Nga Fareed Zakaria
Kriza e Ukrainës ka hedhur dritë mbi një prej boshllëqeve më të dukshëm në botë sot: mungesa e një Europe strategjike dhe të vendosur. SHBA munden dhe duhet të udhëheqin si reagim ndaj këtij konflikti, por asgjë nuk mund të ndodhë pa Europën. Bashkimi Europian është partneri më i madh tregtar i Rusisë – ai blen pjesën më të madhe të energjisë ruse, është investitori më i madh në kompanitë ruse dhe është destinacioni më i madh për kapitalin rus. Disa prej kritikëve të Obamës duan që ai ta kritikojë Putinin. Por, në fund, janë veprimet e Bashkimit Europian që e shqetësojnë presidentin e Rusisë.
Mendoni pak si ka vepruar Europa në lidhje me krizën e Ukrainës. Për vite të tërë, ajo nuk mundej të vendoste nëse dëshironte të inkurajonte anëtarësimin e Ukrainës në BE, kështu që i dërgoi Kievit sinjale të përzierë, të cilët patën efektin fillestar të zhgënjimit të ukrainasve proeuropianë, zemëruar rusët dhe ngatërruar gjithë të tjerët.
Në vitin 2008, pasi Moska dërgoi trupa në Gjeorgji, Europa premtoi një “partneritet në lindje” me vendet përgjatë skajit lindor të Europës. Por, siç shkruajnë Neil MacFarlane dhe Anand Menon në numrin e fundit të revistës “Survival”, “Partneriteti në lindje ishte një shembull klasik i tendencës së Europës për të reaguar ndaj ngjarjeve duke i shtuar rrufe retorikisht mbresëlënëse politikave ekzistuese”.
Udhëheqësit europianë nisën të joshin Ukrainën, pa e ditur se si do të pritej kjo në Moskë. Rusia kishte planet e saj për një union doganor, që do të pasohej nga një Union Euraziatik, që ishte menduar të shërbente si kundërpeshë ndaj Bashkimit Europian. Ukraina ishte jetike për planet e Rusisë dhe ishte e varur nga Rusia për gazin me çmim të ulët. Plus, sigurisht, ukrainasit ishin të ndarë, në duhej të shkonin drejt perëndimit apo drejt lindjes.
Negociatat ndërmjet Bashkimit Europian dhe Ukrainës për një marrëveshje asociimi vazhduan të zvarriten, teksa avoketërve dhe përkthyesve u duhej një vit për të parë tekstin. Teksa e përshkruajti këtë vonesë si një gabim, Ministri i Jashtëm polak, Radoslav Sikorski tha se “për Bashkimin Europian vlen e njëjta gjë si për Vatikanin. Mullinjtë e Zotit bluajnë ngadalë por të sigurtë”. Marrëveshja që iu ofrua Ukrainës ishte e mbushur me kërkesa për reforma dhe ristrukturim të ekonomisë së saj të korruptuar, por kishte shumë pak gjëra që do të shërbenin si jastëk ndaj goditjeve apo si ëmbëlsues për reformat e hidhura. Kur presidenti i atëhershëm, Viktor Janukoviç hodhi poshtë ofertën e Europës dhe shkoi drejt Moskës, ai vuri në lëvizje një lojë me shpejtësi të lartë dhe ku stekat ishin shumë lart. Një lojë për të cilën Europa ishte krejt e papërgatitur dhe nuk mund t’i përgjigjej.
Nëse Europa po përpiqej të afronte Ukrainën në kampin e saj, ajo duhej të kish qenë më bujare me Kievin dhe të kishte negociuar seriozisht me Moskën për ta qetësuar. Europa veproi pothuajse sikur ishte e pavetëdijshme për pasojat e veprimeve të saj. Më pas, kur Rusia nisi një fushatë për të destabilizuar Ukrainën – që vazhdon edhe sot – Europa mbeti një hap prapa, me konflikte të brendshëm dhe jo e gatshme të shfaqet e qartë dhe e vendosur. Po këta cilësi janë shfaqur edhe pas rrëzimit të avionit MH17.
Bashkimi Europian ka ende një shans për t’i dërguar një sinjal shumë më të qartë Ukrainës, Rusisë dhe botës. Mund të kërkojë që Rusia t’u bëjë presion separatistëve që të bashkëpunojnë plotësisht me hetimin e Fluturimit 17 të Malaysia Airlines dhe të lejojë qeverinë e Ukrainës – që Moska e njeh – të marrë kontrollin e territorit të saj në Ukrainën lindore. Ajo mund të parashtrojë një listë me sanksione specifikë që do të hynin në fuqi nëse këto kushte nuk do të plotësoheshin, le të themi, për dy javë.
Veç kësaj, Europa duhet të shpallë plane më afatgjatë në dy fronte, së pari të fitojë më shumë pavarësi energjetike nga gazi dhe nafta e Rusisë. Kombet europianë duhet të ndalin gjithashtu uljen dydekadëshe të shpezimeve për mbrojtjen, pasi kjo e ka kthyer BE-në një tigër prej letra në kuptimin gjeopolitik. Gjermania, për shembull, shpenzon afro 1.5 % të GDP-së së vet për mbrojtjen, një ndër nivelet më të ulët në Europë, shumë më pak se 2 % që është objektivi për të gjithë anëtarët e NATO-s. Eshtë e vështirë që të dëgjohet zëri i një vendi, kur flet me zë të butë dhe mban në dorë një shkop.
Problemi tani po përshkruhet si burracakëri europiane dhe zbutje. Ai shpjegohet më mirë si një mungesë koherence mes 28 anëtarëve shumë të ndryshëm të Bashkimit Europian, një mungesë drejtimi strategjik dhe një orientim mendjengushtë nga vetja, që pret që problemet e botës të largohen vetë. Rezultati është një vakuum i madh global, me pasoja të tmerrshme.
Pas shumë vitesh, kur të kthejmë kokën pas dhe të pyesim përse rendi ndërkombëtar liberal, i ngritur mbi rregulla u dobësua dhe u gërrye, mund të themi fare mirë se njësia më e fuqishme politike dhe ekonomike e botës, Bashkimi Europian, me një popullsi dhe ekonomi më të madhe se Amerika, ishte e munguara e madhe në skenën ndërkombëtare. /Washington Post/
*Përshtatur në shqip nga bota.al
Artikull mjaft i mprehte! Bashkimi Europian eshte nje ide e mire ne teori por ne praktike, ne nje bote te trazuar si kjo e sotmja, nuk funksionon ashtu sic duhet. Ec e beji 28 vende anetare te bien dakord ne qellimet dhe interesat e tyre afatgjata… ose edhe afatshkurtra! E veshtire gati ne te pamundur.
Amerika, ne anen tjeter, eshte lidere por kur nuk reagon “i zoti i shtepise” cfare mund te presesh me shume nga Amerika?!
Le te shpresojme qe Europa shtrengon radhet dhe i hedh zemres pak uiski qe t’i veje Putanit “kufirin tek thana”. Nje dite do te detyrohet ta beje kete gje — me mire sot se me vone kur demi te jete teper i madh.
sa te qan shpirti per Ameriken moj elinorke ????
leri sllavet te grihen e shkrihen mes veti se vetem nder na bejne !
Rrjedht gjaku sllav si lumi volga ne shekuj te shekujve !
Boll bete internacionalistet , shikoni hallet e bythvendit shqiperi !
Pelasqo, Shqipestani ne kete planet ndodhet, nuk eshte ne ndonje planet tjeter! Ndoshta nuk e dije kete po ja qe e mesove tani. Ajo qe ndodh ne bote ka ndikim direkt edhe mbi ne, mos te te genjeje mendja ndryshe.
Po elinorka kush eshte??
Europa eshte shkaterruar totalisht mo, se kuptj perse duam te futemi ne ne BE
http://bit.do/Seksi-girl-from-Ukraine
elinor, ke marre gje vesh se c’eshte bere andej nga banka mo? kishin vjedhur dynjane sikur thuhet! yyyy, tere ato miliona!!! dhe i kishin lene te tera ne kazino!!! thoshin se ate qe i vodhi e i la, e kishin propozuar per librin Guinnes!!! hallall ja bofte zoti plako, ja arriti te hyje ne Guinnes, ketij i thom Skipetar une, na nderon te gjitheve!!! edhe presidenti yne i nderuar, sa mori vesh per propozimin, ka dhene urdher qe ti bejne gati ate dekoraten qe leshn ai per te mos mbetur prapa, ate “Nderi i Kombit”. hallall plako!!
Cuni i Tirones , shoku i Edit ! He Ado si dola ? Shkelqyshem Edo !
Autori me sa duket kerkon nje Europe tjeter, jo ate qe enderruan dhe ndertuan udheheqesit dhe popujt e saj mbas Luftes II Boterore. Me sa duket Zakaria nuk kerkon as Europen e Luftes se Ftohte, por ndoshta dicka me shume, ate te periudhes se viteve 1930. Por, Zakaria, nuk paska mesuar nga historia?! Pa i kujtuar historine e Luftes II Boterore, por mbas asaj periudhe, ajo ndarje Perendim -Lindje, perplasjet ne Luften e Korese, me pas saj te krizes berthamore ne Kube, treguan se frika ndaj dy Blloqeve po conte boten ne nje kercenim real me shpenzime gjigande per “mbrojtjen”. Katastrofa e amerikaneve ne Vietnam, solli edhe vizitat dhe takimet e para te nje presidenti amerikan, Nikson, ne Pekin dhe ne Moske si dhe marveshjet per kufizimin e armeve berthamore. Pra realiteti eshte krejt tjeter nga ajo qe propagandon autori i artikullit, mbi te gjitha kur flitet per nje superfuqi si Rusia. Europa nuk ka nevoje ti tregoj egersine e saj nepermjet potencialit ushtarak Rusise, por te tregoj virtytet e saj, demokracine dhe liberalizmin e saj dhe mbi te gjitha potencialin ekonomik dhe te teknologjise se larte qe jane shume hapa perpara Rusise se naftes e te gazit. Mos harrojme se Europa ne keto momente po del nga kriza me e rende ekonomiko-financiare mbas viteve 1930, qe ashtu si dhe atehere erdhi nga ana tjeter e Atllantikut. Shpresojme qe ato qe ndodhen mbas krizes ne Europen e atyre viteve te mos perseriten me. Europa nuk mund te coj demokracine e saj me forcen ushtarake as ne Rusi, as ne Kine, as ne Afriken Veriore, as ne Lindjen e Mesme dhe ne cdo vend tjeter te botes!
I nderuar Klimax!Formula baze e kapitalizmit Para-Mall-Para + fitimi qëndron ne themel të të gjitha ngjarjeve qe degjojme e shikojme sot.Nje shtet që shpenzon më shumë se 60% të GDP per qellime ushtarake eshte i destinuar te falimentoje ekonomikisht nese nuk arrin te nxjerre fitimin nga keto aktivitete ekonomike .Kjo eshte situata aktuale e krizes se thelle ekonomike boterore.Krijimi i stoqeve te raketave,anijeve,aeroplaneve,municioneve etj. te cilat,po nuk u shiten (doemos me fitim)pas sjell frenimin e ekonomise dhe krizen globale boterore.Amerikanet qe kerkojne te jene hegjemonet e botes,duan te kene kontroll te plote mbi Europen e cila duke pasur hallet e saj ekonomike e politike nuk shpenzon aq sa duhet per te blere stoqet e armeve amerikane.Per ta shtyre ne kete drejtim perdoren te gjitha manovrat e mundeshme politike,ushtarake e ekonomike.Keshtu u shpik rreziku I “ariut polar” kunder te cilit Europa duhet te armatoset e te jete gati nen udheheqjen amerikane.Kete ta thote pothuajse hapur ne shkrimin e tij Fareed Zakaria qe eshte i njohur si zedhenes ne CNN etj. i interesave te qeverise e biznesit amerikan.Ai i kerkon haptazi Gjermanise etj. qe te shpenzojne me shume per qellimet ushtarake.Nese pretendon te thuash te verteten gjerat duhet ti therrasesh me emerin e vertete qe kane.Kriza ekonomike passjell krizen politike e ne fund luften.Kriza a viteve 1929-1933 solli LII Boterore.Le te shpresojme se nuk do te ndodhe sot keshtu si ndodhi ne ate kohe te erret te njerezimit.
Dhe Europa ka nje peshe te madhe per te frenuar nje lufte te re