Sikurse po tregojnë të dhënat e nxjerr prej kasafortave “top sekrete” të Bankës së Shqipërisë (BSH), që është dhe institucionit më i lartë mbikqyrës i sistemit monetar, qysh prej ardhjes në krye të drejtimit të saj të Adrian Fullanit, kjo e fundit ka funksionuar si të jetë një shtet sheikësh brenda shtetit ku shumica e shqiptarëve e shtyjnë jetën me sakrifica,por dhe në mizeralibitet të pameritueshëm.
Kështu nëse do ti referohemi këtyre të dhënave do të mësojmë se vetë familja Fullani, e cila nuk rezulton të ketë ndonjë pasuri sheikës të trashëguar e të rikthyer nga Agjencia e Kthimit e Kompensimit të Pronave, bën një jetë që do t’ja kishin zili edhe vetë sheikët pasuritrashëguar të petroliferave arabike, pasi në ca rituale, e vecanërisht në shpenzimet pa kriter e pa kuptim të parave, ua kalon edhe atyre.
Biri i kësaj familjeje i fshin djersët jo me shami, apo me kartëpecetë, si gjithë të tjerët, por me kartëmonedha. Madje jo me lekëkartë,por me eurokartë. E jo njëzetëshe, pesëdhjetëshe apo njëqindshe e më lart, por me eurokartë pesëqindëshe.Të fshish djersët me kartëmonedhë pesëqind euroshe do të thotë të jesh jo fëmijë sheikësh por djal i familjes Fullani, që babin e ka drejtor të Bankës së Shtetit,domethënë zyrtar buxhetor, që paguhet e xhirron paratë e taksapaguesve, dhe mamin gjyqtare, domëthënë po zyrtare buxhetore që paguhet dhe e siguron jetën po nga paratë e taksapaguesve më të varfër të Europës.
E megjithatë, megjithse dy kryefamiljrët e familjes Fullani janë zyrtarë buxhetor, rezultojnë të kenë pasuri maramendëse të vëndosur brenda pak dekadave, ndërkohë që fëmijët bëjnë jetë sheikësh dorëshpuar, të cilët janë trashëgimtarë e pronarë kompanish shumëkombëshe.
“…Një jetë prej sheikësh, por burimi i pasurisë nuk qëndron tek ari i zi, por tek paratë e shqiptarëve. Fëmijët e guvernatorit të BSH jetojnë mes luksit të shfrenuar dhe nuk ngurrojnë aspak që këtë lloj jete ta paraqesin në Instagram me krenari”, citonin ca të pakta organe shtypi e media, duke publikuar foto nga Instagrami i Erik Fullanit, djalit 20-vjeçar të guvernatorit të BSH. Në të cilat dukej açik teksa ai shpëlante zverkun e kokën e tultë me shampanjë dhe më pas fshihej me kartëmonedhë pesëqind euroshe.
Pushime luksoze, makina super të shtrenjta, celularë të larë me flori, koleksione orësh, ku vlera e cçdo cope shkon në mijëra euro, dekonspiron media , ndërkohë që referuar dëshmive zyrtare të bëra pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKP), nga vetë Fullanët, mëson pasurimin maramendës të dy kryefamilarëve,të cilët nuk kanë qenë veçse punonjës zyrtarë të shtetit, pra buxhetorë. Që don të thotë se kanë përvetësuar si të ardhur ligjore veç pagën e dalë nga buxheti i shtetit. E megjithatë, ja kanë dalë që brenda pak viteve të shndërrohen në sheikë, duke përmbysur kështu çdo rregull të sistemit kapitalist në të cilin kurrë një zyrtarë i paguar nga buxheti i shtetit nuk mund të jetë më i pasur se një biznesmen apo qoftë edhe se një sheik i rangut mesatar.
Mirëpo Fullanët janë të tillë dhe këtë e mëson nga deklarata zyrtare që sejcili prej tyre, domethënë Adriani, drejtori i Përgjithshëm i BSH-së dhe bashkëshortja e tij, Adriana, kanë depozituar në ILDKP.
Referuar kësaj deklarate,gazeta “Shqip” e dt.03 gusht ‘14 raporton se: ata zotërojnë 3800 metër katrorë sipërfaqe në Tiranë,në Farkë të madhe, me vlerë 220 mijë euro, duke përfituar 35 për qind të sipërfaqes të secilit prej ndërtimeve. Zotërojnë tri shtëpi banimi. E para,100 metra katrorë, në rrugën “Reshit Çollaku”, e dyta 90 metra katrorë në Golem të Kavajës, dhe e treta 335 metra katrorë në zonën e Bllokut në Tiranë… Rreth 30 milionë gjyqtarja Fullani ia kishte dhënë hua kunatës në Kanada…Ndërkohë, i kanë dhënë hua një personi fizik 118 mijë euro. Kanë prenotuar apartament banimi në malin e Robit duke shlyer 50 mijë euro. Kanë tërhequr 178 mijë USD nga një bankë. Kanë blerë në shumën e 8 milionë lekëve një tokë me sipërfaqe 840 metra katrorë, në të cilën bënte pjesë edhe një truall 250 metra katrorë dhe ndërtesë 80 metra katrorë me adresë Farkë e Madhe, e blerë në vitin 2008, duke paguar 2 milionë lekë dhe diferencën do ia jepnin kur të përfundonte procesi i regjistrimit në hipotekë…”, vijon raportimi i gazetës “Shqip”.që në konkluzion citon se: dy vitet më fatlume për çiftin Fullani kanë qenë 2004 dhe viti 2008, ku pasuria e guvernatorit dhe bashkëshortes së tij gjyqtare u shtua me prona të patundshme.
“Fullani vazhdon me shpenzimet e luksit, 150 mijë dollarë për perde e grila kundër diellit”, është një tjetër raportim i bërë në “gazeta shqiptare”, e dt. 02 gusht ‘14, sipas të cilës:
“Pavarësisht se është në qendër të një skandali, Banka e Shqipërisë vazhdon shpenzimet e luksit. Guvernatori Ardian Fullani ka shpallur një tender prej 14.9 milion lekë, apo 150 mijë dollar, për perde e grila kundër diellit…Kjo nuk është një gjë e re në fakt, pasi Fullani gjatë viteve të drejtimit të Bankës së Shqipërisë, ka bërë shpenzime të pafundme për luks…”, citon “G.SH”, duke dhënë tërthorazi edhe një pjesë të përgjigjes rreth ekstra burimeve financiare nga dalin gjithë këto pasuri të vëna nga zyrtarë të lartë, të nivelit të mesëm etj., të cilët megjithse paguhen nga buxheti i shtetit, domethënë se janë buxhetor, del të kenë pasuri sheikësh të vëna brenda pak dekadave.Por dhe të bëjnë jetë të tillë që do ja kishin zili edhe sheikët dorëmbledhur.
Sepse familja Fullani dhe fullanizmi nuk është mikroshteti i vetëm, që gjallon sipas këtij standarti sheikësh dorëshpuar brenda shtetit tonë, ku pjesa dërmuese e shtyjnë jetën me sakrifica të pameritueshme?
Përvecse çfarë është publikuar më parë, rreth pasurisë maramendëse të pinjollëve të familjes së deputetit Sali Berisha, e përditëshmja “Tema” publikoi më të fundin lajm, me personazh qëndror pinjoj të kësaj “dinastie”, i pari i të cilës, ndonëse daton se ka zbritur nga një fshat diku midis mezit të Alpeve aty rreth viteve 60-të dhe gjithë pasurinë e kishte të ndryrë në një valixhe druri, ja ka dalë të ketë hyrë në listën e zyrtarëve buxhetor me pasuri sheikësh.
“Argita Malltezi, pushime luksi në Turqi… “, lajmëronte “Tema”, në numrin e dt 02 gusht, 2014, që duke ju referuar një videoje që Dasara, vajza e Argitës, kishte publikuar në rrjetin facebook,ndër të tjera citonte:
“Nga hoteli për të zbritur në breg të detit i është vendosur një rrëshqitëse, e cila mundëson që familja jo vetëm të përjetojë një adrenalinë, por edhe ta shohë nga lart gjithë resortin ku është akomoduar…”.
Mirëpo a është edhe “dinastia e Berishajve” e fundit, që megjithse në pjesën dërmuese të viteve të jetës ka jetuar me pagat zyrtare buxhetore të çiftit Berisha, figuron si dinasti sheike në brendashtetin e shtetit tonë të përbashkët të drejtuar për rreth 13 vite nga gjysh Saliu, pinjolli trung i saj, që deri në pragun e viteve ‘90 ka qenë intelektual komunist i proletarizuar ?
Gjin Gjoni, njëri prej anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), është një tjetër zyrtar buxhetor i denoncuar për fshehje të pasurisë, për mosdeklarim të saktë të të ardhurave e pronësive të vendosura përgjatë periudhës kur pasuriae shqiptarëve është bërë rrush e kumbulla. Anëtari i KLD-së, Gjin Gjoni ka fshehur një pasuri jo të vogël, por rreth 2.3 milionë euro, raportonte shtypi e media, duke shtuar se ILDKP ka kallëzuar edhe bashkëshorten e Gjonit për falsifikim dhe fshehje pasurie, por edhe dy noterë publikë, si bashkëautorë në prodhimin e akteve dhe dokumenteve të falsifikuara noteriale,që kanë mundësuar justifikimin e rremë të pasurisë së Gjin Gjonit. Pra hetimi ka nxjerr një zinxhir bashkëpunëtorësh të implikuar në skemë.
Por edhe çifti Gjin Gjoni e Elona Çaushi nuk janë të fundit zyrtarë buxhetorë,pjesë e administratës shtetërore që rezultojnë më pasuri sheikësh.
“Bosët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në dy vite dyqane, shkolla e shumë miliona në banka “, është një tjetër publikim i bërë nga “shqiptarja.com”, e dt.03 gusht 2014, ku lajmërohet se “ Anëtarët e KLD kanë të deklaruara në depozitat e tyre bankare pasuri të majme financiare dhe prona të paluajtshme. Kupola më e lartë e drejtësisë pasuritë i deklaron të vëna nga angazhimi në arsim, puna si këshilltarë, anëtarë të KLD, interesa bankare etj. Shumë prej tyre pasuritë më të mëdha i kanë deklaruar në emër të bashkëshorteve të tyre ndërkohë që të tjerë pranojnë dhurata deri në 30 mijë euro”.
Por edhe këta nuk besohet se janë të fundit që bëjnë jetë sheikësh. Që kanë vënë pasuri zilindjellëse sheikësh, brenda pak dekadave të anarshisë paskomuniste, megjithse kanë shërbyer si pjesë e administratës zyrtarë të një shteti me popullsi masivisht të varfër. Që don të thotë se si të ardhur kryesore jetese kanë pasur një pagë mujore të rrjedhur nga buxheti i shtetit.
Te pergezoj per shkrimin qe edhe pse sjell fakTe tashme te njohura per jeten sheik-ane te ketyre hajnave perseri ka qellimin e zgjimit te ketij populli apatik i cili edhe pse ro tohet cdo dite dhe nuk arrin te siguroj ushqimin e perditshem akoma pret qe tia marrin edhe ate. Sot duhet te organizohet levizja qytetare dhe jo syte nga partite se te gjitha jane te zhytura ne llum.
Xhovi ku ke humbur o flori berati. na mori malli per shkrimet e tua ne emigranteve beratas te pertej detit. mos luaj nga merua se aty e ke vendin. tepelenen dhe beratin i ndan rehova dhe krasi.bomb e flamur je, zotin ja luan ketyre hajduteve qe kane kapur shqiperine dhe zor se do shkulen po nuk u be bashke drejtesia dhe politika.ti thua ne fund se dhe keta nuk besohet se jane te fundit.nuk jane ore nuk jane as sala nuk eshte i fundit. pena top xhovi, me kenaqe.
E vleresoj shkrimin dhe e gjykoj njesoj si majakovski qe nuk sjell fakte te panjohura por eshte:dritherues, deshperues dhe thirrje per tu zgjuar kunder hajdutave.pergezime autorit
Keto qe shkruani jane vetem maja e ajzbergut. Ne Shqiperi gjithshka eshte e lidhur me korrupsionin, pa perjashtim. Ai nuk ka profil ideologjik, por eshte nje mentalitet shoqeror i perhapur si metastazat e kancerit ne trupin e nje pacienti te grades se fundit. Ky kancer egziston edhe ne vendet moderne, por ne asnje prej tyre nuk luftohet me aspirina dhe aq me keq me aspirina te skaduara. Dhe mbi te gjitha askush pervecse ne Shqiperi, ne vendin me te varfer te Europes, mund te ndihesh krenar, me status, superior dhe i paprekshem i futur koke e kembe ne llumin e korrupsionit, mafies, vjedhjes, krimit, injorances, abuzimit, dembelizmit e indiferentizmit!
Me keq se paria e Ukraines.Turp,tmerr,poshtersi, pangopesi, krim ndaj nje populli te varfer qe po lufton per ekzistence.Grushti i Migjenit dhe asgje tjeter per keta shejk qesharak dhe injorant.
Z.Xhovani!Ja e zeme se do ik Fullani,a do shpetojme ne populli?Ik nje Fullan e hajde nje shejtan.Si duhet, dhe ku duhet kerkuar zgjidhja?Dhe a ka zgjidhje ligjore ne kushtet e Shqiperise,ku korrupsioni nuk eshte cfaqe,por rregull.E kunderta eshte perjashtim.Edhe ne se behet reforma ne drejtesi,a ka shprese se pas kesaj nuk do kemi me gjyqtare te korruptuar,asnje per be,dhe me pas do triumfoje e drejta?Si duhet operuar me tej,qe te mos ndodhemi ne kete situate perseri?Ku do te gjenden ata politikane dhe administrator te ndershem e te pa korruptuar,te cilet detyren ndaj qytetarit ta kene te shenjte?Une druaj,z.Xhovani,se eshte veshtire te gjesh me tej njerez te ndershem kur politikanet ne radhe te pare nuk jane te ndershem.Ky fakt me shpie te “qoftlargu” dictator,qe ky popull “nuk e ka merituar”.Me duket,ta pranoj e dhimbje se e paskemi pasur hak diktaturen.Mirpo ne diktature eshte djegur bari I thate e I njome bashk
Jo se duhet te luaj avokatin e djallit, porse pyetje ime është:
Por sikur Fullanin ta zëvendësojmë me Giovanni Shytin, a thua se ai do ta shkëlqejë bankën e menaxhimin e saj në mes të pisllëkut e katrahurës shqiptare?
Mua më duket se kushdo që vihet në Pozitë në Albanistan, përdhoset e ndyhet e i shtrembërohet e dhjamoset shpirti e fytyra. Nu e di a eshte kjo gjenetike me shqiptarin, apo pushteti të dhjet e të korrupton, apo për zgjedhjet që bëjmë ne e mbajmë vetë fajin e pastaj dërdëllisim, jo po vodhi ky jo po vodhi ai. Them se nuk kemi traditë demokratike, e tundohemi nga fitimi i çastit e nga egoizmi i sëmurë. Kjo nuk është as patriotike e as qytetare, thejsht është bashibukozëri.
Më falni, lexues, nga emri i bie: unë jam vetë zullumqar e hajdut…
Ne vend te Fullhanit rilindja duhet te caktoje shokun Koco Kokedhima.
Keta vuajne te tere nga deliri i madheshtise, u duket vetja te gjithepushtetshem. Kane krijuar kasten e vete dhe mendojne se jane te paprekshem. Shteti i forte bazohet mbi drejtesi, shendetesi dhe arsim. Me thoni se cila prej ketyre funksionon sic duhet ne Shqiperi? Atehere si te japi ky babuini doreheqjen?(pa dashur te ofendoje babuinet se mbase kane koeficent inteligjence me te larte se Ardi) Ai akoma mendon se e ka per detyre morale te vjedhi leket e te tjereve
Ne se ndonje lider i tanishem apo i ardhshem desheron vertet te beje dicka ne zhdukjen e korupsionit ne Shqiperi, paraprakish, duhet te studioje eksperiencen e Mustafa Kemalit dhe te kastes ushtarake ne Turqi. Me pas, duke bere krahasimet dhe perditesimet e duhura, duhet te perdore “topuzin” dhe “bisturine” per te goditur e sheruar kete shoqeri mjaft te semure shqiptare. Te shpresojme qe do te ndodhe dicka ne kete drejtim.
Pse nuk i zini ne goje zoterinj gazetare pensionistet, sa leke mezatarisht marrin ne muaj se ashtu artikujt
e juaj do te kene shume me teper efekt brenda por sidomos jasht . Me qe ju nuk e permedni kete shifer
.sepse u vjen turp nga mizerabiliteti i tejskajshem qe e ka gremisur masen e pensionisteve sheiku , hajni
dhe krimineli nr. 1 i Shqiperise , Berishovici Fasllic Milloshevici deklaroj se mezatarja e pensioneve mujo-
re eshte rreth 100 euro dhe qeni i Vicidolit levdohet para Europes se Shqiperia ze vendin e dyte pas Gjerma-
nise !? PFTUUU RACE E NDYRE SHPELLARI ! SHEIKET SHQIPTARE : BERISHA, BASHA , NANO, FULLANI , RULI
BODE, GJONI , ETJ.ETJ. TE DALIN PARA ”DREJTESISE ” DHE T’U KONFISKOHET SIDOMOS PASURIA DUKE
LLOGARITUR RROGAT E TYRE !
Shenim: jane 650 mije pensioniste , nje e katerta e popullsise , qe marrin mezatarisht 100 euro ne muaj ?!.