Çohi të dekun

3 Gusht 2014, 18:17Blog TEMA

Nga Bardhyl Ukcamaj


“Çohi të dekun”…!  Vetem ky togfjalesh i perdorur nga Fishta nje shekull me pare, me vjen ne mendje kur lexoj kroniken jeshile nga historia e mafies politike ne shtetin me te varfer te kontinentit europian.  Po e huazoj  emertimin “kronike jeshile” nga nje film i Hollywood -it.

“Dollaret nuk jane te bardhe as te zinj, jane green (jeshil)” –  thote personazhi.  Personazhi yne eshte hero i medias shqiptare  keto dite, Guvernatori i Bankes se Shqiperise.  Sipas medias, nje i shkolluar nga Universiteti i Tiranes ne vitin 1977-te, pa asnje kualifikim te nivelit me te larte (master apo PHD brenda a jashte vendit), ish drejtues i nivelit te larte ne BSH gjate kohes se komunizmit, i zgjedhur nga socialistet e Fatos Nanos ne vitin 2004 dhe i rizgjedhur ne unison nga “djathtistet” e PD-se ne vitin 2011-te. Asokohe socialistet e Rames e votuan kunder, perjashto Blushin e Malajn (rreth i kumbarise Nano).

Sot, guvernatori akuzohet per dhjetra milione euro pasuri, shpenzime marramendese luksi te femijeve, qe si sheiket e arabise fshijne djerset me kartmonedha 500 euro.

Gruaja po ashtu punon ne majat e pushtetit te “drejtesise”.  Keto dite u tha se ishin vjedhur pergjate disa viteve disa milione euro nga nje ambient brenda institucionit BSH-se, per sigurine e te cilit ishin shpenzuar rreth 7 milione euro. Ne oligarkine drejtuese te BSH gjenden  emrat e shume nga familjet e spikatura te struktures politike te se ” djathtes”,  gruaja e presidentit po ashtu. Guvernatori thuhet se ka mbeshtetje te fuqishme dhe nga e “majta” e milionereve, kryesisht nga kupola e LSI-se.

Pra Guvernatori na del edhe i kuq edhe blu, as i kuq e as blu. Guvernator jeshil (si ngjyra e dollarit) ashtu si tere lukunia e sojit te tij, sundimtare te atdheut tone te mjere tash e 24 vjet “demokraci”.
Histori skandaloze! Ne cdo vend normal te planetit tone, guvernatori do te duhej te lirohej nga detyra dhe te hetohet ne menyren me serioze te mundshme. Nese akuzohet pa te drejte i kerkojme te gjithe falje, e rizgjedhim prape guvernator dhe e bejme edhe parlamentar. Faktet e botuara nga shtypi jane te renda! 
Pse heshtet?
Shkaku jane pikerisht qindra miliona dollare amerikane te perdorur nga mafia politike e Tiranes, ne formen e “kredive te keqija” ne emer krushqish e familjaresh te tjere qe nuk kthehen me.  Eshte lista e personelit, me famozja qe mund te gjendet ne historine e nje banke ne kontinentin e Europes .

Jo, jo nuk eshte shkak ” stabiliteti i sistemit financiar” por eshte shkak stabiliteti i mafies. Shoqeria duhet te reagoje.  Shoqeria shqiptare e vjedhur dhe rrenuar duhet te reagoje jo vetem ndaj guvernatorit por ndaj te gjithe mafiozeve politik, super milioniere,  qe kane rrenuar jeten tyre dhe te ardhmen e femijeve tash e 24 vjet.  Duhet te reagojne fuqishem ne te gjitha format e mundshme. 

Duhet te nise koha e shpagimit.

Perndryshe  duhet te pranojne se jane skllever, se kane lindur skllever dhe se meritojne te vdesin ne skllaveri, bash si shkuan e vane nen rregjimin kriminal te Enver Hoxhes. 

Çohi të dekun..!

54 komente në “Çohi të dekun”

  1. Kaloresi Furtuna says:

    Shoku mire e ke ti , por populli ka VDEKUR, nuk cohet njeri.

    1. Pelasgian says:

      ka qene ndonjehere i Gjalle ??????????

      700 VJET TE SHTYPUR NGA ROMAKET !

      TKURRJE DRASTIKE E TROJEVE ( me e madhja ne europe ) NGA ARDHJA E SLLAVEVE .

      PERSERI TE SHTYPUR NGA BULLGAR , SERB , BIZANTINE E 500 VJET NEN THUNDREN OSMANE !

      Te fundit qe morem PAVARSINE !

      Historia PERSERITET ! ShqipKARI nuk e njeh LIRINE AS IDEALIN ! Njef vetem SKLLAVERIM ! nje Rilindas ( nga ata te Vertetit ) me duket se e thoshte nje gje te tille !

      NUK DO TA HARROJ KURRE NGJALEN E 1 PRILLIT POR ME SHUME ME VJEN PER TE VJELLE NGA VOTA E SHQIPKARVE QE NGA 4 DEPUTET QE MORI MANDATIN E SHKUAR ILIR HAJDUTI NE 23 QERSHOR I DHAN 18 DEPUTET FALE KONTRIBUTIT TE TIJ SI 7%NSH , 20%NSH DHE 21 JANARI I FAMSHEM !

      I vetmi ” shqiptar ” qe pati nje IDEAL DHE NJE DASHURI PER LIRINE ISHTE GJERGJI ( Ndoshta DJORDJE ) sepse pas TIJ vetem SHERBYES te me te fortit lindi kjo toke !

      1. Toni KS says:

        @Pellazg, cdo brez e ka ne dore fatin e vete. Keto interpretime jo romak, jo sllav, jo turq nuk kane shume te bejne me te sotmen. Shkeputja nga e kaluara e pakendshem dhe krijimi i dickaje te re dhe me te mire eshte e mundeshme. Po te jap vetem dy shembuj te cilet para 60-70 vitesh kane qene me keq se shqiptaret dhe sot jane fuqi te verteta ekonomike – Koreja e Jugut dhe Singapori. Ky i dyte me shume pake resurse dhe nje popullsi shume jo homogjene.

    2. blerta says:

      Si sot te kujtoj Bardhyl, fjalezjarrte e simpatik ne krye te levizjes studentore, e me pas ne krye te PD-se se Universitetit, President i Rinise. Aty pata edhe fatin te marr pjese ne disa aktivitete. Besoj te te kujtohet Korrca….:) Ti sot mbetesh i nderuar nga te gjithe brezi yt. Une krenohem qe pata fatin te te nihja dhe lutem te te shoh nje dite ne parlamentin shqiptar. PD-ja jone me Lulushin nuk ka as nje perqind te entuziazmit tende e te miqeve te tu te asaj kohe. Perqafime kudo qe te jesh.

    3. Flamur Noka says:

      O Bardhyl ukcamaj, ti ke te drejte more zoteri. Edhe ti e shume demokrate te tjere u larguat nga shqiperia e mire bete per shkak te fundrrines Sali. Edhe sikur ta pjekum ne hell Sali Berishen, pak bejme. E grabiti e trajtoi si kurve atdheun tone. Mori nje grup rrugeqerish nga Tropoja, qe te vjen turp me i pa dhe e shkatrroi shqiperine me vrasje, korrupsion. Ky plak shkerdhate e goje lig do te futet ne histori si nje nga fytyrat me te ndyra. Do ta paguaje Shkelzeni me Argiten nese jo ai. Jeta eshte e gjate.

    4. moza says:

      e lexova dy here. Nuk i heq nje presje shkrimit te Bardhylit. Do te jem te henen ne shesh, para bankes se kryehajdutit.

  2. LUTFI says:

    Po more i dashur “cohi te dekun ” por po te cohen te dekunit ,skuadrat e pushkatimit do ti duhesh te punonin me orar te zgjatur per te pastru Shqiperin nga keta hajdut te babezitur.

    1. Azgani says:

      populli sqiptar i neperkembur nga sali Berisha dhe I vjedhur nga lukunia e tij duhet te ngrihet ne kembe dhe ti burgose keto vemje.

    2. ariana says:

      shqiperia ka intelektuale e njerez te ndershem qe do te arrijne te fitojne betejen me keta hajdute te urryer. FLM Bardhyl Ukacamaj.

  3. LUTFI says:

    Dhe sa mire do ish sikur te coheshin nga varri vetem per nji vit.

    1. iliriana says:

      pershendetje nga gjermania o hero i dhjetorit 90-te. Pa diskutim me simpatiku.

  4. agimi says:

    Shkrim i mirekullueshem. Heshtja per Fullanin eshte pakti i mafies. E shikoni Boden qe ka gruan te punesuar te Fullani del e flet per CEZ kur edhe aty pasi fituan miliona e lane vendin ne borxhe. Ah more Bode e shkrryet kete vend.

  5. agimi says:

    Krye i korruptuari i Shqiperise Sali Berisha duhet te arrestohet. Ai ka instalur se bashku me Fatos nanon e Ilir Meten Mafien ne kete vend.

  6. agimi says:

    Te lumte bardhyl Ukacamaj.

  7. bedriu says:

    Une jam ish i persekutuar dhe e kam provuar edhe diktaturen e Enverit. Po keta enveristet e sotem demokrate si stafi i bankes jane te ndyre. I kane pire gjakun popullit per dekada o miku im bardhy. Ty te pershendesim me dashuri.

  8. kola says:

    bardhyl Ukcamaj krenohemi me ty si nje nga intelektualet me te ndershem qe ka pasur ky vend. Ti ike ne Amerike vella se ketu vetem shkatrrohet nga ai patrioti yne ish komunisti milioner Sali.

    1. Arta says:

      Ilir Meta e Sali berisha jane kokat e maifies ne Shqiperi. edi rama i ka duart e lidhura. ne votimet e tjera duhet pasur kujdes.

  9. kola says:

    Te pershendes nga Shkodra Z. Ukcamaj.

  10. Arlinda says:

    Po kryehajdutet e drejtesise kur do te burgosen. Pse hesht sala, po xhozi shkarravina e Ridvan pederasti.

    1. ai says:

      Po Rama pse hesht moj kukumjacke e politizuar? A e kupton qe kjo ceshtje duhet t’i beje bashke te gjithe shqiptaret pa dallime partiake?

      1. Gani says:

        Rames ia ka lidhe duart Ilir Meta…

      2. Pelasgian says:

        po faji me i madh eshte i atyre si ajo kafsha pa tru dhe sy me emrin arlinda ! I intereson shume se cfare do te thote sala xhozi apo bode , nuk i intereson skllaveria qe e ka mbyt kte vend si nga majtistet si nga djathtistet . Kjo lloj kafshe eshte e padobishme , madje eshte rrezik per ato qe jan te shendetshem ne tru !

        Si fillim duhet me zhduk kto lloj tru kanarinash nga Shqiperia sepse fale ktyre lulezon BERISHA , RAMA , META , FULLANI E KOMPANI §!

  11. Arlinda says:

    Respekte per te gjithe studentet e Dhjetorit 90-te. Respekte per ty vella Bardhyl.

  12. Gani says:

    Shum mirnjohje per bardhyl ukcamaj. i ka te paket intelektualet e ndershem e kurajoz si ai shqiperia. Ty te takonte vendi ne Palamentin e shqipnise jo Kac demokratit.

  13. feniks says:

    Sa per shtetin e ENVER HOXHES,laj gojen ti,SHPELLAR DEMOKRATIK KAPITALIST!!
    Ne ate shtet nuk VIDHTE NJERI SE TE VARTE LIGJI NE MES TE QYTETIT dhe te afermit e tu syrgjynoseshin maje maleve!!!
    Pikerisht se mungon ky SHTET sot KRIMINELET ME PUSHTET VRASIN E VJEDHIN,ndersa popul;li NUK KA BUKE TE HAJE PER FEMIJET!!!
    SHAJE ENVERIN sa te duash,o kastraves i hidhur,por jo per ato,qe ai i kishte MODEL per nje SHTET MODERN!!
    Nje shites dyqani,po te dilte DIFICIT APO SUFICIT brenda vitit mbi 200 leke te reja,shkonte ne BURG,ndersa sot e 24 vjet VJEDHIN FLORIRIN E SHQIPERISE DHE BANKEN QENDRORE ME MBI 700 MILION LEKE dhe nuk VEWPRON AS QEVERIA E AS DREJTESIA!!!
    OPOZITA kuptohet qe hesht se eshte BASHKEHAJDUTE ME FULLANIN qe kur e caktoi!!!
    HESHTNI,o kelyshe te KAPITALIT dhe gjejini KRIMET tek sistemi i juaj i KALBUR e jo tek ENVER HOXHA!!!

    1. Azgani says:

      Ky fullani milioner ishte edhe ne Kohen e dikatures zyrtar I larte si sali berisha. Pune komunistesh te demokratizuar. duhet nje revolucion popullor kunder te gjithe atyre qe na pine gjakun.

  14. shqip hesapi says:

    Me pelqen shkrimi,por thuaji atyre tropojaneve tuaj te ngrihen ne proteste me ne.

  15. veterani says:

    PROTESTAAAAAAAAA NGA E HENA DERI NE DORHEQJEN E FULLHANI E SHPURES NEPOTIKE TE TIJ.

  16. tito says:

    te ngriemi ne te munduarit te rraskapitur deri ne skaj,te ngrihemi me zemeraten e hidherimit,te shporrim hajdutet te shpetojme prej mjerimit.koha kurre sdo na i fale ti leme te vjedhin perseri.ska te djathte e te majte jane te gjithe ijena.presin nga mjerimi te vdesim.por jo pop[lli nuk vdes.se nje ze vergon nga lumi, vargjet e nolit jane aktuale ti bejme te dridhen,ne vrime te miut te futen

  17. Ramiz AL says:

    Bravo Shoku Bardhyl,bravo o pishtar !
    Na premtuat Europen e sot ne 2014 nga kontimenti tjeter ben thirrje “COHUNI TE DEKUN” se e di mire se ketu vetem te “dekun” ka, podukt i juaji.
    “COHEN TE DEKUNIT” O BARDHYL, COHEN POR ME NJE KUSHT TE KRIJONI PERSERI NJE PARTI ME BESNIK MUSTAFAJN, ELEZ BIBERAJN, BARDHYL YKCAMEN, AFRIM KRASNIQIN,ALEKSANDER BIBERAJN E TE TJERE PATRIOTE, ME QELLIM QE SAPO “TE COHEN TE DEKUNIT” , TI VDISNI PER SE DYTI

    1. Krasniqi says:

      O Ramizist, po te gjthe qe ke permendur jane krenaria jone e Tropojes. Sala u delegua nga Ramizi e mbeti komunist hajdut deri ne vdekje.

    2. arif says:

      Struktura e Bankes se Shqiperise

      1. Miranda Rama, (kunata e Sali Berishës) Këshilltare e Guvernatorit.
      2. Adela Bode, (vajza e Ritvan Bodes) Departamenti i Stabilimentit Financiar.
      3. Megi Topalli, (vajza e Jozefina Topallit) Departamenti i Kërkimeve
      4. Odeta Nishani, (gruaja e Bujar Nishanit) Departamenti i Administrimit.
      5. Helga Strazimiri, (motra e Genti Strazimirit) Departamenti i Mbikëqyrjes.
      6. Blerta Kruja, (motra e Keltis Krujës) Departamenti i Administrimit.
      7. Anila Muçka, (kunata e Adriatik Llallës) Departamenti i Burimeve Njerëzore.
      8. Evis Çeli, (kunata e Arben Imamit) Departamenti i Sistemeve të Pagesave.
      9. Gejsi Çeku, (djali i Robert Çekut) Departamenti i Kontabilitetit.
      10. Anjeza Harizaj, (vajza e kryetarit të PD-së Kavajë, nusja e djalit të Fatos Bejës)
      11. Arbana Lesi, (mbesa e Nikoll Lesit) Departamenti i Burimeve Njerëzore.
      12. Geri Prifti, (nipi i Dritan Priftit) Departamenti i Burimeve Njerëzore.
      13. Merita Kodra, (gruaja e Sekretarit të Përgjithshëm të SHISH, Sajmir Kodra) Departamenti i Kontabilitetit.
      14. Kristi Kromidha Nano, (vëllai i Xhoana Nanos) Departamenti Juridik.
      15. Eduart Roku, (nipi i Guvernator Fullanit) Departamenti i Burimeve Njerëzore.
      16. Elsa Zhulali, (vajza e Safet Zhulalit, kunata e Aldo Bumçit) Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë.
      17. Onos Topi, (djali i tezes së Blendi Fevziut) Departamenti i Statistikës.
      18. Besnik Dedja, (daja i gruas së Samir Mane TEG-ut) Arshiva Elektronike (ende në punë Besniku megjithëse ka 2 vjet qe ka mbushur moshën për pension).
      19. Bekime Karaj, (gruaja e Flori Karaj, inspektor tek ILDKP (ky ia qëndis deklaratën e pasurisë guvernatorit), Departamenti i Thesarit.
      20. Lorna Tabaku, (motra e Jorida Tabakut) Departamenti i Mbikëqyrjes
      21. Lavdie Memiaj, (kunata e Shaban Memisë) Departamenti i Pagesave
      22. Ledia Bregu, (kushërira e parë e Majlinda Bregut) Departamenti i Kontrollit
      23. Besa Prela, (kushërira e parë e Ben Blushit) Departamenti i Marrëdhënieve me Publikun
      24. Juna Bozdo, (motra e Eno Bozdos) Departamenti i Mbikëqyrjes
      25. Olta Rushaj, (mbesa e Dash Pezës) Departamenti i Mbikëqyrjes
      26. Eduard Sinani, Drejtor i Sigurimit, vëllai i Dëshira Subashit (ish- anëtare e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve).
      27. Arben Beja, (djali i Fatos Bejës) Agjencia e Sigurimit të Depozitave.
      28. Martin Blushi, (vëllai i Ben Blushit) Agjencia e Sigurimit të Depozitave.
      29. Aida Kolasi, (gruaja e Gramoz Kolasit, Drejtor i Kabinetit te Guvernatorit) Agjencia e Sigurimit të Depozitave.
      30. Marilda Shkurti, (vajza e dajës se Guvernator Fullanit) Agjencia e Sigurimit të Depozitave.

  18. Gjeloshi says:

    Ma ngadale bre Bardhok,Rexhep a Bardhosh se ke nderruar disa emra.

    Ti mor jaron para se te shash Enverhoxhen tregoji lexuesve qe xhaja yt ka qene roje personale i “diktatorit te dashur” dhe yt ate hante buken speciale te PP.Ketu ke bere gabimin e pare se ke shkelur kodin e malsorit qe atje ne ate shtepi ku ke ngrene buken e Enverit nuk duhet me permbys kupen.

    E dyta me ate gjuhe gjarperi qe ti po flet po ofendon ate popull fisnik qe po e quan te vdekur.Ti mor dhjetorist i dhjere i dhjetorit duhet te kujtosh se ne 21 janar 2011 u cua populli i Tiranes kunder klikes Berish-Bash-Meta dhe ngelen te “dekun” 4 protestues.Ku ishe ti mor amerikar malokar tropoje qe te ke ardhur zeri qe kur Ram “komunisti” mori pushtetin ne 23 qershor 2013 dhe duan ta hedhin poshte me cdo mjet dhe cdo cmim si Fan Nolin ne 1924 pra 90 vjetesh.Eshte absolutisht nje skenar perfekt kjo puna e Fullanit si nje mine me sahat qe nuk eshte e para pas 23 qershorit.

    Ka shume si puna juaj qe te infektuar si antikomuniste dhe anti enveriste te semure psiqikisht keni 22 vjet qe po coni uje ne mullirin e Serbit.

    Eshte neveritese tju kujtoj se plani per te hedhur qeverine Rama ka nisur qe para dy vjetesh kur per nje fotografi qe beri ai me z.Obama doli nje miloner Zabit Muja nga paci tropojes dhe kongresmeni Dana nga Kalifornia qe kerkuan ndjekje penale per Z.Obama per korrupsion.Vecse crregullim psiqik ky veprim ishte dhe nje fakt qe ka njerez qe duan ta hedhin Ramen me cdo kusht.

    Per ta vertetuar sa me siper po e lidhim me kriminelin,tradhtarin dhe superhadutin Lulzi Basha.Po e falim kete monster per vrasjen e 21 janarin dhe shitjen e detit grekeve ne 2009 dhe te flasim per 300 miljon euro te vjedhura.

    Rruga e kombit i ka kaluar 1.5 miljard euro dhe akoma nuk ka mbaruar pasi qeveria e re ka caktuar nje fond shtese 200 miljon dollaresh.

    Perse ju Bardhok,Rexhep apo Bardhosh nuk jeni ndjere per kete super-supervjedhje qe dosja eshte e hapur per te pandehurin Lulzi Xhelat Basha qe ka vjedhur qindra here me shume se Fullani ??

    Ju studentet e dhjere te dhjetorit qe iket nga syte kembet dhe kakarisni nga amerika jeni fajtoret kryesore qe akoma shisni pordhe se hodhet nje “sistem te dekun” dhe akoma tregoheni hipokrite dhe antishqiptare sepse Fullani eshte “made in berisha” dhe ju amerikaret malokare shqipfoles te Amerikes doni ti lini kopilin Edi Rames sic vepruat me Lhl dhe drogen e lazaratit.Kam besim se atdhetari Edi Rama do gjeje kurajon dhe burrerine ti tregoje vendin jo vetem Fullanit por dhe ustait te tij Berishe por dhe ca hipokriteve,malokareve te dhjere te dhjetorit qe dikur i ferkonin bolet diktatorit dhe sot ambasadorit.

  19. Krasniqi says:

    Bardhyl Ukcamaj asht burre zotni e intelektual i pakrahasueshem, i nderuar kudo e kurdohere si ne Shqiperi si ne Amerike. E sa per Dhjetoristet vetem mirnjohje te perjetshme.

  20. pelazgu says:

    I nderuar z.ukcamaj, populli eshte lene ne nje varferi te madhe dhe eshte rrjepur nga klika e koruptuar e Sali Berishes, Ilir Metes e kryehajdutit tjeter Fatos Nano. Kjo treshe eshte koka e mafjes qe duhet shtypur. Ku kane shkuar parate e privatizimeve te gjithe pasurise kombetare, ku kane shkuar miliarda dollaret e refugjateve te mjere rreth 1 million per 20 vjet, ku kane shkuar parate e ndimave te botes qe kalojne miliarda dollare te tjere, ku kane shkuar borgjet e shumta te marra tash dy dekada, ku ka shkuar ari o shqiptareve. Po i ka marre kjo treshe me bandat e veta. Keta te tre jane miq per koke. Gruaja e fullanit I dha pafajsine kryehajdutit Meta. Sali Berisha ka bere kerdine ne kete vend vetem nje tjeter Avni Rrustem I lan hesapet. Po i nderuar Z.Ukcamaj, ne do te ngrihemi ashtu si u ngritem ne 1990-ten se bashku me ty e miqte e tu, siq u ngritem ne 1994-ter kunder kushtetutes, ashtu si u ngritem ne 1997-ten, kunder Saliut, ne 2001 kunder fatosit, ne 2011 kunder Bashes, Metes e Sales. Do te ngrihemi serish. Ky popull ska per te pasur qetesi pa mundur mafien Berisha, Meta, Nano.

  21. revolucioni says:

    Vetem revolucioni popullor i lan hespat me hajdutat e bandes se Sali Berishes. Te gjithe ne Shesh te henen kunder Guveranator hajdutit.

  22. olta says:

    I dashur Bardh, ne kemi mbetur pak aty tek selia e PD-se. Kane ardhur hajduteria e rrugecerve te Sales qe ty do te vinte turp ti shihje. Jeto i lumtur qe je larg dhe nuk e jeton poshtersine e ketushme. Ketu do te kete revolucion dhe do te jete me i keq se 97-ta se populli po sheh si majmen disa kelyshe te Sales e Metes se Tosi jeton ne luks ne Europe dhe vjen nganjehere sa per te marre gjobat.

  23. Turi says:

    Djale zotni ke qene edhe zotni mbete tere jeten Bardhyl. Nuk te harrojme vella, te duam fort. Perqafime nga Berati.

  24. fshatari says:

    Ore ju qe e mburrni-E njihni mire kete Ukcamen ju?
    U shpik atehere Federata Rinore ne 96 dhe ky miku qe drejtor.Nuk kishte fonde per te vjedhur por vetem telefoni i Federates i kishte shtetit nja 10 milion lek borxh…do te thote qe nuk e njeh shtetin si shumica e Tropojes dhe eshte abuzues si shumica e lokeve

  25. I love bardhoshin e lek bibes says:

    Sa here del nipi gjelosh ukcames (qe ka qene koburja e gardes republikes per udheheqjen e PPSH) na dalin ca komentues nga shkodra,korca,gjermania etj etj qe kalojne ne orgazem me citatet e ketij komsomolasi qe u be demokrat per 24 ore.Boll te nderuar komentues qe jeni te aferm e familjare per elozhet e ketij hajduti batanijesh ne qytetin studenti dhe shkaterruesi te federates rinise ne 1996.Boll se late name me kete qe ishte zorra e trashe e drog-dillerit Hajdari qe kane ken familje komunste 100 karat dhe shajne komunizmin me shume se te burgosurit e Spacit.Po te kete bole ky i Dekun le te shkoje ne Shqiperi dhe mos merret me keto dacibao si dikur ai Ukcama qe shkrunte te zeri rinise ne vitet 70 kur e mori baca enver nga bjeshket me mehmut elezin.Boll se na i shpifet me komente kushosh dhe te familjes !

    1. bona says:

      Bardhyl Ukcamaj ka qene student nder me te mendshmit e Levizjes studentore. Qindra mijera demostrues mbajne ne memorje fjalimet e tij te zjarrta dhe aktivitetin e tij. Me pas ne krye te PD-se per Univesitet e Shqiperise dhe anetar i keshillit kombetar. I zgjedhur nga te gjitha forumet rinore shqiptare, President i Federates se Rinise Shqiptare deri ne 1994. I dekuruar me medaljen e larte “Pishtar i Demokracise”. ka disa nderime te tjera mes te cilave edhe para nje viti u dekurua si “Qytetar nderi i Qarkut te Kukesit”. Nga viti 1995 ai ka drejtuar organizata jo-qeveritare, radio private etj. Nuk ka punuar asnjedite ne administraten e shtetit shqiptar dhe ka kritikuar hapur politiken qeveritare. Nuk eshte akuzuar kurre per asgje, asgje. eshte me i paster se uji i valbones. Ka botuar libra dhe kryer studimet ne Universitetet me te mira amerikane me parate e nxjerra permes punes ne SHBA. Ai sot eshte nder zerat me te dashur te inteligjences shqiptare per ne qe e njohim dhe per ata qe nuk e njohin. Une kam punuar disa vite me te ne tirane dhe si tropojane qe jam (shume miq mund ta marrin vesh lehte kush jam) po u them se ka qene nje nder. Eshte nder ata intelektuale qe i duhen shume shoqerise shqiptare. Nga ata qe te bejne te besosh se mund te jesh i suksesehem edhe duke qene i ndershem.

  26. Genci says:

    Ne tirane nisen demonstrimet kunder hajduterise. Te gjithe ne kembe per te rrezuar te korruptuarit. Sot Fullani, neser gjykatesit.

  27. bajrami says:

    O zoti Dega, mjaft se po e tepron.

  28. Arturi says:

    Si ka mundesi qe PD-ja nuk permend fare emrin e guvernatorit fullani?
    a ka ndonje nga lexuesit te ma shpjegoje kete gje.

  29. Arturi says:

    A i ka dhene pafajsine gruaja e Fullanit, Ilir Metes dhe a e akuzon PD-ja ish bashkepuntorin e saj per dy mandate si vjedhes te floririt?

  30. emigranti says:

    Nga anet tona kesaj pune i thone hajde hajde kros beqiri mut i jati kak i biri.ketyre politikaneve nuk ke cfare tu ndash nga njeri tjetri.thone qe eshte shkaterru sigurimi i shtetit.sot ai eshte me i forte se ne kohen e enver hoxhes.ka fituar ekonomine dhe drejton gjithe qelizat e shtetit prej 24 vjetesh.ne kohen e turqise thuhej karadyzen , pjesa e pare per popullin tjetra per parine.ne kohen e enverit karandash, pjesa e pare per popullin tjetra per parine.ne demokraci karitas , pjesa e pare per popullin e tjetra per parine.ky popull ka vdekur , derisa shitet e blihet vota per 500 lek te reja ne kater vjet.pastaj shkon ne shkolle paguan, shkon ne spital paguan, shkon ne cdo zyre shteti paguan, edhe kur shkon ne ate boto paguan por te afermit se vetem atje bie rehat njeriu dhe nuk ka nevoje per kurgje.tani qe po shkruaj mu kujtuan disa dite me pare ne nje nga spitalet shqiptare qe vetem spitale nuk duhet te quhen por kovac’hana.nje nga infermieret kerkonte nje kokerr kivi pacientit se nuk e kam provu asnjehere.etj, etj.mjere ky popull cfare ben , se diten e votimit thyen kembet per te shku e per te votu.gjithe ai hov i viteve 90 u sfumua nga nje dore njerez te sigurikit te shtetit me ramiz aline si pishtar dhe tani duhen edhe nja 100 vjet te tjera deri ne shpalljen edhe nje here te pamvaresise nga kjo klike.sepse edhe ne bonjo nuk mund te shkohet pa lejen e ketyre.zoti na ruajte.

    1. matoshi says:

      Ramiz Alia apo sigurimi shtetit i nderuar emigrant kishte fuqi deri ne 2 prill 1991 kur udb jugosllave me ca malsorë sërbishtfoles me banim ne amerike aktivizuan banden e tropojes me berishen,hajdarin dhe kete bardhyl magarin dhe i nxorren uje te zi atij vendi.
      Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesmarrës direkt në krime të përbindëshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gerdec ku protagonist ishte edhe ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili i ka shkarë drejtësisë vetëm për shkak të imunitetit si deputet, çfarë është një skandal sepse nuk ka imunitet që e mbron shkaktarin e krimit qoftë ky deputet, ministër apo kryeministër i një vendi.
      Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha, që duhej të ishte shpallur Martir i Atdheut. Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalishjt, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës Sllobodan Millosheviçin në Ohër. Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me sherbimin sekret UDB-n të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.
      Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shetituren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qënë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardes, por ai e ka ndjekur situaten dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qënë urdhëri i tij personal për të qëlluat mbi demostruesit paqësor, aq më tepër se ai krijoj rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim.
      Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çeshtjes Gërdeci e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazëm që fitonte para në mënyrë të paligjëshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshinj gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkelzën Berisha i cili është e ngjashme që nëpëmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij Kosta Trebicka. Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çeshtje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv.
      Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtesinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeminister dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij. Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të këshillit të Sigurisë kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë.
      Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mëndësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare.
      Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetrore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtesisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të jap pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin. Viktimat e 21 janarit 2011 në varr kërkojnë drejtësi, 26 viktimat e Gërdecit kërkojnë drejtësi dhe këtë drejtësi që kërkojnë viktimat nuk mund tua mohojë askush nga qeveritarët apo organet e drejtësisë, në mos një ditë edhe ata do të japin llogari bashkë me krimet e Sali Berishës e bashkpunëtorëve të tij.

  31. Paloka says:

    Doli edhe adashi yne Paloka ne mbrojtje tye fullanit. Sot u botua edhe nje satistike Guvernatori me te shoqen kane udhetuar jashte shtetit, per “pune” 466 here me shpenzime 20.000 euro rruga si grup ne total shpenzimi eshte rreth 9 milione euro.

    keto jane shumat e luksit te mafiozeve te shqiperise.

  32. emigranti says:

    Te gjithe njesoj jane.po saliu per ke e beri 21 janarin e nuk e beri per eurot e ilirit.mos te duket me i mire edvini.nje mut si ato te tjeret eshte.pasuria e atij nuk llogaritet.po kete e dine te gjithe ndertuesit e tiranes qe e kane vuajtur ne shpine per 11 vjet ne krye te bashkise tirane.po edhe ato nuk i ka gjetur gje se ja kane shkarku popullit ne shpine ne cmimin e apartamenteve.eshte koha e karitasit.keto bejne lufte diten e puthen naten e majta me te djathten qe populli ti shohe si po luftojne.biznezet i kane te perbashketa.e majta ne karrige e djathta ne biznez, e djathta ne karrige e majta ne biznez.

  33. tomsojeri says:

    Cfar behet keshtu zoterij!Shi e bresher akuzash nga te gjitha drejtimet !Cfar rendesie kan llafet e biografit kur edhe ata vet qe e ben kte mut po thon te verteta qe rrenqethin !Kur lexon bemat e ksaj bande cfar te mbetet te besh ????Cfar duhet te bejn me shum qe ky popull te ngrihet pesh ,te mos flej ,te shkul indiferentizmin 24 vjecar,te mos pranoj ma kte dhun banditesh qe po i rjep cdo dit dhe do i coj drejt katastrofes !Me paret e pasurin qe vun e siguruan veten e femijt qe te futen ne ndonje “kull vrojtimi”e te qeshin me perpelitjen e popullit te tyre ashtu si 3000vjet perpara cifutet nga rrethimi arab e qe i lan te vdisnin si mij brenda qytetit Jeruzalemit !Por cifutet te lidhur e te vuajtur gati si ne, ishin te lidhur e me gjith ndjekjen mijra vjecare sot ariten te pushtojn boten e ta kontrollojn ate sepse kudo qe shkuan nuk hoqen dor nga deshira e dashuria per te krijuar shtetin e tyre ! Bera nje parentez me nje krahasim qe ne kte moment per cka po ndodh ne ripin e Gazes cdokush do me akuzoj !Por e bera kte krahasim sepse izrailitet vuajten te ken atdhe, ndersa ne e kemi dhe e peshtyjm ,lindim armiq shahemi mes vedit edhe kur na djeg i njejti hall ! Po na shtypin po na dhunojn vet shqiptaret !Po duan ta destabilizojn e ta shperbejn Shqiperin vet shqiptaret qe edhe me djallin lidhen kunder saj per nje thes miell !Kta kriminel qe mbijn ne gjirin e ktij populli edhe nga larg organizojn cthurjen e ky popull i percar cuditerisht hyn ne sherbim te vetshkaterimit ,te vetshtypjes dhe ushqen armiq ,hajdut e kriminel !Nga njeri vesh hyjn e nga tjetri dalin cka lexojm e shohim ! Cohet Mero Baze e po ben luft heroike me kte band me shkrimet e tij brilante dhe i kujtojm nje te kaluar, ku te gjith e besuam dhe e ndoqem, per ti mbyllur gojen !Cfar jemi pra ,kur do “zgjohemi e te behemi nje” per cka po heq ky popull? Cna duhen ata qe do mund te vinin per “prijsa”kur nuk jemi te zot te nxjerim nje te till nga gjiri i dhembjes ku po sheh dhe prek ate cka po ndodh ? Por edhe nese e kemi nxjer dike ,kjo esht kaq e fort sa tja lidhi duart!Prandaj COHU SHQIPTAR E COHU POPULL ta nnxjeri vet gomarin nga balta ! Mos ma me heshtjen vetvrasese,me cme duhet mua ,me le te dal komshiu se un po e ka nje kothere te mykur !!! Po nuk u be kjo ,kot lodhemi !Banda esht fuqizuar tashme si majtas e djathtas me armen e madhe ne dor te saj “CDREJTESI” dhe per ta asgje nuk duhet te ndryshoj ! Po kthehemi ne kohen e revolucioneve kur Lenini shembi Carin e madh me parullen “vec zinxhireve populli nuk ka cfar humb”…………..

  34. irena says:

    COHUNI MOR TE MJERE
    CFARE PRISNI ENDE??

  35. AIDA says:

    Ky popull duhet qe te ngrihet ne kembe si tek armet kimike dhe duhet te ulet ne shesh duke i bere thirrje Rames qe nese nuk shkon ne burg Fullani dhe te gjithe Fullanet e Drejtesise se ketij vgendi,gjakepiresit gjyqatere, duke iu konfiskuar pasurite dhe duke mos e pare me rrezen e djellit por duke u kalbur ne burg, vetem atehere ky vend gjen qetesi dhe paqe
    Edi Rama fol dhe vendose drejtesine ne vend dhe mos ler qe keta Hijena te poaskrupullta te perdhosin figuren tende.

  36. Al says:

    Kisha nevoje per nje shkrim te forte. Nje BRAVO e madhe. Po sot Sali Berisha po mundohet te perdore Kreshnik Karin per te sulmuar ramen per gjithe sa ka vjedhur vete me te vetet. Do te jem ne Shesh.

  37. drita bashaj says:

    Po nuk e hoqi Guvernatorin e tij te dashur, Rama do fundoset. Ai e di kete, po lidhjet e fshehta te krimit me te nuk e lene te flase. Per Ramen eshte tani nje pyetje shekspiriane: Ta heq a mos ta heq… kjo eshte Ceshtja!!!!Kjo ceshtje zgjidhet me protesta e bojkot. Mos prisni nga Rama asgje. Ka filluar te na beje tym me universitetet dhe Detin. Mjaft me shfaqje teatrale banale! Popull mos fli se do flesh gjumin e madh pergjithnje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje