Disfata e parë numerike e Edi Ramës në kuvend, këtë të enjte, paradoksalisht, nuk e ka “të keqen” tek numrat. Fakti se 5 deputetë socialistë ishin mbledhur në një nga restorantet më të dukshëm të Tiranës, (për të festuar sipas tyre një ditëlindje, por realisht, për të penguar krijimin e një shumice të cilësuar, që do të bënte të mundur ndryshimet në ligjin për KLD-në), është një këmbanë alarmi për ata të majtë që i urojnë kryeministrit të tyre një qeverisje të gjatë dhe të fortë. Dhe kjo, jo për faktin se supermazhoranca mund të tkurret disi.
Së pari ata deputetë që organizuan drekën shantazh, janë si për rastësi të njëjtët emra për të cilët opozita po e fshikullon përditë kryeministrin. Kështu që humbja e tyre vecse mund ta lehtësonte atë. Se dyti, kjo humbje, nuk është ndonjë qamet I madh, sepse, nëse Edi Rama i refereohet me qindra herë 1 milionë shuplakave që e sollën atë në pushtet, këto fshikullime, megjithëse ishin të panumërta, nuk ishin sërish aq shumë, sa për t’i dhënë atij cekun e bardhë për ndryshime që kërkojnë 84 vota. Pra, në këtë kuptim, edhe nëse ndokush nga të pakënaqurit mund të largohet, udha e mbarë i qoftë, ai nuk prish asnjë nga ekuilibret e 23 qershorit të shkuar dhe as nuk e shtrëmbron vullnetin e votuesit.
Por, pyetja që shtrohet pas asaj që ndodhi këtë të enjte është: a mund të sillet Rama në këtë mënyrë? A është ai i aftë që tejkalimin e masës së atyre që i bëjnë shantazh, ta kthejë në avantazh për vete? A ka ai aq forcë sa edhe këtë mandat, të përdorë standartin që përdori atë të shkuarin, me deputetin Kastriot Islami?
Të gjitha këto pyetje bëhen më akute sot, kur duket sikur trysnia e presioneve ndaj kryeministrit po shtohet.
Nga njëra anë, LSI-a që kish pirë e qetë dhe pa hapur gojë nën cicën e Berishës, aq pika qumësht sa kish dashur t’i jepte ai, madje që nxiu faqen e saj e shkoi e votoi për presidentin Nishani, megjithëse ishte betuar se vetëm këtë gjë nuk do ta bënte kurrë, ka filluar kërcënimet. Depuetetët e saj, herë të friksuar se mos lideri i tyre përgjohet e herë të trembur se mos ai nuk mbrohet nga garda, kanë filluar t’a kundërshtojnë publikisht. Natyrisht në emër të interest publik, sic bën gjithmonë LSI-a.
Nga ana tjetër, herë duke e kërcënuar me dalje nga koalicioni, e herë duke e presionuar me hijen e telendisur të diplomacisë helene edhe Vangjel Dule, kërkon ndryshime në ndarjen e re teritoriale, duke kërkuar që për Himarën të mos përdoret parimi i funksionalitetit, por ai i etnicitetit?
Pra pyetja që shtrohet është, a do të bjerë Rama pre e këtyre shantazheve duke ngritur që në vitin e parë të qeverisjes së tij, kultin e numrave? Të gjithë ata që e kanë ndjekur karrierën politike të kryeministrit aktual, mund të vënë bast se ai do të sillet po njësoj, ashtu si di ai, duke dhënë favore në këmbim të votës, duke bërë pazare në kurriz të parimit, duke ecur përpara, pavarësisht nga dëmi që lë pas.
Dhe pikërisht këtu kthehemi tek fakti se përse ajo që ndodhi këtë të enjte është më e rëndësishme se ata pesë numra. Sepse ka të bëjë me fizionominë e qeverisjes dhe me të ardhmen e Edi Ramës. Kur ai erdhi një vit më parë në pushtet, të shumtë ishin kritikët e tij, që parashikonin një qeverisje të Shqipërisë, të ngjashme me atë që kishin parë në bashkinë e Tiranës. Ku për t’i mbyllur gojën mediave jepeshin leje ndërtimi, ku për të blerë mbështetje politike zbatohej parimi “një pallat, një votë”, ku për të zhdukur dosje gjyqësore, përdorej e njëjta metodë. Ndaj e ardhmja shihej thjeshtë si një përsëritje e së shkuarës.
Por, kishte të tjerë që, herë për arsye të optimizmit e herë për besimin e patundur tek raca njerzore, mendonin se këtë rradhë, ishte ndryshe. Duke pranuar gjithë mëkatet e Ramës në të shkuarën në Tiranë, justifikimi I tyre qe: i është dashur të luajë mes lubive. i është dashur të ngrihet i vetëm, duke pasur përballë, herë Nanon, herë Berishën, herë Metën dhe herë të gjithë së bashku? A mund ta fitonte këtë betejë si puritan? Pa mbështetje nga mediat, biznesi dhe politika? Po, sipas rregullave të kohës, a nuk duhet të mëkatonte ngapak, për ta pasur këtë mbështetje? Po të sillej ndryshe do të ish kthyer sërish në Paris me thonj të paprerë, është justifikimi i tyre. Por, vazhdonin ata, këtë herë që është i pari, që nuk i ka të nevojshme këto kompromise të ulta, që nuk ka më të superpushtetshëm që mund ta sulmojnë pas shpine, ai do t’i japi fund të gjithë këtyre praktikave “të politikës së vjetër”.
Dhe ja ku jemi. Pas një viti, Rama, tani në pushtet, gjendet sërish përpara së njëjtës dilemë. Ai ndjen kërcënimin e një numri deputetësh që në këmbim të votave për KLD-në apo dhe më pas për reformën territoriale, kërkojnë zgjermim të feudeve të tyre financiaro-politike. Ai ndjen trysninë e përditshme të LSI-së, që s’ka as ndërmend të lëshojë një grimë pushtet, për të ndërtuar sadopak shtet. Atij i del përpara ndonjë si Vangjel Dule, që kërcënon me numra modestë dhe me peshën e tretur të Venizellosit.
A do të bjerë Rama pre e këtyre shantazheve ? A do të dhurojë ai favore në këmbim të stabilitetit politik personal? Apo do të kënaqë ata që deri një vit më parë mendonin se bashkë me ngritjen në krye të qeverisë, ai kishte ndryshuar?
Pikërisht, sepse ngriti këto pyetje dhe këtë dilemë, ajo që ndodhi këtë të enjte në parlament, është e rëndësishme. Jo për faktin se disa deputetë të fortë bllokuan kryeministrin, por për atë se i shërbyen si lakmues, që na bën të kuptojmë se si do sillet ai në të ardhmen: ashtu sic shpresojnë adhuruesit e tij, apo ashtu sic pretendojnë ata që shohin në të ardhmen, projektimin e Tiranës së djeshme. (Lapsi.al)
Pra mesa po kuptoj une nga artikulli Andit, I bie qe nese Rama nuk I largon keto deputete atehere ai do beje pakt ne ta ne kurriz te qytetareve shqiptare per hir te karrieres se tij personale. Ta shohim si do reagoje. Nuk kam ndonje shprese qe Rama ti dali kundra atyre. Nuk duket aq I forte perkundrazi sme duket aspak autoritar kur 5 deputete te tij ja dhjesin ne sy te popullit.
Andi eshte shume qesharak,kur pretendon se keta 5 deputete jane me te fuqishem se kryeministri Rama.Une jam i mendimit se keta 5 deputete,duhet te kene parasysh se kryeministri ne Shqiperi eshte shume i fuqishem ligjerisht dhe aq me teper ky kryeminister,i cili eashte edhe shume i fuqishem elektoralikisht.Pavaresisht se Andi na ben te gjitheve qorra,shurdha e madje idiota te gjithe ne qe kemi votuar Ramen.Ne cdo artikull qe shkruan nuk perton kurre te citoje dhe pak fyerje falas(ofese gratuite).
Po pse or Bushat,e quan Disfat dhe jo Demokraci,
apo keshtu ta tha shoku Sali.
Ikore Protopap i vogel se je bere Bolori
Po si jeni bere te gjithe ju te berishistanit”
Mjeshtra te Futja Kotit!.
Ta gezoni,dhe futjani se tani ju ka ardhur koha
te garoni.Te shohim se kush dota thyej rekordin;
Ti,Artan Kandidati(qe as me Nishanin nuk fitoi gjekafsh)
Cani,Cili,Heksiqi Balliu,apo grupi Bode,Ristan,Noka,Halim
me gjith Shejtan.Vec shikoni se Basha dhe Saliu jane Rrufjane.
Andi eshte nje gazetare sharlatane qe deri sote nuk ja kam kupluar moralin….reshqete si njala. Ai pordhe majtas e djathtas.
Po Ik more Baxhell , Injorant ,ka rene shqiperia kaq poshte sa te jesh edhe ti Opinionist Njeri Idjot me I te madhe
Po thua shume per te mos thene asgje o Andi.
Andi eshte i jashtzakonshem si gjithmone…. http://bit.do/hijet-e-tiranes-se-djeshme-NGA-Andi-Bushati
Bravo Bushati !Nje analize e shkelqyer. Pa shume optimizem ja leme kohes.
Shqiperia eshte vendi i cudirave !!!
..ku le mor bushat se na thave syte.As nuk ta lexova shkrimin se e di cfar do thuash:ke 20 e kusur vjet qe na cave bythen por po me duket habi sepse sa doli lajmi per miun e kuq kur ja befi (morri i kuq) BUSHATI!!!???
Tom Doshi ta kuptoje mire qe po ulet ne prehrin e Greqise me karshillekun qe po ben me Verioret rrebele.
Vangjel Dule shkon konsultohet ne Athine, dhe Tom Doshi eshte ne te njejten llogore me te per ndarjen Territoriale.
foli nipi kriminelit hisni, i cili vrau e preu patriotet e vertete vlonjate,dhe djali kurvarit bushati i cili sla valltare dhe kenetare pa shkerdhyer se i nxirte jashte shtetit familje me e degjenerume se bonte nona
Kercen majmuni nga dega ne deg, kap nji koqe “frut” dhe mbasi e ka fut ne goje ,gezojn shikusit ,vizitore te kopshit zoologjik,e te entuziazmuar duartrokasin .
Po shkruaj prape bushat,oh sa na kishte mare malli!?.Coj noje zile tan hoxhes,shkullakut canit.Se mos me harro bejtjen mor aman se mjekra e tij ka vleren e janulles.Na bej shpejt noj emision tek ufo tv me cim peken.Na jepni drejtim se jemi bo si delet e kapura nga vapa.Ah mor bushat mor bushat.Kam nje muaj e kusur qe vras mendjen se pse osht i hutum toma dhe me siguri e ka nga mungesa e bushatit.Eh cna e freskove korrikun mor bushat…
O Bushat, e ke thene aq bukur qe Rama do te drejtoje si ne Bashki, me njerezit e tij qe do kene favore, dhe me te tjere qe do marrin favore ne kembim te votave. Perfundimi, u rrofte Rilindja mor qorra bashke me ata qe mendojne se Rama eshte ndryshe nga Sala, nese nuk do reagoje ndaj tyre Rama do tregoje kryekeput se ai u ka dhene ose ka lejuar qe ata te bejne pislleqet e tyre!
Epo tani Salën e patëm në krye dhe e degjeneroi vendin në republikë bananesh, kemi pasë dhe Ilir floririn dhe ai me pragmatizmin e tij është i pangopur për të vjedhë, tani kemi dhe Edin që ca punë sikur i ka rregulluar, fundja e ka një vullnet të mirë për t’i bërë gjërat mirë edhe pse ka stërkambsha nga të katër anët. Tani na thuaj,o Bushat kush është kryeministri i mirë për ty…ndofta Çim Peka apo Reiz Çiço?
HE HE HE HE JANE MBLEDHUR TE GJITHE KOKELAKRAT DHE KUNDERSHTOJNE
BUSHATIN PER REALITETIN E TANISHEM .HE HE HE BESOJNE TE MJERET QORRAZI.
Ah more Ed Rama, mezi po presse te na vish prap ne dore, por kesaj here do ta rregullojme bythen mire. Me 23 qershor te besuam qorrazi, punuam si shkerdhata, dere me dere, shtepi me shtepi. Por I harrove sapo u ule ne karriken e mbretit te gjitha : censuset, patronazhistet, koordinatoret, punen e palodhur, te deleguarit, drejsen e derdhur, komisioneret, numeruesit, kohen e shpenzuar, investimin qe beme, premtimet qe dhe. Harrove gjithe anetaresine e partise socialiste dhe po punon me qelbesirat qe te la Sali Berisha ne dere. Sot deputetet e tu besnike (kurvat parlamentare) i kane hequr zilet telefonave sepse nuk i pergjigjen dot atyre qe i bene deputete dhe gjate gjithe kohes mashtrojne apo evitojne takimet me antaresine dhe elektoratin sepse skane fytyre ti dalin perpara. Ka prej tyre qe pranojne nen ze se eshte bllokuar gjithca prej TEJE dhe politikes tende te punesimit. ndaj dhe ka ndodhur kjo revolte nga pese burra qe jane BESNIKE te elektoratit te tyre. NJE BRAVO E MADHE PER DOSHIN, NDREUN, PRENGEN, CAREN DHE FRROKUN qe nuk lejojne ti trajtoje si dele delenxhiu ED RAMA dhe qe kane dinjitet perballe atyre qe i zgjodhen.
Je socialist prej verteti apo nje socialist qe je bere i tille per te perfituar?Kjo eshte e keqja e ju qe jeni anetare partish,jeni aty per te pretenduar privilegje!Ku ishim,hiç gjekundi…le te beje dhe Edi si Berisha,hiqe Lenen vere Prenen.Meritokracia ore socialist i vertete….t’a mban prapanica,Edi te detyroi ty te futeshe ne parti?Ne ke punuar ke dashur vete pasi duhet normalisht te kesh disa ideale,per te mos thene se dhe je paguar.
O Andi ata palaço duhet te shporren nga parlamenti. Turp qe jane ne parlament e perfaqesojne nje popull te tere te tjerat nuk kane rendesi votojne apo jo. Ata jane turpi i parlamenntit, mire e ka opozita.
Ajo qe te befason eshte se ky grupim nuk kundershtoj ne parlament, por krahas aktiviteteve te z.Basha per “pensionet”,takimi me amb.amerikan te treshes berishjane,doli ne skene dhe “dreka” e nje ditelindje.
Ajo qe konstatohet nga jashte,dikush ka informacion te brendeshem,ka vene ne levizje grupet “antiRama”duke i joshur me interesa.
PD-ja mbasi deshtoj ne uljen e 84 votave duke i rinumeruar,ajo ka punuar dhe vazhdon te godase maxhorancen ne kete pike,duke i koruptuar atje ku interesat zgjidhen nepermjet gjyqesorit,sepse ate e drejton Berisha.
Reforma ne derejtesi duhet te kishte perfunduar berenda 100 diteve,kjo do kishte zgjidhur mjafte probleme,tani ajo eshte jashte duarve te maxhorances.
LSI-a nuk deshiron aleance me Camet,per kete ajo ka filluar nga “xhelozite”,forcimi i partise came sjell ne skene nje force te katert ne parlament,duke zbehur forcen ne ritje te LSI-s.
o bushat shkruaj ku te duash por jo tek tema jo per tjeter por per niveli euletqe ke tregu nje servil i sdi kuj po kur flet ti e ato qe u permenden ma siper po kan harru fari balliun jeni nje grup antishqiptare po edhe te pa ftyre
Doshi dhe te tjeret kane te drejte,jane bere deputet per merita te vetat dhe jo nga lista sikur jane 2/3 e deputeteve socialiste.
1-Po kerkojne llogari per veprimet e ministrit te Brendshem dhe eshte e drejta e tyre se per ate pune jane votuar.
2-Shprehin shqetesim perse Kamza dhe Paskuqani jane lene jashte Tirane dhe eshte detyrim kushtetues qe te kerkojne llogari,
3-Ata nuk e ndiejne veten numra si te tjeret dhe ky fakt eshte shendet i demokracise parlamentare,
4-Fitorja e 23-Qershorit nuk ishte vetem e Kryeministrit dhe e ministrave por e te gjithe socialisteve, ndaj dhe te gjithe duhet te kene akses ne qeverisje,dhe jo vetem “cunat dhe gocat Tironse”
5-Mos te harrojme se per here te pare Shkodra,votoi majtas dhe meritat e Doshit nuk mund te mohohen,
6-PS dhe Rama duhet te vleresojne kontributet e te gjithe Socialisteve dhe jo vetem te nje grupi afer Rames te cilet po punesojne dhe “macet” e shtepise, dhe i kane lene socialistet e vertete te “ngrohin”bakrun ne Diell.
7-Eshte detyre e Rames te ulet me keta deputet dhe te vleresoje problematikat qe ata kane,dhe ti zgjidhe ato me qetesi e maturi,nuk eshte koha te tregoje “dhembet” por eshte koha ti jape te drejte gjithesecilit.
8-Sjellja e tyre(deputeteve)tregon se jane dinjitoz dhe duhen veresuar per veprimin e kryer,e si tjeter mund ti tregojne ministrave se ndodhen ne ato poste nga vota e tyre, dhe jo se jane te “madherishem”,thjesht jane tokesore te “veckel” te bere te medhenj nga “maja e stilolapsit”te RAMES.
9-Eshte koha kur RAMA duhet t’i degjoje me kujdes deputetet e vertete.
Ky Bushati dhe miu i kuq dolen ne te njejten dite ne gazete.
Por ku jep edhe ky analiza,nipi i Hysni Kapos ,anarit me aktiv te Byrose Politike qe ka bere namin ne kohen e xhaxhit.Nuk po them se nuk duhet te punoje ,por e para nuk eshte i besueshem dhe e dyta te heshte dhe te beje nje pune tjeter dhe te zhduket na televizionet se na dhembin syte kur e shohim.Nuk e kuptj perse i jipni ketij sharlatani akses ne gazeta dhe TV.Mero ke ndonje koment per kete peden? Pasi sic e dime je shume i ashper me disa por me disa te tjere qe duhet te jesh jo.Pse???
Bushati me nje hamendesim te tipit berishe dhe si disa labele te tjere qe nuk rreshten se fortifikuar pushtetin e diktatures dhe te injorances qe shkatrroj cdo qelize te ketij vendi vazhdon ti bier dallues se 2b-ve ,besoj qe do te keni qeni ne ndonje skeme pagese ekstra…………….mos fli gjume kur flet dhe shkruan…….
Mendoj se Rama do veproje si me pare… do u jape nga nje llokme pushtet “rebeleve” ne zonat te tyre dhe reformat do votohen….