Nga Robert B. Zoellick
Kur presidenti Obama mori detyrën, ai donte të zhbënte atë që e quante “shtrirjen e tepruar” të Presidentit Bush në politikën e jashtme. Ai vendosi tërheqjen nga luftërat në Irak dhe në Afganistan, pavarësisht rreziqeve të shthurjes, dëshmitarë të të cilës po bëhemi sot. Më tej, administrata e tij nuk arriti ta zëvendësojë “shkurtimin” me një nismë strategjike. Kur Amerika u tërhoq nga Vietnami, Presidenti Richard Nixon dhe këshilltari i tij, Henry Kissinger ndërmorën nismën strategjike, me hapjen e marrëdhënieve me Kinën si dhe duke e ribërë skakierën gjeopolitike, në avantazh të SHBA.
Edhe udhëheqësit e matur, siç është Obama, duhet që t’u japin formën ngjarjeve, në vend që thjeshtë të reagojnë ndaj tyre. “I urti” George H. W. Bush orientoi drejt një fundi paqësor Luftën e Ftohtë dhe sprapsi agresionin e Irakut, ndërkohë që hodhi edhe hodhi themelet për të ardhmen, përmes zgjerimit të NATO-s, ose duke negociuar Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës Veriore, ose me negociatat globale të tregtisë, që krijuan Organizatën Botërore të Tregtisë. Pa harruar proceset e paqes në Amerikën Qendrore dhe në Lindjen e Mesme, si dhe nxitjen e një forumi të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor.
Sot, ka shumë shanse për të përshtatur botën sipas interesave të Amerikës, që nuk kërkojnë forcë ushtarake. Negociatat për marrëveshjet e Tregtisë së Lirë të Trans-Paqësorit dhe Trans-Atlantikut, mund të çojnë përpara rregullat e tregtisë ndërkombëtare, ndërkohë që mund të theksojnë interesat ekonomikë në Azinë Lindore dhe në Europë.
Por negociatat për tregtinë po lëkunden për arsye se udhëheqësi i shumciës në Senat, Harry Reid ka bllokuar votimin për kërkesën e presidentit për Autoritetin e Nxitjes së Tregtisë, që i lejon presidentit të paraqesë në Kongres një Marrëveshje Tregtie, për një votim me shumicë të thjeshtë. Ndonëse presidenti ka mbështetjen e republikanëve, ai nuk ka këmbëngulur për të bërë që komisionet kryesorë të kongresit, të paktën të fillojnë punën për Autoritetin e Nxitjes së Tregtisë. Teksa vrulli i negociatave ngadalësohet, kundërshtarët e trimëruar të tregtisë së hapur grumbullohen për t’u hedhur në sulm.
Kombinimi i inovacionit energjetik në Amerikën Veriore dhe reformave të guximshme ekonomike në Meksikë krijon njëmundësi për të ndërtuar një bazë ekonomike kontinentale më të fortë. Obama duhet të përfitojë nga ky shans me infrastrukturën e re energjetike të Amerikës, përditësimet e Nafta-s, pikat e modernizuara dhe më të shpejta të kalimit kufitar, si dhe partneritetin për çështje që variojnë, nga kapitali njerëzor, tek siguria. SHBA duhet të ndihmojë reformatorët e Meksikës, që këta të paraqesin dobinë e liberalizimit, përshembull përmes interkonjeksioneve të rrjeteve elektrikë, që do të sillnin ulje të kostove të energjisë elektrike. Por, administrata Obama e ka dëmtuar më shumë integrimin Amerikano-verior duke bllokuar gazsjellësin Keystone XL nga Kanadaja, si dhe duke bllokuar pjesëmarrjen e Meksikës dhe Kanadasë në negociatat e tregtisë së lirë me Europën.
Tragjedia e fëmijëve amerikano-latinë që i largohen dhunës dhe varfërisë në vendet e tyre, është një kujtesë e trishtë për rreziqet e sigurisë në jug të kufirit. Në fundin e viteve 1990, presidenti Bill Clinton punoi me homologun e tij kolumbian dhe një kongres republikan, për të hartuar Planin Kolumbia, një nismë për të nxitur më shumë siguri dhe qeverisje më të mirë në një vend të shkatërruar prej terroristëve dhe narko-trafikantëve. Sot, Kolumbia është një partner i suksesshëm demokratik në rajon. Një Plan i ri Amerika Qendrore, për të nxitur siguri, qeverisje dhe zhvillim ekonomik më të mirë në rajon duhet të kërkojë mobilizimin e mbështetjes nga Meksika, Kolumbia, Panamaja dhe Kanadaja.
SHBA ka nevojë edhe për një partneritet të ri me Gjermaninë, vendi më i rëndësishëm në Europë. Hapi i parë duhet të jetë një marrëveshje për shërbimet e fshehtë. Qeveria e SHBA nuk ka nevojë të spiunojë Angela Merkelin apo Bundestagun gjerman, por ajo ka nevojë për informacione për terroristët. Pavarësisht një incidenti sikletosës, administrata e injoroi opinionin politik gjerman dhe “futi duart” përsëri, duke paguar një spiun të paaftë që të merrte informacione, për përdorim të dyshimtë.
Antidoti më i mirë ndaj agresionit të Rusisë është që Ukraina të bëhet demokraci e suksesshme me një ekonomi të fortë. Nëse Ukraina realizon reforma ekonomike, siç po fillon të bëjë, SHBA dhe Europa duhet të mobilizojnë më shumë burime. Ne mund të zgjedhim, të investojmë për suksesin, apo të paguajmë çmimin e dështimit. Duhet të punojmë me fraksionet politikë të Ukrainës, ndërkohë që këta ndërtojnë një republikë të denjë për popullin e vet kurajoz. Dhe duhet të furnizojmë ukrainasit me armë dhe informacione për t’i rezistuar strategjisë ruse të përmbysjes, të cilën Komandanti Suprem i NATO-s, Phil Breedlove e përshkroi shumë qartë. SHBA duhet të forcojë edhe aleatët e NATO-s në Europën Lindore, në përpjekjet e tyre për të përmirësuar mbrojtjen kundër përdorimit nga Rusia të celulave të fjetura, sulmeve kibernetikë dhe trazirave të brendshme.
“Kthesa” e administratës Obama drejt Azisë nuk ka patur më shumë sukses se sa strategjia e “rifillimit” me Rusinë. Që nga Samiti i Sunnyland me presidentin kinez, Xi Jinping më shumë se një vit më parë, administrata nuk ka bërë hapa për të përcaktuar atë që ajo dhe Pekini po e quajnë “një lloj i ri i marrëdhënies mes fuqive të mëdha”. Reformatorët ekonomikë të Kinës përpiqen të rrisin konsumin, të zgjerojnë industritë e shërbimeve dhe të hapin tregjet e kapitalit, objektiva që mund të përshtaten fare mirë me interesat e SHBA, ndërkohë që fajkonjtë e mbrojtjes në Kinë përpiqen të largojnë SHBA nga perëndimi i Paqësorit. Megjithatë, administrata duket se nuk ka askënd për të bashkuar “pikat” e marrëdhënies kino-amerikane. SHBA do të jetë në një pozicion më të mirë në marrëdhënien me Kinën, nëse forcon lidhjet me aleatët e kahershëm në Paqësor, sidomos nëse shuan tensionet mes Japonisë dhe Koresë së Jugut.
Lindja e Mesme ndodhet tashmë përballë një periudhe të gjatë trazirash – me konflikte mes sunitëve dhe shiitëve, arabëve dhe persëve, dhe tribuve dhe modernizuesve. Zgjerimi i shpejtë i ISIS-it tregon rreziqet që ka mosangazhimi. Nëse SHBA nuk dëshiron t’i luftojë direkt armiqtë, ajo duhet të furnizojë dhe ndihmojë partnerë që kanë interesat tanë – qofshin këtë kurdë, sirianë të lirë, apo udhëheqës të fiseve. Por, sot Izraeli dhe shtetet miqësorë në Gjirin Persik kanë frikë se nuk mund të mbështeten tek ndihma e Amerikës.
Presidenti mund të udhëheqë strategjikisht edhe përmes veprimeve në vend. Kongresi dhe Senati kanë miratuar ligje konkurues për të forcuar sigurinë kibernetike të sektorit privat, ndërkohë që në horizont nuk po duket asnjë kompromis. Duke qenë se është problem i sigurisë kombëtare, Presidenti duhet të shtyjë Kongresin të arrijë një kompromis.
Presidenti Obama duhet të bëjë më shumë, se sa thjeshtë të pohojë se është në anën e duhur të historisë. Paraardhësit e tij i dhanë formë historisë. Pjesa tjetër e botës po pret të shohë nëse SHBA do e formësojë botën, në interes të përbashkët. /The Wall Street Journal/
*Mr. Zoellick ka qenë President i Grupit të Bankës Botërore, përfaqësues tregtar i SHBA dhe Nënsekretar i Shtetit.
PERSHTATUR NE SHQIP NGA BOTA.AL
Obames i ra fati i keq te pastroje pislleqet dhe gafat e Bushit dhe administrates se tij. Dhe kane goje e flasin Republikanet?!!! C’do te thote tjeter Zoellick? Sherbetor i denje i Bushit Baba dhe Bushit Bir. Pune Republikanesh; parti paranojakesh.
Ka Republikan qe ti puthesh. PO shkruaj Robert Zoellick ne google dhe te del :
Ultra Jewish Supremacist-Neocon “Robert Zoellick”
Ja cfare boton Tema dhe perkthejne keta felliqsirat e bota.al
Ku del ajo “ultra jewish…” o qenie e peshtire, tek RT?!!
O palle qe do te kulturohesh tek Tema. Nuk ke per ta gjet tek RT kete. Izraeli ishte nder ato shtete qe nuk voti rezoluten e SHBA qe denonte Rusine per Krimene.
Keshtu qe ktheju te Fullani tani se keto jane pune pak me te veshtira, qe kerkojne me teper se 5 artikuj CNN BBC per tu kuptuar.
Kush i dha forme historise sipas ketij? Paranojaku Nixon qe pergjonte stafin e vet? Apo Bushi qe vodhi dy here zgjedhjet, dhe qe republikanet u munduan shume t’i harrojne edhe emrin pasi i mbaroi mandati,dhe nuk e permenden kurre duke u munduar te fshijne nga historia e partise kohen e presidences se tij, se e pane qe i diskreditoi. Aaa, po, ka bere histori Roosvelti, por ishte “pak” demokrat. Ka bere histori edhe Truman por edhe ky ishte “pak” demokrat. Ka bere histori “Kennedy”, por edhe ky ishte “fare pak” demokrat. I vetmi qe ka bere histori si republikan ishte Abraham Lincoln, por partia republikane e atehereshme ishte ne fakt si partia demokratike sot.
Po Reagani more Dardhe. Apo….
Reagani, hmmmm…. Ka republikane qe e konsiderojne Reagan’in perendi, sigurisht kur e krahasaojne me Bushet qe erdhen me pas. Por e vetmja pike e forge e Reagan’it ishte talenti qe kishte para kamerave, shume e kuptueshme kjo nga kariera e tij e hershme si aktor. Por sa per qeverisje Reagani ka gafa pa fund. Nje avantazh i Reagan’it ka qene fakti qe ka udhehequr gjate luftes se ftohte dhe gafat e tij i mbulonte me pas me gjoja perpjekje per te shtypur komunizmin. Ka shume qe mund te them per Reagan’in, por nuk kam kohe.
Tani, ne flasim per histori. Kush ka bere histori dhe kush jo. Ne nje fare menyre te gjitha figurat e larta politike, presidente dhe kryeministra shtetesh bejne histori. Eshte dicka qe duan s’duan vjen vetvetiu nga pozicioni i tyre. Por e rendesishme eshte si e bejne kete histori. Sepse histori beri edhe HItleri, beri edhe Enveri. Por dihet si perfundoi e s’ka shume nevoje per komente.
Problemi eshete se ne Amerike republikanet prishin e demokratet rregullojne. Por gjithmone eshte me e lehte te prishesh se sa te rregullosh. Dhe sa me shume te kete prishur paraardhesi, aq me e veshtire eshte per pasardhesin te rregulloje. Arritja me e madhe e republikaneve eshte qe i kane bere njerezit te votojne kunder vete interesave te tyre ekonomike dhe sociale. Si ia kane arritur? Ja, me artiste si Reagan’i qe jane te zotet e fjales, por jo te punes.
Kapa kete fragment. “Mbas agresionit Rus”….thote ky. Agresion pa shtire nje pushke ne Krime. Ama 1 milon te vrare ne Irak quhen – Operation Iraqi Freedom ?
“Pra, pas agresionit, Ukraina te behet demokraci e sukseshme me ekonomi te forte…”
Demokraci e sukseshme me parti neo-naziste ne qeveri. Ekonomi e forte me borxh stratosferik ndaj FMN-se OK! Suksese ?
Me i pjerdhur se ky artikullshkruesi jane ata qe e perkthjene, se ata qe botojne dihet ca qellimi kane.
vostok
mire e ke. heren tjeter keta duhet te botojne nje interviste te zgjeruar me ate tipin qe leshoi raketen dhe vrau 190 vete qe s’kishin fare lidhje dhe po shkonin per qejf te vet per pushime. ata po nuk jane te pjerdhur. se te kenaqin ty.
O fshatara dixhital. Po kush eshte ai tipi qe e hodihi? E ka percaktuar gje investigimi, se kush eshte? Ka dhene ndonje prova SHBA?
A e dini psh. qe para 3 ditesh Ukrainia ndryshoi komplet versionin qe dha ne fillim? Natyrisht qe jo, se copa mishi jeni.
Prisni mor tutkuner se do ta merrni vesh se kush e hodhi avionin, po kam frike se do jeni duke u mam me vjdhjen e votave ne Shqiperi dhe do kujtoni akoma qe e ka hedhur Putini.
Artikull shume i mire dhe ne shqipot duhet te mesojme nga ky. Nga fillimi ne fund flet vetem per interesat amerikane. Keshtu duhet te bente cdokushi qe merrte penen ne dore per te shkruar. Vetem shqiptaret kane hallin e interesave te te tjereve BE, SHBA dhe deri Greqise. Kurse per veten nuk mendojme fare!
Qepe mor kopil rus se ajo rezolute ishte e UN, jo e USA. Vota e Izraelit do ishte thjeshte simbolike sepse rezoluta u kalua me 100 vota pro, 11 kunder, dhe 58 abstenime. Izraeli nuk votoi kunder por nuk u shfaq ne votim — si preteks u perdor fakti qe ne ate kohe punonjesit ne Ministrine e Jashtme Izraelite dhe te gjithe te tjeret qe sherbenin ne vendet e ndryshme te botes ishin ne greve te pergjithshme.
Gjithsesi, Izraelit nuk i interesonte te dilte hapur pro nje rezolute duke pasur vete nje problem te ngjashm ne lidhje me Gazen dhe Bregun Perendimor. Amerika nuk e ka nevoje per Izraelin aq sa anasjelltas. Dhe qe te dish edhe dicka tjeter, te jesh i sigurt qe me perpara se Izraeli ta “braktiste” miken e tij ai ka pasur aprovimin e saj.
Pusho he qen rus, boll lehe! S’ke c’te thush tjeter e nje e dy, “shko merru me salen… shko merru me Fullanin”!
O rrot mullini qe merresh me detaje shifrash si llogaritar dyqani. Po pse ka njeri normal qe nuk e kupton qe ato 100 shtete i terhoqi prej hunde SHBA-ja? Nga 200 shtete qe ka UN, me gjithe presionet per anullime vizitash e takimesh, 100 nuk e dhane voten, keshtu lexohet votimi o torrollak.
Nuk mund te matesh me RT, kur je ne nivelin e Jen Psaki. Beji search ne Youtube ketij emri te shikosh “argumentet” e SHBA.
“Beji search ne youtube”!!! Hahaha, this moron never fails being a moron!
Po te kam thene o trap, hiqju youtubit se te kane brainwash budalleqet e atjeshme!
Ti ka mundesi qe je person me ‘learning disabilities’ se vetem ata shohin foto e video — per te studjuar nepermjet leximit dhe analitikes nuk e bejne dot se u mbinxehet truri.
100 nuk e dhane voten?!! Ku e pe ti kete? Abstenimi dhe mosparaqitja nuk do te thote se je kunder o idiot me brire. Do te thote qe thjeshte nuk ke interesa ne ate ceshtje dhe ke te drejten te rrish asnjanes. Po kaq i shkundur je ti mor biban i rrjepur?!!
O torrobell. Kur them beji search ne Youtube – shiko deklaratat e asaj idote live. Eshte Jean Psaki – zedhnse shtypi e Shtepise
OOOOO i rrojitur pa kufi. Jane deklarata Live ne pytje-pergjigje me gazetaret.
Ore dhe diplome Kristali te kishe nuk do ishe ka Hajvan. Kane interese me kete ceshtje thote kastraveci. PO normale qe pune interesash eshte, se ca keqardhje per Ukrainen kane o palle.
Shiko dardha; te thuash se Bushi i manipuloi zgjedhjet dy here, dhe ku, ne Amerike?!!!, kjo me duket se eshte paksa e egzagjeruar! Bushi do ngelet per mendimin tim presidenti me antipatik amerikan dhe me budallai por qe te thuash se manipuloi zgjedhjet do te thote qe ti nuk di gje hic ne lidhje me mentalitetin amerikan persa i perket disa principeve kaq fondamentale sic eshte vota e lire.
Tani, per pune te republikaneve qe vetem “prishkan” dhe demokrateve qe detyrohen te “ndreqin” gabimet e te pareve, me thuaj ti cfare ka ndrequr Obama ne lidhje me krizen financiare te 2008? Asgje hic! Jo vetem qe nuk ka ndrequr, por edhe i ka demtuar me shume financat amerikane duke “printuar” 75 miliarde dollare ne muaj. Qe nga koha e krizes, sasia e parave ne treg eshte katerfishuar. Kjo eshte arsyeja qe tregjet financiare kane ardhur gjithnje ne rritje… deri ne momentin kur ato te bien ne gremine, ndoshta brenda 2-3 vitesh ose edhe me pak.
Republikanet i binden njerezit te votojne kunder interesave ekonomike te tyre nepermjet aktorimit te tyre?!! Kete mund ta thuash me se miri per Obamen qe nuk eshte gje tjeter vecse nje aktor shume i mire. Pervec fjalimeve te mira qe ai mban por qe kane vetem pupula e jo mish ai arriti dy here te fitoje votat e amerikaneve; edhe ngaqe ishte i zi dhe nuk ngeli cope mishi me dy sy afrikano-latino pa e votuar vetem prej ngjyres. Qe po t’i pyesesh pse e votove Obamen te pergjigjen “e meriton se eshte Presidenti i pare i zi amerikan”!!!
Te kesh parasysh dicka, ne pergjithesi elektorati eshte i paedukuar ne lidhje me konceptet ekonomike dhe nuk pranojne ide te tilla si rritje taksash dhe reduktim sherbimesh sociale (shpenzimesh) ne menyre qe te ulet borxhi publik. Nuk arrijne te kuptojne qe rritja e sasise se parase ne treg eshte helm qe ne nje te ardhme jo edhe aq te larget te ben te vjellesh gjithcka ke ngrene sot.
Njerezit mendojne se mjaftojne brohoritjet dhe shprehjet si “America is a great nation” qe ekonomia te rritet e te dale nga recesioni.
Prandaj politikanet e sotem, si republikanet e si demokratet, e te tjere te cfaredo ngjyre qofshin, kane nevoje per “coglioni” por qe s’kane ku t’i marrin borxh.
PER ELINOR-VOTAT NE AMERIKE NUK U RINUMERUAN PAS NJE VENDIMI TE GJYKATES SE LARTE.VENDIMI U MOR NEN PETEKSIN SE PO TE RINUMEROHESHIN ATO VOTA DO TE DUHEJ TE RISHKRUHEJ HISTORIA NGA E PARA PER SHUME E SHUME ZGJEDHJE TE BERA NDER VITE.DESHTIMI I NUMERIMIT NJE DIFEKT BANAL I NUMERUESIT AUTOMATIK.BANAL.DJALLI FSHIHET NE DETAJE.KJO DO TE THOTE QE EDHE NE TE AMERIKEN TENDE VOTUESIT VOTOJNE PO VOTAT I “NUMEROJNE” BABALLARET LARTE
Dakord, ashtu mendon ti, ashtu po e leme. Po s’ke nevoje te cirresh! ?