteti i Met Sallomit? Ja kalofsh sa me mire fundjaven.

  9. Delli USA says:

    Gabim fatal dhe I perseritur I ambasadorit amerikan Z. Arvizu,e habitshme,te jet kaq I papjekur sa ti kundervihet opinionit public,harron ky birbo se shqiptaret e 2014-es nuk I impresionon biseda e tij me nje fare Full-hani pa dinjitet.

  10. Jimi says:

    Ta dekorojme guvernatorin dhe keshillin mbikqyres ,te cilet nuk lejuan te vidhnin me shume se shtate mld leke,pasi pjesen tjeter e lane per nje raund tjeter.

  11. skenderbeu says:

    Bravo ilir,po nje dekorate dhe nje banane duhet dhe per orangu-tangun me pashaporte amerikane

  12. agroni says:

    Z.Ilir shume bukur por s`duhesh te perjashtoje k/ministrin aktual edhe ne emer te tij personal Fullani te dekorohet.

  13. demi says:

    …TE RROJE AMERIKA DEMOKRADHIKE…per gjithe ato cka ndodhin sot ne bote…arvizu more arvizu me turinin si mi…te bon me dhi…

  14. ksamil says:

    ILIR ti Ke shume te drejte si shume te tjer por atdheun e kane kapur hajdutet per fyti dhe sduan ta lene te marr fryme. Duhet te rrime shtrember dhe te flasim drejte qe te kete drejtesi si ne vendet e zhvilluara.

  15. I mjeri popull says:

    Ju jeni te cuditshem,
    RIPJELLJA e maskarallekut ne forme te re o tyc,ne forme Edviniste.

  16. elinor ' says:

    Shkrim i paarritshem!

  17. Socialisti bythpambuk says:

    Kryetar i komisionit duhet te jete Edi Rama.

  18. Falcon says:

    Duket sikur ne shqiptaret I jemi nenshtruar fatit mjeranë qe na ka ndjekur ne shekuj duke vendosur gjithmonë ne krye debila matrapazë e kopuk por kur lexon shkrime si me larte ndien nje fije shprese se ndoshta njerzit mund te zgjohen një Dite e ti thone boll më zhvatjes e shkaterrimit qe po I behet ketij vendi nga udheheqes me te pangopur e më antikombetare qe pasë ndonjehere ky vend.Sikur te ishin gjallë Rilindasit tanë do vinin duart ne koke me pangopshmërine e degradimin e klases sone politike. Vetem nje levizje popullore e tipit “arab”ose siç Ben turqit para disa muajsh Mund t’a shkundi qeverine per te bere diçka, per te ndryshuar. Boll Më!

  19. Mazllëmi says:

    Ta dekorojmë dhe në emër “të Miqve tanë të mëdhenj”, që na janë “gjendur” në kohë të vështira dhe që “miqësinë” për popullin tonë, e nisin dhe e mbarojnë tek pushtetarët tanë “të nderuar”, duke i mbrojtur ata deri në fund, nga çdo e keqe që mund t’u vijë nga “turmat pa tru”…(Ruajna Zot !)(???!!!) Jam dakord me “komisionin” e Medaljes, por do të shtoja që dorëzimin e saj, ta bëjë Ambasadori ynë i nderuar, ashtu siç bën çdo gjë tek ne, që ka një “rëndësi të veçantë”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje