Nga Magdalena Ramohito
Më jep njerëzit e duhur dhe nuk më intereson se çfarë organizate do më japësh. Gjëra të mira do të ndodhin. Më jep njerëzit e gabuar dhe nuk ka rëndësi se çfarë do të bësh me organizatën. Gjëra të këqija do të ndodhin- Colin Powell
Është mirë të mos i heqim asnjë copë së tërës. Le ta fotografojmë ashtu siç është me të gjitha ngyrat që ajo mbart!
Madje e tëra ëshë më e madhe se shuma e copave…
Në Shqipëri kritika dhe nënvlerësimi i së tërës është bërë modë. Këtu gjithkush e gjithshka kritikohet, madje ka raste që sulmohet aq ashpër sa mund ta zëvendësonte plumbin, jo vetëm si akt goditje, por pse jo edhe nga ana ekonomike. Tek ne nuk ka nevojë për armë, edhe në rastet kur shkrehen ndaj personit që e urrejnë (rastet kanë qenë këto 23 vjet baraz me luftë civile) veprimi kryhet thjesht prej instiktit kafshëror për ta parë tjetrin një kadavër, sepse lufta që i bëjmë njëri- tjetrit e vret shumë më shumë se plumbi.
Nëse do përfshihesh në biseda, do të marrësh pultin për të ndezur televizionin, ke marrë riskun për të turbulluar gjakun. Menjëherë vërshon vreri mbi këdo e çfarëdogjëje, secili sipas variantit të tij, një pjesë e madhe sulmojnë pakicën e mirë e të pambrojtur, që ndrin si margaritar i rënë në baltë e shkelur nga këpuca e çdo dallaverexhiu e matrapazi, të cilët janë sot në modë. E nëse një nga ata margaritarët ngre kokën dhe guxon të thotë atë që sheh, të vërtetën mbi veten e tij, thith gjithë baltën ku është zhytur, deri sa të mos i mbetet cep i trupit pa u bërë pis, veçse duhet ta themi se ai nuk është i vetëm…
Të gjithë thonë të vërtetën, të gjithe e kanë pronë të tyren, madje të vrasin në emrin e saj, të thyejnë kockat, betohen se do të të çojnë në ferr, sepse janë të bindur për të vërtetën e tyre.
Imagjinoni këtë mori njerëzish pa drejtim, që secili ka drejtimin e vet, të atashuar në organizata të ndryshme, private apo shtetërore, me çfarëdo drejtimi si mund të arrijnë rezultate pozitive?
Gjithë ditën të gjithë thonë në kor: Shqipëria nuk bëhet!!!
Ai është hajdut, ky është mediokër, filani është fshatar, filania është e poshtër, ky rreh gruan, ajo është e paguar, ai është i korruptuar, filani është mafioz, filania tymos!
Si do na vejë halli???
Panorama nuk është kjo, asaj i mungon edhe një copë. Madje i mungon më e mira që ajo ka, por nuk ka shumë iniciativë, më së shumti ndihet e friksuar dhe ka kohë që mbijeton, sepse piramida jonë shoqërore është me majë poshtë…
Sikur këta të mirët të viheshin në krye të çdo organizate, rezultati do të ishte pozitiv, nuk ka rëndësi organizata, por njeriu që e menaxhon!!!
Z.Ramohito ! Ky shkrim shpreh indinjaten tuaj te thelle ,per kritikat
e vazhdueshme ,qe ju jane bere ne drejtim te disa shkrimeve pa sens.
Gjithashtu e keni harmonizuar shume bukur edhe me kritikat qe i behen
Politikaneve tane ,per te treguar qe ky popull, ky lexues nuk din te vleresoje te miren . Kesaj i thone ne vend te gomarit ti biesh samarit.
Ndaj te njejtin mendim me ju edhe pse me poshte ju e vleresoni. Per mua edhe pse shkrimi mund te jete i mire eshte shkruar nga nje njeri FALLC Karakterin e saj poshterues kjo gazetarucke e tregoi me shkrimin e saj te paradisaditeve ” Grate e leshuara” ku ajo discriminon ne ekxtrem nje grup te tere shoqeror jo vetem shqiptare sic jane “trupshkurterat” qe i quan shpirtkeqe, keqberese pra vetem te keqia. Te pakten kjo Magde tiu pergjigjej dy pyetjeve qe i bera: a i kalon 170 cm, a ka ne familje fis apo shoqeri gra poshte 170 cm dhe si ndjehen sot ne raportin reciprok pas atij shkrimi. E pakta nje falje Fallco nga kjo grua Fallco!
Mesatarja eshte 1.60cm. Nen kete mase nje grua nuk e ploteson standardin e gjatesise. psh, kemben e ka shume afer dores dhe koken teper te madhe ne krahasim me geresine e shpatullave. I kepare si ecen? sperdridhen ngrihen ne maje te gishtave, bejne xheste qe te bien ne sy. VUAJNE…plus kur nuk kane femije???? mere me mend.
Të gjitha të vërteta ato që thua? Por më konkrete,më afer emrave e mbiemrave te dukurive reale? Ka qindra ojf,ojq,institute e institucione ku të këqinjte jane në krye dhe jo vetëm kaq,-janë bërë dhe te pazëvëndesueshëm!? I vëren hollë dukuritë por mere dhe pushkën ndonjëherë (si yt atë) sepse tufa e derrave do edhe plumb? Apo jo? Nderime autore!
prape doli kjo. Kjo eshte tipi model i shpirtit te semure te nje gruaje qe mos ta kesh as ne lagje.
Ej ej ! ngadale se po e quan veten margaritar? ik ca dite me pushime.nuk e kuptonqe ke shume nevoje?
Me pelqen shume, si gjithmone, ke lexuesit me te mire te mundshem, besoj se edhe keta jane te perfshire ne margaritaret apo jo???
Ti moj bibe qerose e tromaksur nuk e kupton qe shkrimi del ne gazete e lexohet nga gjithe shqiperia e ti nuk e ndalon dot kete gje derisa ti shkulesh te gjitha floket.keto qe shkruan lexoji dhe kenaqu vet meqe te japin kenaqesi
Magdalena nuk duhet paragjykuar kur shkruan bukur dhe sidomos, për ato dukuri që janë te shumta ne mjedisin tone. Nuk e njoh nga afer por,kur gjykohet një shkrim nuk gjykohet autorja(autori) por shkrimi? Dobësitë njerezore jane pjese e sejcilit prej nesh. S’ka njeri pa to!? Tung!
N.q.s i ati i magdalenës është Halim Ramohito-ja ai ishte një burrë me karakter,realist dhe patriot. Kështu e kam njohur,sidomos pas viteve 90 kur pata rastin te jem prezent në disa deklarime shumë burrërore . Tani me duket nuk jeton por një thënia e tij qarkullon kudo,- “shqiptar i mirë është ai qe thotë të vertetën edhe kur nga kjo demtohet vetë…? Përshëndetje!
@”Patriot3″
Spiunet e sigurimit qe i pati e i ka ende brenda ne familje e shfrytezuan naivitetin e tij, duke intriguar “nje te vertete” qe e rivrau familjen e tij keto 23 vjet dhe perfituan prape spiunet e sigurimit te urryer, qe me nje kembe ne varr pasurohen e thithin gjakun e ketij populli e te familjes se te ndierit GJ.Ramohito.
Gjenerali shkroi librin e tij te vertete ne apartamentin e tij te varfer, ndersa spinet e sigurimit fluturonin nga ana tjeter e Atlantikut drejt Shqiperise pensionista??? sa here u deshte qejfi???
Sot nga Amerika njerez qe punojne 12 ore kane 10 vjet pa ardhur sepse nuk i perballojne dot shpenzimet e fluturimit!!!
KJO ESHTE E VERTETA, qe heret a vone zbulohet….bashke me dosjet qe do te hapen dhe lufta civile e Enver Hoxhes vazhdon…per te vrare te njejtet njerez….