Zhurmuesi tinzar ndaj të vërtetës

13 Gusht 2014, 20:13Blog TEMA

Nga Pirro Prifti

 

Në mejdanin e politikës shqiptare, kryetari i grupit parlamentar të opozitës shqiptare vazhdon të nxjerrë fishekzjarre për të shpërqendruar opinionin publik dhe mediat duke bërë show aspak serioz, por edhe qesharak, pra jo vetëm zhgënjim për konfliktualitetin e vazhdueshëm me maxhorancën.

Këtë konfliktualitet të ashpër, mesa duket e ka të trashëguar, por më shumë të mësuar nga e kaluara e diktaturës, në të cilën platforma e diktatorit ishte në përgjithësi 180 gradë e kundërt me platformat e kundërshtarëve të tij.

Po kështu, z. Paloka duke pasqyruar platformën e partisë së tij që mori vetëm 1/3 e vendeve në Parlament – pra një humbje historike katastrofë më 23 qershor, kërkon të rimarrë vehten duke sulmuar.

Mirë thonë, sulmi është mbrojtja më e mirë, por në rastin e ngjarjeve të aktuale, PD dhe kryetari i grupit parlamentar të opozitës, në vend që të gjejnë pika konstruktive me maxhorancën, vazhdon djallëzisht (sigurisht në zbatim të -His Master Voice), të minimizojë gafat e rënda të qeverisjes së shkuar, duke kaluar në sulme qesharake dhe zhgënjyese, e duke bërë zhurmuesin e skandalit financiar më të madh të të gjitha kohërave- vjedhjen e Bankës së Shtetit.

Megjithëse ky skandal finaciar qëndron për nga klasifikimi historik i dyti, pas vjedhjes që i bëri Ahmet Zogolli rezervave të arit shqiptar më 1939 kur mori 20 e ca arka me ar (madje i biri i tij e justifikoi vjedhjen e të jatit duke thënë se babai mori rrogën e 13…!?), vjedhja e Bankës shqiptare nga vetë nëpunëst e vet, tregon edhe njëherë se ligji, rregulloret, Guvernatori, Këshilli Mbikëqyrës, nuk kanë funksionuar -me dashje, dhe mesa shihet, disa të dhëna tregojnë se vjedhja duhet të ketë qënë më e madhe se sa duket duke patur arasysh disa parametra dhe ngjarje:

-ulja e interesave bankare prej tre vjetësh,

-vështirësia në marrjen e kredive,

-harxhimet marramendëse në fushatat zgjedhore parlamentare dhe lokale,

-harxhimet marramendëse në konstruksionin e Bankës së Shqipërisë, e cila ka katër vite që s`po mbaron,

-blerjet e çuditshme të Hotel Dajtit,

-rrogat katastrofisht më të larta në raport me drejtuesit e shtetit,

-shpërblime marramendëse për Këshillin Mbikëqyrës,

-mungese auditimi të rregullt siç bëhet në çdo institucion shtetëror, publik e privat,

-mungesa e kamerave në çdo vend të Bankës ku lëvizet e punohet me para dhe mugesa e kasetave të vjetra që kanë rregjistruar në të kaluarën,

-luksi i paparë i fëmijëve të Guvernatorit dhe miqve të tij,

-mungesa e kontrollit të pasurisë së këtij individi, të vartësve të tij, dhe të Këshillit mbikqyrës.

Por të gjitha këto, z. Paloka i shumëzon me zero, flet kodra pas bregut se (shikoni se si e devijon me tinzarllëk një deputet që duhet të ishte duke shkulur flokët nga kjo ngjarje) “… vjedhja e bankës nuk është asgjë në krahasim me marëveshjen e qeverisë me CEZ…”, dhe “nuk mbështesim asnjë nismë ligjore të shumicës, nuk e di se si ka njerëz që revoltohen për 7 milionë (?!), ndërkohë që me një firmë Edi Rama u vodhi shqiptarëve 3 miliardë dollarë me CEZ…”.

Pa zhvendosur vëmendjen nga një megaskandal, në një problem që e krijoi dhe e la pa përfunduar vetë qeveria e Ed Palokës, problem që edhe ai kërkoi një kompromis ndërkombëtar për ta zgjidhur, të cilën e zgjidhi me sukses maxhoranca aktuale, dhe këtu nuk bëhet fjalë për 3 miliardë dollarë të futura `në xhepin e Edi Ramës`, ashtu si i ka qejfi të mashtrojë z.Edi Paloka, por bëhet fjalë për 3 miliardë dollarë të humbur nga CEZ nga keqmanaxhimi dhe nga moskontrolli i saj prej qeverisjes së djeshme.

Të hidhemi tek megavjedhja. Përse z.Paloka mbron dhe anashkalon ngjarjen si të parëndësishme?

Përse z.Paloka dhe PD mbrojnë Fullanin?

Përse struktura të ndryshme politike të opozitës mbrojnë Këshillin Mbikëqyrës?

A nuk ju duket shumë e rëndë ngjarja kur vëren në retrospektivë se që nga viti 1992 e deri më sot, në Bankën Shqiptare dhe në Thesarin e Shtetit kanë ndodhur ngarje të çuditshme dhe vjedhje, neglizhencë në kontrollin e saj, vendosjen e Guvernatorëve pa integritet?

-Të mos harrohet se një guvernator i viteve 1992 është futur në burg,

-Një guvernator i viteve 2000- 2005 vuri re një vjedhje thesari që mund të ketë ndodhur katër vite më përpara, dhe procesi hetimor ngeli i pa përfunduar,

– dhe së fundmi guvernatori Full-Hajni thotë që ka denoncuar një vjedhje në bankë, në të cilën paskan marrë pjesë më shumë se 10 vetë, dhe më e bukura është se vjedhësi kryesor është vetë-denoncuar, pra Full-Hajni nuk e dinte dhe nuk e zbuloi nëpërmjet kontrolleve dhe Këshillit Mbikëqyrës (që për mua është plot me konflikte interesi), por shkaqet që e shtynë Bitrajn të auto-akuzohet janë përsëri të paqarta: e breu ndërgjegjia? E këshilloi dikush? Apo e bëri për të fshehur sasi më të mëdha para të vjedhura, që sipas TV NEWS24 (A.Hoxha), paratë janë nxjerrë me blind këto 4 vite të Full-Hajnit.

Pavarësisht se asociimet inteligjente të trurit të njerëzve mund të lidhin dhe vrasjen e Santos me këtë vjedhje, apo moskallzimet e deklarimit të pasurive, dhe rrjedhja e valutës jashtë që pas 23 qershorit e këtej, megavjedhja e Bankës Shqiptare duhet ta detyronte z. Paloka dhe opozitën që ai përfaqëson të bashëpunojë me maxhorancën dhe jo të delirojë e të keqinformojë publikun, sepse ky megaskandal ka ndodhur në kohën e qeverisjes së PD.

Askush nga PD nuk ka vënë gishtin mbi gabimet dhe gafat qeverisëse në kohën e viteve 2005-2013, prandaj përpara se të shani, akuzoni, bëni bojkot, nëse jeni njerëz të kulturuar dhe me integritet duhet të vini gishtin mbi plagën tuaj, plagën që i keni hapur vëndit dhe të reflektoni.

Nuk të çon askund roli i tangërlliksit dhe i hazërxhevapit, sepse populli i kupton se çfarë fshihet nën petkun e karagjozit e të fortit- fshihet nje grup fajtor që nuk ka dhënë llogari akoma.

19 komente në “Zhurmuesi tinzar ndaj të vërtetës”

  1. neim says:

    KARAGJOZI paloka !

  2. Luto Nano says:

    Po Ky me celular e ka shkruar kete artikull!.?.?Sa te Zeneli jane edhe keta ERUDITET e sotem.

  3. LSI.sti says:

    Pirro po ku je more se ke humbur fare? Dole dhe ti tani te behesh figure. Pse nuk shkruan te themi per aferat e vendburimeve te Naftes ku vidhet cdo dite apo ti del e shkruan kur ngordh kali. Nejse mire ben por une kam frike nga emri jot. I ndare ne rrokje ai ben Pi dhe RRo. Ne ngjajshmeri me emrin e komentuar Full-Hajn kam frike se dhe ti do jesh ndonje tip hajduti i llojit “Pi dhe Rro njeriut mos i trego”.
    Ti laco ben mire to futesh ndonje trana ne mengjes dhe bej ndonje dore domino se gazetaria eshte zanat i veshtire. Trima nga Fieri une nuk kam degjuar ndonje.

    1. firaku says:

      Per cfar trimi e ke fjalen ti LSI-ist ?
      Per ata qe dalin nga shpellat dhe trembin njerezine ,apo ata qe zbriten nga bolet e turkut ne qytete .Nga te kemi ty or “trim” ta masim njiher koken me carin e fierakut .

      1. LSI.sti says:

        Me sa di une nga ajo ane ti te ruan menderen. Megjithate une jam nga Vlora…..

        1. Allahile re; says:

          Meqe je na vlora ,hajt na hongsh karin .
          Vlora vetem shkerdhata e llapaqen ka qit

  4. blendi fevziu says:

    Bravo shoku im ( si e ke emrin ti? Prit pak ta shoh ne krye…Ah, po!??) Prifti. Ti po! Ti mund te shkrush per kete ceshtje, sepse dukshem ben nje rrumpalle qe s’ ka burre nene ta pertype retoriken tende, por nese duam ta shpetojme mikun tone Fullanin duhet te veprojme keshtu. Ti fusim te gjithe nje kusi, te shpikim turrlilloj gjerash. Te bashkojme Ilir Hotin qe Sale ( “pushti”i them une ne intimitet dhe me perkedheli) e kalbi ne burg sepse nuk ju bind me Follanin (“palla” i them une me dashuri, kur na ben ndonje tave peshku te mire). Ne kete menyre edhe se merr vesh i pari te dytin, por edhe njerezve i del qejfit kjo pune. A ke ndonje nxenes tetevjecareje qe ta veme te shkruj dicka per humbjet e BSH-se keto 8 vjet. Shifrat ja jap une ose edhe ti, se mos kane rendesi ato. Pastaj ia kalojme Meros per botim. Se mos e redaton Merua. Mjafton “te shahet” Fullani, po se si eshte shkruajtur as qe do t’ia dije. Me mire keshtu ee sa te dal une me nje mbremje 4 oreshe tek Opinioni ne mbrotje te Palles. Faleminderit mik!!

    1. pirro says:

      Paske pire pak me shume se Cduhet miku im. Kthjellohu dhe lexoje per se dyte.
      Sa per emisionet tuaja surrogate nuk I shoh sepse therret njerez jo te shoqerise civile dhe as te pavarur por rondokope te ish PPSH si ata miqte e tu te Aleance Democrate(PAD) kur militoje dikur.

  5. Adem says:

    O PIrro, ore debil mos shkruaj me se qenke dhe burre ne moshe. Tope patologjik & analfabet funksional !!
    TEMA, ju lutem ruani standardin me te cilin jemi mesuar tu lexojme cdo dite.

    1. Allahile re; says:

      Perse Tema eshte ktu per te ruajtur “Standartin Idiote” ku ti ndihesh ne shtepine tende ,o katnari meshirum !
      Po cdo qe hyn ne kto tema ti mer aman ,kush te bzbriti nga gomari ty mo ,ah sa koq me vjen.

  6. You gotta be kidding!!! says:

    Nje plehre e tille si Paloka, qe perpara kamerave pohon qe per te dhe partine e tij nuk eshte gje fare vjedhja e 713 milione leke te reja nga Banka e Shqiperise, nuk duhet te rrije asnje sekonde me ne Parlament, pasi hapurazi kjo vjedhje nuk i ben pershtypje, dhe me kete deklarate i merr vjedhesit haptas ne mbrojtje.

  7. pirro says:

    Pershendetje firak, se pari nuk jam nga fieri.
    Se dyti shkrimet nuk behen kollaj si p.sh te zjesh nje veze pule.

    Rendesi ka qe e lexova dhe ju falenderoj per kete.

  8. pirro says:

    Pershendetje firak, se pari nuk jam nga fieri.
    Se dyti shkrimet nuk behen kollaj si p.sh te zjesh nje veze pule.

    Rendesi ka qe e lexove dhe ju falenderoj per kete.

  9. pirro says:

    Pershendetje AllahIle re. Qenke per te ardhur keq sepse bachelori qe ke mare te paska lene me gomar se cje sepse nuk kupton se cfare lexon.

    1. Allahile re; says:

      Ahaahahahahahah “pordhoooo” perse kaq tip surrogato mo !

  10. pirro says:

    I nderuar Adem qenke me I vogel se cmendova. Ti nuk lexon dot gazeta por I merr To per te fshehur fytyren kur sheh prapanicat e grave qe te mos te shohe gruaja. Lexoje njehere me vemendje dhe e diskutojme.

  11. pirro says:

    o Luto djali, flm, qe e lexove shkrimin tim. Nuk eshte shkruar me cel, por eshte derguar me e-mail por reiderguar me cel.
    Nese ka ndonje rendesi dergimi ma thuaj, se ketej nga Tirana ka rendesi permbajtje dhe jjo forma. Forma te genjen dhe nuk je i pari.

  12. Al says:

    Kthimimi i pergjigjeve ndaj komentuesve eshte nje veprim per tu pergezuar.Ndersa gjuha e perdorur ne artikull eshte tejet ledhatuese ndaj Palokes.

  13. Kor+ca. says:

    “…Dallkaute e kopuke
    dhe turma pa tru…”
    A nuk e ndjen o Piro se jemi akoma ne kete aktualitet te mbjelle dhe te ritur prej psikologjise osmane???
    Ne jeten e gjere,biologji, kur nje negativitetllek vepron, le te themi per 500 vjet, ka ligjesi te vete natyres, qe do te duhet dy fishi i kohes (ketu 1.000 vjet) qe te fshihet efekti i negativitetit.
    Kjo gje nuk behet ndryshe deri sa te c’mesojemi nga kjo psikologji e te marit (fjedhur) te gjese se tjetrit.As diktatura nuk e ben dhe as liria e indivitit, por vetem edukimi i gjeneratave te reja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje