Pse 4 vjet për të zbuluar vjedhjen në Bankën e Shqipërisë?

27 Korrik 2014, 18:32Blog TEMA
Pse 4 vjet për të zbuluar vjedhjen në Bankën e

Fatos Mahmutaj

Nga Fatos Mahmutaj

 

Vjedhja e rreth 4.3 milion eurove në Bankën e Shqipërisë nga ana e punonjësve të saj nuk është skandali i vetëm në këtë institucion.

Prej vitesh, ose me saktë që ne fillim te viteve ’90 janë publikuar herë pas here fragmente lajmesh për vjedhje dhe abuzime me thesarin e shtetit shqiptar, direkt në kasafortë.

Padyshim, që njëra pas tjetrës shumat e përfunduara në xhepat e hajdutëve kanë njohur vetëm rritje.

Nuk po flasim këtu për vjedhjet ‘me letra’, por vetëm ato ordineret, njëlloj si rasti i këtij tipit të fundit që mbushte xhepat me kartëmonedha dhe dilte i qetë. Një tjetër vjedhje, në përmasa më të mëdha por që u mbyll paq nga drejtësia shqiptare ishte vjedhja e thesarit në Kërrabë.

Themi paq, pasi mbi 350 kg monedha ari, shekullore, me vlerë të numizmatike u llogaritën sikur të ishin kallëp metali. Pra, llogaritur sipas bursës së arit në vitin 2001, ato u vlerësuan në vetëm 2.7 milionë euro.

Në bazë të kësaj shifre procedoi më tej edhe drejtësia shqiptare, kur dënoi një ish-ushtarak për ‘shpërdorim detyre’ dhe tre hamejtë që u tërhoqën zvarrë me qeset e floririt nëpër labirintet e malit të Kërrabës. Përfundimisht drejtësia në verdiktin për këtë çështje arsyetoi se ushtaraku që u dënua me 20 muaj burg, nuk kishte përfituar asgjë nga shuma e vjedhur, por kishte shpërdoruar detyrën duke mos bërë verifikimin floririt në tunel.

Ndërsa ky nga ana e vet, duke pretenduar pafajësinë argumentoi se ishte vetëm një prej katër përgjegjësve dhe se zotëronte veç një nga katër çelësat që nevojiteshin për të hapur derën e tunelit ku ruhej thesari.

Qëllimisht kjo derë ishte lënë pa hapur për më tepër se katër vite, me pretekstin se brava ishte ndryshkur. Vetëm pak kohë pas përfundimit të gjyqit, dhe vuajtjes së dënimit, ky vdiq në mënyrë misterioze, (u fol për kancer), ndërsa nuk arriti dot të shpjegohej para shkallëve të larta të gjyqësorit apo edhe komisioneve parlamentare të ngritura për këtë punë.

Kjo për faktin e thjeshtë se askush nuk pati interes ta dëgjonte. Vendimi i togave të zeza ishte një garnityrë perfekte, për të justifikuar politikanët përpara shqiptarëve me shprehjen: ‘Kur flet drejtësia, të tjerët heshtin’.

Kurse tre barinjtë nga Kërraba e Vogël, që u përdorën thjesht si hamej dhe u shpërblyen me dy qese të plota floriri dhe një tjetër përgjysmë (kjo e fundit u gris gjatë rrugës nëpër zgavrat midis malit dhe pjesës së betonuar), nuk folën kurrë, as para hetuesve, as para gjykatës, as gjatë vuajtjes së dënimit dhe afërmendsh, për më tepër, as tani që jetojnë me familjet e tyre në Pezë dhe Kërrabë.

Tani, 15 vjet më vonë, përsëritet e njëjta histori. Gjendet një hajdut i rëndomtë që për rreth 4 vjet paska vjedhur thesarin e shtetit dhe nuk i ka hyrë gjemb në këmbë. Shefja e vet, mjaftohej që kg në kasafortë nuk kishin ndryshuar, edhe pse ishin letra dhe jo para.

Instinktivisht me lindin pyetjet: Pse të mos hapej kasaforta dhe përgjegjësit, të numëronin tufat e parave!? Fundja, a nuk ishte kjo detyra e tyre, të paktën për justifikuar superpagat që firmosin çdo muaj!? Katër vjet ka vazhduar vjedhja, pra dmth inventari i fundit duhet të jetë bërë më parë se kaq, ose ndoshta nuk është bërë kurrë!? Ajo që nuk arrij të kuptoj janë këto katër vite: Pse u dashkan çdo herë katër vjet për të zbuluar vjedhjen në kasafortat e Bankës së Shqipërisë!? Mos vallë për të fshehur hajdutët e vërtetë dhe për t’ua lënë fajin ordinerëve me vese?

Tashmë nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim të shohim se cili do të jetë naivi torollak që do të vdesë ‘nga kanceri’ në këtë dosje…

 

24 komente në “Pse 4 vjet për të zbuluar vjedhjen në Bankën e Shqipërisë?”

  1. Hajduti says:

    Pune korrakesh…copa saliu e fullhani

  2. Theofan says:

    I nderuar Fatos! Nuk na thua ndonje cudi. Shqipetaret kane hyre ne histori si hajdute dhe pirate qysh 2000 vjet me pare dhe pergjate gjithe historise deri me sot njihen si te tille. Priten dhe me tej te tjera hajdutlleqe dhe pirateri.

    1. harry says:

      jo, nuk mendoj se “priten te tjera budallalleqe”Nuk jane te tilla, thjesht shqiptaret genitikisht kane natyren e tyre, me te mira dhe ane negative. Sigurisht ajo qe shquhet dhe eshte percaktonjese ne kete karakter tonin eshte PIRATERIA apo “popullorce” vjedhja: ka qene e tille, eshte dhe do te jete, ashtu psh si gjermaniket kane disiplinen dhe punen e palodhur. Kaq. Por, duhet lene qe ky karakter, manifestuar nga shumica, te sundoje? sa eshte e mundur qe “geni te ndryshohet nga ligji dhe presioni pozitiv? Se dime..nuk do ta dime, por ndikim ka psh mjafton qe nje gjyqesor dhe nje politike me njerez pozitive, dhe e mira rrit hapsiren dhe influencen e saj,,po gjithsesi, tipari dallues shqiptar si pirate – pavaresisht se nuk jane tge gjithe keshtu – do te na ndjek nga pas gjithmone..Ky eshte sot – duam apo nuk duam ne – imazhi sundues yni psh ne Europe.

    2. harry says:

      Tem, me vjen keq, por ja fute kot me shprehjen “u kap momenti i i perseritur, e keni thene njehre kete” ne nje kohe qe une kisha nje fraksion sekonde qe e kisha derguar..dmth askush nuk mund te kete lexuar nga komenti im asnje fjale..gjithsesi nuk do te shkruaj me, megjithese jeni me te besueshem se cdo media tjeter

    3. shqipetar says:

      Ore Theofanaq. sigurisht safi fillogrek
      qe e njifke historine e shqiptareve qysh
      2000 vjet te shkuara.O zagar!Shqiptari mund
      te thuash eshte njohur per bujar,mikprites,
      puntor,luftetar,mirenjohes por jo sikunder na
      thenke ti o ndyresire gjoja hajdut! Po ne fakt Pyll
      pa Derra nuk ka,ja ashtu si puna jote,por kjo nuk
      do te thote se i jep ndokujt te drejten per ta pergjithesuar
      dhe tja veshi kete vecori,
      nje kombi te tere.Po ti kesh dy pare mend
      publikisht e korregjone veten,ndryshe mbetesh jashteqitje.
      mbase keshtu ju pelqen;zgjedhja juaj.

      1. Theofan says:

        O shqiptar “patriot”! Po e pranoj vrejtjen tende, po harroj edhe historine. Po i kthehem diteve te sotme: Shiko grabitjen e tokave e trojeve, pra shqiptaret jane te pushtuar nga vete shqiptaret. Nuk e di se sa e kupton kete fakt. Me thjesht, shiko grabitjen e plazheve te vendit. Urime per patriotizmin tend fals e pa vlere.

  3. roberto says:

    Profesionistet ne fushen e sigurise jane nxjerre ne pension te parakohshem para 23 vjeteve.
    Keshtu u vodh THESARI ME FLORINJ e keshtu do vidhen te gjithe pasurite e shqiptareve!
    Nuk kemi shtet se SUNDIMTARET kane qene ne sherbim te agjenturave te huaja,pra kane punuar per shkaterrimin e shtetit shqiptar!
    Kam patur gruan shefe finance te nje Banke Kursimi para 90-tes,pra ne kohen e DIKTATURES KRIMINALE KOMUNISTE,por ne se nuk dilte fizikisht apo ne letra gjendja e lekeve apo e valutes edhe 10 qindarka,te gjithe punonjesit te bankes nuk largoheshin nga puna pa e gjetur gabimin sikur te rrinin deri ne mengjes!!!
    Ndersa tani,ne kohen e LUMTURISE DEMOKRATIKE,na dilka vjedhja 6 miliard sikur ha nje akullore!!!!

  4. çeço Selimi says:

    Perse te mos themi qe edhe ne kete vjedhje spektakolare do te kete nje naiv ” torollak ” qe do te shkoje ne boten tjeter pa dale para drejtesise !!! Apo perse te mos themi qe vrasesit e bankierit Artan Santo kane dale nga ” dera ” e Bankes shqiptare dhe kryen nje vrasje mafioze , per t’ i vene nje dryn kesaj vjedhje 4 vjeçare !

  5. adem says:

    mund te marrim shume gjera me mend por hajdutlleqet brenda BSH, nu do te marin fund sepse BSH e ka vjedhur e vjedh dhe do ta vjedhe politika Kashtu ka ndodhur ne1992 kur u tansferua thesari nga skarapari ne kerrabe keshtu ndodhi ne 1997-2001. Ne te dy rastet jane permendur emrat e politikaneve me te larte, A. Hajdari, I.Meta, N.Ceka, dhe sot kur Guvernatori Fullani nuk di asgje por ka rrogen me te madhe ne Shqiperi, ka blere Hotel Dajtin, rrogat e punonjesv jane jo me pak se 2 milion leke e muaj, punonjes jane gjithe kushurinjte e miqte e mikeshat e politikaneve. Nuk eshte e rastit qe kjo humbje e madhe me ane te vjedhjeve po justifikohet me uljen e iteresave bankare te lekut. Turp.
    Prokuroria dhe media cfare nuk punon kur kap ndonje arsimatr apo mjek me rrushfet dhe e ben sikur eshte bere ndonje pune e madhe, per keta dreqer hesht, jane vrare 13 biznesmene – asgje nuk ka dale. heshtje. U vrane tre politikane (Hajdari, Xhindi, oLLDASHI
    )vetem per njerin eshte kapur vrasesi por dhe ai pa treguar te verteten e madhe.

  6. bosii says:

    Cim Cani eshte hajduti thesarit te krrabes. Canin e shpetoi gjyqtari BICI. Ketij te fundit I ka marre cunin ne punevne ministri te financave. Po te duan organet e prokurise rihapin dosjen Cani dhe e gjeni ku shoj thesari krrabes.

  7. genc says:

    Shihni artikullin e Tema ne date 14 shtator 2011, kush e vodhi thesarin e Krrabes e shihni ne ke parti pin uje ky tipi se mos vijne nga nje dere te dy.

  8. dinamoviti says:

    FULLANI E KA VENDIN NE BURG

  9. Cool says:

    IZRAEL, je qe je….. Hidh Nja 10 raketa ketej nga Albania….

  10. dori says:

    Pergjigjen mund ta jape Kuvendi,po te therrase inspektoren e pergjithshme zj Elivar Golemi,te cilen e ka emerur vete kuvendi me detyren e auditit te brendshem dhe ta pyese pse u zbulua pas kater vjetesh kjo vjedhje?Pastaj te therrse Fullanin si pergjegjesin kryesor me ligj per mbarevajtjen e bankes

  11. Losar Vjerdha says:

    C’te themi me teper se: I mjeri popull. Mbasi ia boshatisen xhepat Sudja, Xhaferi, Vefa etj,te krijuara nga ish Sigurimi per Sigurimin, i’u drejtuan Thesarit te Shtetit e mbasi e boshatisen sikunder xhepat e qytetareve te mjere shqipetare i paskerka ardhur rradha Bankes se Shqiperise. Komunistet mbasi rjepen mire popullin tani po rjepin istitucionet Pushteti dhe vetem pushteti eshte rrenonjesi, ose me mire te themi, kanceri i kombit. U shofte kjo fare e ndyre.

  12. Geri says:

    Kur do te japi doreheqjen Fullani, se nuk e degjova mire ?

  13. agroni says:

    Pse nuk vidhin bangat para viteve 90-te?pse nuk zbatohen te njejta masa?Mesa duket vjedhin ata qe drejtojne shtetin shqiptar,ne ne krye kemi hajdut dhe sa te vazhdohet qe vendi te drejtohet nga kjo klase politike e korruptuar gjithemone do vidhet arka e shtetit me para te taksapagusve shqiptar.

  14. shaban says:

    jan dasht per fushat elektorale

  15. AK-47 says:

    Fakti i vjedhjes se bankes se shtetit, ose vjedhja ne nje objekt te rendesise teper te vecante, bile me i rendesishmi fare, tregon se shteti shqiptar ne cfaredolloj kohe ka qene dhe eshte i kapitulluar, qofte edhe para ketyre minjve te tuneleve.

    Dakort, thesarin e vodhen sepse ishte situate lufte, po tani cfare situate eshte??

    Gjate ketyre viteve eshte ne mode, bile edhe profesion te vjedhesh, nga ku?? Nga arka e shtetit, dmth edhe nga xhepi im, njesoj si ne kohen e revolucionit xhonturk….dhe vazhdon akoma i njejti mentalitet. Te fillosh pune diku, dhe te mos mendodh qe te vjedhesh por te mundohesh te besh punen per te cilen paguhesh te etiketojne budalla!! Kur te heqim dore nga ky mentalitet atehere do fillojme te bejme shtet, dhe keta komshite tane kane te drejte nga njehere rreth akuzave per shtetformim, se per 15 vjet ne asnje vend ne glob nuk ka ndodhur te vidhet thesari i shtetit dy here!!

  16. 4 says:

    Uji fle .,hajduti s’fle

  17. UN says:

    Po kazinoja ku “ku ka humbur 4.3 milion euro bixhozxhiu sa taxa i ka paguar shtetit per fitimet e nxjerra ? te mahniteshme rrogat dhe benefitet e pushtetareve shqiptare nga dalin ato kush i perballon…dhe ne brenda dhe jashte vendit mjaftohemi me shprehjen …”mjere ti popull qe i mban mbi shpatulla…jo jo tu thafshin shpatullat dhe tu thafte goja qe rri dhe hesht kur pjellat e tua behen kermat qe te qelbin qe te rjepin qe te perdhunojne…nuk guxojme te te hapim gazeten ne mengjes se do degjojme nje vjkedhje te re nmje perdhurnim te ri nje transaksion te padegjuar droge je korrupsion te nje lloi te vechante dhe njerzit qe na rrethojne na thone cdo dite he ke ndonje krim te ri nga shqiperia ? turp nje mije here turp…dhe ti popull i di shume mire qe te gtjithe pa perjashtim qe ne krye jane hajdute nuk ka nevoje ti zesh me presh ne dore te tregojne banesat dhe mjetet me te cilat jetojne dhe levizin te tregojne pushimet ku i bejne…te tregojen vilat qe kane ndertuar ne amerike dhe kanada ne europe dhe ku do

  18. dn says:

    Pse?sepse kemi nje shtyp pa vlere,qe nuk bene punen e vente si koleget ne per bote per behet pale me horrat!
    Sepse kemi gazetare qe presin lajmin nga politikanet,ne sherbim te cileve Jane vu bythe e krye.
    Qytetari nuk kemi.

  19. lili says:

    Enver Hoxha,kthehu se kemi nevoje per ty!

  20. JULIANO says:

    SHKERDHATACION SHTET ME SHTETAS TE MENDEROSUR

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje