Reforma territoriale dhe kundërshtia e madhe

27 Korrik 2014, 18:35Blog TEMA
Reforma territoriale dhe kundërshtia e madhe

Nga Lavdosh Ferruni

Reforma territoriale në tërësinë e vet mbart suksesin e pritshëm.  Qëndrat e qyteteve më të fuqizuara do bëjnë të pulsojnë më fuqishëm shumë zona rurale thuajse anemike. Vitalizimi I këtyre zonave është e vetmja mundësi e zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Kundërshtia e madhe e reformës, që mund të kompromentoj suksesin e saj është trajtimi i krijimit të njësive të reja vendore të bashkuara në zonën  bregdetare.  Shqipëria është ballafaquar pas 90s  me një lëvizje demografike të fortë dhe të paprecedent nga zonat në brendësi të vendit drejt kryeqytetit dhe ultësirës perëndimore. Kjo është nxitur dhe nga politika me parullën “ti kthejmë sytë nga bregdeti”.

Kjo lëvizje demografike është shoqëruar dhe me lëvizje kapitalesh në të njëjtin kah. Kaosi dhe paligjshmëria ka dominuar. Komunitet e bregdetit më afër qendrave të mëdha si Tirana e Durrësi e me një identitet jo të spikatur (popullsi  heterogjene) e kanë pësuar më shumë, si fenomeni i njojtur i Golemizimit.

Komunitetet e bregdetit Jugor me identitet të fortë nga Rradhima  në Ksamil (duke mos e përfshirë Ksamilin, e  pa identitet) i kanë rezistuar golemizimit, por dhe getoizimit si në rastin e Kakomesë.

Kjo rezistencë  na bën ne si Shqiptar të jemi krenarë që kemi një bregdet kaq të bukur.

Elementi kundërti , dukshëm dominant brenda hartuesve e lobuesve të reformës territoriale  nuk po bën gjë tjetër vecse synon të thyej rezistencën e komuniteteve bregdetare  nëpërmjet aneksimit të tyre tek qytetet, pritës të eksodit të këtyre dekadave, qytete të cilat mbysin me vota cdo tentativë të ruajtjes së identitetit dhe ekosistemit të vendasve. Kështu duhet kuptuar aneksimi I bashkisë së Orikumit me Bashkinë e Vlorës, qëkurse hartuesit e reformës nuk janë në gjëndje të japin asnjë argument se cfarë të mirash do ti sillte Orikumit (krahinës historike të Dukatit) nëse vendimet për popullin dhe territorrin ku ky popull  jeton, do merreshin nga përfaqësuesit e banorëve të  Vlorës , në maxhorancë permanente. Nëse konsiderohet edhe fakti  që politika ka bllokuar dhënien e pronës së trashëguar në zonë mbetet  ajo që thotë Mero Baze në editorialin e djeshëm  “Përtej arsyeve greke për Himarën”,  “luftë për plackë”.  Në këndvështrimin racional të reformës Bashkia e Himarës së bashku me Bashkinë e Orikumit realizojnë më së miri parimin e funksionalitetit , që është dhe thelbi I reformës. Himara dhe Orikumi vec e vec  ose të bashkuara  e shpëtojnë  bregdetin jugor, perlën e Shqipërisë.

I argumentuar është dhe shqetësimi i komunës së Shëngjinit që refuzon të bashkohet me Lezhën, gjithashtu qytet fort i eksoduar.

Ka akoma kohë ( deri më 31 korrik 2014) që të ndalohet imkurajimi i eksodit (mund të quhet dhe invazionit)  drejt buzës së detit.

 

7 komente në “Reforma territoriale dhe kundërshtia e madhe”

  1. ide says:

    Tani problemi yt eshte teresisht Orikumi, por kur thua se shume qendra urbane do ti japin funksionalitet zonave rurale ketu ja ke fut kot po kot fare.C`mundesi zhvillimi do ti japi qyteti i peqinit Komunave perreth apo qendra te tejera si Kelcyra, Memaliaj (ka falimentuar) zonave rurale perreth apo Selenica,Po te mos merremi me keto “qytete” qe vetem qytete nuk jane.Ju i keni pare ndponjehere periferit ee zonave te medha urbane, si Vlora, Fieri, Durresi etj?! Po nuk diskutohet qe i keni pare ashtu do te ngelen dhe komunat qe do ti bashkohen ketyre qendrave te medha.Kjo reforme duhet pare serisht dhe varianti me 80 njesi vendore eshte ne mos ideali me i miri,Shqiperia ka akoma reth 50% te popullsise rurale dhe atje ku eshte e mundur qe keto zona te krijojne nje bashki me vete dhe ku keto kriteret e ketij komisionit te famshem parlamentar te arrihen perse te mos krijohen psh: ne Shengjin me disa komuna perreth, apo Levani ne Fier me Frakullen dhe Cakranin qe per hir te vertetes kane dyfishin e popullsise se Orikumit,profesor reforme kontestohet ne thelb jo per nje fshat te humbur aty ketu apo per orikumin tend qe 5 fshatra ka sepse keshtu ju po bini pas plackes dhe jo ata qe akuzoni.

  2. dalipi says:

    qendrat e medha rurale sic jane sot kane pak mundesi te ndikojne ne forcimin e fshatrave, por ferruni e sheh ne perspektive. qendrat rurale te fuqishme do mbajne gjalle fshatrat per rreth. vertet rreth 80 bashki do ishte optimale. Orikumi? sigurusht eshte unikal e eshte fatale te bjere ne duar te duar te ndertuesve te vlores.

  3. Plaku i mocem says:

    Ju kam ndjekur z.Feruni ne analizen e ketij problemi,sepse ashtu si dhe ju edhe une nuk do te doja qe te “golemizohej” bregdeti i jugut,nje nga bukurite me mira te mesdheut.Ju takon juve,perfaqsuesve tuaj qe do te zgjidhni ne keshillin bashkiak te Vlores,qe se bashku ta mbroni ate zone nga nderimet abusive pa plan e pa srudim.Nuk shoh rruge tjeter per mbrojtjen e asaj zone.Nga bashkia vlore do te kete struktura per problemin e Orikumit dhe aty duhet te degjohet fjala e atyre njerzve qe u linden e u plaken ne ato ane.

  4. Agim metaj says:

    Reforma teritorjale nuk duhet trajtuar si nje reforme qe duhet te permbush interesa individuale apo lokale ajo duhet te ket vetem nje funksion rregullimin administrativ sebashku me impaktet sociale te gjithe zonave te cilat i perfshin kjo reforme Cdo lloje interpretimi abuziv nen petkun e gjoja keqardhjes se disa zona shihen si te persekutuara nuk eshte gje tjeter vecse nje perpjekje injorante ne rastin me te mire ose destruktive te disa grupimeve qe paresore kane interesat e tyre te ngushta dhe korruptive Nisma e kesaj reforme jo vetem qe eshte e domosdoshme madje eshte urgjente per te krijuar nje administrim bashkekohor te vendit dhe large cmendurive provinciale qe kerkojn ta mbajne shqiperin ne daren e aferave klanore vetem e vetem qe ata te plotesojn orekset e tyre

  5. rusi says:

    Agim pra kjo ndarje me 61 eshte mesi i arte? nuk mund te kete axhustime?

    1. Agim metaj says:

      Inderuar Rusi nuk e di se cilet konsideroni ju axhustime por ne se kjo reforem do te shihej si nje totr pikerisht ketu do gabohej rende .

  6. rrupaqe says:

    me thoni nje ligje qe eshte ber mire dhe eshte zbatuar ne shqiperi,7501 mut ,legalizimet,mut,pronat mut,reforma teritoriale mut. te gjitha mutttttttttt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje