Nga Xhovani Shyti
Ajo çka ka konstatuar Fondi Monetar Ndërkombëtar(FMN), lidhur me mënyrën e funksionimit të Auditit të Brendshëm të Bankës së Shqipërisë është një tregues i mekanizmit se si funksionojnë në përgjithësi drejtoritë e auditit të brendshëm të dikastereve dhe institucioneve tona zyrtare shtetërore.
Procedurat e auditimit, që përdor Banka e Shqipërisë, nuk janë plotësisht sipas standardeve më të mira ndërkombëtare, ka vërejtur, ndër të tjera, nëpërmjet një raporti FMN, duke konstatuar gjithashtu se strukturës qeverisëse të Bankës u mungon mbikëqyrja efektive e auditimit të brendshëm, raportimit financiar si dhe çështjeve të kontrollit.
Përballë këtyre problemeve, institucioni prestigjioz ndërkombëtar i rekomandonte BSH-së ngritjen e një këshilli të posaçëm, me përbërje persona jashtë rrethit ekzekutiv të Bankës, i cili duhet të mbikëqyrte Auditin e Brendshëm. Pra, pas njohjes me problematikat, FMN rekomandonte ngritjen e një strukture mbikqyrëse që të mos jetë në vartësinë e drejtuesve të BSH-së, dhe që, pikërisht për këtë arsye: të mosqënies në vartësinë e drejtuesve, do të bënte të mundur shkëputjen e procesit të auditimit të veprimtarisë nga influenca dhe kontrolli i drejtuesve më të lartë.
Rekomandimin e mësipërm FMN ia adresonte specifikisht auditit të BSH-së, por ai vlen për të gjithë strukturën administrative shtetërore, brenda institucioneve apo dikastereve të të cilës gjallojnë të tilla njësi auditimi të brendshëm me përbërje zyrtarë brendainstitucionalë e dikasterialë, të cilët janë nën vartësi të titullarëve dhe funksionojnë njësoj, ngjashmërisht sikurse homologia e tyre e BSH-së, nën hundën e të cilit del se, përgjatë katër viteve të fundit janë grabitur sistematikisht më shumë se shtatë milion dollarë. Si ka mundësi të ketë ndodhur kjo?
Në histori të mëtejshme del se rekomandimet e FMN nuk janë marrë fare parasysh, nga ana e kokës drejtuese të BSH-së dhe, për rrjedhojë, Auditi i Brendshëm i strukturës zyrtare, që ka nën mbiëqyrje gjithë sistemin bankar të vendit, ka vazhduar të funksionojë si nëpër gjithë institucionet dhe dikasteret e tjera zyrtare, pra si armë në duart e Fullanizmit dhe jo të ruajtjes së sistemit monetar. Gjë që e tregon edhe fakti se, sikurse në BSH njerëzit që vendosen për të drejtuar të tilla drejtori mbikëqyrëse në njëqind përqind të rasteve janë të afërt të titullarëve të institucioneve dhe ministrive.
Ata përzgjidhen prej këtyre të fundit duke mos respektuar procesin e konkurrimit, duke mos pasur një standard të përcaktuar me kërkesa strikte e të patolerueshme, çka dhe e shton më shumë riskun e të qenit besnik deri në tepri të titullarëve, por jo të veprimtarisë institucionale. Gjë që e tregon edhe mënyra e rëndomtë se si funksionon Auditi i Brendshëm, i cili, sikurse kanë treguar të dhënat më të fundit të prokurorisë që po heton megavjedhjen 7.3 milionë dollarësh të BSH-së, për tre vite rresht nuk kishte ushtruar auditim në njësinë në të cilën është konstatuar vjedhja.
Grupi i inspektoriatit auditues hidhet në veprim me urdhër të titullarit, kontrollon sipas urdhrit që ka marrë nga titullari, konstaton gjetjet, përgatit raportin paraprak që ka për detyrim t’ia dorëzojnë po titullarit, i cili vlerëson e vendos me kokën e vet çka duhet e çka nuk duhet të jetë prezente. Kjo është formula sipas të cilës rëndom e kryejnë veprimtarinë zyrtare njësitë e Auditit të Brendshëm, ekzistencën e të cilave ekspertët juridikë dhe ata ligjorë e komentojnë si një atavizëm të pakuptimtë, për faktin se auditet funksionojnë si njësi paralele me objektin e punës që kryen Kontrolli i Lartë i Shtetit, por janë edhe shteg ligjor për t’u përdoren si armë nga titullarët, që i kanë ato nën hyqmin administrativ.
Një e drejtë kjo që ironikisht ia jep edhe ligji, sipas të cilit numri një i dikasterit, apo i institucionit, nga i cili ato varen, ka në dorë të japë firmën për të quajtur të vlefshme apo të pavlefshme gjithçka përmbahet në raportin e paraqitur nga drejtoria e Auditit të Brendshëm. Titullari ka në dorë të anulojë, të prapësojë, të çlirojë dhe të mbyllë me një të rënë të lapsit gjithçka ai gjykon se duhet tjetërsuar, sikurse është po ai që vepron dhe lejon ekzekutimin e masave të propozuara nga Drejtoria e Auditit.
Madje, çuditërisht, po e njëjta procedurë është prezente edhe në veprimtarinë e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku vulën e firmën përfundimtare të gjetjeve të raportuara nga drejtorët e drejtorive përkatëse, e vendos kryetari i këtij institucioni, që s’dihet përse funksionon ende si strukturë zyrtare shtetërore (me titullarë të përzgjedhur nga politika), dhe jo si kompani private auditimi.
Edhe praktika e këtij institucioni, me vartësi të drejtpërdrejtë nga Parlamenti, funksionon sipas të njejtës formulë, pra: grup inspektorët kontrollojnë, përgatisin raportin që i’a paraqesin drejtorit të drejtorisë përkatëse, ky i fundit ia relaton kryetarit të KLSH-së, i cili e studion, duke patur të drejtën ligjore të krehë çfarë t’i duket e arsyeshme mendjes së tij. Dhe vetëm ky variant përfundimtar, i nënshkruar nga kryetari, konsiderohet legjitimisht i vlefshëm për t’u marrë parasysh.
Një e drejtë sulltanore kjo që ia jep ligji mbi mënyrën e funksionimit të strukturave kontrolluese, që megjithëse e ushtrojnë veprimtarinë nën emërtesën “Audit i Brendshëm” apo “Kontrolli i Lartë i Shtetit”, për nga mënyra e funksionimit dhe vendimarrja del të jenë e njëjta gjë.
Pra, armë në duart e titullarëve për të gjuajtur dhe jo për të parandaluar, për të zbuluar e ndëshkuar abuzuesit. Këtë e konstaton edhe nga statistikat zyrtare, sipas të cilave del se, gjatë tetë viteve të shkuara, ndërsa nëpër raportet deleguar titullarëve gjallojnë qindra emra zyrtarësh të gjetur në shkelje ligjore, shumë pak prej tyre dalin të ndëshkuar, ndërkohë që asnjë raport i Auditit të Brendshëm, i firmosur nga titullari e institucionit apo ministri, nuk i është relatuar organit të hetimit.
Ngritja e një strukture mbikëqyrëse, që të mos ishte në vartësinë e titullarëve, dhe që, pikërisht për këtë arsye do të mundësonte shkëputjen e procesit të auditimit të veprimtarisë, nga influenca dhe kontrolli i drejtuesve më të lartë, ishte rekomandimi i FMN-së i vlefshëm, jo vetëm për BSH, por për të gjithë strukturën administrative ku gjallojnë të tilla njësi kontrolli.
ky eshte shtet iu kalbur xhovi. e ka katandisur sali berisha si mos o zot. po te vepronin auditet nuk do qeme keshtu.mire e ke ti dhe merua po kujt ja thua. bie daullja ne vesh te shurdhit themi ne andej nga berati.te pershendes xhovi ne emer te patrioteve qe jemi pertej detit. na nderon.
Thuaje troc gazetar drejtorite e auditit dhe te kontrollit te larte te shtetit jane kobure te zyrtareve te korruptuar per te gidit kundershtaret e pabindur dhe per te bere para.Hajni si fullani qe eshte fullanet.
Une nuk po kuptoj dicka..Mire ja Prokuroria po heton kete ceshtje penale..Po me sistemin e gjendjes monetare kush e ka hetuar ?! Vete banka deklaroi shumen monetare te humbur..Si ka mundesi qe nje institucion i vjedhur nga brenda, te kete kompetencat sikur s’ka ndodhur gje dhe te bej iventarin e saj..?!?! I dilka qe edhe Kontrolli i Larte i Shtetit qenka ndertuar ne te njejten strutkure piramidale si vete Banka e Shqiperise..Hajde merre vesh ti Republiken Parlamentare te Shqiperise..
Ne Keshillin Financjar te Bankes nuk ushtron dot voten (se as qe behet llaf per doreheqje per kete Mega-Skandal)..
Ne sistemin te Keshillit te Larte te drejtesise e njejta gje ku zgjedhin njeri tjetrin me mandate te skaduara (mos te hidhemi per pasuri te pajustifikueshme)..
Me nje President (qe e kane votuar vete ata) duke dale mbi palet hapturazi qe ne diten e parre se marrjes se detyres te VOTUAR NGA SOVRANI..
Fullani ka honger tre kryeministra dhe jo auditin. pse budall jane titullaret ti lene ne qejf tvete kontrolloret?shifni sa i osht bo barku ketij balenes se Vlores qe kur ka ardh ne klsh.e dini ciln ka krah tdjathte nje fare zile-zile qe ka qen kryetari me bashibozuk qe ka pat Vlona dhe ne 97 ja mbathi duk lon bashkine te digjej. ash fsheh n’tiron dhe ne klsh e mori barkmodhi.
Hallall hallal politikan profesionist, e njoh mire te dy se i kem na vlora.Balena jane te dy.Te pangopur si fullhajni. Coc ka ca prona te pa deklaruara dhe ai zile-zilja qe e ka emrin gezim dhe u gezua ne kohen e piramidave ne 97 qe i jepnin pare me thase dhe na thoshin votoni per gezim zilen neper gazeta.
Se pari e pershendes z.Shyti per shkrimin,pasi nje skandal i permasave te ttilla kerkon vemendjen e te gjitheve.
se dyti Ka nje dallim te auditimit te brendshem me ate te jashtem(KLSH), pasi i pari ka mungese te pavarsise ndersa i dyti e ka pavarsine,por nuk e lejuan te kryej auditim per shkak te rendesise se vecante dhe fakti qe i eshte besuar “bitrajt me tre celesa???!!!), tregon per ere jo te mire.Finksioni i Klsh eshte sipas Kushtetutes dhe standardeve nderkombetare INTOSAI,rezultatet e Klsh jane te dukshme e transparente,po te Auditit te Brendshem ne te gjitha institucionet ku jane ,pse nuk behen transparente? Sigurisht qe Klsh po reformohet vazhdisht,por e pyes te mderuarin Shyti,po per skandaley e Tatimeve qe kane kapur deri tani rreth 200 milion dollare,perse nuk flitet?!, apo ti leme ato te Tatimeve mos te auditohen se keshtu eshte me mire.Shteti ligjor duhet kudo e vendoset me reforma institucionale dhe jo me emra.flm