Turizmi dhe Gjirokastra

8 Gusht 2014, 11:21Blog TEMA

Nga Ornela Memushi

Më 2005, Gjirokastra u klasifikua si pjesë e Trashëgimisë Botërore e mbrojtur nga UNESCO dhe që atëherë turizmi në këtë qytet ka pasur rritje. Është pikërisht kjo tendencë e cila ka çuar në zhvillimin e industrisë së turizmit familjar.

Në një nga pjesët më piktoreske të Gjirokastër, Pazari i Vjetër, zhvillojnë aktivitetin e tyre shumë artizanë, të cilët prodhojnë objekte tradicionale.

Ndër to mund të përmendim: “Dora e Artë” e suvenireve Gjirokastra, punimet e drurit Petridhi, të qylimave Bineri, gurgdhendasit Makri, etj. Megjithatë,  industria e turizmit kluturor në këtë qytet është ende e paorganizuar mirë dhe me problematika të shumta si mungesa e paketave turistike cilësore, nevoja për një staf pritës të trajnuar, mungesa e mirëmbajtjes së objekteve Monument Kulture, problem i pronësisë së shtëpive Monument Kulture etj.

Ndikimi i turizmit në ekonominë e qytetit                                                                                 

Nga të dhënat e marra në Zyrën e Administrimit dhe Koordinimt të Qytetit Muze të Gjirokastrës të cilat rregjistrohen nga biletat e shitura në Kala dhe Antigone, rezulton rritje e numrit të turistëve vendas e të huaj nga njëri vit në tjetrin.

Nga këto të dhëna që kemi deri tani, vihet re një rritje e përgjithshme prej 26.2% e numrit të turistëve për 6-mujorin e parë të vitit 2014 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013 pa marrë parasysh edhe formalitetin dhe rritja më e madhe është në numrin e turistëve të huaj që pothuajse është 2-fishuar.

Rritja e numrit të turistëve sjell rritjen e të ardhurave nga turizmi sepse turistët shpenzojnë për blerjen e shërbimeve si dhe të mirave material siç janë produktet artizanale. Kjo rritje e të ardhurave nga turizmi sjell rritjen e përgjithshme të të ardhurave dhe kjo do të thotë që qytetarët kanë më shumë para në duart e tyre, si pasojë kemi një rritje të konsumit e cila sjell rritje të mirëqenies, përmirësim i jetës në komunitet në periudha afatmesme dhe afatgjata.

Kjo duket qartë në ekuacionin e përgjithshëm makroekonomik të llogaritjes së GDP sipas metodës së shpenzimeve Y=C+I+G+NX, pra qytetarët me rritjen e të ardhurave të disponueshme konsumojnë më shumë dhe kjo rritje e konsumit sjell rritjen e GDP (Produkti Kombëtar Bruto). Aktivitetet e ndryshme kulturore siç ishte Festivali i Trashëgimisë  Kulturore i cili u zhvillua për tre ditë radhazi, ndihmojnë në promovimin dhe zhvillimin e turizmit duke ndikuar në kalimin nga industria e turizmit familjar të paorganizuar mirë në hapat e para të zhvillimit të një industrie biznesi të konsoliduar.

Si mund të rritet turizmi në Gjirokastër?                                                                                      

Fatkeqësisht në Bashkinë Gjirokastër nuk ka një zyrë ku të marrësh informacion për numrin e saktë të turistëve, as në Bashki dhe as në Shtëpinë e Turistit nuk mbahen evidencat përkatëse për rregjistrimin e turistëve.

Gjithashtu edhe të dhënat e marra në Zyrën e Administrimit dhe Koordinimt të Qytetit Muze të Gjirokastrës nga shitja e biletave nuk janë plotësisht të sakta për shkak të informalitetit në ekonominë tonë. Prandaj, është e domosdoshme mbajtja e evidencave përkatëse të cilat do të shërbejnë për studimin e kërkesave të turistëve, për një numër të saktë të tyre në qytetin e gurtë e cila do të ndikojë në parashikimin dhe plotësimin e akomodimit nga hotelet dhe shtëpitë familjare të cilat po e shohin turizmin si një mikrobiznes qe ju sjell të ardhura si dhe trajnimin e personave që do të merren me ofrimin e shërbimeve cilësore. Për sa i përket informalitetit, vendosja e aparaturave elektronike të biletave në objektet më të vizitueshme të kulturës do të sjellë rritjen e të ardhurave në mënyrë të konsiderueshme, madje mund të themi me siguri se mund të dyfishohen. P

agesat e përsëritura si psh. biletë për hyrjen në Kala dhe biletë tjetër për hyrjen në Muzeun e Armëve ulin interesin për vizitueshmërinë e tyre pra kjo politikë nuk është e këshillueshme për t’u ndjekur por, do jetë më efektive vendosja vetëm e një bilete.Problemi i paketave turistike zgjidhet duke bërë të mundur përgatitjen dhe ofrimin e paketave nga persona të trajnuar dhe specializuar në ofrimin e shërbimeve cilësore dhe kjo do të bëjë të mundur jo vetëm rritjen e numrit të turistëve vendas dhe të huaj por, edhe zgjatjen e qëndrimit të tyre më shumë se 24 orë. Krijimi i Muzeut Historik brenda Tunelit të Luftës së Ftohtë ku të prezantohet gjithë periudha e regjimit komunist, mendësitë dhe pasojat e komunizmit është një tjetër mundësi për të njohur nga afër historinë e diktaturës dhe kjo e shfrytëzuar sot në funksion të turizmit.

Zhvillimi i aktiviteteve të shumta kulturore që promovojnë më së miri turizmin në Gjirokastër dhe gjallërojnë jetën e gjithë qytetit si dhe zgjerimi i hartës së turizmit duke përfshirë edhe turizmin malor si një investim i mirë në këtë biznes, janë motorrë të gjenerimit të të ardhurave.

Nga kjo analizë e thjeshtë e bërë deri tani, duket qartë se Gjirokastra është qyteti ku turizmi mund të zhvillohet gjatë gjithë vitit, me plot vende për t’u vizituar dhe mbajtur mend. E gjithë kjo pasuri kulturore ka nevojë për më shumë vëmendje nga institucionet që janë përgjegjëse për Kulturën, për sipërmarrës që duan të investojnë në industrinë e turizmit dhe për Manaxherë të Trashëgimisë Kulturore në mënyrë që turizmi të shndërrohet në shtyllën kryesore të zhvillimit ekonomik të këtij qyteti.

8 komente në “Turizmi dhe Gjirokastra”

  1. Daja says:

    As nuk me intereson ta lexoje. Qyteti i Gjirokastres,nqs. do te terheqe Turistat,duhet urgjentisht te restauroje shtepine e Enver Hoxhes dhe te vendosi monumentin e tij aty ku ishte,dhe do te shikoje se cfar bumi do te kete turizmi ne qytetin e Gjirokastres. Te huajt jane kurioze per gjerat qe kane bere njerezit qe kane drejtuar shtetet,per shume vite,pamvaresisht se cfare sistemi i perkisnin,Komunist apo Kapitalist,dhe vendi yne per cudi eshte nje rast i ralle.

    1. fshatari says:

      Ke te drejte Daja por keta sikur i qi njeri ne bythe kur permendin emrin e Enverit

      1. Estore says:

        @ fshatari
        Daja ka te drejte o fshatar i pa gdhendur , nga rethinat e Gjirokastres. Si ti dhe Daja hani bar akoma,nga bari qe hani kujtoni se keta turiste qe do te vizitojne Gjirokastren,kurioziteti i tyre me i madh do te jete Enveri???
        Jo mor jo hajvaner ti dhe Daja,nuk e ka patur dhe nuk e ka kush
        ne kuriozitet kete shqiptar per ta pare,pervec gomaret e shqiperise qe kane nostalxhi akoma.

        1. Ilir Hoti says:

          Te pakten nqs ke kulture ‘demokratike’ duhet te respektosh mendimin e tjetrit,qofte edhe i gabuar.OOOOO ‘demokrat’!!! Komunizmi si sistem dictatorial anti ekonemik e anti njerzor , ka perfunduar….jo vetem nga shpirti liridashes shqiptare por Botror!!!111Biznesi nuk ka kufi,mjafton te paguhen taksat dhe mos te cenohet prona dhe liria e tjetrit(pra te zbatohen ligjet).Ne EUROPE muzeumet e diktaturave jane shume interesante per popullsine aktive (nen 35 vjec) te cilet as se kuptojne mire diktaturen por vec kane KURESHTJEN te dine se si kjo ideologji ‘bombardonte’ popullin si feja qe e ndaluan(per ta zevendesuar).Te ardhurat nga keto muzeume..mund te perdoren per ngritjen e ekonomise..Mos ki frike nga’hijet’ se eshte e rezikeshme…fatkeqesisht as mjekesia nuk ka ece shume perpara ne kete drejtim…..

  2. Estore says:

    @Hoti
    Qe je nje hije ti dhe keta te dy me larte,kjo nuk do koment.
    Por ketu tek ju te tre ka dhe nje dobesi per pederastin e gjirokastres
    qe kerkoni ta ngritni perseri ne statuja dhe muzeume,ne emer te turizmit te historise dhe fitimeve qe do te kete Shqiperija nga keto
    ringritje
    Une nuk kam frik nga hijet,por une nuk kam frik dhe nga varferija,une
    kam frik shume nga jeta time e ngatruar me jeten e lapanjozeve shqiptare,qe enderojne te fitohet para me statuja e muzeume dylberesh??

  3. superhero says:

    reportazhi eshte shume kot

  4. superhero says:

    reportazhi eshte i paplote

  5. superhero says:

    je e paafte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje