Nga Kai Diekmann*
Ne gazetarët e Bild ndjehemi veçanërisht të angazhuar për fatin e Izraelit. Atij vendi, shteti, në të cilin u bashkuan rreth 70 vjet më parë të mbijetuarit e Holokaustit.
Këtë detyrim, që na e ka lënë botuesi Axel Springer, e plotësojmë me bindje të plotë dhe me pasion.
Pse? Shumë e thjeshtë: çdo gjerman, që do të marrë seriozisht mësimet nga Holokausti, duhet të jetë gjithmonë në krahun e Izraelit, kur kërcënohet ekzistenca e shtetit hebre.
Por a duhet të na duket e mirë gjithçka që bën politika izraelite? A duhet të heshtim për veprimet e Izraelit, edhe nëse jemi të mendimit se ndërhyrjet ushtarake mund të sjellin pikërisht të kundërtën e asaj që synohet të arrihet- domethënë të garantohet siguria e njerëzve në vend?
Jo, natyrisht që jo. Dhe këto janë dy çështje krejt të ndryshme, qëndrimi ndaj Holokaustit dhe qëndrimi ndaj shtetit hebre, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve të tij.
Kush ka rezerva për këtë të fundit, të protestojë paqësisht, për shembull përpara ambasadës izraelite- por jo përpara një sinagoge. Kush e bën këtë, është një antisemit i pastër.
Dhe për këtë nuk ka vend në Gjermani.
Kurrë më! Ky është një detyrim dhe Axel Springer e ka kuptuar atë.
*Kryeredaktor i gazetës më të madhe gjermane, Bild
Nuk kuptova asgje!
Më pëlqen logjika e kryeredaktorit të BILD. Bravo , respekt për të !
Ndaj te njejtin mendim dhe vleresim me ty. ?