Shfaqja e heshtjes,… çfarë vlere ka protesta?

6 Gusht 2014, 20:46Blog TEMA

Nga Ita Semi

Zhurma e vjedhjes në Bankën e Shqipërisë, që dita ditës po pushton mediat në vend, më shuumë se drejt një reagimi gjaknxehtë duhet të shtyjë në reflektim.

E keni parë filmin “The Truman Show” me aktorin Jim Carrey? Ku personazhi kryesor i birësuar që në lindje nga një stacion televiziv, ishte pa e ditur protagonist i një reality show. E gjithë jeta e tij ishte e programuar imtësisht nga një staf i tërë, madje as një detaj nuk i mbetej rastësisë.

Historia e tij mund të konsiderohet e trishtë, por më zhgënjyes është fakti që ky reality show ishte mjaft i ndjekur nga spektatorë që njihnin dy të vertetat.

E parë në këtë këndëvështrim, kjo shfaqje nxjerr në pah urinë e ndërgjegjes njerëzore për të heshtur. E cila asnjëherë nuk ngopet së heshturi. Madje është sjellja që mendon se di të bëj më mirë… të heshtë aty ku nuk duhet…

Edhe në shoqërinë tonë vihet re një fenomen i tillë. Spektatorë pa fund që lotojnë dhe duartrokasin dëshpërimin e të tjerëve, dhe që nga ana tjetër nuk marrin mundimin të ngrenë zërin apo dhe të denoncojnë.

Duke bërë një paralelizëm të personazheve me realitetin, mund të gjejmë në të kategori njerëzish që i njohim. Viktima është gjithnjë i pranishëm, gati gati dhe protagonisti i çdo realiteti; Të paguarit, janë në dijeni të situatës, por heshtin nga pagesa e rolit që u japin të luajnë; Spektatorët, ata që ushqejnë dhe inkurajojnë këtë anormalitet; dhe në fund kategoria e Organizatorëve që kanë aftësinë dhe kompetencat të dirigjojnë të gjithë orkestrën.

Në realitetet jo-televizive të shoqërive të vogla si kjo e jona, këto katër kategori i hasim prej mëngjesit në darkë.

Shpesh herë jemi viktimat dhe ndjejmë të na sulen tufa të egra gjitarësh mishëngrënës. Por disa herë, këtu shpeshtësia është në varësi të ndërgjegjes, bëhemi spektatorët që heshtim dhe brohorasim pa vend. Dy kategoritë e tjera janë për të “privilegjuarit”, mund t`i njohim por nuk tentojmë t`u afrohemi.

Parë nga ky këndëvështrim a nuk duhet të mendojmë se në secilin prej roleve ku na vendosin, ne jemi fajtorë?

Në rastet kur bëhemi spektatorë të viktimizimit të të tjerëve, a nuk ushqejmë shfaqjen, e cila sipas një qarku të mbyllur, do të na mbështjellë dhe ne, në një kohë të dytë?

A nuk e kemi ne dhe heshtja jonë fajin për pakënaqësitë që përjetojmë?

A nuk kemi faj ne, që heshtnim tek shihnim se si gjunjëzoheshin disa, për të mbajtur mbi shpatulla të tjerë? Sesi hidheshin poshtë dita ditës, vlera e virtyte të natyrës njerëzore për t`i dhënë më shumë zë të pavërtetës, që shpesh herë nga habia se çfarë dëgjonim e shpërndanim duke e përsëritur?

Gjatë ditëve të fundit në media kulmon zhurma e protestave, që kërkojnë të drejtën, të fshehurën, të vjedhurën, të humburën, të ligjshmen. Mendoni vertet se ky show gjigand ku bëjmë pjesë të gjithë sipas roleve tona, mund të zgjidhet vetëm me një protestë?

A mjafton një grup i vogël qeniesh me ndërgjegje të rastësishme, që bërtasin, për të kërkuar ndryshimin e një fenomeni që u rrit në sytë e tyre? Ndërkohë që toleruan padrejtësinë të rritet si grami, dhe t`u lidhet pas këmbëve, nisin të reagojnë vetëm kur ndërgjegjësohen se hapat e tyre mbarojnë aty…

Në fund të fundit, protesta është arma e vetme, pa harruar që mburoja jonë duhet të jetë mësimi për të mos përsëritur gabimet, për të mos heshtur para padrejtësive, që nesër nuk do të na mbyllin vetëm rrugën, por dhe sytë…

12 komente në “Shfaqja e heshtjes,… çfarë vlere ka protesta?”

  1. Leonard Dingo says:

    Eshte plotesisht e justifikueshme te spastrohet Banka e Shqiperise ne themel.

  2. Ladi says:

    Pa deshperim vajze.. kjo eshte jeta.. keto jane leksionet e demokracise. Duhet te dish se kur duhet te reagosh, dhe njekohesisht edhe sekur te gelltitesh pilulen e hidhur farmak.. qe nuk eshte ne fund te fundit problemi jot, kuptohet edhe i imi.. mjafton te kujtoj protesten e fameshme te kokebosheve per ndotjen kimike.. ai proces vazhdon pa pjerdhur per protestat e popullit “inteligjent” dhe parate i marrin “budallenjte” prane nesh per kete proces helmatises…

  3. Albi says:

    Plotesisht dakort, ska nevoj te protestosh tani kur nuk del per proteste per asgje.
    Foto me shkrimin si pa lidhje me duken

  4. fredi says:

    nje thirrje per ata qe akoma degjojne;stil elegant dhe vezhguese plot intelekt;ka shume per te thene ky brez…dhe per te bere ,ka akoma me shume . me pelqeu

  5. Joni says:

    Shkrimi ve edhe nje here ne dukje se ne jemi nje vend pa opinion publik…i cili ne vendet me demokraci te konsoliduara eshte vendimtar. Ne opinionin tim ngjarja e fundit ajo e vjedhjes se bankeus sherben si nje spunto per ta theksuar kete fakt. Dua ta pergezoj autoren. Me me shume njerez qe mendojne si ty…gjerat do te ishin shume me ndryshe ne kete vend.

  6. Toni says:

    Sa per shkrimin eshte mese i vertet dhe mjaft interesant, i thjeshte per t’u kuptuar edhe per ate me koken bosh dhe trajset plot. Persa i perkt fotos mer Albi, kjo vajza qeka kukull se sot bejn shkrime edhe ca pa dhembe fare, qe per me shume edhe pagueh, dhe as qe i afrohen ideve te vajzes

    1. Avduli says:

      O Ton mavria, po te tallin specialistet e portaleve….

      Harroje Albin e pashe rastesisht se nuk ta kam qejfin. Mos humb nordin se Je bere gazi i botes!!!

  7. Vunoi says:

    Asgje se forcon me teper autoritin e pushtetit me teper se sa heshtja

    Napoleon Bonaparte.

    Jeni ju pa jemi ne

    Enver Hoxha.

    Simbas kokes dhe festen

    Filozofia.

    Skllever e bij sklleverish

    Fan Noli.

  8. mirel says:

    Vlera e proteste eshte qe me tu dhene rasti, kush te kete mundesine te nxjerre garuzhden e Bledit dhe te haje sa me shume.
    Perndryshe perfundon ne hale, ashtu si ka perfunduar ky popull.

  9. ----- says:

    Ti merela e para je hale! Sepse gezon kur shteti dhunon nje individ, madje shkrihesh nga gazi ketu ne komentet qe le. Sigurisht je nje hale e sigurimit te dhjere dhe e cmendur, prandaj nuk e kupton faktin, qe kur ke perball nje shtet qe te shtyp nuk duhet te shohesh ke ke perbri, nga pikpamja politike!!! Prandaj mbaje garuzhden ne dore e mbushe tek bytha e Ilirit se per te ke votuar, se ai mban portretin e Env(dhj)erit tend, udheheqesit legjender o idiote funksionale!!!

  10. Ana says:

    Nuk e kuptova c’do te thote kjo goca? Qe tani qe te keqijat jane bêre mullar ne kete vend, nuk duhet protestuar se kjo s’ka me vlere?

  11. 006 says:

    Pra bejne gabim ata qe protestojne? Nuk e kuptoj, cfare zgjidhje na ofron ti vajze? Te sulmojme banken? Ne te gjithe boten protestat perdoren per te treguar zemerimin e popullit. Jepi nje kuptim shkrimit te pakten. Hidh fjali majtas e djathtas pa pike sensi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje