Makiaveli i Kremlinit e ka çuar Rusinë drejt katastrofës

24 Korrik 2014, 20:00Blog TEMA

Nga Gideon Rachman

 

Vetëm pak muaj më parë, njerëzit e gjenin të pranueshme të vlerësonin Vladimir Putinin për gjeninë e tij strategjik. Të djathtët në Amerikë, përballë vendosmërisë së shfaqur prej tij, vinin për kontrast dobësinë e presidentit të tyre. Në një editorial me titull “Obama përballë Putinit. Mospërputhja…”, Charles Krauthammer argumentonte: “Me këtë president, Rusia e ka sjellë vërdallë për hunde Amerikën”. Rudy Giuliani, ish kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut vlerësonte vendosmërinë e Putinit dhe deklaronte: “Ai po, që është një lider”. Nigel Farage, udhëheqësi i UKIP në Britani, deklaronte se Putini ishte udhëheqësi botëror që admironte më shumë.

Sa i pavend tingëllon i gjithë ky adhurim, pas rrëzimit të avionit të Malaysian Airlines. Politika e hapur e Rusisë, e furnizimit të rebelëve prorusë me raketa tokë-ajër nuk ishte thjeshtë imorale. Ajo përgënjeshtrone dhe idenë se Vladimir Putini është një lloj gjeniu strategjik. Përkundrazi, këtu ai është shfaqur si një bastexhi i dalldisur, politikat paranojake dhe cinike të të cilit po e çojnë Rusinë drejt izolimit ekonomik dhe politik.

Mini-Makiaveli i Kremlinit besonte se mund ta destabilizonte Ukrainën ndërkohë që të vazhdonte të mohonte në mënyrë të besueshme lidhjet e Rusisë me rebelët separatistë.

Megjithatë, “Zoti i kukullave” nuk arriti të mbajë në kontroll të gjithë fijet. Pas vdekjes së pothuajse 300 civilëve të pafajshëm, një dritë e fortë po hidhet mbi përfshirjen e Rusisë në këtë tragjedi. Jashtë Rusisë, vetëm një grusht apologjesh të Putinit ka gjasa të pranojnë mohimin e përfshirjes së tij.

Tani, autoritetet ruse përballen me një zgjedhje shumë të vështirë. Nëse bashkëpunojnë me një hetim ndërkombëtar për tragjedinë e MH17, rezultatet ka gjasa të jenë tmerrësisht sikletosëse. POr nëse bllokojnë hetimin, fshihen prapa teorive të komplotit apo edhe dërgojnë trupa në Ukrainën lindore, atëherë do të nxisin një kundër-reagim edhe më të fortë ndërkombëtar. Javën që kaloi, edhe para tragjedisë së avionit civil, SHBA kishte paralajmëruar intensifikimin e sanksioneve. Edhe BE pritet të ashpërsojë qëndrimin e vet. Disa kompani të mëdha ruse po humbasin aksesin në tregjet perëndimorë të kapitalit.

Tek pragu është edhe izolimi politik. Rusia është dëbuar tashmë nga Grupi i Tetë vendeve më të industrializuar. Australianët, që humbën shumë nënshtetas në atë avion, po pendohen rëndë që kanë ftuar Putinin në një samit të G20-ës në Brisbane, në muajin nëntor. Dhe shumë shpejt, pritet të vihet në dyshim edhe organizimi i Kupës së Botës 2018 nga Rusia.

Gabimet e Putinit shtrihen përtej papërgjegjshmërisë së mundësimit që separatistët të qëllojnë një avion civil. Ajo gafë i ka rrënjët në të paktën katër politika të tjera të dështuara. Së pari, ishte reagimi shumë i ekzagjeruar ndaj idesë që Ukraina mund të firmoste një marrëveshje tregtare me BE-në. Ideja që Brukseli po përpiqej me forcë të rrokte Ukrainën ishte paranojake. Në të vërtetë, prej dekadash BE ka qenë hezituese për të afruar Ukrainën. Anëtarësimi në NATO – që Moska e shpalli si kërcënimin e madh ndaj Rusisë – ishte gjithashtu një ngjarje e largët. Në samitin e vitit 2008 NATo refuzoi ta fusë Ukrainën në rrugën e anëtarësimit, dhe ky ka qenë pozicioni i saj që nga ajo kohë.

Gafa e dytë e Rusisë ishte që shkaktoi trazira në Ukrainë ndërkohë që mohonte përgjegjësinë. Mund të jetë dukur gjë e mençur në një kuptim cinik – dhe sigurisht që e zuri botën në befasi kur aneksoi Krimenë. Por në Ukrainën lindore, manipulimi i Moskës ka qenë më pak efektiv dhe më i vështirë për t’u fshehur. Kulmi erdhi me tragjedinë e MH17. Rezultati është që Rusia është në një pozicion që më keq nuk bëhet. Ajo nuk ka kontroll të plotë të ngjarjeve, por sërish fajësohet për to. Dhe me të drejtë, sepse, edhe nëse urdhëri për të qëlluar nuk ka ardhur nga Moska, rusët mundësuan që ngjarja të ndodhte.

Kurthi i tretë që Putini ka krijuar për vetveten ka të bëjë me manipulimin e opinionit publik të Rusisë përmes një propagande nacionaliste, gjithnjë e më të fortë. Kjo ka sjellë efektin e dëshiruar të rritjes së mbështetjes për presidentin. Por kjo ia bën edhe shumë më të vështirë që të sprapset. Cdo veprim që është më pak se mbështetje totale për separatistët do e ekspozonte Putinin ndaj akuzës se ai dështoi në mbrojtjen e rusishtfolësve nga “fashistët”, që mediat e tij thonë se po kontrollojnë Ukrainën.

Gafa e tij e katërt ka qenë se ka nënvlerësuar vazhdimisht reagimin e Perëndimit. Ndoshta lajkatarët që i rrinë rrotull e kanë bindur se është një mjeshtër në strategji dhe që perëndimi është i dobët. Reagimi i perëndimit ndonjëherë ka qenë i ngadaltë, por janë miratuar sanksione realë, dhe të tjerë priten. Biznesmenët e mëdhenj rusë janë të tmerruar nga kjo situatë. Por për momentin, janë të pafuqishëm.

Duke i lejuar vetes të futet në një konfrontim të panevojshëm dhe shkatërrimtar me perëndimin, Putini po merret gjithashtu me problemin e gabuar. Pavarësisht gjithë paranojës së Moskës në lidhje me NATO-n, sfida e vërtetë strategjike e Rusisë është ngjitja e Kinës. Por, i mbërthyer në një konfrontim me perëndimin, Putini ështëshndërruar në një njeri që i lutet Pekinit, siç u bë e qartë edhe nga marrëveshja për energjinë që firmosi me Kinën në muajin maj.

Ka qenë media ruse që e ka zbutur këtë dështim të madh dhe e ka paraqitur Putinin si një hero që ngrihet kundër botës armiqësore. Dhe sondazhet tregojnë se kjo fushatë po ecën mirë për momentin.

Rreziku është që, e vetmja mënyrë për Putinin që të fshehë dështimet e tij të njëpasnjëshëm është të përkeqësojë më tej atmosferën e krizës, duke krijuar një profeci vetëpërmbushëse në të cilën Rusia gjendet vërtetë përballë një perëndimi armiqësor. Kjo politikë është e rrezikshme për botën – dhe mbi të gjitha, për vetë Rusinë. /Financial Times/

Përshtatur në shqip nga bota.al

18 komente në “Makiaveli i Kremlinit e ka çuar Rusinë drejt katastrofës”

  1. AP says:

    Pallavra , fund e krye pallavra ! E vërteta është krejt ndryshe !

  2. elinor says:

    Go to hell you russian bastard!!!
    Sa me pelqen ajo karikatura, “me duar te pastra”,… si nje bastard i yni qe i ngjet shume.

  3. zamo says:

    Ta shpif ky lloj perkthimi nuk lezohet dot artikulli .

  4. Navy Seals says:

    Ju ka ngecur veza kryq me Putinin dhe Rusine, sepse ai shikon dhe mbron interesat e vendit te tij dhe jo te oligarkise boterore, te ciles i intereson vetem te shfrytezoje dhe te shkaterroje ekonomikisht vendet e pafuqishme dhe te varura financiarisht nga ta, per interesat e tyre. Kjo natyrisht ndodh nen petkun e “demokracise”, te drejtave te njeriut dhe te zhvillimit ekonomik sipas institutit te statistikave te FMN-se dhe Bankes Boterore. Keta po flasin per nje krize, te cilen e krijuan vete dhe tani duan qe t’ia faturojne Putinit dhe Rusise, duke perdorur lloj-lloj gazetarucesh dhe opinionistesh, te cilet jane ne pejrollin e tyre.

    1. elinor says:

      “… mbron interesat e vendit te tij.” Hiqe ‘vendit’!

    2. or Taj says:

      Listen you sad case:

      First, stop using that name ’cause it ain’t yours and you dirty it by using it. Navy Seals stand opposite of your ramblings above.

      E dyta, po ta them ne shqip. Putin eshte nje idiot si te gjithe diktatoret qe kane ndjenjen e pazevendesueshmerise.
      Drejton nje vend me territorin me te pasur ne bote, ujrat, pyjet, mineralet mbi e netokesore gati te pa limit. Ka nje popullate te edukuar e trajnuar relativisht mire ne nivelin teknik. Ka hapesire strategjike super te favorshme; dalje fizike ne Europe, Azi, ne veriun e Amerikes, ne Polin e veriut e rruget ujore veriore, preket nga shume dete e shume shtete. Ka nje karrike te privilegjuar ne UN me fuqi vetoje.
      Ka perballe nje Evrope qe ne 20 vjetet e fundit I ka hapur dyert e tregjeve te saj, per kapitalin Rus, ka nje afrike qe I pranon investimet ruse, ka nje Kine qe i ka hapur tregjet per ruset e plot e plot avantazhe qe shtete te tjera do ti enderronin ti kishin. Por cfare ben Putini me gjithe keto mundesi? Nga ekonomia 2 me e madhe ne kohen e USSR e ka vendosur Rusine ne nje nivel me Brazilin. Great leader lol. Asnje zhvillim konkret pervec shitje pasurish natyrore.
      Asnje plan madheshtor, infrastructure, revolucioni social apo industrial sic po ben Kina, brazili, meksika, argjentina, Nigeria.
      Rusia ka nje sulltan. Putini kujton se meqe ka bomba dhe cash eshte po aq I sofistikuar sa ata qe e ftojne ne tavoline.
      Cfar fatkeqesie te kesh gjith ate pasuri dhe ta perdoresh si mall magazine per shitje e korrupsion. Putini eshte mallkimi I Rusise.
      Rusia sot duhet te ishte si Australia e Kanadaja per nga niveli I jetes se populates. fatkeqesi

      Brazili e ka kaluar ekonomia e Meksikes po I afrohet
      Sillet si gangster. Nuk ben asnje plan zhvillimi, por thjesht shet lende te pare, nafte, gaz, dru, drith, dhe ca arme. Furnizon ca shtete te dyshimta me teknollogji nukleare dhe kaq. Shiko cfare ka bere Kina per 20 vjet dhe shiko cfare ka bere Rusia per 20 vjet. Shiko nga u nis kina dhe shiko nga u nis Rusia. Kina eshte bere ekonomia 2 ne bote Rusia ishte numri dy dhe

      1. elinor says:

        Koment i mire ‘or Taj’. Duhet ta lexoje edhe ai Krricoja, miku i ketij me siper.

      2. Navy Seals says:

        Rusia eshte ne sovranitetin e saj dhe ne te drejten e saj per te pare interesat e saja dhe per te zhfrytezuar pasurite e saja pa ndermjetesimin e fajdexhinjve te USA-as. Duke futur ketu edhe oreksin qe ka USA, per te kontrolluar tregun Europian te Gazit, kjo e kompleton panoramen se kush fut hundet ku. Problemi eshte, se Rusia nuk eshte “the little kid” that you can slap around.

      3. Navy Seals says:

        About my nickname, the Navy Seals are solders who follow orders, but this doesn’t necessary means that they have or share the same political views like the dirty Washington DC politicians.

        1. elinor says:

          …and the russian politicians are the clean ones, right?! Putin above all of them!! Your arguments are so pathetic, comrade!

  5. Silvio Berlusconi says:

    Fillimenti di Putin /?. Ma dove? quando ? in che cosa ?.
    Immbecili giornalisti, anche perche siette pagati in nesun maniera non potete gjustificare il vostri pecati, se anche voi siete un anello del nostro catena spacato.
    E finitto la nostra era . Il ciclo e chiuso definitivamente.
    Protagonistet lideriste sianno ASIATICI.

    1. albi says:

      Silvio, me mik e ke kalu filloren? ca note e ke pas ialishten?

  6. Uncle Sam says:

    Ata qe po i afrohen fundit te tyre tragjik, nuk kane zgjidhje tjeter pos te gargarisin ne kte menyre. Putin eshte fantazma qe ua fut ethet ne palcen e zemres. Ata zbardhen kur e mendojne se para tyre eshte shfaqur ariu Rus

  7. Silvio Berlusconi says:

    Albi/ Io sonno analfabbeto caro mio; ma tu nell quale univerista sei laurato?.Spero che non quello di Renzo Bossi.
    Questa parolla che hai scritto ialishten, dove l’hai trovatto ? Cosa segnificca ?.
    Becco di merda.

  8. Njala says:

    Ok, ‘Mini-Makiaveli (me sakte: Xhahil- hijeno- krokodil Makiaveli)i Kremlinit
    besonte se mund ta destabilizonte Ukrainën
    ndërkohë që të vazhdonte të mohonte
    në mënyrë të besueshme
    lidhjet e Rusisë me rebelët separatistë.
    “Zoti i kukullave” nuk arriti të mbajë në kontroll
    gjithë fijet…një dritë e fortë po hidhet mbi përfshirjen e Rusisë në këtë tragjedi.
    Jashtë Rusisë ( jashte e brebda)
    vetëm një grusht apologjesh të Putinit
    ka gjasa të pranojnë mohimin e përfshirjes së tij’

    Po masanaj ?!, ky o halli!!!

    1. Navy Seals says:

      Nuk e destabilizoi Rusia dhe Putini Ukrainen, por CIA dhe US of A. Arsyeja eshte, se duan qe te nderpresin perfundimisht furnizimin me Gaz te Europes nga Rusia (duke e marre dhe kontrolluar vete kete treg), pasi te jete gati projekti TAP. Dihet qe te gjitha tubacionet e gazit per ne Europe, kalojne nga Ukraina. Poroshenkon e kane ne xhep dhe kur te vije momenti do ta perdorin. Si fillim, e vendosen ne qeveri dhe pas disa vitesh do ta perdorin per kete qellim.

  9. Njala says:

    Sakte ‘or taj’!… Me e bukra o se putin hijena kujton se o mo i modh se caret ,
    hihihi. Ne fakt osht mo i madh
    por sharlatan siperor!
    Vetem Vicidolsi ja merr .. .
    Kurse rama o rrote me rrote!

    Qari i kujt?!…

  10. elinor says:

    Ja po e pranojme per nje moment qe gjoja Ukrainen e destabilizoi US of A-ja, megjithese nuk eshte aspak ashtu, ti Navy Seals mendon se Ukraina nuk ka te drejte te zgjedhe me cilin ben biznes pa i marre leje Rusise cariste?! Pse te duken protestat e nje populli ndaj nje presidenti aq te korruptuar si jo legjitime dhe se duhet te jene nxitur patjeter nga jashte?
    Qe je antiamerikan e antiperendimor kjo eshte mese e qarte; njerez si ti jane kunder Amerikes per cfaredo lloj qendrimi qe ajo mban. Edhe ne rastet kur ky qendrim eshte i padrejte, ta zeme ndaj Izraelit, ju prape do dilnit kunder dhe padashje do mbanit anen e Izraelit. A e kupton se jeni njerez me “issues”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje