Nga Blerina Rogova – Gaxha
Vendasi i bie ballit. –Asgjë, thotë, kur e pyes çfarë do të thotë të jesh vorioepirot. Është vetëm një parullë interesi. Në Greqi na trajtojnë më mirë kur e quajmë veten voriepiras. Shqiptar jemi, por shqipen unë e kam mësuar vetëm në shkollë.
Një udhëtim mes vorioepirotëve mund të nisë kudo në jug të Shqipërisë, po frymën e konceptit mund ta ndiesh më shumë në fshatrat e tërhequra lart në mal, o të shtrira poshtë skaj detit. Kështu ndodh edhe në atë që quhet perlë e bregdetit shqiptar – Dhërmiun. Edhe pse fshati i fshehur pas Llogaras, njëherë e një kohë thonë se ishte vetëm i fshatarëve të mbyllur dhe i punëtorëve që pushteti i atëhershëm i çonte për ta prekur detin.
Fshati i plakave me të zeza, i emrave dhe mbiemrave gati grekë, fshati i Petro Markos dhe i “Shpellës së Piratëve”, i rezidencës së qeveritarëve, vilave e hotele të ngritura vonë dhe mbetjeve të atyre që u rrënuan.
Shqipëria e jugut dhe identiteti i saj “i paqartë dhe i ndërlikuar”, a është një metaforë? Kur udhëtoj më interesojnë njerëzit dhe sendet, ngjyrat dhe mendimet. Sërish e pyes vendasin: Çfarë është të jesh vorioepirot? Dhe ai sërish i bie ballit.
Vetëm disa qindra kilometra larg tokave ku shqipja flitet ndryshe, në skajet më jugore të kufijve shqiptarë dhe karshi skajeve perëndimore, tokat e jugut të shqiptarëve që ndër shekuj janë shkelur nga popullsi të ndryshme, por më shumë se kushdo nga ata që dikur i quanin barbarë, prania e të cilëve nis nga mali lart deri te deti poshtë. Po kaq pak kilometra larg mund të shihen gjurmët e kësaj trashëgimie, gjurmë edhe në të folurën e tyre; gjurmë të këtij shtresëzimi kudo, të përvetësuara a të imponuara.
Në këto toka që ofrojnë një bukuri të ndjeshme, herë të ashpër e të zhveshur e herë marramendëse, të kujton për pak një univers të ndryshëm politik, ndonjëherë të zi katran, kaq të ndjeshëm në këtë pjesë.
Duket qartë se deti nuk ka arritur t’i shpëtojë nga mbyllja mbytëse. Në ashpërisë e malit e thellësinë e detit, njerëzit kanë mbetur të ashpër e të shkelur. Pamjet e një qytetërimi të fshehur ndihen në traditën gojore të kësaj ane, dhe rapsodët, sikur zbërthejnë realitetin, që duke e kthyer përmbys zbulon hiçin, boshllëkun e tyre. Zbulon njëfarë qenësie të mbetur pezull.
Go home Greece! Shkruan me shkronja të mëdha diku në rrugët e kësaj treve, andej nga Himara për të cilën grekët ranë copë, dhe në tokën ku ka edhe shqiptarë që thonë se ajo “është tokë greke dhe duhet të kontrollohet nga Athina”! Qoftë me zë e qoftë me heshtje.
Nga po ajo Athinë dikur, nga zyrat e qeverisë së saj, dikush kishte vënë në një peshore rastin e Kosovës me atë të Vorioepirit, para se kjo e para të shpallej republikë. Zërat grekë thoshin se nëse Kosova do të shpallte pavarësinë nga Serbia, këtë duhet ta bëjë edhe kjo copë toke ku vjen erë Greqi. Po nga një gojë greke qe thënë se s’është asgjë më shumë se një koncept që kënaq ndjenjat. Të atyre që greke i kanë.
Greece go home! Parullë e njëjtë në një tjetër rrugë.
Por rrëfimi shqiptar për Çamërinë, është shumë më i dhimbshëm se sa ekspansionizmi grek për Himarën e himariotët.Ndoshta është rrëfimi më i dhimbshëm i shekullit 20, që u katandis në arkivat e Evropës për të mos u nxjerrë kurrë nga aty!
Tash thika shkon më thellë në asht, dhe grekët e duan Himarën sot e kushedi çka do të duan nesër!
Nga jugu në veri, përveç dallimeve të dukshme dhe nganjëherë të theksuara, ekziston ajo që në thelb është rezultat i një qytetërimi, rezultat i një identiteti, dhe rezultat i vuajtjeve të njëjta të një populli shqiptar.
Deti në shqip është në gjininë mashkullore, po tipare meshkujsh ka akoma gjithë ky vend. Sipër detit ndërkaq është ajo finesa përrallore dhe utopike e një kombi shqiptar, si një mozaik nëpër fshatrat, qytetet, kafenetë e tavernat, bunkerët dhe ndërtesat e shëmtuara, ujërat e kaltër e malet e larta, urat, tunelet e kalatë, vendasit hipur në gomar dhe ata që parakalojnë me “Lamburgini”. Dhe mbishkrimin: Wellcome to Albania!
E dashur Blerina,
ti e ke tejkaluar cdo te huaj qe ka shkruar deri tani per shqiptaret .
une nuk e di ku ke lindur dhe ku ke jetuar ,ose ku jeton mijra dhe mijra kilometra larg nga toka ime.Me ka interesuar te mesoj nga pershtypjet e udhetimit tend kendveshtrimin e nje zedhenese te nje mendjesije qe nuk e njeh mire historine qe ka ne mos ne zemer,perpara syve.Nuk ka njeri qe te kete pershkruar kaq ftohte dhe pa dashuri njerezit qe sipas teje nuk jane si ty, megjithese flasin gjuhen tende,por kane sipas teje identitet te paqarte!!!!Ti Per ty edhe deti eshte i zi,nuk eshte i kaltert,c’te te them.Dihet se cilet jane barbaret qe kane ardhur dhe kane gjetur shqiparet,qe ti i quan barbare.
Ne rast se ti mendon se kane pare me shume ata qe kane jetuar ne ish jugosllavi gabohesh.Here tjeter te sugjeroj te shkosh te shohesh Bylisin , madje te krenohesh edhe qe Aristoteli ,me i madhi i te medhenjeve , ,librat e te cilit i sollen ne mesjeten e erret dijetaret e medhenj arabe,ka dhene mesim ne Apolloni vetem 200 km nga qendra jote e sotme mediatike. Te vjen keq qe edhe ne ate mesjete dhe gati parahistori mendinet kane qene me te hapura se sa modeli qe zgjedh ti.
Te shohesh dhe te njohesh me mire historine e shqipareve do te krijosh nje vizion tjeter per boten.
Tjeter.
Askush nga shqiptaret e ketejshem, perfshi fshatrat me veriore,nuk mund te shkruanin ne kete fryme distance dhe moskuptimi per asnje fshat te Kosoves, pasi do te perpiqeshin t’i kuptonin me mire te gjithe njerezit,madje edhe greket minoritare qe kane vuajtur po aq sa ne te tjeret ,nen diktaturen e flakur.
Ti ke paragjykime.Ti nuk e ve as ne thonjeza ate fjalen vorioepir, ti kerkon te me dhurosh mua te greket duke me fyer.
Meso me shume,hap syte ,kerko ne historine e popullit qe ka krijuar edhe emrin tend ,mos e merr boten te vogel sa fshati ose qyteti ku jeton..Ne brezi jot duhet te mos marrin “parti pris”cfare na ka thane nje njeri i votres sone,qe pertej fshatit te tij te gjithe i dukeshin te huaj.Krijoje shtetin tend , mire ben. Por keshtu me kaq distance dhe pakuptueshem per asnje popull tjeter te botes, te keshilloj te lexosh fjalet qe u la si testament Buda nxenesve te tij para vdekjes.Do te mesosh shume. E kur te kuptosh edhe ato kultura qe duken aq larg,do te mesohesh te kuptosh edhe ate qe e ke tenden,por nuk e di.Nuk ke faj.Por mund te kesh ne te ardhmen.
Jemi te gjithe vorioepiriote dhe jemi krenare per kete sepse jemi shqipetare dhe epiri ka qene gjithmone shqipetare qe nga PIRRUA e ketej.Skenderbeu thosh qe gjite Shqiperia eshte Epir.Ju lutem mos beni konfusion se ne keto treva nuk ka jetuar asnjehere popullsi tjeter pervec shqipetareve,rrezikoni te beni ,pa dashje nje gabim shume te madh dhe nje dhurate shume te madhe te ashtuquajturve greke.Sa per Greqine do te doja te permendja nje Testament te madh te Aristidh Koles:”kush e quan veten e tij grek ,duhet te vertetoj me pare origjinen e tij shqipetare.”
Sivjet Greqia ka 20000000 turiste mos beso qe do ket zili per keto qe thua ti.
Eshte nje shkarrashkrim qe reflekton nje mendje te deformuar , se paku jo shqiptare . Çudi moj znj. ne çdo shkrim tuajin kam lexuar vetem zi e
sharje , kobe e kumte egershane . Mos ndoshta je rritur me ujqish ne shpella e nuk njeh dashuri , dhimshuri per njerezit apo atdheun tend Jug apo Veri qofte . Do te beje me mire te heshtje .
Shkrim per turp, kjo cupeline me shume thellohet kur lyen thonjte e buzet se sa kur shkruan per tema te tilla te rendesishme. Dhe njohja reciproke midis shqiptareve, qe historia I detyroi te mos kene qa kontakte e rrjedhimisht njohje sa duhet mes tyre, eshte vertet nje teme e rendesishme dhe nuk mund te trajtohet me kaq mendjelehtesi. Kujtoj keqkuptimet mes shqiptareve te shqiperise e kosoves pas viteve 90, te cilat rridhnin nga izolimi i gjate prej njeri-tjetrit. Asgje s’i paskan vlejtur si mesim, kur “merr ne shqyrtim” kete specien e re qe paska zbuluar, shqiptarin e jugut. Vete jam verior qe ka jetuar ne jug te shqiperise, e kam mesuar se njohja eshte shume e bukur e zbulon thesare dashurie, por njohja nuk mund te jete e percipte sa shetitja moskokecarese turistike e kesaj cupeline.
Pershendetje, zonja nuk ia ka haberin, dhe ata qe shkruajne duke bere vetem nje udhetim midis nje vendi tregojne as me shume e as me pak INJORANCE! Te jesh epirot nuk perjashton te jesh shqiptar, te jesh vorioepirot, me te drejte do te thote dicka tjeter, po zonja nuk ka si fut termin Shqiperia e Jugut dhe identiteti i saj i paqarte… ose shpik perralla me mbret. Tani keta andej kufirit kane ca kohe qe shpikin terma, jo kombi kosovar, jo gjuha kosovare, ok..vrisni veten, beni cfare te doni, po nuk kane pse hedhin kripe ne gjellen tone, se jane jangellesh 100 per qind! Zonje Greqia eshte e mbushur plot e perplot me pasardhesit tane, pikerisht ata te Shqiperise jugore! Greket jane agresive ndaj shqiptareve, sepse ne Shqiperi gjejne baballaret, pikerisht ata epirotet e famshem qe ty te duken pa identitet ose ata shqitparet e jugut, qe kane shume me shume qyteterim se disa shqiptare te tjere!!! Ju ne Kosove i gjeni edhe ju origjinat tek Veriu i Shqiperise, shumica e fiseve tuaja te pakten. Pra ne shqiptaret e Shqiperise jemi shume te qete, edhe nga greket edhe nga shqiptaret e rinj!!! Jeni pikerisht ju, qe i dini mire se i keni origjinat nga Shqiperia, qe ashtu si greket keni filluar te shpikni teori te cuditshme! Ne nuk shqetesohemi, se jemi ne rolin e BABAIT qofte ndaj grekeve, qofte ndaj jush, dhe falsifikimet e historise dalin shpejt. Mos kujtoni se mund te fabrikoni histori dhe te na genjeni sic mund te genjeni fshataret e Drenices. Kendej kufirit kemi edhe libra, edhe lexojme, dime cfare eshte historia! Edhe nje keshille: ne ne Shqiperi kemi nje thenie: Mos dil si kerrici para gomarit! Per ju te Kosoves duhet thene: Boll dolet si kerrici para gomaarit! Hajt se kur te beni lufte me Serbet prape ne Tirane do zini shtepi me qira!
Pyetja eshte e thjeshte,por ju e beni shume te nderlikuar.
Epiri eshte nje zone me histori te madhe qe u nda ne vitin 1913 nga Fuqite e medha ku cdo gje toponimet,arkeollogjia,historia,Mithollogjia eshte Greke.
Fatkeqesisht Shqiperia ose Shqipetar emer nga flamuri Greke i Bizantit si vend antigreke me 75% Turq dhe mos me thoni qe emrat,besimi ne Allah,festat nuk jane identitet!
Kuptoni ironine e autores.Ajo I quan me ironi “vorioepirote”.
Dhe thote shkoqur qe “vorioepirotet” jane thjesht shqiptare te shnderruar ne “vorioepirote greke” per interesa personale!
Cfare ka per te kritikuar ketu?