Ky mund të konsiderohet një skandal që ka ka të bëjë me stampimin e paraqitur nga ish dhe tani drejtorat e Bankës së shkretë të Shqipërisë.
E filloj me monedhat:
Tek monedhat 10. 20. 50 dhe 100 lekëshe mungojnë pikat mbi e ( si është), qoftë kjo e madhe e shtypit.
Zmadhojeni me lupë dhe do të shihni se është në kundërshtim me fjalorin e drejtëshkrimit shqip (një libër me ngjyrë kafe) i cili mund të gjendet edhe i shitur në rrugë.
E vazhdoj me letërmonedhat:
Nëse i keni, ju lutem merrni edhe ndonjë dëshmitar dhe lupa zmadhuese, dhe vrojtoni letërmonedhat 200, 500 dhe 1000.
A)Para dhe mbrapa tyre në fakt nuk keni atë që keni kujtuar se mbani në duar, pra 200, 500 dhe 1000 lekë, por 2 O O (pra gërma O e madhe e shtypit), 5 O O dhe 1 O O O. (Shënim: Në letërnjoftime humbet tërësisht identieteti nëse gërma ngatërrohet me numrin).
B) Te 2 O O lekëshi më sipër tek një thënie e të nderuarit Naim Frashëri ( të cilit i jepet për bukuri edhe lidhja, edhe vdekja) pikat janë jo më si në pikën 1 më lart, por edhe mbi e-në (si është) e vogël të dors.
C) Po këtu, dhe për mua është si film i frikshëm, mungon pika edhe mbi I (si iriqi).
D) Tek 2 O O lekëshi është një ndërtesë të cilën unë nuk e mësova se kush ishte, pasi nuk kishte përshkrim. Tani së fundmi, tek shiriti i aluminit certikal tek prerja e vitit 2012, vura re që aty shkruhej edhe numri 500…
Përse kjo?
E mbyll me qindarkat
Zero qindarka për paranë tonë. I vetmi vend në botë, që nuk preferojmë të “presim” qindarka, pra cente, piastra, peni etj, ku monedha me vlerë 1 (Një) e një vendi ndahet edhe në pjesëza të saj. Ndërkohë, faturat në disa shërbime telefonie na vijnë me prejse dhjetore…..Si do t’i paguajmë?
Për sa më sipër më lindin disa pyetje?
1. A quhet sa më sipër një zhvlerësim i organizuar i parasë së vendit tonë?
2. A ka përgjegjës kjo punë, qoftë edhe me mosveprimin e tyre?
*Ekonomist
po per deri sa kete institucione financiare i drejtojn debila me shkoll te lart qe kan perfunduar te kristali vitrina etj etj ska si te ndodhi ndryshe
po cjane keto idiotsira mor aman, ju jepni keto lajme pa asnje vlere qe njerezit te mos mendojne per gjerat e rendesishme sic eshte vjedhja e milionave dollare.
duhet ta kujtojme mir kete emrin bledar isallari, si gazetari investigativ me idiot qe ekziston…. 1000 apo 1OOO. sa guzim autoshkatrimtar qe kane disa njerez per te zbuluar kotesine dhe idiotsine e tyre.
O uuuuuuuuuuu edhe ti Fitim. Ne po na ik barra e vojit e ti gjurmon kokrren e ullirit hahahaha
pergjigje per yetjen “C”: nuk eshte numri 500 tek shiriti aluminit… eshte numri 200 i para nga ana tjeter…
ktheje kartemonedhen nga ana tjeter dhe do e shofesh qarte
pergjigja ishte per pyetjen “D”
O shoku ti paske ik per lesh;
Ketu kane humbur miliona euro e ti merresh me pika mbi i? Me falni, mbase nuk e ke marre vesh akoma se c’ka ndodhur? Azhornohu dhe pastaj bej komente.
Edhe pse kemi te bejme me nje skandal ky shkrim ose diskutim eshte i kote. Elementet e parase percaktohen nga komisione te posacme dhe pranohen edhe specifika apo thyerje te ndryshme per te minimizuar fabrikimin.
E drejte z.Isallari per “shqetesimin”, paraja eshte konvertuesi i vleres se mallit per shqiptaret dhe standartet e drejta te drejteshkrimit shqip duhet te jene te paraqitura sakt, pasi paraja e cdo vendi eshte nje aset(vlere) kombetare, sa per aktualitetin e ngjarjes jo te gjithe do shkruajne per vjedhjen per sa kohe qe mjegullnaja e te gjithe kraheve politik vazhdon! Opozita ben sikur bertet, kryeministri luan me termat juridik, nuk e shkarkoj(nuk ja jep ligji kete te drejt) pasi ka te drejten vetem ta pezulloje akt qe fillon diskutimi ne parlament.