Nga Arbana Xharra
Grupet fundamentaliste islamike në Kosovë nuk u zbuluan dje me arrestimet e 40 të dyshuarve për përfshirje në organizatat terroriste të ISIS-së dhe të “Al Nusra”-së. Tash e sa vjet një grup imamësh predikojnë lirshëm nëpër xhami të Kosovës ideologji ekstremiste, madje duke bërë thirrje haptazi që të rinjtë të shkojnë për të luftuar në Siri.
Ata nuk kanë pikur nga qielli, por kanë gjetur strehë, duke u punësuar nga vetë Bashkësia Islame e Kosovës (BIK). Dhe tash sa kohë ata janë në krye të xhamive kryesore nëpër qytetet e Kosovës, prej nga lehtësisht mund të dëshmohen thirrjet e tyre plot urrejtje. Ndërkohë që fytyrat e përfaqësuesve të grupeve të tilla fetare, të cilat mund të jenë dukur numerikisht të pakta, me vite të tëra kanë bërë propaganda radikale fetare, duke shtrirë lehtësisht dita-ditës rrjetin e tyre.
Pra, nuk kemi të bëjmë me një paraqitje të befasishme të të rinjve që mbështesin organizata terroriste, sepse ka disa vjet që ideologjia e tillë shtrihet pa u penguar nga askush. Ata jo vetëm se janë toleruar madje, disa prej tyre edhe janë shfrytëzuar për të mbledhur vota gjatë fushatave të fundit zgjedhore nga disa parti politike në vend.
Edhe atëherë kur deklaratat e tyre fyese ndaj femrave dhe etiketimi i tyre si lavire, poshtërimet e figurave kombëtare, Skënderbeut dhe Nënë Terezës, edhe rrahja e disa imamëve, të cilët kanë dalë kundër ekstremizmit fetar, nuk kanë marrë asnjë reagim zyrtar. Edhe atëherë kur në vazhdimësi deklaratat e tmerrshme të tyre u bënë pjesë e debatit publik, Bashkësia Islame e Kosovës dhe shumica e partive politike në vend heshtën duke futur “kokën në birucë”.
Kalkulimet e tyre për përfitimet personale reflektuar me amnistimin e këtyre grupeve edhe atëherë kur e rrahën Xhabir Hamitin, kur ju thye dora imam Osman Musliut, kur ju dogj vetura hoxhë Musli Verbanit, kur u kërcënua me heqje koke aktivistja, Ajnishahe Halimi, kur publikisht u fyen deputetet femra, Alma Lama dhe Vlora Çitaku e shumë të tjerëve.
Është absurditet të dëgjosh sot disa politikanë, zyrtarë të BIK-ut dhe disa përfaqësues të shoqërisë civile teksa deklarojnë se Kosova është në rrezik nga kjo dukuri, duke dalë nga zori në mbështetje të arrestimeve të Policisë, derisa kurrë deri më tani nuk e kanë hapur gojën.
Vetëm atëherë kur morën sinjale të ashpra nga Bashkësia Ndërkombëtare, pas publikimit të fotove të mostrumit Lavdrim Muhaxherit teksa pret kokën e një fëmije në Siri dhe raportit të State Departmentit jo të mirë për Kosovën, për t’u distancuar gjoja nga këto grupe, nisen me deklarata se “Kosova qenka në rrezik nga terrorizimi”, derisa në Kosovë tash sa kohë hyjnë e dalin pa problem “shokë” të Lavdrim Muhaxhirit.
Me vetë faktin se brenda pak orësh arritën që të arrestohen 40 prej tyre, është fakt i mjaftueshëm se organet e sigurisë kanë pasur mjaftueshëm informata për ta.
Presidentja, Atifete Jahjaga, e ka provuar në lëkurën e vet fyerjen dhe kërcënimin nga këto grupe. Është dashur shumë më herët të mbledhë institucionet e sigurisë. Kurse, kreu i PDK-së Hashim Thaçi, duhet të dijë më mirë se kushdo tjetër se çfarë kanë bërë bashkëpartiakët e tij, ish-përfaqësues të SHIK-ut, të cilët mburren se “kanë mbledhur informata për grupet ekstreme fetare” nga paslufta. Madje, edhe financimi i tyre është bërë në emër të luftimit të organizatave terroriste.
Pra, situata sot në Kosovë nuk është befasi. Të gjithë kanë qenë dëshmitarë për kërcënimet publike, që kanë marrë jo pak kritikues të islamit radikal në Kosovë, pa harruar imamë të Kosovës, që e kanë provuar në lëkurën e tyre presionin dhe dajakun vetëm pse kanë dalë kundër ekstremizmit fetar.
Pra, Thaçi nuk na e mbush mendjen me 40 arrestime. Duam të shohim distancim të plotë të partive politike, ndalim të predikimit të urrejtjes nga imamët radikalë, miratimin e ligjit që parandalon shtetasit e Kosovës të luftojnë jashtë vendit, kontroll të financave, shpalljen e paligjshme të partive politike, që predikojnë sheriatin.
E për t’i shkuar kësaj pune deri në fund, duhet arrestuar kokën dhe jo vetëm bishtin. Hetim ndaj dhjetëra organizatave që veprojnë në Kosovë në këtë drejtim, konviktet ilegale të shtrira nëpër gjithë Kosovën, paratë që vijnë nga shtete arabe dhe në fund pasurimin e imamëve dhe prijësve fetarë, që zyrtarisht kanë vetëm një pagë.
Virusi esht ne tru. Ai do kohe te hiqet.
Nje urim per kete gazetare, qe nxjerr ne shesh hipokrizite e pushtetareve turq te Kosoves.
Kjo eshte lufta e re me Perendimit dhe Lindjes. Ne luften e kaluar mes fuqive perendimore liberal demokratike dhe Lindjes komuniste sovjetike-kineze ne shqiptaret fatekeqesisht ishim ne anen e gabuar komuniste. Komunizmi u mposht por gjenerata te tera shqiptaresh vuajten pa mase. Nuk ka dyshim qe edhe ideologjia e re lindore islamofashizmi do te mposhtet mirepo puna eshte qe te minimizojme demet per veten tone. Shqiptaret jane jashtezakonisht vulnerabel pasi per arsye historike kombi perbehet nga pjestare te besimit musliman. Ektremistet fetar shfrytezojne kete fakt pa meshire me qellim qe te hapin nje front kunder Perendimit ne truallin e Europes. Ata vijne nen petkun e bemiresise, fese dhe perfundojne me prodhimin e monstrave si Lavdrim Muhaxheri. Ky rrezik per sigurine kombetare. Mjaft eshte koketuar me keta misonar te se keqes nga Lindja e Mesme. Nuk na duhet parat e tyre te qelbura. Duhet atakuar infrastruktura qe prodhon monstra radikale – “shoqatat e bemiresise”, konviktet, xhamite me imam renegate qe predikojne dhune, fondet qe vijne nga Lindja. Aktivitetet fetare duhet te rregullohen me ligj ne ate menyre qe lejojne praktikimin legjitim te fese per nevoja spirituale te besimatareve mirepo sanksionojne ne rrenje cdo tendence per radikalizem dhe cenim te rendit kushtetues te shteteve shqiptare Shqiperise dhe Kosoves. Ne nuk jemi aktoret kryesor ne kete lufte por duhet te bejme pjesen tone si pjestar te civilizimit perendimor. Nese nuk e bejme kete do te behemi cak legjitim per sulm nga vendet fqinje me perkrahjne e Perendimit. Ndoshta nuk jemi aq budallenje sa te rrezikojme poziten me te favorshme ne raport me Perendimin qe kemi pasur ndonjehere ne histori te kombit.
Kujdes moj vajze me keto ceshtje..jane te rrezikshme per juve.Je femer e pa mbrojtur,flisni bukur dhe qarte,por nuk i ndaloni dot.
Nje problem te mprehte dhe te rrezikshem ngre gazetarja ne Kosove!I lumte per guximin!E mbeshtet fort!
Ka vetem nje shpetim qe ose nje pjes e kosovareve te behen katolik ose te marrin borxh italian slloven kroat cfar tu pelqeje. Ndryshe mendjen e kan te Siria dhe Iraku. Keq me vjen po keshtu esht.
Arbana duhet te jemi me te guximshem dhe te dalim kunder fes terroriste .
Une ishe ne pushime ne Kosove dhe me keqardhje pash qe shqiptar e Kosoves kane deviju nga kombi atje tash ke vetem turq dhe arab .
Nuk ka fshat ne Kosove qe nuk kishte grupe terroriste .
Une protestova ne nje lokal ne qytetin nga vi une kur atu u futen 6 terrorist dhe kerukush nuk guxon me ban za prej tyre .une shkova tek pronari kerkova qe ti debojm por hasa ne refuzim duke u arsytuar qe kto jane pune te shtetit.
Kur i rrokem armet kunder Serbis nuk pytem serbin a tlufojm !!!
Une ftoj bashkmendimtart e mi qe kur te dojn dalim dhe formojm nje grup per tu ballafaqu me kta terrorista.
Vdekje turkoarabve.
@Drenicak, e kuptoj emocionin tend por mendoj se e ke kap gabim zgjedhjen. Ne nuk kemi plumba per shqiptar. Rruga e duhur eshte qe te demaskohen kallauzat e terroristeve te cilet fshihen pas fese, te arrestohen imamet qe predikojne dhune, te priten financat nga Arabia dhe Turqia (shpesh harrohett edhe ky burim i ekstremizmit), tu hiqet shtetesia atyre qe luftojne si terrorist ne shtete te huaja. Besimtaret e thjeshte nuk mundemi dhe nuk duhet ti ngasim, ata jane hisedar te shtetit sikur te gjithe ne. Ata jane ne te drejten qe te praktikojne fene e tyre.
Mirepo adresimin e problemit nuk mund ta beje njeriu qe kete fryme e toleroj bile e futi ne Qeveri e Kuvend, Hashim Thaqi pra. Ai duhet te leshoj rruge qe te tjeret te korrigjojne gabimet e tij.
A thua ti keta mjekrrosha i konsideron shqiptar ???
Ideologet e tyre si Shefqenko, Fuadi, Terrnavci, Agani sigurisht qe me nuk jane shqiptar sepse me vetedeshire kane kembyer kombesine e tyre me “ymetin” dhe per ta nuk kam as konisderaten me te vogel. Mirepo ka edhe viktima te tyre si ky djali Patrioti i vrare se voni, i cili si i mitur ishte indoktrinuar dhe eshte cytyr te ike nga shtepia perkunder kundershtimit te babait te tij.
Eshte nje maksime qe thote “Tregohu i ashper me problemin por i bute me njerezit”. Komenti im me lart perfshine masat e ashpra per te adresuar problemin por njekohesisht permban empatine e duhur per njerzit qe per nje arsye ose tjeter kane ra viktima te droges xhihadiste. Ata duhet te ndihmohen te dalin nga kthetrat e ketyre ideologeve te poshter renegat dhe te kthehen ne shtratin e shqiptarise ku e kane vendin.
Lexoj i emocionuar Arbanen ( emer fort i bukur ) dhe me lind nje shprese . Shpresoj se ndyresirat turko arabe nuk do ta bejne Ilirine vilajet te perandorise osmane ,as pjese e Kalifatit Arab
Mallkuar qofte ajo fare e keqe
Urime he qofshi e lumtur ARBANA dhe ne jeten tuaj personale
kjo Arbana do kete renje laberia se godet bio kete njolle islame qe po ereson te ardhmen e kombit.