Mediet shqiptare nuk shquhen për ndonjë profesionalizëm të madh.
Ky është një fakt evident.
Mjafton të shohësh mënyrën e raportimit apo të shkruarit, të dhënat e paraqitura, për të kuptuar nivelin e ulët të gazetarisë shqiptare.
Për të mos folur pastaj për botimin e fakteve apo shkrimeve të pakonfirmuara, apo të paverifikuara.
Dhe, ky nuk është një problem vetëm i medieve shqiptare në Tiranë, por edhe atyre në Kosovë dhe Maqedoni.
Më bëri përshtypje sot teksa lexoja mediat online, pothuajse të gjitha faqet kosovare pashë një deklaratë të drejtorit të Muzeut Kombëtar të Historisë në Bullgari, Bozidar Dimitrov.
Ky i fundit thoshte se shqiptarët po realizojnë ëndrrën e tyre për “Shqipërinë e Madhe”.
Dhe, i referoheshin gazetës TemA.
Ndërkohë që shkrimi tek kjo faqe nuk gjendej.
Për këtë arsye bëra një kërkim në faqen online të gazetës, dhe pashë që shkrimi ishte botuar që më 15 korrik.
Ndërkohë që mediat kosovare e maqedonase e botonin si shkrim të sotëm.
Madje, ishte botuar edhe në faqe shumë të lexuara shqiptare, si p.sh Balkanëeb.
Është një rast që më ka ndodhur shpesh në fakt me mediat online.
Qarkullon një lajm nëpër rrjetet sociale apo faqe jo shumë serioze, dhe më pas merret edhe nga faqe të tjera që janë shumë të lexuara, por ndërkohë bëhet fjalë për ngjarje apo lajme të botuara ditë, javë apo edhe muaj më parë.
Kjo ndodh jo vetëm prej injorancës dhe faktit që lajmet nuk konfirmohen, por edhe për shkak se beteja online është shumë e egër.
T’i duhet ta publikosh sa më parë një lajm që e ka shfaqur rivali yt, në mënyrë që të mos humbasësh lexues në favor të rivalit tënd.
Por, ndërkohë bie në grackën e tij dhe boton shpesh gjëra që ose janë të pavërteta, ose janë të vjetra, si në rastin e deklaratës së Dimitrov.
Për të mos folur pastaj për saktësi emrash, vendodhjesh, motivesh etj, pasi për ta dhënë sa më parë lajmin, faqet online nxitojnë të japin emra të vdekurish apo motive vrasjesh, të cilat më pas rezultojnë të jenë të gabuar. Dhe, si pa të keq këto faqe pastaj i ndërrojnë të dhënat, edhe pse kanë bërë të vdekur dikë tjetër, çka mund të ketë shkaktuar shok tek ai apo edhe familjarët e tij që mund të kenë lexuar lajmin.
Është epik rasti i një faqeje onile që e bëri Vaçe Zelën të vdekur 48 orë para se këngëtarja të ndërronte jetë, vetëm për të dhënë e para lajmin e fundit.
Ky është një rrezik i madh i mediave online, të cilat në sasi dhe në dhënie informacioni mund të jenë të bollshme, por në cilësi lënë shumë për të dëshiruar.
Shume e vertete.
Por ,c’mund te presesh me shume ne nji shoqeri tallavaje mre ?
Politike tallavaje .
Kulture po tallavaje.
Universitete tallavaje ,qe prodhojn Diploma tallavaje.
Hesap tallavaje kudo .
Shtet rrumpall, popull tallava.
Ke te ndrejte or ti, po meqe e paske kaq merak kete lajmin e vertete hap nje gazete tenden dhe shkruaj sa me pare per temat aktuale.
Meqe ra llafi per aktualitet, kur e kane diten e faljes muslimanet ne shesh, qe te lajmeroj sa me pare aktivistet gej per kunderfalje, apo kunderproteste ne mund ta quajme keshtu.
Ne fillim duhet te sqarosh shqiptaret autokton,se qfare do te thote fjala “Tallava”,pastaj mund te vazhdojm komentet.