Keqpërdorimi “patriotik” i Labërisë

29 Korrik 2014, 19:09Blog TEMA

Nga Panajot Barka

 

Rasti patriotik për të argumentuar “domosdoshmërinë” e bashkimit në një njësi territoriale Himarën me Vranishtin, risolli në skenë problematikën për qasjën dhe interpretimin e historisë dhe kulturës tradicionale, trajtuar në simpoziumin shkencor në dhjetor të 2006 në Vjenë të Austrisë, organizuar nga Instituti i Studimeve Shqiptare të Munihut dhe Instutiti i Historisë së Evropës Lindore të Universitetit të Vjenës, mbështetur nga Komisioni Ballkanik i Akademisë së Shkencave të Austrisë. Në këtë vëprimtari shkencore u nënvizua nëvoja e çmitizimit të historiografisë shqiptare si dhe çlirimi i saj nga izolacionimi i imponuar komunist, i cili u mbart edhe në periudhën post komuniste si vetëizolim, por që në të dy rastet shoqëron një regjim që mbjell ksenofobi.

Në rastin e tanishëm të raportëve të Himarës me Laberinë, historianë poltikanë, publiscistë etj, të nisur nga realiteti i tanishëm apo edhe i shekujve të fundit në raportët midis tyre, me deklarime a priori, produkt i ideologjisë komuniste për njehsimin e thellësisë historike të Himarës me Labërinë, risollën në aktualitet (por për qëllime politike) përpjekjen për t’i dhenë Labërisë thellësinë historike të Himarës dhe Himarës identitetin e theksuar shqiptar të Labërisë. (flamurtari i shqiptarësisë në Jug, sipas ideologjisë komuniste).

E vërteta historike është se Laberia është pjesë e Himarës dhe jo e kundërta dhe se historia e Laberisë në Himarë është shumë e re në krahasim me lashtësinë e Himarës.

Në lidhje me këtë po u referohem në vijim disa fakteve nga fusha të ndryshme të cilat u përkasin korifenjeve të shkencës Shqiptare dhe të huaj.

Sipas Baron Nopca-s, të cilit i referohet Çabej në librin e tij “Shqiptaret midis Perendimit e Lindjes”,Tiranë 1994, faqe 12, emri i labëve lidhet me emrin e fisit ilir të Labeatet-ve –Lacus Labeatis që banonte afër Liqenit të shkodrës. Vet Çabej përforcon pikëpamjen e Nopcës, duke theksuar se Labëria hyri si pykë në Toskëri dhe ndau në mes një njesi të hershme”. (Çabej Ε., 1994, Shqiptarët midis Perendimit e Lindjes, Tiranë,fq.49.)

Po ashtu, Nathalie Clayer, në librin e saj Në fillimet e Nacionalizmit shqiptar, lindja e një kombi me shumicë myslimane në Evropë, botime “Përpjekja”, Tiranë 2009, faqe 26, na thotë se familjet e mëdha patriarkale me 80 e me shumë veta i korrespondojnë në Jug, në Laberi. Ruajtja e konstitucionit të fisit në Labëri, sipas Çabej, nuk lidhet aq me natyrën se sa me origjinën e tyre Veriore dhe shton se, “Nga pikëpamja shoqërore Lëbërit janë bartësit e armëve në Jug” (Çabej Ε., 1994, Shqiptarët midis Perendimit e Lindjes, Tiranë,fq. 22)

Kjo trashëgimi i përgjigjej në fakt dhe realitetit të ri bujtës. “ Në pikëpamje shoqërore labët janë bartësit e armëve në Jug…” thotë Çabej (Çabej Ε., 1994, Shqiptarët midis Perendimit e Lindjes, Tiranë, fq 22)

E ndihmon këtë argumentim përqasja që i bën prof Çabej këngës polifonike në Labëri. Pasi sqaron se Toskeria është toka që janë ruajtur më mirë meloditë e moçme të vendit, na thotë se këngët e Veriut janë këngë solo, – simbol i shtëpisë së vetmuar , i ekzistencës së izoluar dhe i karakterit individualist të njeriut të malit, – të Toskërisë janë këngë polifone, korale. (Çabej Ε., 1994, Shqiptarët midis Perendimit e Lindjes, Tiranë,fq.47), Këngët polifonike të Labërisë ruajnë karakterin epik dhe heroik, shton ai. “Përshtypja që del prej këngës labe është malli i ashpër dhe shpirti heroik…. Se epike është fryma e këtij fisi, këngët më të dashura të tyre janë këngë trimash…” (Çabej Ε., 1994, Shqiptarët midis Perendimit e Lindjes, Tiranë,fq.49). Pra kjo do të thotë se Labëria përvetësoi këngën polifonike të Toskërisë-Epirit, për shkakun se nga pikëpamja e formës dhe e melodisë qëndronte më lartë se kënga solo e veriut, të origjinës,dhe sipas rregullave të njohura folklorike, i veshi kësaj forme polifonike përmbajtjen heroike të karakterit të tij verior. Labëria, për shkak të karakterit të vet izolues, të trashëguar nga origjina, jo vetëm që e përvetësoi këtë formë të kënduari, por e ruajti me fanatizëm deri në kufinj identitar. Periudha komuniste e stimuloi atë më shumë duke e zevendësuar emrin nga kënga polifonike në kënga labe. (në periudhën post-komuniste që edhe Labëria u hap, kënga labe u dorëzua para sazeve, duke ia lenë autoktoninë bartësve të vërtetë që janë himariotët.)

Argument shtesë në këtë arsyetim përbëjnë edhe përpjekjet e Ismet Elezit për të gjetur ngjashmëri midis kanunit të Lek Dukagjinit dhe të drejtës Zakonore në Labëri, në librin e tij me të njëjtin titull, botime TOENA, Tiranë 2002. Pra, e drejta zakonore në labëri përbën një mbetje nga mbartja e Kanunit të Lek Dukagjinit.

Për kohën e këtyre vendosjeve të Labërisë në Labërinë e sotme mund t’i referohemi asaj që thotë serish Çabej, se, “Osmanët sollën në kulm edhe përfunduan hovin shtegtues të shqiptarëve dhe kontribuan kështu në shpallimin e shpërndarjën e tyre, por jo krejt” (Çabej E., 1994, Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes, Tiranë,fq 17) Në zonën e Himarës ky lloj “ekspasioni” kishte filluar që në periudhën e pas Skendërbeut, me zbritjen e malësorëve të veriut, për të luftuar nën drejtimin e djalit të Skendërbeut dhe me përkrahjen e Venedikut, kundër Osmanëve. Bëhet fjalë për atë pjesë veriorësh të krishterë. Në këtë pikëpamje ata kishin një të drejtë shumë të pamohueshëm të quheshin “bijtë e Skendërbeut”. Ndërsa pjesa tjetër që realisht zbriti më vonë, ishte orientuar në favor të Perandorisë Osmane. Në këtë linjë balkanologia franceze Nathalie Clayer shton një argument plotësues se nga Labëria u përfshinë në formacione të ndryshme luftarake të P. Otomane rreth 30000 burra. (ClayerΝ. 2007, Aux origines du nationalisme albanais, La naissance d une nation majoritarirement muslumane en Europe, Paris, fq.105-106. (botimi shqip 2009))

Faktin e shtegtimeve nga veriu në Jug në këtë periudhë mund ta vërtetojë në mënyrë indirekte argumenti se ajo lidhet me së shumti edhe me krijimin e dy dialekteve të sotme të gjuhës Shqipe. Sipas Çabej, por edhe studjuesve të tjerë “Toskërishtja jugore e mbarimit të Mesjetës…. afrohet me gegërishtën veriore të shekullit XVI-XVII” (Çabej E., 1994, Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes, Tiranë, fq 20).

Jorgji Gjinari vërteton se në Mesjetën e vonë në gjuhën e Laberisë “vihen re fenomene fonetike të ngjashme me dialektin geg”(Gjinari J.,1988, Akademia e Shkencave e RPS të Shqipërisë, Konferenca Kombëtare për formimin e popullit shqiptar, të gjuhës dhe të kulturës së tij, Tiranë, σελ 222)

I njjëjti autor na thotë se “ … dallimi në dialekte i gjuhës shqipe …. morën formën e sotme gjatë fundit të shek. XVIII fillimit të shekullit XIX, para lëvizjës tonë kombëtare ” (Po aty) Ai vë re gjithashtu se karakteristika daluese midis dy dialekteve u shënuan në periudhën e gjysmës së parë të Perandorisë Otomane. (Po aty) Te njëjtin mendim ndajnë me Gjinarin edhe Alexander Rosetti, Gustav Mayer, Norbert Joklietj.

Po ashtu, Shaban Sinani këmbëngul se Laberia ngushtoi kufijtë gjeografikë të Himarës jo më parë se shekulli XVIII. (Akademia e shkencave e Shqipërisë, 2004, Himara në shekuj, Tiranë, fq.327.)

Pra, të vërtetat historike, janë të vërteta historike dhe si të tilla të pamohueshme. Eshtë tjetër gjë që në karakterin e Toskërisë, më gjerësisht të Epirit, bashkëpunimi, bashkëjetesa, tolerenca etj ishin instrumentat e ruajtjës dhe zhvillimit të saj etnokulturor. Dhe është tjetër gjë që për interesa të caktuara, aq më keq politike, apo edhe nacionaliste, të lëjohet, apo të defaktorizohet historia dhe ky realitet.

Në këtë kendveshtrim askush nuk mund ta vë në dyshim rolin e madhë të Labërisë, në zhvillimin etnokulturor shqiptar, ashtu si askush nuk duhet të lejojë që Labëria të keqpërdorët në emër të këtij kontributi.

38 komente në “Keqpërdorimi “patriotik” i Labërisë”

  1. Cibuku says:

    Keto citime jane te coptuara sipas oreksit e jashte konteksit te plotesimit te fjalise, gje qe lejon keqinterpretimin nga ky klysh grek.

    1. Himarioti says:

      More cibuk, s’ka faj ai kelysh i grekut. Fajin e kanë këta tanët, këta shkencetarët e prapan…. që kur ulen e shkruajne e ngjyejnë penen ne uturak. Shumicën e citimeve të grekut i pash prandaj them kështu…

    2. Sotirjoti says:

      Panajot mos humb kohe me njerez me mendesi 500vjet mprapa ,skan faj keshtu i la Turku.Per sa iperket lashtesise Greke e studion gjithe bota , Vetem disa Shqiptare jane ne havan .e tyre sepse cdo gje e mesojne shtrember

    3. Sotirjoti says:

      Po ku shani juve Greket. Shani i keqi te mirin Ne Shqiptaret por jo te gjithe jemi popull me te ndyre ne bote.

      1. kledon says:

        I ndyr dhe jashteqitje jeti dhe ky izen barku qe flet me lart. E kot te debatosh me ju.

    4. goni says:

      nuk po e lexoj shkrimin tend se cfaredo qe te shkruash na e ke me <>

      1. ZOI says:

        Lexo qysem historianet si Pellumb Zufi? se do marresh vesh shejt se kush jane Himariotet..prit se dardha e ka bishtin prapa.

    5. Tarasi says:

      Idiot e intranet je o kelysh shiftar

  2. Dielli mbi KORAB says:

    E lexova dhe duket qarte se ku don me dale Panoja.

    Oj Pan greke ( keshtu i thone ne Diber Putanes)po ato mijra arvanitas qe jetojne ne Greqi nga kan ardhur??
    Po ato dhjetra fshatra rreth Athines te popullume nga arvanitasit autoktone?
    Teorite e tua çojne uj ne mullirin e shovinizmit grek.
    Ti thua se jugu i Shqiperise ka qene grek,nderkohe qe fakt eshte qe veriu i Greqise ka qene i popullu nga shqiptaret te cilet u shperngulen me dhune.
    Si ta kuptojme kete si nje lajthitje te nje agjenti ASFALISE apo si nje justifikim i nje burracaku qe jeton me pensione Greke.
    Greqia jote i ka rrenjet ne Kostandinopul,ndersa ketu ka qene ARBERI more argat qyravec.

    1. Shqip says:

      Je i sakt me pyetjet mbi avranitasit, mbasi si dihet mbartësit e armëve dhe këngët kryesore që i këndohen trimëris ndeshen vetëm te arvanitasit. Po ashtu edhe te lidhja fisnore është shumë e shquar midis arvanitasve. Prandaj xha Barka në vend që të vinte vetulla kërreu sytë e tij.

    2. pezmi mbi mal says:

      Dukesh diell i fortë ne maj te Korabit, e dogje dhe e nxive fare. Greku nuk bëri asnjë koment, por di të përdorë mirë thonjëzat. ai vërtet eshte argat, por para tij kush banonte atje që banon ai. Ne na mbeten sharjet ata kanë faktet…

  3. Ardit says:

    Zoti Panajot Barka , Laberia eshte nje treve shqiptare qe i perket Toskerise se Veriut. Ajo ne lashtesi eshte quajtur Kaoni ose Haoni dhe popullohej nga fisi Ilir me te njejtin emer. Se bashku me Thesprotine Came dhe Mollosine me ne lindje ajo perbente edhe te famshmin Epir te Lashtesise prej nga ka dale edhe Pirro. Fjala Laberi nuk rrjedh nga fisi shkodran i Labeateve por ky term eshte i vonshem. Fjala rrjedh nga shqiptimi latin i fjales Arberi ( L-Arberia) kur Shqiperia filloi te quhej si e tille pas krijimit te shtetit te Arbrit shekulli XI-XII. Pra ne fjalen latine ka rene germe R duke dhene Laberi. Dua te kujtoj ketu Panajot se Laberia me prijesin feudal shqiptar Gjergj Arianitin ka qene vatra e pare qe u hodh ne kryengritje ndaj pushtuesit turk duke i shkaktuar atij edhe disfaten e pare ne trevat shqiptare , dhe kjo ka ndodhur perpara lufterave te Skenderbeut pra perpara se te zbrisnin drejt Jugut te Shqiperise fise malesoresh te Veriut. Sic e dime Skenderbeu me dibranet , mirditoret dhe krutanet u beri qendrese turqve per 25 vjet dhe pas pushtimit turk nje pjese e banoreve emigruan per tju ruajtur hakmarrjes dhe perndjekjes se turqve. Ata emigruan ne Itali ne zonen e Kalabrise, Napolit , Pulias etj. ne toka qe i ishin premtuar familjes se Kastrioteve nga Ferdinandi i Napolit te cilin vete Skenderbeu e pat ndihmuar per te ruajtur zoterimet e veta prej dinastise Anzhu. Por nje pjese e fiseve te Veriut zbriten edhe drejt Jugut ne Laberine e sotme dhe ne Cameri. Eshte plotesisht e vertetuar se nje pjese e fisit shqiptar te Sulioteve ishin me origjine nga Veriu ( Bocaret , Xhavellet etj.) Por kjo sdo te thote se pjesa dermuese e popullsise se Laberise se Eperme ka origjine gege. Polifonia labe perben nje etnitet muzikor te vecante dhe eshte pasuri kombetare e shqiptareve po aq sac jane interpretimet rapsodike me lahute dhe cifteli te Veriut. E folmja labe ka te gjitha vecantite e dialektit tosk. Tre komunat e bregut : Palasa , Dhermiu dhe Himara jane nje komunitet bilingual qe gjuhen greke e kane mesuar prej 2-3 shekujsh fillimisht nga misionari ortodoks grek Kozma Etoliani. Fillimisht greqishten ose italishten e flisnin vetem burrat kurse grate jo dhe kuptohet qe gjuha amtare dhe perkatesia etnike e Himarioteve ishte ajo shqiptare. Epiri Zoti Panajot eshte treve krejtesisht Shqiptare dhe nuk ka asnje gjurme te qyteterimit Helen ne te deri ne shekullin e 18-19. Asimilimi i fisit shqiptar te Sulioteve dhe me pas instrumentalizimi i tyre per interesa shoviniste dhe ekspasioniste te helenizmit duke kryer terror dhe masakra ndaj popullsise shqiptare jane te verteta qe duken ne driten e diellit. Laberia i ka bere qendrese te forte qofte pushtuesit turk qofte shovinizmit Grek ( Kujto agresioni grek ne 1914) dhe eshte nje keshtjelle e pamposhtur patriotike. Beteja fitimtare e Lekuresit eshte nje medalje e arte Shqiponje ne supin e Laberise ne qendresen qe ajo i beri agresoreve te Spiromilles . Zoti Panajot , ne kohet e sotme greqia nuk e ka me ndihmesen e Fuqive te Medha qe pati ne fillim shekullin e XX. Shekulli i XX-I u perket shqiptareve dhe populli jone do ta rishqiptarizoje ne menyre te vendosur te gjithe Epirin i cili u perket. Mos u genje me nderrimin e kombesise qe bejne disa shqiptare driteshkurter , mendjetkurur dhe familjeshthurur ne Greqine e Ndyre. Kthimi i popullsise autoktone shqiptare te Camerise ne trevat e veta eshte e pashmangshme si ndreqje e nje padrejtesie historike 70 vjecare. Nuk jane vllehet e Dropullit dhe greket e Sarandes autoktone ne Toskeri , ata i solli Perandoria Osmane per te punuar token dhe termi komunitet etnik grek ne Toskeri eshte nje genjeshter me bisht.

  4. Arba says:

    Nuk mund ta fsheh se, si një njeri që e njoh deri diku historinë e popullit e te vendit tim, sapo fillova ta lexoja artikullin e z. Panajot Barka në shkrimin e tij “Keqpërdorimi “patriotik” i Labërisë”, për një moment shtanga para deklarates së tij:
    “E vërteta historike është se Labëria është pjesë e Himarës dhe jo e kundërta dhe se historia e Labërisë në Himarë është shumë e re në krahasim me lashtesine e Himarës”.
    Që Labëria dhe Himara ishin dy entitete të pavarura nga prejardhja ishte dicka që e lexoja për herë të parë dhe po të ishte i vërtetë, ky do të ishte një zbulim që duhej të botohej se pari në një revistë shkencore e jo në një gazetë (me gjithë respektin që kam per gazetën Tema)
    Skepticizmin e natyrshëm që të ngjall një deklaratë e këtillë e shmanga me mëndje të hapët në moment sepse autori menjëherë pas asaj deklarate premtonte, as më pak as më shumë, të mbështeste këtë zbulim me “fakte nga fusha të ndryshme te cilat u përkasin korifenjve të shkencës shqiptare dhe të huaj”.
    Megjithate, duke përjashtuar Eqrem Çabeun, në artikull nuk del asnjë nga korifenjtë e shkences botërore (vetkuptohet se Clayer eshte shumë poshtë atij rangu dhe vec kesaj e dhena qe ka marrë prej saj autori nuk lidhet ne asnje mënyrë të përfytyrueshme me ndonjë emigrim të lebërve).
    Më duhet ta them që në fillim se në shkrimin e tij nuk ka asnjë, e përsëris: ASNJË FAKT autentik, sido që të përkufizohet ky term. Nuk mund të behet histori, duke perfshire historinë e Labërise, pa fakte dokumentare, të cilat zoti Barka nuk ka mundur t’i gjejë.

    Në histori vendin e fakteve nuk mund ta zene spekullimet. Historia eshtë shkencë e potencialiteteve të realizuara jo e mundësive teorike qe mund të nxjerre njeriu me inferenca të largëta. Dhe e keqja me e madhe eshte se inferencat e zotit Barka janë bazuar mbi të dhëna të shtrëmbëruara, te keqinterpretuara dhe tepër të dyshimta (aty ku ai dyshon se e dhëna nuk e nxjerr ne shtegun e dëshiruar nuk citon por perifrazon).
    Po të ishin faktet historike kokra, mua më duket se pas leximit të shkrimit të zotit Barka, nuk mbetet asgje mbi shoshë, kështu që më mbetet të merrem vetëm bykun qe ka dale ndene te.
    Ai sjell si ”prove” të ardhjes së lebërve në trojet e tyre një ide të lashtë të albanologjisë se rrënja alb e fjalës Albania dhe lab mund të lidhen me emrin e fisit ilir të labeatëve që jetonin rreth liqenit të Shkodrës. Këtë lidhje të mundshme të fjalës Arb/Alb me lab Eqrem Cabej rimerr edhe në vitin 1976 në vëllimin I të veprës madhore ”Studime Etimologjike ne Fushë të Shqipes” f. 68, jo për atë që aludon autori por për të provuar se shndërrimi alb-lab ka ndodhur ne baze të ligjeve të shqipes e jo të sllavishtes. Le të kujtojmë këtu se rrënja Arb/Alb gjëndet në tërë krahinat e banuara në lashtësi nga ilirë, duke filluar nga ishulli Arba në Adriatikun verior, në malin Albion, në emrin etnik Albanoi në lacus Labeatus (liqeni i Shkodrës), në emrin mesjetar Arbanon të Shqipërisë, në fshatra si Arbana në rrethin e Tiranës në emrat e dy fshatrave shqiptare Labovë në rrethin e Gjirokastrës (nga të cilat njeri i përket një fshati jolab), deri në fshatit Arbica (Arpica) në Epirin e sotën në Greqi. Ngjashmëria e emrave të vëndeve në territoret e banuara në lashtësi nga iliro-epirotët është një provë e identitetit etnik të fiseve të këtij populli të lashtë që shtrihej nga Danubi deri në gjirin e Artës dhe në lindje deri në lumin Morava në Sërbinë e sotme. Kështu edhe emri i lumit Drin del ne veri e Lindje të Shqipërisë por edhe në Gjirokastër, por del dy herë edhe ne Bosnjën e sotme që banohej edhe ajo nga fise ilire. Kaq për ”provën” e parë të ardhjes dikur nga diku të lebërve në trojet e tyre të sotme.
    Si provë të dytë ai ka marrrë një të dhënë nga historiania franceze Clayer nga një libër propagandistiko-historik, për ekzistencën e familjeve patriarkale në Labëri (me shifren qe duket sheshit e ekzagjeruar prej 80 pjesëtarësh që do të kërkonte saraje të mëdha për t’i strehuar). Familja patriarkale, ku pjesëtarët ndaheshin në familje të vecanta në brezin e tretë ka ekzistuar jo vetem ne Labëri por edhe në të gjithë Shqipërinë e jugut si edhe në Europën mesjetare deri nga shekulli XV. Andaj, sado që ta vrasësh imagjinatën nuk arrin ta lidhësh dot ekzistencën e familjes patriarkale me ”prejardhjen nga liqeni i Shkodrës” (le të mos shqetësohen Shkodranët se ligji 7501 i ndalon lebërit tua marrin tokat buzë liqenit të Shkodrës).
    Një zot e di se si mbajtja e armëve i bën lebërit ardhës (vëllezërit e tyre himarjotë gjithashtu mbanin armë, po ashtu si edhe mallakastriotët, skraparllinjtë dhe kolonjarët).
    Kur lexon interpretimin absurd të pohimeve të gjuhëtarit shqiptar Jorgji Gjinari nuk ka njeri te kuptoje se si mund te lidhen ato me ndonje mergim te leberve. Nuk mund t’i shpetosh pershtypjes se zoti Barka jeton në një botë paralele me këtë tonën dhe për këtë ai të ngjall vetëm keqardhje. Por kjo eshte e pashmangshme kur fute ne fusha ne te cilat je profan. Gjuhëtarë nga më të shquarit e botës dhe të Shqiperisë kanë sjellë argumente dhe prova solide (si p.sh. rotacizmi i toskërishtes) se dialektet e sotme të shqipes, gegerishtja dhe toskërishtja, janë kristalizuar në kufijt e sotëm qysh në lashtësinë e vonë, d.m.th jo më pak se 15 shekuj më parë.
    Zoti Barka fyen logjiken e shendoshë kur nga dy pohim triviale të Çabeut se polifonia eshte e lashte ne Toskeri dhe se leberit kane kenge heroike nxjerr konkluzionin absurd te ardhjes se leberve ne Labëri. Në ka ndonjë njeri tjetër që e kupton zotin Barka le të më ndihmojë edhe mua ta kuptoj këtë logjikë perverse. Nga bota e tij e cudrave z. Barka na thotë se Laberia e ka humbur polifoninë [ata të UNESCO-s janë prapa botës që e kanë shpallur polifonine SHQIPTARE (lexoje mire kete z. Barka, shqiptare, jo greke) thesar te kultures boterore]. Por ti polifoninë nuk duhej ta zije ne goje sepse ne Greqi polifonia nuk njihet fare përveç në zonat shqipfolëse të Epirit dhe në një grup maqedonas në Kostur (Kastorias), të cilët, sipas Enciklopedisë Amerikane të Muzikes polifoninë 3-zëshe e kane marre nga Toskëria dhe po aty shtojnë se madhështore është polifonia me katër zëra e rajonit lab të Gjirokastrës.
    Dështimi i yt skandaloz per te provuar se labet janë ardhës në trojet e tyre është rrjedhim logjik i mungesës së theksuar të kompetencës së nevojshme.
    Une jam i sigurt se asnjeri tjeter që lexon artikullin e tij nuk mund ta kuptoje se si afersia e dialekteve tosk e gege ne fund te mesjetes qe ka verejtur Çabeu dhe fenomenet e ngjashme fonetike qe veren JorgjiGjinari mund lidhen me ndonje ardhje te leberve. Ne paste ndonje qe e kupton (duke perfshire zoptin Barka) i lutem te ma shpjegoje edhe mua.
    Dhe duke vazhduar me arsyetimet e tij të pakuptueshme vazhdon te shtremberoje cabeun
    Labëria kufizohet me folësit e disa dialekteve (Myzeqe, Mallakastër, Këlcyrë, Lunxheri, Libohovë, Çamëri) dhe për banorët e atyre anëve theksi karakteristik lab, por as një dialektolog i sprovuar nuk do të mund të dallonte ndonjë ndryshim dialektal midis nje labi e një himarioti. Ç’farë tregon kjo për zotin Barka unë nuk e di por për mua, kjo është nj indikator i prejardhjes së përbashkët të 54 fshatrave labe që Turqia i njihte si krahina e Himarës.
    Dhe nje fakt tjetër i habitshëm e mbase unik ne këtë drejtim është ruatja për dy mijevjecare si në asnje krahinë të Ballkanit e kufijve të Kaonisë së lashtë me kufijte e Labërisë së sotme qe kufizohet nga lumi Vjosa ne Lindje dhe nga deti Jon në perëndim e nga Vlora deri në Delvinë në jug (me logjiken e Barkës labët kur erdhen ketu e dinin se ku ishin kufijte e Kaonisë së lashtë).
    E shkuara e Laberise, pjesë e pandashme e së cilës është Himara, është e gjallë në kujtesën historike të banorëve të asaj krahine. Ata e dinë mirë prejardhjen labe të shumë fiseve himarjote, duke perfshirë grekofile te mirënjohur si fisi i Spiro Milos me prejardhje nga Progonati i Kurveleshit
    Shkrimi i zotit Barka provon se atij i mungon diçka më shumë se sa kompetenca historike. Eshtë për të ardhur keq dhe shumë ironike që zoti Barka punon në një universitet që mban emrin e Eqrem Çabeut, dijetarit të madh që, midis të tjerave, dallohej për një rigorozitet shkencor tanimë proverbial për ata qe e kanë njohur personalisht ose që kanë njohur veprën e këtij gjeniu të shkencës shqiptare e ndërkombëtare.
    Gjeja më e mirë që mund të pritet nga ju z. Barka është të nxirrni mesimin që lidhet me fjalën tonë të urtë « Mos u fut në lume kur nuk di not ».
    Është sa për të ardhur keq aq edhe ironike që një pedagog i një universiteti që mban emrin Eqrem Cabejt, të prodhojë publicistikë kaq të dobët si në formë dhe në përmbajtje.

    1. Dielli mbi KORAB says:

      Nje koment profesional dhe me argumenta.
      Respekt

    2. ZOI says:

      Lexo me shume…o harova shiptaret nuk kane bere akoma historine e tyre..

    3. Himarioti says:

      O yoti Alba Historia nuk behet me balloma. Fole e fole por nuk iu referove asnjë burimi historik. Mos harro se fjala albanoi u përdorë për herë të parë nga grekët në shekullin e tretë të erës tonë dhe jo për të karakterizuar albanët (shqiptarët), por ndoshta oficerët pensionist romakë që themeluan aty në Veri të Shqipërisë një rezidencë për të pushuar dhe që i vunë emrin e malit jashtë Romës së tyre.
      Ti e pranon vet ashtu si shumë shkencetarë se rishfaqja e Albanëve, arbanëve fillon pas shekullit XI-XII, perseri ne Veri. Këtë na e tha para pak ditesh edhe A/ Meksi. Linjat etnogjuhësore Jireçek dhe ajo e Suflait (i cili ishte paguar nga Zogu për një histori të ndritur të shqiptarëve (Suflai edhe pse e donte shumë paranë nuk ndoqi deri në fund shembuillin e Virgjilit) nuk paraqesin gjurmë albanëve dhe arbanëve posht kufirit të “shtetit” arban që nga shekulli V deri në shek XIV. Dhe arvanitasit në Greiqi janë të ardhur prej disa brezash në Greqi e që lidhen më së shumti me kryqezatat. Padronët grekë në emër të Bizyantit i therrisnin si luftetarë kundër kryqëzatorëve. Më vonë këtë punë e bënë hordhitë e kryqëzatave. Albanët sipas Hammond i zbriti i pari në Epir Stefan Dushani dhe më pas Turku. Himariotët regjistrohen aty minimalisht që nga shekulli i VI para erës sonë (Para Krishtit, sipas Barkës). Tani përpiqu sa të duash të krijosh lidhje ti midis lashtësisë dhe Albanëve, apo lebërve. Gjë një fakt, një argument, gjuhësor, kulturor, material për të vërtetuar lidhjen e lebërve me kanonët. Asnjë gjë nuk mund të gjesh përveç paraetimologjive të tua apo dhe të shkencës së Enverit të cilat albanologët e sotëm Evropianë i hedhin posht duke hequr edhe gurin e fundit të mundëlsisë së vazhdimësisë së shqiptarëve nga ilirët. Dhe së fundi. Më thuaj të lutem sa i lashtë është emri shqiptar dhe cila është orgjina e tij. Për të të ndihmuar përse nuk e njohin atë arbërëshet dhe arvanitasit. Vështirë të përgjigjesh … veç me menyrën e njohur rrembe historinë e të tjerëve për t’u dukur i lashtë, i kulturuar , fisnik….! Por vetëm për konsum të brenshëm… në Evropë bëheni qësharakë me këto historira….
      Shendet dhe lumturi

    4. Plaku i mocem says:

      Hallall qumeshti nenes “Arba”.

    5. ZOI says:

      LEXO WIKIPEDIA per history serioze..per ty e gjithe shqiptaret, mos lexoni pallavrat e prapagandes turko –islamike

      Fan Noli was born in 1882 as Theofanus Stylianos Mavromatis.

      He was born to a Bulgarian Jewish father and a Greek mother. He spoke many foreign languages such as Greek, Albanian, English, French, Turkish, and Arabic.

      1. ***** says:

        hahahahaha….o zoi ty te del e mjafton bibla. lere wikipedian per te papunet.

  5. krio says:

    Le te flasin historianet ashtu si duhet. Mos u beni psikopat me zor. Kalliri plot e mban koken ulur. Roft Himara fhe Laberia.

  6. ''evgjitngrenesi'' says:

    pse te mos tallet barka me shqiptaret kur ka mero bazen e janullatosit si tribune per perrallat e tij. i qenka referuar edhe lubonjes!!! po natyrisht,kujt tjeter! nje njeri qe i urren shqiptaret si lubonja eshte i preferuari i grekeve dhe serbeve. ka futur edhe natalicken e lubonjes ne loje.

    nje gje te mire kane keto debate qe hapin spiunet e asfalise-me kalimin e kohes do te dale qarte qe shteti artificial grek eshte ngritur ne kurriz te shqiptareve ,duke manipuluar faktet dhe duke shfrytezuar mendjelehtesine e shqiptareve. nga athina deri ne nish eshte toke shqiptare. sa me shume qe mundesia per manipulim po zvogelohet,aq me shume ”barkat”do ti kerkojne rrenjet e tyre ne liban

  7. albert says:

    ky barka nuk paska pune tjeter per vec mashtrimeve paska qen gjarper me plot gojen nje grekofon ha buken e shqiptarit e ben lepirsin e grekut

  8. vlonjati says:

    komentuesi me emrin himajot bene mire tu referohes histoianeve serioz greke ku po te klikosh ne internen do te maresh pergjigjen e drejte nga vet hisoriane grek, por ti o himarjot te kuptosh perse gjuha greke nuk i shpiegon dote emrat e perendive te lashte si zeusi ,aferdita, hera ,urana,jon,etj pra e perseris te lexosh libra ne shtepi e jo ne oborin e kishes se te ka trullosur po do ta kuptosh dale ngadale se 300 euro sot nuk vlejne per te mbuluar mutin tuaj me shure.

    1. ZOI says:

      O vlonjat..as renjet e tua nuk i di nga i ke, dhe flet….lexo Pellumb Xhufin gjysem historianin shiptar sic e ka deklaruar ai vet. Me historian serioz nuk behet.

  9. leshteriku says:

    Ka te drejte vlonjati. Keta nga Vlora jane te gjithe historiane sidomos per Himaren se per Laberine skane shkruar asnje rrjesht akoma. Po cfare te shkruajne. Skane dhe faj. Vetem hajdute dhe vrases kane qene edhe do te mebeten. Mos shkoni larg ne histori. Kujtoni vetem 1997. Pa leberit Enver trimi sdo e kishte mbajtur pushtetin per 45 vjet. Kane me cfare krenohern keta labushet. Pastaj kane edhe gjoksin grope. E morri motra provimin apo jo.

  10. labi says:

    O Leshteriku, po pate ndonje paqartesi te vijme ne mes te netes dhe te shpiegojme juve si familje e “mire”qe jeni historine tone dhe tuajen qe nekohen e Dulles ju ishit gati te gjith spiuna sigurimi dhe sot beni gojore ne greqi ku dhe grekerit ju urejne si Piro Dhimen, ashtu sikur Grek lind dhe nuk behesh ashtu dhe ju qe nuk dini kush u ka palluar qe dolet sot pa byth si zalli i lumit

    1. DULLA says:

      O Labi…ne mes te nates more, si gjithmone jo ne fushe te mejdanit(si Celo partizani)

  11. labi says:

    …por kur vime ne ne fushe te mejdanit ju ikni ne greqi per gojore300 prandaj kuptoje qe ne kem qene jemi dhe do te jemi ketu gjithmone keshtu Bio pa treqindeshe.

  12. leshteriku says:

    Labi/ Vlonjati. Mos harro te cosh motren edhe nonen andej nga semaforet e Greqise per pune se une skam shku ndonjehere andej ore shejtan. E ke punu sumen me meditje ne semafor prandaj e paske me greket. Po pate ndonje cregullim fundor fute pushken te gropa e fundit dhe qit gjoksin kur bohesh me 10-12 vete te tjere sic e keni zakon ju halabaket e Laberise. E morri motra provimin apo jo. E di ti perkthimin.

  13. mëno says:

    Labëria është një njësi gjeografike e cila në ditët tona shtrihet në një teritor brenda kufijve shtetërore të republikës të Shqipëris. Teritori i fiseve ilire të lapëve që nga lashtësia e deri në ditët tona vazhdimisht ka ardhur duke u ndrydhur në gadishullin ballkanik. Sot Labëria shtrihe në pjesën jugperndimore të shqipërisë, midis deteve Jon e Adriatik në perëndim dhe lumit Drino e Vjosa në veri, verilindje dhe lindje, ndërsa në jug kufizohet nga lumi Pavël, duke u përfshirë në rrethet Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Sarandë. Në këtë teritor prej një kohe relativisht të gjatë jetojnë lebërit të vendosur në rreth 50 fshatra . Njerëz me karakter të fortë, të zgjuar, të guxishëm, krenar për vendin e prejardhjen e tyre, bujar e të ndershëm. Po si njihet në histori ky fis i lashtë e i lavdishëm Pellazgo-Ilir ?
    Fiset e Lapëve janë mjaft të përmendura, bile të shquara që në mugëtirën e historiesë së lashtë. Ato njiheshin si fise luftarak, burrëror dhe të ashpëra. Babai i historisë së lashtë greke, Homeri, emërin e labeatëve (lapëve) e përmënd që në shekullin e tetë para krishtit, si një fis burrërror e luftarak të vendosur në një teritor të gjerë nga Pindi në Thesali e deri në Peloponez. Por edhe si një fis luftarak në krah të Trojanëve gjatë luftrave të Trojës. Në fund të periudhës Mikeniane, Lapët zotëronin teritorin që përfshinte qytetet e Argis, Girtoni, Orti, Iloni, Olosoni që ndodheshin në Pellazgoidë (Thesalia) dhe Perebenë jugore, si dhe qytetin Larisa dhe Mopsi së bashku me malet Osa dhe Omolo. Kryeqyteti i fiseve lape në Greqinë e lashtë ka qenë qyteti i Girtonit, ndërsa mbreti më i shquar i tyre ka qenë Piritosi që njihej si i biri i Zeusit. Por edhe Akili kishte lindur në Tesalose të Thesalisë, zonë e banuar nga fiset lape. Ndërsa paria e fiseve lape të Peritëve, Butëve dhe Koronëve ishin të vendosura në Athinë e Marathonë dhe njiheshin si krijuesit e aristokracisë drejtuese të qytetit. Lapi TISE, njihet si heroi më i madh i athinejve. Këto të dhëna i konfirmojnë edhe studjues të tjerë si Herodoti, Tuqididi, Hesiodi, Straboni e deri te Koradi, N.P.Elefteridhi dhe Saqelariu, studjues grekë të ditëve të sotëme. Studjuesi i historisë së lashtë Viktor Berard, fiset lape i llogarit të barabarta me fiset Ilire të Molosëve, Thesprotëve dhe Amantëve.
    Nga fundi i shekullit të VII-të para krtishtit, murgeshat e lapëve, shfaqen si mbrojtëse të tempullit të shënjtë pëllazg të Pitos1 (aty ku do të ndërtohej me mbritjen e grekëve tempulli kryesor helen i Delfit si rivali grekë i Dodonës pellazge). Hipsi ishte një nga herojtë e fiseve lape të Pindit, i cili shfaqet si baba i Themitës në mitet e fiseve Amante. Sipas profesorit Georges Thompson, personazhi historik “Tezeu” që njihet në histori si rivali i “Heraklesit” helen e kishte prejardhjen nga fisi pellazgë lapë i Butëve (Bouteidëve), fis i cili njihej edhe si krijuesi i aristokracisë athinase. Ndërsa sipas profesorit Robert Graves, në shekullin e VI para krishtit, një pjesë e fisit lapë të Butëve dhe Peritëve që ishin kthyer në aristokraci e klasës drejtuese të Athinës, do të merrnin në dorë edhe funksionet zanafillore kishtare të këtij qyteti. Në një përshkrim tjetër, perfaqësuesi i fisit të lapëve shfaqet si fitues i lojrave (Pitike) të marathonës Athinase të vitit 582 para krishtit. Dëshmi e këtyre të dhënave për lapët janë edhe emëri i lagjes Plaki dhe Skilaki në Athinë. Historianë të tjerë e vendosin fisin e lapëve përkrah fiseve të njohura të ilirëve të jugut, të Molosëve, Kaonëve, Thesprotëve dhe Amantëve.
    Me pushtimin e Athinës nga fiset Akene dhe Doriane (helenët e më vonshëm), një pjesë e fisit të Lapidëve ose Labeatëve2 (në vartësi të gjuhës së shkruar përmënden me emërin e Lelegëve, Lapidëve, Labeatëve, = Lapëve) së bashku me fise Trojane, kaluan detin dhe u vendosën në zonat etruske për krah fisit të Konëve në Itali. Sipas studjuesit të historisë të etruskëve, Zaharia Mayani, Lapët krijuan edhe një koloni në Istria. Në shkrime të tjera të lashta, lapët i gjejmë përkrah fiseve të tjera pellazge që kaluan detin duke luftuar deri në Joruzalen. Pjesa e lapëve që nuk u larguan nga teritoret e tyre, në luftë të vazhdueshme me grekët e vjetër, u tërhoqën në lartësitë e maleve dhe u spostua në drejtim të tempullit pellazg të Dodonës, duke populluar teritore përbri fiseve Thesprote dhe Amante.
    Profesor Mihal Saqelariu konfirmon shkrimet e Dionisit të Halikarnasit të shekullit të parë para krishtit, për teritoret që zotëronin fiseve lape (Lelegët, Lapidët, Labeatët = Lapët, sot Lebërit). Të dy na konfirmojnë se fiset lape që nga lashtësia e deri në mesjetën e hershëme jetonin në një teritor të gjerë të greqisë së sotëme, nga Thesalia e Pindi, në Fokidë, në Biotia, në Atikë e deri në Peloponez. Saqelariu përshkruan një mori heronjësh të lashtësisë helene me prejardhje nga radhët e fiseve të lapëve. Si heronjë athinas Saqelariu përmënd, Tiseun, Butin, Koronin dhe Peritin. Në radhët e heronje të Atikës ai përcakton Egjeun, Polipitin dhe Falarin. Në Thesali ai përmënd Egjeun, Abikun dhe Koronin, por edhe tirani i urtë i peloponezit, Perindari, e kishte prejardhjen nga fisi lapë i Qipsilëve të Korintit (ndoshta- Qyprillinjtë e famshëm?). Që nga lashtësia fiset e lapëve e merrnin emërin nga udhëheqësi i tyre. Sa më e madhe të ishte fama e udhëheqësit luftarak, aq më i rëndësishëm bëhej edhe fisi që e kishte në krye në raport me fiset e tjera, prandaj në periudha të shkurtëra të njëjtin fis lap shpesh e gjejmë me emëra të ndryshëm.
    Gjeografi i shquar i lashtësisë, Straboni, që jetoj deri në vitin 19-25 të shekullit të krishtit, lidhur me vendbanimin e fiseve të lapëve do të përcaktonte: “Lumi Penea në Greqi e ka burimin e tij në masivin e maleve të Pindit. Rrjedha e tij kalon përmes viseve të fiseve të lapidëve dhe perrhebëve …”, duke konfirmuar vendndodhjen e tyre të hershme. Ndërsa duke folur për popullsinë e Emathisë (Maqedonisë), Straboni pohon: “Popullsitë që ndajnë teritorin e Emathisë ishin Ilirët dhe mbi të gjitha fiset lape të butëve, Epirotët dhe Thrakët”. Pra fisi i lapëve është mjaftë i njohur që nga lashtësia në botën helene dhe ballkanike. Grekët nëpërmjet arvanitasve kanë trashëguar nga kultura materiale e lapëve veshjen e fustanellës. Po ashtu nga pikpamja e kulturës jo materiale morën epikën e legjendave deri te Zeusi. Morën vallet, muzikën dhe polifoninë, ritet e lindjes, vdekjes dhe gëzimeve familiare, të cilat i paraqesin sot pa droje si pasuri kombëtare të kombit të tyre.
    Mbas vdekjes së Aleksandrit të Madh, por sidomos mbas vdekjes të mbretit të Molosëve, Pirros të Epirit, fiset lape u gjendën të dobësuara nga pjesëmarrja e tyre në luftra të vazhdueshme, në të njëjtën kohë u gjëndën edhe të pa mbrojtura karshi synimeve invaduese e grabitqare greke dhe, roli i tyre erdhi duke u dobësuar si në Thesali dhe Pelopones. Fiset Lape për një periudhë të gjatë u përfshiheshinë në mbretërinë e Molosëve. Simbas Strabonit, fuqia e mbretërisë së molosëve erdhi në rritje edhe për shkak të lidhjeve miqësore të tyre më fisin lap të Akaidëve, që në një periudhë të caktuar zotëronin edhe Orakullin pellazgë të Dodonës. Mbas vdekjes se Pirros të Epirit, mbretëria molose u gjend e rrezikuar si nga grabitjet e vazhdueshme pirate të mbretëreshës dardane Teuta, synimet hakëmarrëse të romakëve, ashtu dhe nga maqedonasit e grekët. Por ajo që ishte më shkatërruese për fiset lape dhe kaone, ishte rivaliteti dhe lufta e brëndshme e kryetarëve të fiseve për pushtetin drejtues. Ndonse fiset Lape, Kaone dhe Thesprote ishin të përfshira në Lidhjenë apo Mretërinë Molose, shikojmë që ndërmjet tyre rritet dukshëm dualiteti për të marrë drejtimin e Lidhjes Molose. Fiset e reja lape të Paraueje, Antitane, Oreste, Atamane, Filaidëve, Qipsilive etj kërkojnë që të jenë në krye të situatave. Ndërkohë që fuqia e fiseve kompakte Kaone në rivalitet me fiset e tjera ishte rritur dukshëm në gjirin e Lidhjes. Gjatë shpërbërjes së Lidhjes Molose, fisi i Kaonëve ishte jo vetëm më i konsoliduari por dispononte edhe një potencial të madh ushtarak. Kjo i dha mundësi fisit të Kaonëve që të mbretëronte për një kohë të gjatë në teritore të përbashkëta me fiseve lape, përfshi edhe Labërinë e sotëme.
    Pushtimi i ballkanit nga romakët u kushtojë shtrënjtë fiseve lape. Vetëm nga zotërimet e mbretërise Molose, sipas Tit Livit dhe Strabonit, forcat romake të Paol Emilit më 168 pes. grabitën e plaçkitën pa mëshirë, duke siguruar të ardhura nga 400 denar për çdo kalorës dhe 200 denar për çdo këmbësor, një shumë e konsiderueshme për atë kohë. Ndërsa numuri i robërve që u çuan në Itali arriti në 150 mijë burra, gra dhe fëmijë, kryesishtë nga fiset Lape e Thesprote, duke rënuar tërësisht fiset Kaone dhe 70 qytetet e tyre së bashku më kryeqëndrën Butrintin. Kjo barbari e Paol Emilit e shkretojë fare zonën ku shtrihet sotë Labëria, por edhe deri në Artë e Thesali. Pjesa më e madhe e fiseve të lapëve që i shpëtojë barbarisë ramake të Pol Emilit nëpërmjet luftës së organizuar u tërhoq në lartësit e maleve të Pindit, duke lëvizur për tu mbrojtur kryesisht në luginën e Vjosës dhe në zonat e tjera të Ilirisë së jugut (Malësitë e Kurveleshit). Malësia e Kurveleshit, kjo kështjellë natyrore shërbeu si vendstrehim i sigurt dhe bazë furnizimi e reziztence për veprimet luftarake të Lapëve. Që nga ajo kohë fiset e lapëve të grumbulluar në lartësit e Pindit filluan të popullonin edhe lartësitë e maleve të Kurveleshit dhe Akrokerauneve, duke e kthyer këtë kështjellë natyrore në qëndrën e tyre të pa mposhtur, në luftrat e pambarim me hordhit romake, bizantine, sërbe e osmane. Gradualisht ata u bënë zotër të Kurveleshit e Akrokerauneve dhe të bregdetit nga Butrinti në Orikun e vjetër duke dalë fitimtar në dualitetin me fisin e kaonëve. Këto fise duke zotëruar lartësitë e Pindit dhe të Kurveleshit, vende të cilat kosideroheshin nga pellazgët si vendstrehim i Perëndive, të Zeusit Dodonas, hyjnisë më të lashte dhe autoritare jo vetëm të pellazgëve, por që edhe greket e vjetër e nderonin njësoj si perëndit e tyrte, arritën të mbijetojnë në vështirësi me natyrën e ashpër dhe barbaritë e pushtimeve të gjata. Duke u bërë zot i kësaj toke i dhanë dhe vendit emërin e fisit të tyre Labëri. (Lapëri, kështu thirrej deri në fund të shekullit të tetëmbëdhjet, bile kështu thirret edhe sot në të folmen gegërishte).
    Pushtimi Ilirisë nga romakët përveç dëmtimeve dhe të këqijave që solli në teritoret lape pati edhe ndonjë anë të mirë. Romakët vendosën administratën e tyre duke shëmbur përfundimishtë format e vjetra të administrimit familiar, e duke përshpejtuar proçesin e shpërbërjes së formacioneve të vjetra fisnore. Romakët me vendosjen e organizimin të ri administrativ në provinca, prefektura dhe dioqeza përfshinin në këto teritore fise të ndryshme. Kështu në rrethinat e njësive të administrimit romak që u vendosën në teritorin e sotëm të labërise që nga ajo kohë gjejmë përveç lapëve, edhe pakica të tjera kaone e molose të cilat me kalimin e kohëve u apsorbuan duke u shkrirë në gjirin e lebërve.
    Konservatorizmi, lidhjet e ngushta fisnore, krenaria, lokalizmi i tyre në mardhënje me fiset e tjera, krenaria për prejardhjen se vinë nga një fis i madh si dhe vendosja e tyre në një zonë të thellë kompakte malore, bëri që ata të bashkohen në një masë unike në këtë fortesë natyrore dhe ti shpëtoninin shpërbërjes dhe asimilimit nga pushtimet e gjata që ju bënë Ilirisë jugore, duke ruajtur kështu doket dhe zakonet e tyre e mbi të gjitha gjuhën shqipe. Mbas ndarjes të Bizantit nga Roma, por sidomos mbas shekullit të V-të, fiset e lapëve në rrethinat e Pindit dhe zonat e tjera në Greqi përmënden pak si rezultat i përndjekjes së tyre nga kisha greke. Fiset e lapëve ose u larguan duke u spostuar në Epir dhe Ilirinë jugore, ose ata që vazhduan të banonin aty si ortodokës, ndërruan emër dhe u konvertuan të jetonin si Arvanitë. Në këto situata, në botën e mbyllur rurale e baritore që nga lashtësia e hershme, lebërit kultivuan norma, sjellje e vlera që i mbajtën të ngurta, duke u dalluar nga fiset e tjera iliro-shqiptare. Përmes pasurisë gjenetiko-kulturore lebërit kanë treguar në vazhdimësi nivelin e përgjegjësise morale se kanë një kapacitet gjenetikë pozitiv që rrjedh nga e kaluara e lavdishme e fisit të tyre.
    Kërkimet e zbulimet arkeologjike dhe studimet antropologjike të kryera në këto zona tregojnë në mënyrë bindëse se gjejmë të njëjtën formë jetese krejt të dallueshme nga popullsitë indigjene që kanë kaluar. Zbulimet e bëra në kalanë Ilire të Hollmit dhe Tumat e Rehovës, në Kozhan, Thesali, Velçë e deri në Dukat tregojnë se që nga periudha e mezolitit e deri në mesjetë, por edhe deri në ditët tona, në zonën e labëris ka jetuar e njëjta popullatë. Kjo vërtetohet nga Hiperbrakicefalia e kafkave dhe mënyrat e tjera të jetesës.
    Fiset e lapëve qëndruan të pa mposhtur ndaj pushtuesit grekë, por duke u shtyrë gjithënjë më në veri. Ato mbijetuan në luftë me natyrën e ashpër dhe pushtimet romako-bizantine. Nën goditjet shoviniste të grekëve, qëndra e fiseve lape, mbas shekullit të X-të që u bë edhe ndarja përfundimtare midis kishës së Bizantit dhe asaj të Romës, do të spostohej e përqëndrohej përfundimishtë nga Thesalia e Pindi në malësit e Kurveleshit. Nga viti 1204 e deri më 1318 fiset labe i dhanë mbështetjen e gjithanshme despotatit të Epirit dhe ishin forcat mbrojtëse kryesore për udhëheqësit e kohës Mihal Komneni dhe Teodor Bue Shpata. Lebërit mbrojtën me trimëri e guxim despotatin e Gjirokastrës dhe atë të Artës të drejtuara nga Gjin Bue Shpata dhe Pjetro Losha deri në vitet 1400. Veprimtaria e pa lodhëshme këmbëngulëse administrative e ushtarake për një kohë tepër të gjatë e lebërve, rezistenca dhe luftërat e vazhdueshme në betejat e pa numurta jo vetëm me romakët, bizantin, grekët, por edhe me sllavët e pas tyre osmanët nuk e mposhtën dot patriotizmin e tyre. Këto veprimtari dëshmojnë se labëria ka qenë vendi më i flakët, më i vendosur, më i përkushtuar dhe më i pamposhtur i Ilirisë së jugut në mbrojtëje të traditave pellazgo – ilire.
    Vërshimi i hordhive ushtarake Osmane në Ballkan lebërit i vuri para një rreziku të dy fishtë. Nëse grekët u zhvilluan dhe i fituan teritoret e vjetra të lapëve të mbështetur kryesisht te përhapje fesë dhe e gjuhës, osmanët po shtriheshin e zgjeroheshin vazhdimishtë të mbështetur te feja myslymane, duke i venë kështu në rrezik gjithnjë teritoret e tyre. Megjithëse lebërit nën trysninë e situatave dhe konditave të kohës u kthyen në fenë myslimane në një masë të madhe, ata përsëri vazhduan traditën e tyre luftarake duke organizuar kryengritje të pa ndërprera kundë turqe osmanlli. Deri në viti 1432 nën drejtimin e Aranitit dhe Bep Zenebishtit lebërit e bënë të pamundur hyrjen e forcave turke në teritorin e tyre. Në këtë periudhë, kronisti venetikas St. Magno dhe udhëtarit francez Denis Possot, laberine e quante “Shqipëria e sundur nga shqipëtarët”, në ndryshim nga pjesa që sundohej nga otomanët. Ndërsa fillologu Johann George von Hahn, shkrunte se banorët e labërisë e quajnë veten e tyre edhe arbër dhe vendin e tyre Arbëri, duke përcaktuar edhe kufijët e saj nga Vjosa e drino, Vlorë, Tepelenë, Delvinë e deri në Konispol.
    Në kuvendin e Lezhës, më 1444, labëria u përfaqësua nga himarioti Anton Linerosa, duke marrë pjesë më princat kryesorë të kohë si i barabart. Më 1480/81 labëria u bënë bazë dhe streh e ekspeditave të Gjon Kastriotit dhe Konstandin Muzakës. Më 1484 dhe 1486 thyen dy ekspedita Osmane dhe i detyruan forcat turke te hynin ne bisedime. Më 1492 forcat osmane shkatërruan kështjellën e Himarës dhe Sopotit dhe shkretuan zona të tëra. Por më 1500 dhe 1501 përsëri i gjejmë në luftë kundër osmanëve e përkrah venetikasve. Më 1530 udhëtari francez Denis Possot shkruante: “brendësia e Labërisë, lugina e Shushicës, malet e Kurveleshit dhe ato të Himarës ishin të pa përshkueshme nga forcat turke…” Në vitin 1532 Labëria kishte nje ushtri prej 20 000 kalorësish. Më 1538 për të nënshtruar krahinën e Labërisë erdhi vet Sulejmani i Madhërishëm i shoqëruar nga kryeministri Ajaz Mehmet Pasha me orgjine nga Vunoi. Mbas një udhëtimi në viset e Vlorës, shkrestari turk, Mirat Yl Qianat, në vitin 1572 shkruante: “Malësia e Vlorës (Avllonja dagi) është strehu i kryengritesve të përhershëm, foleja e rrebelave të pa bindur,…” Prandaj historia e Himares dhe Laberise eshte e njeje.

  14. arba says:

    Pergjigje Himariotit

    Megjithese ju vete nuk keni dhene ndonje burim historik, une me kenaqesi po ta plotesoj deshiren, duke renditur me poshte vetem disa nga burimet e shumta jo shqiptare, me qe ti duket se nuk i preferon.
    Ne radhe te pare emri Albanoi nuk del ne shekullin III, si thoni ju por ne shekullin II, te historiani aleksandrin Ptolemeu (Claudii Ptolemaei, Geographia, III, 13, 23, Red. C.F.A. Nobbe, Tauchnitz, Leipzig, 1843, f. 197). Historiane e gjuhetare te huaj e kane lidhur kete emer edhe me Abroit, qe permenden nga historiane greke para eres se re si nje nenfis i taulanteve.
    Ata dalin perseri ne shekullin VII te historiani i fundit i lashtesise Teofilakt Simokata rreth vitit 630, kur perandori bizantin u kerkoi albaneve te dergonin trupa per te ndihmuar aleatin e tij mbretin e gepideve gjermane Konimundo, ne veri te Danubit.(Theophylactes Simocattes Historiarum libri octo, Corpus scriptorum historiae Byzantinae. Red. B.G. Niebuhr, Weber, Bonn, 1834 f. 262). Ne shekujt VII, VIII, IX, X, XI, arberit mesjetare permenden ne menyre te perseritur si “Arbanase” neAnalet e Dubrovnikut (Monumenta Spectantia Historiam Slavorum Meridionalum Scriptores. Volumen I. Annales Ragusini Anonymi item Nicolai de Ragnina. Zagrebiae, 1883. Sumptibus Academiae Scientiarum et Artium)dhe ne shekullin X ne Enciklopedine Suda (Suda On Line: Byzantine Lexicography). Perandori bizantin Konstantin Porfirogeneti, qe sundoi nga viti 913 deri sa vdiq ne 959, ne librin e Ceremonive Perandorake (Constantine VII Porphyrogenitus. Περί τῆς Βασιλείου Τάξεως f. 688.) flet edhe per Princin e Albanias. Ne vitin 1079 historiani bizantin M. Ataliati i permend tre here Albanoi-t si aleate te perandorit ne luftime ne Italine e jugut (Michaelis Attaliotae Historia Opus. Corpus scriptorum historiae byzantinae: Red. I. Beker, Weber, Bonn, 1853,faqe 9, 18 297) dhe po ate shekull ata permenden edhe ne nje dokument bullgar (Elsie, R. Anonymous: Fragment on the Origins of Nations. Në Texts and Documents of Albanian History. Internet: http://www.albanianhistory.net/texts15/AH1000.html).
    Ndersa Ataliati i pershkruan shqiptaret/arbrit si alvanoi dhe vetem nje here si arbanite (kujdes se ne kete kohe greqishtja vazhdonte ta lexonte germen beta si b e jo v si sot), Anna Komnena do t’i quaje ata arber (Άρβανιτῶν) dhe Arberine – Arbanon (Άρβανῶν) (Annae Comnenae Alexiadis II. Libri 13, 5. Në Corpus Scriptorum Historiae Byzantinae Nën kujdesin e B.G. Niebuhr, Akademia Prusiane e Shkencave, Weber, Bonn: “ὡς ἐνόν, τοὺς κατ’ αὺτὴν ἠσφαλίσατο καὶ τὴν τῆς ἀκροπόλεος φρουρὰν τοῖς ἐκκρίτοις Βενετίκοις τῶν ἐκεῖσε ἀποίκων ἀνέϑετο, τὴν δέ γε ἐπίλοιπον πᾶσαν πόλιν τῷ ἐξ Άρβανῶν ὁρμωμένῳ Κομισκόρτῃ, τὰ σινοίσοντα διὰ γραμμάτων ὑποϑέμενος”).
    Pas kesaj historianet bizantine dhe perendimore perdoren perkatesisht termat Arbanon dhe Albania.
    Ne qofte se ty te sjell ndonje problem alternimi i r-se me l-ne, ky eshte nje fenomen i njohur ne gjuhen shqipe (edhe ne komunen tende Palermo e sotme njihej si Panormo ne mesjete).
    Ne qofte se ti ke ndonje problem me lidhjen e Laberise e te Himares me Arberine, une po injoroj dijetaret tane te shquar dhe po citoj nje dijetar te rangut nderkombetar qe i takon nje periudhe kur Greqia ekzistonte si shtet i pavarur por Shqiperia ende jo. Ja c’shkruan Johann Gregor von Hahn:
    “Arbëria, im engsten Sinne, heisst im tosk. Dialekte das hinter Awlona gelegene Bergland, welches vermütlich den Kern des alten Chaonien bildete, bekanntes als Κουρβελjέσ, oder unter dem Spitznamen der λjάβερία, n. gr. λιαπουργιὰ. Im weiteren Sinne begreift der Name auch die Chimara (Akrokeraunia) und selbst die Landschaft Delvino, mithin wohl ganz Chaonien.”
    Ja si perkthehet kjo:”Arberi, ne kuptimin e ngushte, ne dialektin tosk quhet rajoni malor prapa Vlores, i cili, sic duket, perbente berthamen e Kaonise se lashte, qe njihet si Kurvelesh ose me mbiquajtjen Laberia. Ne kuptimin me te gjere ajo perfshin edhe Himaren (Akrokeraunian) dhe rajonin e Delvines, dmth., tere Kaonine.” (von Hahn, J.G. (1854). Albanesische Studien. A. Mauke, Jena, f. 230).
    Autori i vepres fundamentale “Albanesische Studien” dhe i disa veprave te tjera per Shqiperine si Reise von Belgrad nach Saloniki, Reise durch die Gebiete von Drin und Wardar,studime te tjera mitologjike, gjuhesore etj, duke qene konsull ne Janine e ka shetitur me kembe gjithe Shqiperine e jugut e madje edhe ate te veriut, Kosoven e Serbine.
    Para tij, nga fillimi i shekullit 19, studiuesi britanik qe ka matur me pellembe Shqiperine e jugut, duke perfshire Himaren shkruan:”“Liabëri (Λιαμπουριὰ) is sometimes called Arbëri by the Albanians”.(Laberia nganjehere quhet Arberi nga shqiptaret) (Leake, W.M. (1814). Researches in Greece. J. Booth, London, f. 257). Nga mesi i shekullit 19, historiani gjerman Merleker e quante Laberine “vilajeti i Arberise” dhe Kardhiqin e quante kryeqender te saj (Merleker K.F. (1841). Das Land und die Bewohner von Epeiros. Jahresbericht über das königliche Friedrichskollegium, 1841, Königsberg, f.4). Historiani me i madh i lashtesise klasike, Teodor Mommsen ne Historine e Romes (Die Roemische Geschichte) i quante epirotet shqiptare te lashtesise (per kete veper iu dha cmimi Nobel per letersi, me qe per histori ai cmimi nuk jepej).
    Shekuj me pare edhe Skenderbeu e quante veten princ i epiroteve (ashtu sic e njihte edhe Papa i Romes)dhe Frang Bardhi fjalorin e tij e quante Fjalor Latinisht Epirotisht, por e di qe keta jane shqiptare dhe nuk ti nuk i merr ne konsidderate.
    Tani une do te doja te qe ne nje postim vijues te sillje burimet per disa te dhena qe gjej ne postimin tuaj.
    1. Se emri Albane u perdor nga greket per te karakterizuar nje vend ku u vendosen pensioniste romake. Ti sigurisht qe per kete nuk ke burime autentike d.mth. te asaj kohe pse te vetmit autore qe flasin per albanet jane Ptolemeu ne shekullin e dyte dhe Simokata ne shekullin VII. Une do te isha kurioz ta dija kete burim sado anekdotike dhe folklorik qe te ishte (edhe ato do te kishin lezetin e tyre).
    2. Ju thoni se une e kam pranuar vete se albanet rishfaqen ne shekullin XI-XII dhe vetem ne veri. Fjale te tilla nuk gjenden ne postimin tim nuk eshte e hijshme te me vini ne goje fjale qe nuk i kam thene, te krijosh nje “straw man”.
    3. Ju e lini pashpjeguar c’ka thene “A/Meksi”. Duke pare si me ve mua ne goje fjale qe nuk i kam thene, une dhe ndonje lexues tjeter ka te drejte te dyshoje ne saktesine dhe vertetesine e atyre qe shkruan.
    4. Juve flisni per nje “linje etnogjuhesore Jirecek dhe Shuflay”. Ky eshte nje term i gabuar, qe nuk perdoret ne asnje botim akademik te huaj. Ekziston nje “vije Jirecek” e bazuar ne mbishkrimet e gjetura ne Ballkan nga te cilat provohet nje fakt i mirenjohur se te vetmet gjuhe qe u shkruan ne Ballkan deri ne Mesjeten e mesme ishin ne veri latinishtja dhe ne jug te asaj vije – greqishtja. Shqiptaret si TE GJITHE popujt e tjere te Ballkanit e te Europes deri ne ate kohe ne te shkruar perdornin vetem keto dy gjuhe.
    5. Burimet nga ju keni mesuar se Zogu e ka paguar Shufflain une nuk dua t’i di se me siguri ato nuk jane burime akademike.
    6. Ju thoni se himariotet regjistrohen aty te pakten qe nga shekulli VI p.e.s. Ju thoni se kete te dhene e keni marre nga Barka. Por ne qofte se Barka ka ndonje veper historike per ate periudhe ne cfaredo gjuhe qofte ju duhet ta tregoni se kujt i referohet Barka se ai nuk jetonte 25 shekuj me pare.
    7. Ju me kerkoni mua t’juthem se sa i vjeter eshte emri shqiptar dhe une po ju them qe eshte dikur pas kohes se Skenderbeut. Para kesaj por edhe paralel me te eshte perdorur edhe emri arber. Une nuk jam i sigurt cfare mendon ti se tregon kjo. Te te shpjegoj me gjate per historine mendoj q
    Greket gjithashtu e kane nderruar emrin e tyre kombetar. E quanin veten helene (kur romaket dhe iliret i njihnein si greke). Pas pushtimit romak ata u bene qytetare romake dhe hoqen dore nga emri i lashte helene per tu vetequajtur Romioi. Nga mesjeta e vone ne librat e me vone edhe ne populls futen ne perdorinm edhe nje here emrin e lashte helene, ndonese edhe sot akoma nuk ka dale plotesisht nga perdorimi fjala Romioi. Ruset nuk kane emer origjinal dhe e kane marre emrin rus nga nje fis Varangian viking qe krijoi shtetin e pare rus ne Kiev ne shekullin IX.

  15. labi says:

    …nuk e di prandaj do pyes motren tuaj si profesore previmesh me patente qe eshte.

  16. AC/DC says:

    Ate qe nuk e beri dot Turku,Zogu,Enveri apo Saliu e beri nipi i Himares E.Rama se bashku me himariotin K.Kokedhima. Kot nuk thone qe s’ka pyll pa derra.

  17. mirel says:

    Qirje Barkas flet me citime te vitit 1974 per ngjarje te kohes para eres se re, dhe me teper I referohet karakterit lab te Toskerise dhe me gjeresisht Epirit..
    Qirje Barka, mos do te thuash karakteri lab I Epirit dhe me gjere I Toskerise, del qe greket e lashte jane pushtuar nga labet e toskerise para se greket te shfaqen ne Histori me manipulimet e Homerit.
    Prandaj Qirje para se te recitosh citate, kujtohu qe dhe Historia nuk shitet si paketa cigaresh te vulosura nga emra qe njeh dhe u referohesh ti, po dhe Historia ka logjike dhe arsyetim dhe si e tille nuk I nenshtrohet dot rregullavew te tua injorante prej pisi grek.
    Epir-Laberi-Toskeri-Shqiperi

  18. spiridon says:

    ARBA MBIVLERESOI BARKEN!
    Nga komenti i pare i Arbas mesova se ai do te mirrej me bykun pseudohistorik te Profesorit Barka.
    Nga i dyti postim i Arbes mesova se ne shkrimin e Barkes nuk kishte as byk. Shkrimi i tij ishte nje fllucke qe u zhduk sikur te mos ekzistonte.
    Ngushellime zoti Barka.
    Ne shkrimin e radhes mundohu te gjeshe ca byk historik.

    1. kolonjari says:

      Ngushellimet per zotin Barka qe iu fundos varka (se nuk ishte fare fllucke si thote Arba) mund t’i dergoni jo vetem ne adrese te tij, por edhe ne ate te Vangjel Dules, te Vasil Bollanos ose dhe te Anustas Janullatosit.

  19. Varka says:

    Kjo “barka” qe tallavitet ne ujra te turbullta, kujton se historia mund te blihet me ca viza greke, qe ai i mori falas nga konsullata greke dhe ua shiti hallexhinjve shqiptare leber e veriore. Zoti apo qirje barka, me kujtohet shume mire ne ato tri vjet te institutit qe bere per letersi shqipe ne Elbasan, na thoshje shpesh “jam sqipetar i kuluar”. Per kete nuk e ka fajin vetem Dulla qe ju respektoi me shume se labrit, qe i la te hanin buk misri, kur dropullitet hani te grurte dhe punonin ne shtetin komunist. Qe je “sqipetar” ti kete do ta kuptosh me kalimin e kohes. Por jane bere llogarite nga vizableresi, ke akoma ca para nga vizat, por kur te mbaroen prap “sqipetar” do jesh o qirje…

  20. Haxhiu says:

    Ka mundesi qe labet te jene gege.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje