Sipari i legjislaturës së parë parlamentare të qeverisjës socialiste ra me votimin e një tufe reformash të rendësishme, të cilat së bashku me disa arritje të tjera, sidomos në luftën kundër kultivimit e trafiqëve të drogës, kundër paligjshmerisë në veprimtarinë e institucionëve shtetërore, korrupsionit etj, përvijuan praktikisht simiologjinë qeverisëse të Edi Ramës. Pikërisht, vendosmeria e qeverisë në këtë rrugë po ndryshon përditë edhe balancën e ekuilibrave në realitetin politik e shoqëror të vendit. Kjo evidentohet tek fakti se rezistenca e opozitës për të mbrojtur veprën e vet kompromentuese në zhbërjen e shtetit po demotivohet e dobësohet deri në eklips.Vet institucionët mëkatare të kapura ose jo politikisht, me në krye drejtësinë, japin shënja e tregojnë se janë të gatshme të kalojnë nga kundërshtimi i reformave tek bashkëpunimi me qeverinë për realizimin e tyre (duke patur brenda dhe hilenë e përfitimit apo shpëtimit të kokës). Mentaliteti i djeshëm edhe në qeverisjen e sotme për të shfrytëzuar pushtetin për përfitim personal, po e ndjen lakun në fyt. Opozita e brendshme në kampin mazhoritar humbet argumentat për opozitarizmin në emër “të traditës së nëpërkëmbur”, apo “meritave të pavlerësuara”.
Zgjedhja e Kryeministrit për t’u besuar njerëzve të rinj frontet me gravitet të theksuar shoqëror e politik, po justifikojnë ambicjen e Rilindjës për të shënjuar një epokë dhe jo thjeshtë një mandat qeverisës. Përditë, ndersa perendimi po e sposton vemendjen nga faktorë të tjerë bashkëqeverisës për tek Rama, po demotivohen edhe ato struktura apo individë në shpresën e tyre për një spostim të mundshëm të pushtetit tek këta faktorë dytësorë. Në përgjithësi trendi qeverisës po u shpeton kurtheve të qëllimshme, ose pengesave të së kaluarës. Në këtë ecje ka plot gjera për të korrigjuar e për të kritikuar. Por, në këtë risi edhe vërrejtjet, pakënaqësitë, zhgënjimet etj, duhen parë si argumenta vlerësuese të ecjës përpara.
E përvalon këtë simiologji akti i parë në zbatimin praktik të reformës në Arsimin e Lartë. Bëhet fjalë për vendimin për mbylljen dhe pezullimin e disa IAL-eve- kërpudha pas shiut dhe premtimi se ky është vërtet akti i parë i kësaj reforme. Kjo sepse, si për çdo vend e popull, arsimi ka të bejë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe thelbësore më të ardhmën e vet shoqërisë, cilësinë e saj dhe të vet kombit. Sepse, ndërgjegja kolektive për një arsim cilësor, lidhet me përparimin dhe aspiratat e një populli. Sepse çeshtja a arsimit nuk është problem qeverie, apo pushteti politik, por është çeshtje orientimi historik i një populli.
Në këtë kuptim, jashtë kuadrit të vlerësimeve të njohura, nuk mund të mos nënvizohet se reforma në Arsimin e Lartë, zbulon së pari gropën e thellë e të zezë ku e kishin zhytur të ardhmën e shoqërisë shqiptare, ata që kishin guxuar të instalonin sistemin e piramidave, të klientelizmit dhe të aferave korruptive edhe në Arsimin e Lartë. Pra, zbulon shkallën e shpërfytyrimit të shtetit sot dhe fushën e minuar të destinuar për të ardhmën e shoqërisë. Zbulon njëkohësisht diapazonin e gjerë e larmishëm të objektivave që duhet të synojnë reformat në përgjithësi në Shqipëri. E parë në këtë kendveshtrim, reforma në arsim dhe sidomos në Arsimin e Lartë, përbën në fakt kazusin historik për revolucion të vërtet për të rilevuar cilësinë funksionale të armatës njerëzore në makinën shtetërore dhe të vet strukturës së shoqërisë.
Mirëpo, ajo që vihet re është se ky problem bazal i shoqërisë, po i lihet në dorë një institucioni politik, siç është Ministria e Arsimit. Njerëzit e letrave, “intelektualët”, armata e mësuesve dhe e pedagogëve, studentët që përbëjnë historikisht brezin ku mbështetet çdo revolucion shoqëror e politik, tregojnë se janë apatikë, indiferentë. Intiferenca e tyre ndoshta tregon mosbesim, ndoshta bashkëfajësi, ndoshta frikë. Ndoshta shoqëria është pajtuar me këtë realitet vrastar dhe me fatalitetin e këtij pajtimi s’mund të kërkojë rrugë shpëtimi. Mund të ketë edhe shumë “ndoshta” të tjerë, por asnjë nuk përbën justifikim. Kjo për faktin se reforma në Arsimin e Lartë nuk është reformë që kërkon 84 vota në Parlament, por pjesëmarrjen 84 përqind të shoqërisë. Nuk ka shumë rendësi nëse Lindita Nikolla dhe stafi i saj me këtë reformë i krijojnë vetës një vend në histori. Rendësi ka që shoqëria ta shndërojë reformën në një ngjarje historike.
Fizikisht përballja e forcave në aksionin e reformës në Arsimin e Lartë ka rezultante negative. Kjo për faktin se në këtë përballje vlera e forcës së vektorit me emrin “shoqëri” është e barabartë me zero. Pra, nga njera anë qëndron realiteti i infektuar, ai i interesave okulte dhe korruptive në Arsimin e Lartë. Nga ana tjetër institucioni i Ministrisë. Kjo nuk mjafton se pavarësisht nga vendosmëria e Ministrisë për të bërë maksimumin, ajo në fund të fundit është një institucion politik dhe si i tillë mund të jipet para presionëve, qofshin këto edhe negative. Kjo do të thotë se forca e reagimit shoqëror, jo vetëm do të drejtpeshojë qëndrimin politik të Ministrisë, por do të neutralizojë çdo rezistencë të pjesës së kalbur të Arsimit të Lartë.
Fakti që universitetet që pesuan goditjen e parë nuk demonstruan rezistencë publike, fakti që inspiruesit e këtij sistemi ndjehen të demotivuar si politikisht ashtu edhe në aspektin shoqëtor, vërteton fajësinë e thellë të këtij sistemi. Heshtja dhe pasiviteti i tyre mund të lidhet edhe me shpresën e shpëtimit të pjesës tjetër, të pazbuluar të fajit, ose të shpresën për përfitimin e pandëshkushmërisë. Por kjo nuk e përjashton përpjekjet e këtij sistemi për t’i shpetuar ose amortizuar goditjen e reformës. Përkundrazi! Pa zhurmë po zgjedh mjetët që lëjuan instalimin e tij. Ose, nëse Ministria në këtë reformë, me qëllim që të shmang çdo keqinterpretim, kërkon të zbatojë me përpikmeri ligjin dhe transprencën, faktorët e fajshëm për gropën e thellë në Arsimin e Lartë i referohen po ligjit dhe parimeve demokratike për të mbijetuar. Kështu, stafet drejtuese në universitetet publike, me qëllim riciklimin e tyre në drejtim iu referohen të drejtës demokratike për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur. Pra, kanë guximin të harrojnë se në demokraci ndëshkohet kushdo që ka faj dhe autoritetet drejtuese në universitete kanë përgjegjesinë morale e ligjore për zhbërjen, të paktën cilësore, të Arsimit të Lartë. Harrojnë gjithashtu se në demokraci ka kufizim të lirive demokratike kur këtë e kërkon interesi i lartë shoqëror dhe arsimi është një sektor i tillë. Dhe nëse ata nuk vedorhiqen, një sistem ligjor të paktën t’i nxjerr në breg, qoftë edhe për një mandat. Ashtu si bëri qeveria që për vete u mbështet në njerëz të rinj, me një kulturë dhe mentalitet perendimor, për të qenë e suksesshme, të njëjtën gjë duhet kërkuar edhe për drejtimin e universiteteve.
Nuk e di sa të drejtë kishte Znj Nikolla kur tha në një nga daljet e fundit të saj publike se me vonesën në fillimin e zbatimit të reformës në Arsimin e Lartë, ndoshta zhgënjyem dikë. Faktikisht, duhet thenë e kundërta. Me pasivitetin e vet në lidhje me domosdoshmërinë e reformës në Arsimin e Lartë shoqëria shqiptare po vetzhgënjehet. Ministrisë, këtij institucion politik, mund t’i besohet detyrimisht roli i koordinatorit dhe udhëheqësit të reformës, por jo gjithë bara e saj. Po nuk denoncoi studenti që korruptonte aktivisht pedagogun për të marrë një provim, po nuk foli prindi që shiti shtëpi e katandi për t’i blerë një diplomë femijës, po nuk reagoi drejtuesi i institucionit që ai që kishte para për të blerë një diplomë, kishte dhe aq të tjera për të zenë vendin më të mirë të punës në institucionin e tij, po nuk u zbuluan sekserët, punuesit e temave të diplomës për studentët, formaliteti i titujeve akdemik, reforma nuk mund të implementohet nga institucioni politik i Ministrisë, sado e vendosur të jetë Ministria dhe stafi i saj, sado mbështetje të ketë nga Kryeministri dhe faktori ndërkombëtar.
Pas kësaj, do të ishte e thjeshtë të kongludohet se shoqëria humbi moralin për t’i kërkuar hesap Ministrisë dhe Qeverisë për reformë të munguar në Arsimin e Lartë.
Panajot,je I vetmi grek qe I shmangesh ne maksimum shovinizmit bajat dhe primitive grek.Urime per shkrimin.
Shkrim interesant prej nje intelekuali qe eshte formu dhe shkollu ne Universitetet e Kohes,.. kur Univeristeti te bente njeri me vlera.
PROVONI TE KIJONI NJE KOMISION PER TITUJT SHKENCOR ( DOC. DOK. PROF. etj)
SA JANE TE TILLE NE REP. E SHQIPERISE ? NE 10 SHQIPETAR NJE KA TITULL SHKENCOR!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
SHQIPERIA SHKENCE EGJALLE!
23 VJET ME DOC.DOK .PROF. DOK/PROF. ASP SALI BERISHEN ,SHQIPERIA DHE SHQIPETARET DAWN NE TE GJITHA FUSHAT E JETES.
U DHJE….. TITJT SHKENCOR!!!!!!!!!
DUHET NJE VENDIM QVERIE PER TE PEZULLUAR GJITHE TITUJT SHKENCOR DHE HONORARET QE MERREN PER KETE QELLIM.
O CFARE DO NA DEGJOJNE SYTE E CFARE DO NA SHOHIN VESHET!!!!!!!!!!!??????????????????????????????
ESHTE DHJER SHQIPERIA NE TITUJ SHKENCORE ESHKENCETARE, SI GREQIA NE KISHA E PRIFTERINJE!!!!!!!!!
KU PO SHKOJME!!!!!!!!!
Tashme, pas ketyre masave, znj. Ministre se bashku me kryeministrin, duhet urgjentisht te fillojne te mbeshtetin universitetet, te pakten ato publike qe jane me te konsoliduara dhe me te kontrollueshme, mbeshtetje ne cdo aspekt, me qellim arritjen e qellimit final, te shendoshim arsimin e larte paralel me ate parauniversitar, sepse dhe vetem me lufte lufte nuk arrihet gje, pervec se ngjallin pasiguri dhe kaos. Tashme, duhet pune e mire per ecjen perpara dhe rezultatet e pritshme vijne vete nqs kerkohet vetem zbatimi i ligjeve, sepse ne fund te fundit e gjitha kjo erdhi vetem nga moszbatimi i ligjit ne shume aspekte.
E drejte verrejtja, pra paralelishte me qilizmin e thelle na duhen edhe masa per te ecur perpara. Universitetet ne bote, pervecse jane vatra dije e shkence, jane edhe qendra me rendesi per mbeshtetjen e zhvillimit shoqeror, ekonomik e kulturor e nje rajoni. Nese nuk do te kete kete strategji reforma do te kalojme nga nje eskstreme ne tjetrin. Nga universitete ne cdo kilometer e lagje qyteti, ne grumbullimin e tyre ne kryeqytet apo qendra me mundesi jetese komode….
Nje pyetje: pse ne vende te perparuara ne Europe Gjermani, France etj etj por edhe ato vende europiane si ato fqinje qe kemi Itali, Greqi etj… nuk kane univ private ose te pakten shteti nuk i njeh per punesim ne shtet???? Mos dine dicka me shume se ne????? E pra, ne Shqiperi, ku jo cdo gje ecen sic duhet te ecin ne nje vend normal te Europes, hapja e tyre dhe funksionimi me te drejta te plota si ato publike coi ne prishjen e gjithe sistemit dhe demtoi shume arsimin e larte. Pra, eshte ende heret qe ne Shqiperi te lejoheshin kaq shume univ private qe detyrimisht dalin jashte kontrollit…. Ajo do behej neser ne nje te ardhme, kur te stabilizohej Shqiperia si vend, si mentalitet, si shtet ligjor etj etj kur te funksionin te gjitha normalisht ne menyre ligjore, ateher mund te lejoheshin disa te tilla qe do plotesonin kriteret.
Zonja Ministre dhe zoti Kryeminister, nqs doni vertet nje sistem te drejte dhe te mire, perse nuk zbatoni nje parim ligjor dhe moral mese te drejete qe zbatojne dhe ato vende qe kane univ private dhe qe ato pak qe kane i kane te suksesshme si Turqia apo dhe te tjera, dmth: KETO UNIV QE TE MARRIN LICENSEN DHE TE FUNKSIONOJNE NORMALISHT SI GJITHE TE TJERAT, DUHET TE PAKTEN NE MASEN 80-90% DETYRIMISHT TE KENE STAF TE TYRE EFEKTIVE ME KRITERE SIPAS LIGJIT, DHE JO TE HUAZOJNE NGA PUBLIKU STAF DHE PASTAJ TE THONE QE JANE ME TE MIRA DHE PER AKREDITIM DO PERDORIN MERITAT APO CILESITE E KETYRE TE FUNDIT? ATEHERE KUSH E DALLON NJE UNIV PUBLIK P.SH. NGA NJE PRIVAT I CILI SHFRYTEZON STAFIN E KETIJ TE FUNDIT??? KJO ESHTE GJEJA ME ABSURDE ME TE CILEN CUDITEN TE HUAJT KUR DEGJOJNE PER KESISOJ CUDIRASH QE NDODHIN NE SHQIPERI, KUR JASHTE KJO PERBEN KONFLIKT INTERESI NE ARSIM DHE NUK LEJOHET. DHE REALIZTETI NE SHQIPERI KA TREGUAR QE KJO GJE ESHTE BERE PENGESE PER STAFIN TE KRYEJE SIC DUHET MESIMIN, KERKIMIN ETJ. DETYRA.
Te drejt ke, por ne fillim ti nxjerrim plumbin te plagosurit, pastaj ta sherojm.
Aty po marrin rogen kot 50% e njerzve. Asnje reform serioze nuk esht bere qe nga koha e babaqemos. Vetem emrat kan ndryshuar. Kur u prish cdo gje nga armiqte qe hiqen si patriotet me te medhenj, pse do shpetonte pa u prishur arsimi i latt. Dhe me e keqja keta shkateruesit e arsimit esht shum veshtir ti zbulosh. Esht si semundja kancerit qe nuk i esht zbuluar ilaci.AL
Akreditimi i perfolur per momentin nuk eshte se do te sjelle dicka te mire, thjesht do te veje ne dukje demet qe ka lene qeverisja e meparshme. qe te besh akreditim real duhet fillimisht univ te mbeshteten per te arritur ne disa standarte te humbura nga politikat e gabuara dhe diferencuese te meparshme. eshte si puna e sportit p.sh. peshngritje apo mundje, i bien njehere lojtaret ne peshe te njejte dhe pastaj konkurrojne, jo ta leme njerin te patrajtuar te bjere ne peshe dhe pastaj ti themi nuk je si te tjeret dhe nuk mund te konkurosh me keta te tjeret. Ne fund te fundit qellimi i shtetit eshte arrije qellimin final, ate te shendoshjes se arsimit te larte. Studentet perseri do te zgjedhin programin e stud qe kane me afer shtepise ose Tiranen si qytet dhe jo prog e stud qe mund te jete ne nje univ me te larget por qe ishte me mire sipas akreditimit. Ky eshte fakt dhe realiteti.
ca eshte ky stil i lodhshem te shkruari! “Indiferenca” shkruhet me “d” dhe jo me “t”, “intiferenca”. Gjithsesi shkrim i dobet. Qe ne fillim te shkrimit duket se ca dore eshte. Fillon e ben politike. Direkt ne argumenta shoku se sna intereson shume politika, sidomos kur e beni lloji, shkruaj pa stil te shperlare komunist dhe prit se ndoshta te pjerdh dikush se ca shkruan.
Si mund te bejne reforme ne arsim dy persona pa arsim normal; as ministrja e arsimit e as Kryeministri s kane minimumin e arsimit?! Kurre nuk ka patur ne 100 vjet shtet qeveri te tille pa arsim, thjesht se jane cuna te vertete Tirone ose femijte e baballareve!?
Eshte e kote te shpresosh ne kete rilindje, keta i gezohen karrigeve qe kane zene dhe kuptohet per te vjedhur parate e ketij populli.
Kjo, sipas teje, o Koco, do te thote se reforma duhet braktisur, se duhet lene situata ashtu si e gatoi Berisha, ose te presim ta bejne te arsimuarit alla Berisha. C}po thua o Koco!? kjo rilindje mori persiper nje reforme te rendesishme. Ne te gjitha reformat dhe mdrzshimet cilesore udheheqesit beheb te till se qendrojne mbi supet e kontributet e breyit te tyre. Behu, o Koco atehere pjese e brezit qe do ndrzshimin dhe mos u be perkrahes i atyre qe na futetn ne eresiren e shekullit te 18 te
Panajot.Cdo gje qe do behet ne shqiperi do te jete produkt i hajduterise,hajduterise,…hajduterise ne shqiperi.Sa shume hajdute dhe plehra ka ne shqiperi.Intelektualet me te fuqishem ne Shqiperi,kosove,shkup,ulqin ja vlen te mblidhen dhe te flasin cfare ka ndodhur ,cfare po ndodh tani dhe si do pastrohet KOMBI SHqipetar qe eshte simboli vecante ne bote i miresise dhe bujarise i NENE Tesezes.
Qirje Panajotis, ne fillim meso te flasesh shqip njehere, pastaj fol per reformen arsimore.
Ky shtetformusi e ke mesuar shqipen o ne shkolle nate ose te plepat.