Shqiptarët e Amerikës dhe terrorizmi

1 Gusht 2014, 18:45Blog TEMA

Nga Gjek Gjonlekaj

Pak jave me pare u njoftua se një grup “shqiptarësh” të Kosovës kishin sulmuar bustin e Skënderbeut në Kaçanik, duke sharë e fyer Kryetrimin e Arbërisë në qytetin më legjendar të Kosovës, të njohur për qëndresën antiosmane. Vallë si do të ndjehej në këtë rast “Kalorësi i Karadakut” (Idriz Seferi), do të thoshte shkrimtari shqiptar i Kosovës Ibrahim Kadriu.

Këto veprime janë paralajmërime për rreziqe të mëdha dhe akte brutale, por nuk janë rastësi. Janë akte të fundamentalistëve të indoktrinuar në institucione speciale për vepra të tilla. Xhihadistët shqiptarë, njësoj si talebanët afganë, urrejnë kulturën, historinë, të bukurën dhe të mirën. Ata urrejnë gruan dhe krejt gjininë femërore. Në vitet ‘90 talebanët afganë kishin shembur monumentin e Budës në malet e Afganistanit. Kështu mendojnë edhe talebanët shqiptarë se një ditë do të shembin monumentin e Skënderbeut dhe të shumë personaliteteve të tjera të historisë kombëtare.

Fundamentalistët shqiptarë janë pjesë e Al-Qaedës e organizatës terroriste ISIS e Vëllazërisë Myslimane të Muhamed Morsit dhe të Kalifatit Islamik të Abu Kan al Bagdadit. Ky i fundit ka paraqitur këto ditë edhe një plan për pushtimin e tokave shqiptare. Organizata terroriste ISIS dhe Abu Kan al Bagdadi po realizojnë planet e Osama bin Laden më mirë se kushdo tjetër, shkruan gazeta “Wall Street Journal”.

Para dy dekadash asnjë mendje e shëndoshë shqiptare nuk e kishte paramenduar pjesëmarrjen e shqiptarëve në organizata të tilla. Pas çlirimit të Kosovës në disa qendra fetare islame u mboll fara e terrorizmit arab, afgan, afrikan, iranian dhe pakistanez. Në ato shkollat fundamentaliste të Kosovës u diplomuan shumë shqiptarë. Ata ishin nxënësit e imamëve të Kosovës, që nuk lanë gjë pa thënë kundër Nënës Tereze e më vonë edhe kundër Skënderbeut e Pjetër Bogdanit. Çfarë na habit është fakti se ndonjëri prej tyre është sot anëtar i Parlamentit të Kosovës. Ata kërkojnë zbatimin e ligjeve të Sheriatit e jo të Kushtetutës së vendit.

Këto grupime radikale fundamentaliste po shfrytëzojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut për kthimin e shoqërisë shqiptare në Mesjetë. Klasa politike, intelegjencia dhe qytetarët nuk shqetësohen për këtë lloj kanceri, e bëjnë këtë për rivalitete politike dhe interesa ekonomike.

Këto ditë Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara janë më të shqetësuara se asnjë herë për mundësinë e akteve terroriste. Ministria e Kulturës e Britanisë së Madhe muajin e kaluar mbylli pothuajse të gjitha shkollat fetare islamike si pasojë e indoktrinimeve terroriste. Britanikët i kishin përgjuar për një kohë të gjatë ato shkolla dhe, më në fund, nxorën në dritë thirrjet e disa imamëve për terrorizëm kundër të pafeve (infideleve) siç i cilësojnë ata të krishterët dhe hebrejtë. Metodat e përgjimit në shkollat fetare islame, të dyshimta për indoktrinim dhe terrorizëm, janë fuqizuar tani më shumë se kurrë nga sigurimi amerikan në Shtetet e Bashkuara. Indoktrinimet fetare janë shumë të rrezikshme. Shoqëria amerikane në të kaluarën shumë herë është ballafaquar me shumë rreziqe të tilla.

Ata thonë se terrorizmi i mbjellur dhe i kultivuar në tokën e vet është mbase edhe më i rrezikshëm se terrorizmi i jashtëm. Indoktrinimi i xhihadistëve shqiptarë është kultivuar në tokat shqiptare, dhe si pasojë ata janë më të rrezikshëm. Terroristët shqiptarë janë indoktrinuar në këtë frymë qysh në fëmijërinë e tyre të hershme. Është mirë të merren në pyetje mësuesit e tyre para se të bëjnë ndonjë llahtari kundër shoqërisë shqiptare.

Hetuesinë duhet ta bëjnë organet kompetente të shtetit të Kosovës. Një pjesë e tyre janë strehuar nëpër shpellat e Shqipërisë, të Kosovës dhe të Maqedonisë. Pjesa tjetër është futur në disa qendra fetare, që nuk janë kurrgjë tjetër vetëm qendra terroriste të Al Qaedës dhe ISIS-it. Specialistët ndërkombëtar të terrorizmit thonë se ata e pëlqejnë shumë jetën e shpellave. Sigurimi i brendshëm i Kosovës, i Shqipërisë dhe i Maqedonisë mbase janë në dijeni për stilin e tyre të jetesës .

Në Preshevë dhe në Mal të Zi nuk flitet për aktivitete të tilla, por marrëdhëniet ndërfetare midis shqiptarëve në Mal te Zi janë më të ftohta se kurrë. Pas rënies së diktaturave në tokat shqiptare kishte filluar një konkurrencë e pakuptueshme se kush po ndërton më shumë kisha ose xhami. Arabia Saudite dhe Turqia investuan dhe po investojnë çdo ditë për arabizimin dhe turqizimin e popullit shqiptar në Ballkan. Edhe Greqia po bën shumë për helenezimin e Shqipërisë së Jugut. Evropa perëndimore nuk tregon shumë interesim për shqiptarët e besimit katolik, sepse numri i tyre është i vogël. Turqia po bën të pamundurën për kthimin e tokave shqiptare në orbitën turke. Aspiratat otomane të ripushtimit shihen në Kosovë më mirë se kudo tjetër.

Shqiptarët e Amerikës kanë qenë gjithmonë të ndjeshëm ndaj këtyre dukurive. Por ndjenja fetare është arsyetim për heshtje dhe mosveprim. Nostalgjitë fetare janë intime dhe të pakuptueshme. Në vitet ‘80 në Shtetet e Bashkuara u themelua Partia Shqiptare Republikane, ku bënin pjesë shumë profesionistë dhe biznesmenë të njohur. Ata gjetën mbështetje tek Administrata e Presidentit Ronald Reagan në fushatën kundër diktaturës staliniste në Shqipëri, por edhe në mbrojtje të Kosovës. Në atë kohë ishin entuziastë për veprimtarinë e Partisë Republikane të Shteteve të Bashkuara. Vazhduan aktivitetin e tyre deri në vitin 1991 kur Presidenti George H. Bush filloi luftën kundër Irakut. Anëtarët e Klubit shqiptaro-amerikan u zemëruan, duke menduar se Presidenti H. Bush ishte anti-mysliman dhe partia e tyre u shua menjëherë. Në vitet ‘90 u themeluan disa organizata të tjera shqiptaro-amerikane, në mbrojtje të çështjes shqiptare, por edhe ato pak a shumë vepruan si klubi republikan i fanatikëve fetar shqiptaro-amerikanë. Edhe aktivistët e ri u zemëruan për luftën e dytë të George W.Bush në Irak. Ata u zemëruan aq shumë, saqë nuk dhanë asnjë kontribut financiar për fushatën e këtij presidenti.

Në 8-vjetorin e përkujtimit të rënies së Adem Jasharit, në New York mbajta një fjalim duke theksuar dobësinë e fanatizmit fetar të disa organizatave shqiptaro-amerikane në lidhje me zemërimin e tyre kundër Presidentit George W. Bush. Disa të pranishëm bënë zhurmë në shenjë proteste, bile “televizioni kultura shqiptare” e transmetoi kretj emisionin, por asnjë fjalë nga fjalimi im. U përpoqa t’ua shpjegoj të pranishmëve se Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë kurrë luftë fetare. Fola bindshëm se Presidenti George W. Bush, gjatë mandatit të dytë presidencial, ka për ta shpallur Kosovën shtet të pavarur. Kisha lexuar shumë për interesimin e tij të jashtëzakonshëm për Kosovën. Fanatikët, ku bën pjesë edhe njëri prej akademikëve më të njohur të Kosovës, kishte botuar deklarata e polemika kundër Presidentit George W. Bush se gjoja lufta e tij në Irak ishte për çështje fetare. Propaganda e tyre bëri që shqiptarët e Amerikës të mos japin asnjë dollar dhe asnjë orë pune për George W.Bush.

Organizatat shqiptaro-amerikane kanë nderuar shumë personalitete të Amerikës për kontributin e tyre për çështjet shqiptare. Disa prej tyre nuk kanë merituar as nderimin më të vogël e jo më darka solemne. Janë nderuar dhjetëra amerikanë, por jo dy presidentët e Familjes Bush. Njeriu normal bënë pyetje, pse jo? Fanatizmi fetar është më i gjallë në shoqërinë shqiptaro-amerikane se kudo tjetër. Kjo mund të shihet kudo. Deklaratat bajate të politikanëve dhe të klerikëve janë qesharake dhe kurrgjë më tepër se pluhur sysh. Ndasitë midis popullit shqiptar i kultivojnë partitë politike, entet fetare, organizatat dhe shoqatat e ndryshme. Për shembull, një organizatë gjoja bamirëse e grave shqiptaro-amerikane tash 25 vjet organizon festime e ceremoni pa përmendur asnjëherë Nënë Terezën.

Deklaratat e disa autoriteteve ballkanike shumë herë janë të papranueshme për popullin shqiptar, siç ishte edhe deklarata televizive e kryepeshkopit të Serbisë Irinej. Ajo deklaratë ishte absurde, antinjerëzore dhe antishqiptare. Për deklaratën e tij se “Kosova është Serbi” reaguan me shumë të drejtë shqiptarët e Amerikës, por nuk thanë asnjë fjalë për deklaratën e kryeministrit turk Erdogan se “Kosova është Tuqi”. Kryetarët e organizatave ose shoqatave shqiptaro-amerikane nuk kanë reaguar asnjëherë kundër sharjeve dhe fyerjeve të klerikëve bandit të Kosovës kundër Nënës Tereze. Departamenti Amerikan i Shtetit njofton vazhdimisht për pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftën e Sirisë dhe të Irakut dhe për aktet e tyre terroriste, por asnjë organizatë shqiptaro-amerikane dhe asnjë personalitet, që gjoja mban titull nderi nga Shqipëria ose Kosova në shoqërinë shqiptare, nuk ka reaguar për këto veprime që janë shumë të rrezikshme për Kosovën, për Shqipërinë dhe viset e tjera shqiptare. Këto organizata, që gjoja përfaqësojnë çështjen shqiptare në Shtetet e Bashkuara, nuk dëgjohen fare në momente delikate. Kërcënimet serbo-greke janë të rrezikshme, por edhe aktivitetet terroriste të shqiptarëve janë njësoj të rrezikshme. Asnjë gazetë dhe asnjë emision televiziv i shqiptarëve të Amerikës nuk e thotë një fjalë të vetme për aktivitet dhe pjesëmarrjen e tyre në Al-Qaeda, në ISIS dhe në shumë organizata të tjera radikale të vendeve arabe. Pse?

Pse nuk bëhen peticione drejtuar autoriteteve më të larta politike, akademike dhe fetare të Kosovës dhe Shqipërisë e Maqedonisë? Pse nuk ftohen në zyrat e larta amerikane personalitetet që drejtojnë politikat shqiptare? Pse nuk bëhen protesta në Amerikë dhe në Evropë kundër atyre akteve çnjerëzore? Pse nuk organizohen konferenca shkencore në lidhje me këtë çështje? Pse të mos ftohen autoritetet e larta fetare të Kosovës për shpjegime lidhur me këto fenomene antishqiptare dhe antinjerëzore? Ata e dinë të vërtetën dhe burimin e këtyre indoktrinimeve. Pse populli ynë nuk proteston kundër këtyre veprimeve anti-shqiptare? Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair bën thirrje të vazhdueshme për gatishmëri dhe vigjilencë kundër këtij lloj terrorizmi. Deklaratat e politikanëve shqiptarë për miqësinë e përjetshme me Shtetet e Bashkuara janë qesharake. Vallë si nuk mendojnë se edhe një tjetër aksident tragjik anti-amerikan, siç ishte ai kundër pilotëve amerikanë në Gjermani, mund t’i ndryshojë këto raporte përgjithmonë. Kush kishte menduar se akti terrorist i Gavrillo Principit në Sarajevë do t’i shkaktonte dy katastrofat më të mëdha njerëzore në planetin tone?|

Muajin e kaluar bota shënoi 100-vjetorin e fillimit të Luftës së Parë Botërore, ndërsa populli shqiptar nderoi rënien tragjike të kolonel Thomsonit në mbrojtje të Shqipërisë. Fan Noli e kishte përjetuar rënde vrasjen e atij kalorësi holandez për lirinë shqiptare. Elegjia “te ura te ura, vraponi o burra me kordha e me shpata, se doli kuçedra e errët nga nata” është sot aktuale siç ishte në atë kohë. Lufta e Shën Gjergjit me Kuçedrën është sot monumenti më i nderuar në parkun e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York. Gjergji ynë e luftoi atë kuçedër më mirë se askush tjetër. Vargjet poetike të Nolit janë epike, por edhe profetike.

14 komente në “Shqiptarët e Amerikës dhe terrorizmi”

  1. Kujtimi says:

    Ti vrasim vete kososvaret na marrune plehrat, shteti leshit vrit I pra

    1. Ilir Hoti says:

      Cdo komb ka mbeturinat e veta..Kombi yne duhet ti luftoj ashper keta trushperlare krimba ndytesuirash qe duan te na drejtojne drejt erresires Lufta pa kompromis e shtetit dhe shoqerise do jete vendimtare midis erresires,vdekjes dhe drites jetes..Populli yne a ka te lehte ta fitoje

  2. Kosovar says:

    Ne momentin qe do largohet janullatos gjithe besimet fetare shqiptare do bien ne pace dhe nuk do ket me shqiptare ekstremist per terroriste ase qe do diskutohet. Besimet fetare shqiptare funksionojn ne menyre organike po devijoje njeri devijojne te gjithe po u infektua njeri infektohen te gjithe, Vendosja e janullatos ne krye te ortodoksis shqiptare ka infektuar gjithe besimet shqiptare dhe infektimin e ka filluar Janullatosi i pari ather kur ne kosove ase diskutonte njeri per fene pasi ishum te okupuar. Janullatosi filloje i pati me greqizimin e shqiptarve ortodokse pastaj me ortodoksimin e shqiptarve musliman pastaj me bekimin e varreve greke.

    1. Perse censure ? says:

      Me keto komentet tua ke filluar te behesh qesharak.

    2. Dardha says:

      I shkreti ti dhe te shkretet ata si puna jote. S’te them gje tjeter se nuk ia vlen te humbas kohen time me ty.

  3. frank-eshtein shkreli says:

    pse censure

  4. Ademi says:

    Ta zeme se ke te drejte,por kur je me Bushin qe ishte nje handikapat ,atehere nuk mund te quaj dhe ty njeri te zgjut.

  5. turkofagos says:

    “profesor” qe jeton ne amerike e qe cileson gazetat nga e-neti: nese dikush nuk do qe ta marre dike per “hero” nuk mund ta besh me zor pasi kjo eshte dhe nga te drejtat themelore te njeriut.
    se dyti:” heroi i famshem” per te cilin te qan zemra nuk ka pasur as 30% te territorit te soten te shqiperise se cunguar(pra afersisht 1/8 e trojeve)
    se treti: ai “hero” ka vrare shqiptare per shkak te perkatesise fetare(muslimane)qe sipas parimeve te sotme po ta le ty ta gjykosh.
    se katerti: ato qe permend per “antiosmane” kane qene jo te tille pasi renia e khlifatit osman dhe formimi i qeverise turke pro perendimore detyruan xhonturqit(jo osmane) te derdhin gjakun e shqiptareve.

    e so on

    1. Perse censure ? says:

      Heroi Kombetar nuk vrau musliman shqiptar, por vrau tradhetare. Dhe shume mire ua beri sepse ata u bene me turkun.
      Ne kohen kur vendet e Ballkanit ishin te pushtuara, heroi yne Kombetar arriti qe te kete nje pjese te Arberise te cliruar. Se a ishte ai territor 30% , nuk ka rendesi. Rendesi ka qe dy sulltane nga Kruja u kthyen per ne Azi me bisht ner shale.

    2. mistreci says:

      Ti qe paske marre mundimin te marresh nik-un e komentuesit me te” njohur “te temes “tourkofagos ” ,meriton ate qe te ka thene deri tani per ju ,,,thjesht korrake, korrak je ti dhe ata filo-turqit shqiptare te amerikes ,shqiptare u thencin se jane vetem nje hale turke me gjithe ty brenda

  6. lad nazeri says:

    Per cfare myslimanesh flisni ne vitin 1444 e gjate kohes se Skenderbeut .Ne ate kohe populli shqiptar ishte pagan e respektonte Perendit Iliro-pellazge.Edhe ata shqiptar qe ishin kthyer ne mysliman ishin te numeruar me gisht.Pra cfare shqiptare – mysliman terrorizoi Skenderbeu?.Gjithashtu Ai e njihte rrugen qe perdorej nga turqit per myslimanizimin e shqiptareve pasi e kishte provuar ne kurrizin e tij keshtu qe nuk mund te behej hipokrit nderkohe qe I duhej bashkimi I gjithe shqiptareve.Faleminderit.

    1. Klimax says:

      Cfare paganesh e iliro-pellazgesh shkruan more derdimen??!! Ne ate periudhe popullsite jo vetem te trojeve shqipefolese, por gjithe Ballkani kishte mbi 1000 vjet qe ishte 100% e popullsise ne besimin kristian. Pikerisht keta popuj, po per 1000 vjet, kishin jetuar ne perandorine kristiane romake te Lindjes, Bizantin, me kryeqender Konstandinopulin. A e kupton se sa e gjate eshte nje periudhe 1000 vjecare ne nje bashkegzistence midis popujve te ndryshem te Ballkanit ku rolin inegzistent te kombit e te shtetit qe nenkuptojme sot e kishte kisha, Fanari?

  7. A. Delaj says:

    z Gjonleka ju pershendes.
    Keni bere nje pershkrim te realitetit panshqiptar ne menyre te perkryer. Martin Luterking. ka thene se nuk eshte e nevojshe qe te hapesh lufte mjafton qe te thuash te verteten.
    Problemi duhet trajtuar per se brendeshmi. Fondementalizmat puqen. Komunizmi si fondementalizem kriminl i llojit te vet eshte shume i afert me fondementalizmin islamik dhe orthodoka greko-serb.
    Nese i shtojme realitetit shqiptar varferine e korrupsionin e larte shteteror atehere terreni behet pjellor per lulzimin e fondementalizmave antishqiptar.
    Asnjehere nuk eshte vone per u rigrupur e punuar per te miren e vendit tone te origjines.

    Ajet Delaj
    New York

  8. DOKLEATI says:

    Dezinformim zoti Gjeke. Personalish kam dhene kontribut per George Bush dhe Librarine e George Bush. Dhe shume qe i njof. George Bush nuk ka qene e as nuk eshte anti-musliman. E ke pare dore dore, si vellezer me mbretin e Saudise Arabike. Liroj kurdet nga Huseini. A te kujtohet Gjeke, kure petem fillua nenshkrimin e peticionit kunder Sali Berishes per antaresimin ne Konferencen Islamike dhe akte te tjera anti-shqiptare. Deshte te na i nxjerres syte e ballit. A te kujtohet kur ishit anti-Rugovasi me i madh dhe Thacin e rriteshe ne maje te qiellit. A te kujtohet kure organizove demonstratat kunder Richard Hollbrook-“antishqipatrit” me te madhe. Ti, me Fran Shkrelin, ish puntoret ne “Zerin e Amerikes” po shkruani artikuj gazetaresk te pa numert. Si nuk e shkruat nje artikull, as njeri, e as tjetri, per aktet e Sali Berishes dhe Gjukanovic qe asimiluan shqiptaret ne Mal te Zi. Arsyet qe u sherngulen 75 perqind te shqiptareve ne SHBA nga Plavqa, Gucija, Malesia, Ulqini. Ti ije nga Malesia e Fran Shkreli nga Ulqini. Perse nuk ffet te shqiptaret ne Malesi qe u Boshnjakizua. Ne Tuz sot, per te paren here valvitet flamuri boshnjak e eshte i ndaluar ai shqiptare. Ne malesi hapen medresa boshnjake qe vizitohen nga udheheqesit Turk dhe Arab qe Djukanovic i merr si shembull se sa te drejta kane muslimanet ne Mal te Zi. Perse nuk i punon ne Cetinje apo ne Podgorice. ne Bijelo Pole apo ne Plevla. Po perse nu shkruan , se vetem ne trojet shqiptare ne Mal te Zi, nuk lejohet ngritje e permendoreve kombetare, as Dede Gjon Lulit dhe as Skenderbeut, Tringe Snmailes e te tjereve. Per shume keto qe i shkruen ke plotesisht te drejte. Por eshte fat i keq qe ne shumicen e tyret, e edhe me teper, vete ini pjesemarres. Por e di, ini mesua ne gazetari, vetem me raportua dhe jo me krijua. E shume here edhe me pengua krijuesit.

    Te lutem ty e Fran Shkrelit: Kosova dhe Shqiperia jane shtete. Shkruanje ndonje artikull per shqiptaret ne Mal te Zi. Qe ngadale po marrin rrugen e Plaves dhe Gucise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje