Nga Ben Andoni
Duhet të jenë të rrallë njerëzit në vend, që të mos jenë habitur me publikimet e pasurisë dhe të ardhurave të kryetarit të të verbërve. Në kohën kur individët e grupeve me paaftësi fizike mbijetojnë dhe presin nga Reforma e re se çfarë do ndreqet nga skema e pagesave të tyre, tipa si ky lundrojnë mbi para! Por, lajmi, gjithsesi, e ka një kanal shkarkimi, përkthe justifikimi, për shkak të paaftësisë fizike së tij. Kurse lajmi i fundjavës, që zuri faqet e para të gazetave, do të shokonte publikun për vjedhjen sistematike e me gjak të ftohtë të Thesarit të Shtetit nga vetë punonjësit e tij.
Një akt që kish ndodhur në Bankën e Shtetit për katër vjet me radhë dhe që u kap fare rastësisht. Shuma e përfitimit të padrejtë të tyre prej 6 milionë USD në një vend si Shqipëria, vërtetë të bën të drithërohesh, ku varfëria është skajore. Lajmi kaloi për nga impakti edhe vrasjet makabre familjare të ditëve të fundit, por më shumë se kaq, lajmet e prodhuara në mjedisin politik. Arsyeja është e lehtë të merret me mënd: E keqja kish kaluar dhe marrëzinë. Po vallë e keqja ka arritur deri aty saqë tani nuk mund të përballohet më?! Apo ishte thjesht një rast sporadik në morinë e lajmeve, që i lënë vendin njëri-tjetrit, në përpjekje për të na shokuar kush e kush më tepër?!
Lajmi u bë edhe më bombastik me konfesimet e para të njërit prej të kapurve, që prej katër vitesh i kish luajtur paratë e përfituara në bixhoz dhe madje i kishte humbur. Cinizmi ishte më e pakta gjë në këtë deklaratë, ku përgjegjës është fillimisht një strukturë e tërë inekzistente. Të mendosh në institucione të tilla, punonjësit e bankës dhe sidomos ata në departamentet e rëndësishëm, e kanë të detyrueshme të marrin çertifikatë sigurie, që rinovohet për çdo tre vjet. Ku kumari dhe pija janë elementët e para që penalizojnë këdo. Por, personat në fjalë, jo vetëm që s’kanë pyetur për institucionet e verifikimit, por edhe strukturat e Bankës kanë qenë ineficente, për të mos e kuptuar krimin për plot 4 vjet!
Publiku duket i shokuar dhe komentet janë nga më të ashprat. E të gjitha rrahin në një vend: A i jemi dorëzuar të keqes? Për hir të së vërtetës, e keqja është shumë më grishëse në shoqërinë e sotme, e cila ka kohë që nuk i promovon shembujt e mirë. Në vend të tyre, kemi shembujt e përfolur, si ai me anëtarët e Parlamentit shqiptar, ligjvënësit e shtetit, që janë direkt me precedentë penalë. Fakt, që e justifikon krejt konstatimin se: e keqja në vendin tonë po vjen dhe fiton për çdo ditë falë mangësisë së theksuar të së mirës.
Kjo të vjen ndër mend këto ditë, kur zhurma e hapjes së bisedimeve evropiane është fashitur dhe Pozita dhe Opozita zihen pa fund për çështje dytësore, ndërkohë që vendi priste të kurohej nga ana financiare, e të gjente një ekuilibër social. Në fakt, pasuria e padenjë, arroganca politike dhe kinse-personazhet milionere, mes tyre edhe kreu i të verbërve apo bankieri kumarxhi, të bëjnë të mendosh se lufta me të keqen është e pabarabartë dhe më keq akoma: e pa shpresë. Të paktën, Shqipëria e korrikut 2014, na e tregon këtë./JAVA
Artikull shume i siperfaqshem, pa kryefjale, pa kallezues. Nje hartim i klases 4 fillore. Pasqyrim i nivelit te se keqes ne shqiperi.
nuk ke te drejte eshte shkrim shume ok
http://bit.do/kim-kardashian-took-1200-selfies
Ik ore trap Kanadaje, mos fol per gjera qe s’i njeh
Nga kush mund te luftohet e keqja ne kete vend kur cdo-kush perpiqet te perfitoje e te vjedhi sa me shume ne kete zinxhir te pa-fund korrupsioni qe nga qytetari me i thjeshte e deri tek shtetaret e pushtetaret e niveleve me te larta?!
E KEQJA E MADHE E VETME NE SHQIPERI ESHTE AGJENTI SERB Sali Ram Berisha!
Ai ka 24 vjet,qe po e zbaton me perpikmeri detyren e vene nga UDB-ja per SHKATERRIMIN E SHTETIT SHQIPTAR!!!
Ai ka percare shqiptaret aq shume sa do duhen QINDRA vjet qe te ndreqet kjo menxyre!
MALLKUAR DITA,QE LINDI KETE KRIMINEL NGA VICIDOLI!!!
Një rënkim i madh i Ben Andonit ? Duket që i dhemb shpirti nga ato qe sheh e dëgjon? Dhe nuk janë pak të këqiat që na kanë zaptuar. Me keq akoma është ajo qê “asnjë e keqe nuk është ndëshkuar”? Asnjë! Atëhere përse të mos jemi me Benin? Unë jam me të dhe pavaresisht se Beni për shkak te kufizimeve qe ka nje artikull nuk i thotë të këqijat qe e kane pushtuar këtë vënd jam gati të bëj një listë shumë të madhe te tyre!? Janë pafund! Mendohuni pak sa të këqia kemi përjetuar vetem këto 2-3 muaj dhe me siguri do të renditeni përkrah Benit? E mira nuk duket gjekundi. E mira duket vetëm si projekt ndërsa e keqja është provë? E keqja ne drejtesi, në korrupsion,në mjedis…në… Po na mer frymën? E keqja vepron më te shumtën e herëve nën rrogoz,në prapaskenë…!!? Nuk e shihni ? Unë e shoh prandaj bie dakord me Benin? Beni është gazetar i mirë dhe njeri akoma më i mirë? Do ta kishit për nder të ishte shoku apo miku juaj. Njeri me kulturë te jashtezakonshme por paksa timid ? Punon gjithë ditën dhe zerin nuk ja degjon. Flet vetëm kur kërkon t’ju japë një kafe dhe kur para nesh shfaqet ndonjë hipokrizi politike a shtetërore e madhe !? Nuk e duron dyfytyrësinë,rron me gazetarinë? Nderime Benit dhe komentuesve dashamirës!
@@@ Një rënkim i madh i Ben Andonit ? Duket që i dhemb shpirti nga ato qe sheh e dëgjon? Dhe nuk janë pak të këqiat që na kanë zaptuar. Me keq akoma është ajo qê “asnjë e keqe nuk është ndëshkuar”? Asnjë! Atëhere përse të mos jemi me Benin? Unë jam me të dhe pavaresisht se Beni për shkak te kufizimeve qe ka nje artikull nuk i thotë të këqijat qe e kane pushtuar këtë vënd jam gati të bëj një listë shumë të madhe te tyre!? Janë pafund! Mendohuni pak sa të këqia kemi përjetuar vetem këto 2-3 muaj dhe me siguri do të renditeni përkrah Benit? E mira nuk duket gjekundi. E mira duket vetëm si projekt ndërsa e keqja është provë? E keqja ne drejtesi, në korrupsion,në mjedis…në… Po na mer frymën? E keqja vepron më te shumtën e herëve nën rrogoz,në prapaskenë…!!? Nuk e shihni ? Unë e shoh prandaj bie dakord me Benin? Beni është gazetar i mirë dhe njeri akoma më i mirë? Do ta kishit për nder të ishte shoku apo miku juaj. Njeri me kulturë te jashtezakonshme por paksa timid ? Punon gjithë ditën dhe zerin nuk ja degjon. Flet vetëm kur kërkon t’ju japë një kafe dhe kur para nesh shfaqet ndonjë hipokrizi politike a shtetërore e madhe !? Nuk e duron dyfytyrësinë,rron me gazetarinë? Nderime Benit dhe komentuesve dashamirës!
Ben. Andoni është gazetari më njerëzor dhe më miqësor që kam njohur. Nuk behet palë me të keqen kudo që të shfaqet? Tung!
Ky gazetar nuk është zhurmues? Beni thotë atë qe duhet thënë dhe nuk e degjon qoftë dhe nje herë të reklamojë vehten. N.q.s je perpara tij si bashkebisedues të degjon pa e hequr kurrë vemendjen nga ato qe i thua? Gezon respektin tim si lexues dhe studjues!
Punoj në një institucion qeveritar. Kur shkruan beni të gjithe duan ta lexojne atë me vëmendje? Qysh ne rastin e pare te kesaj dukurie ne zyrën ku punoj,edhe vemendja ime u përqëndrua te ky gazetar!??
Ketu ku vjedhin edhe qorrat, s’di cilin te ruash me pare. Themelin ti nxjerrin.
Gazetarin ben andoni/ bëni mirë ta dëgjoni/ta dëgjoni, ta kuptoni/është trim e burr’ zakoni 2. Është zjarr që përvëlon/është shpirt që fërgëllon/është roje i së mirës/s’është kurrë bythlëpirës? 3. Penë e tij ësht’ si rrufe/ djeg të keqen përmbi dhe/ patrioti te ai fle/ vesh a morët o more? Përshëndetje!
Pas petro markos ben andoni lëvron gazetarinë më të mirë të një bregdetasi të kultivuar!?
MALLKUAR QOFTE AI QE HODHI IDENE E GLOBALIZIMIT DUKE PERDORUR TEORINE GENJESHTARE TE TURIZMIT; KJO DO COJE NE ZHDUKJEN E SHTETEVE TE VOGLA SIC ESHTE SHQIPERIA !
Nje koment shtese;
Permendet vec te tjerave, per vjedhjen makabre ne Banken Qendrore, certifikata e sigurise. Ne parim dakord duhet CERTIFIKATA E SIGURISE per punonjesit qe te jene te pergjegjeshem, jo vetem profesionalisht, por me integritet; dmth te kene nje figure pa problematika si bixhozi, alkoli, rekordi kriminal, arrestime ne te kaluaren, etj, etj.
Problemi qe ne kemi eshte se certifikata mund te jete krejtesisht formale ne kete vend; dmth te jepet certifikata dhe te mos beje asnje diference. Rasti me flagrant eshte se ne kemi ne qeveri e parlament ligjevenes qe kane probleme me drejtesine, me krimin, korrupsionin, etj dhe as qe mund te mendohet te kene certifikate sigurie, si mundet atehere qe keto jane realisht aty ku jane!?
Kjo ka nje zgjidhje, qe fatekeqesisht ne kete vend nuk eshte bere standart; kur ndodhin gjera te tilla titullari eshte i pergjegjeshem (duhet bere dallimi pergjegjesi me pergjegjeshmeri); psh ne rastin e bankes governatori, ne rastin e institucioneve ministri, etj japin doreheqje. Kjo tregon pergjegjeshmeri, kjo eshte treguesi qe titullari ka situaten nen kontroll, ka marre masa qe me pare gjerat e shemtuara te mos ndodhin. Por, ketu titullaret nuk mund t’a marrin certifikaten e sigurise normalisht, jo me punonjesit.
Opinioni shqiptar eshte deformuar, nuk e denon te shemtuaren, por per 50 euro nderron 5 here ne dite flamurin. Kete gje e shfrytezojne shume mire politikanet ne kete vend dhe lulezojne padrinot, banditet, Full-hanet, etj, etj.
Ne kete vend dominon pesimizmi per te ardhmen, ndaj nuk shoh asnje shenje njerezit me integritet te perfshihen ne politikeberje. Dhe persa kohe vazhdon keshtu e keqja ne kete vend s’do te kete fund.
Zotni andoni ,
Trushpellarja nga gazetate i ben shqiptaret jofaktore per me qerruar kete Pune!
Sikur te kishim nje gazeta qe dell e thôt stop me e cdo dite tregon marrezit e ketyre ne kete vend do ishin me mire…
A jeni mire? Po analizojme Ben Andonin?
Per Benin respekt shume te madh, por shkruani dy fjale per shkrimin e tij. Beni nese do te dilte me kryefjale dhe emra te pervecem nuk ja dilte dot. Emrat e pervecem jane gjithe parlamenti, gjithe horrat dhe cubat qe kane drejtuar Shqiperine, dhe emri me i pervecem eshte populli gjytyrym shqiptar qe kenaqet me nje kafe, qofte edhe me nje koment si ky qe bejme ne.
Gazetaria ne Shqiperi nese nuk do te ishte cope cope(me perjashtime si Beni dhe shume pak te ngjashem me te) do ndihmonte te hapeshim mendjet dhe syte e ketij mjerani popull qe nuk ka guxim te ngrihet dhe ti dale zot vetes se tij.
Dihet se eshte shume-shume e veshtire dhe e keqja i ka ka futur rrenjet shume thelle. Elita e kombit,-nuk jam e sigurte a ka elite kombi shqiptar??!! duhet te organizohet dhe te mblidhet urgjentisht si ne raste lufte. Po shkojme gjithmobe e me shume tatepjete, mbase sipas nje skenari serb, ..x, …y… .
Era? Përse e vini në pikpyejte elitën në shtetin shqiptar? Ka elitë,si nuk ka? Éshtë “elita e banditëve,hajdutëve,trafikantëve,kodoshëve,tregëtarëve të flamujve,sekserëve,profesorëve të species mziu,vrasësve me pagesë etj” dhe nga këta një shumicë e madhe janë në politikë!? Ja pra ku është elita? Pse Benin kërkoni të vini ju te elita? E pamundur,sepse ata që kanë tru nuk hyjnë te elita !? Ata nuk kanë para? Duhet të kesh para që të quhesh elitë !? Fjala vjen,-me se do t’i blejë votat Beni që të quhet elitë? Ai s’ka para? Epo po s’pate para nuk quhesh elitë,je thjesht mall tregu? Madje nga ata të lirët fare? Më i liri nga te gjitha mallrat ne shqipëri êshtë “truri “!? Nderime zonjë(zotni) dhe n.q.s kini ndërmend te futeni te elita gjeni pare ose u dogjët? Tung!
Mos kerkoni te perkryeren, ne pergjithsi artikulli eshte nje vlere me shume ne shypin e skruar.
e sakte! Artikulli prek gjendjen e rend qe ka kapur shoqerin shqiptare. Po po, e keqja ka triunfuar qe prej vdekjes se enverit dhe tani shqiptareve po u vjen fundi pak nga pak, dhe per kete eshte faji edhe juaj si gazetare qe deri me sot keni mbajtur anen e se keqes!
shume mire e ki to o gazetar por nuk u luftoka me pen ky dreq korrupsioni,me ligj jo e jo se jane vete ne krye te korrupsionit ,1997 ishte momenti me i duhur qe te ishte pastruar shoqeria shqipetare nga ish-sekretarat e PPSH ,Fatkeqesisht vrame e prem njeri-tjetrin dhe kreminelat kryesor i vendosem dhe i kemi ne krye te qeverise
Ore po fullhania preshet gatuan apo pergjigjet per cdo gje qe ndodh ne B A NKen Shqiptaaaaaare, o njerez, jo ne kopesht me presh!
P S E heshtin qeveritare e parlamentare, opozitare e gaxetare?!
Me keq, e marrin ne mbrojtje…
Fullhani u ka bo qoka te tereve, bsbaLikes fullhsnesha i firmosi certufikaten e Virgjerise kur u kap me bllok ne dore e u bo 21 Janari, shpellarit e metes i ka bo ene nder te tjera,
a dini gjo rilinroworret cfsre nderi i ka edrames e ne bisht te tij kopese se mavijosmeve?!
Po vjen Rilindje, duket!
Ej, ben,
Vec santo ziu s’ka me e shiju sensibilitetin tat….. Rilindjen.
Shkoi i ngopur santo, s’ka gjo se si kove pusi (me vrasje jo thjeshte mafioze, por demostrativle; si olldash (bixhozi))
Po ket vogelime e ke harru ben, e lashe…
E KEQA ME E MADHE E SHQIPERISE JANE VETE SHQIPTARET . PO JAP DY SHEMBUJ TE THJESHTE , KUSH TE DOJE LE TE KUPTOJ. NUK MJAFTOI VITI 97 ME 3000 VIKTIMA DHE SHQIPTARET KTHYEN NE PUSHTET KRIMINELIN SALI BERSHA SEPSE JU DESH DHE NJE GERDEC ME 27 VIKTIMA MES TE CILEVE EDHE VOGELUSH , PA U PASTRUAR GJAKU I TYRE NGA DREJTESIA E DEGJENERUAR U PRODHUA 21 JANARI .DHE KRYEKRIMINELI DHE KRIMINELET KANE MBUSHUR TEMPULLIN ATE QE NE E QUJME KUVEND QE PER MUND TE QUHET VENDI I HURIT DHE I LITARIT DHE CUDIA ME MADHE ESHTE SE TE GJITHE KETA SHKERDHATA FLASIN DHE BETOHEN PER KOKEN E POPULLIT GJATE DITES DHE NATEN PO KETA SHKERDHATA E VRASIN .NUK DUA QE TE ZGJATEM SHUME ,POR MENDOJ QE POPULLI DUHET TE ZGJOHET NGA GJUMI I ZGJATUR 24 VJECAR SEPSE LIRIA NUK DHUROHET POR FITOHET E NE NDONJE RAST EDHE ME KOSTO MIRPRES EDHE KRITIKAT DHE VEREJTJET.