"Skandali i Bankës, fytyra e sistemit që kemi ndërtuar"

15 Gusht 2014, 11:08Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

 

Se pari, refuzoj kategorikisht t’i pergjigjem pyetjes ne mode te ketyre diteve, nese jam me Fullanin, apo kunder tij. Sepse me duket teper fyese, nderkohe qe nuk kam asnje arsye ne bote qe te jem patjeter ne njeren ane te kesaj barrikade artificiale. Por sigurisht qe mund te flas rreth asaj qe po ndodh me Banken e Shqiperise, pas zbulimit te vjedhjes se bujshme.

Mendoj se skandali eshte nje pasqyre e perkryer per te pare fytyren e deformuar te institucioneve tona, ose me mire te themi, te vete sistemit, qe kemi ndertuar. Eshte pikerisht ajo qe ne nje fare menyre kemi mbjelle e qe tani po e korrim dhe ketu nuk kam parasysh vetem Banken e Shqiperise. Sepse, po te zhvendosesh ne shumicen e atyre, qe konsiderohen institucione te pavaruara, eshte e njejta panorame, ku pothuaj gjithcka vertitet rreth titullarit, i cili eshte edhe dielli edhe shiu, por mbi te gjitha percaktuesi i vetem i raporteve, jo vetem te brendshme te “cifligut” te vet, por edhe ato qe rregullojne marredheniet me te tretet.

Dhe kete askush nuk e thote, ndonese pakkush nuk e di. Ne kemi nevoje per nje sjellje te re insistucionale, e cila para se gjithash percohet nga politika, e cila eshte edhe pergjegjesja kryesore, ne mos e vetmja per kete gjendje. Jo thjesht me emerimet e saj pergjithesisht klienteliste, se sa me marredheniet e kompromentuara, qe vendos me te zgjedhurit e vet, pas votimit te tyre.

Por cfare po ndodh realisht? Qeveria kerkon te laje duart, duke treguar gjoja pafuqine e vet per te reguar. Eshte fshehur ai burri, qe edhe per gjene me te vogel, te tund para syve pergjegjesine para 1 milion “shuplakave”, qe e kane votuar me 23 qershor. Ne fakt, kryeministri ka marre pozicionin me te keq, ate te skuthit, i cili nuk eshte i shqetesuar fare prej skandalit, por thjesht perpiqet te perfitoje sa mundet prej tij. Mendoj se Edi Rames i intereson qe vorbulla me kerkesen per doreheqje te Fullanit te vazhdoje, duke shpresuar se nje fare fature me te i shkon edhe opozites, si dhe partnerit te koalicionit, Ilir Meta, i cili eshte shprehur hapur pro tij.

Por ai eshte brenda gjithashtu edhe per skenarin tjeter, qe Fullanin ta lene nervat, apo te ndodhe dicka tjeter dhe ai te largohet. Me siguri qe e ka bere gati zevendesuesin dhe eshte dramatike te mendosh qe ne mendje ka nje njeri qe duhet t’i behet nje nder, i cili jo vetem te mos e permiresoje situaten ne Banken e Shqiperise, por mund ta coje edhe me keq. Te vetmen detyre do te kete qe here pas here t’i bej fresk qeverise, ne kembim te nje zinxhiri marramendes perfitimesh dhe me te gjithe Banken ne dispozicion, te cilen vetem se nuk e hipotekon dot ne emer te vet. Sepse ndryshe, do e kishim sot nje kryeminister qe do te fliste per ligj te ri te funksionimit te Bankes dhe per nje qasje te re te qeverisjes se saj, te raporteve te reja te saj me ekzekutivin dhe parlamentin, po aq sa edhe duke u rene kembanave se ne te njejten derexhe ndodhen edhe institucionet e tjera, pavaresisht se ne to nuk kane shperthyer skandale te ngjashme.

Ndersa Ilir Meta, si politikan pragmatist qe shquhet, eshte me i drejtperdrejte. Vete ben sikur e mbron publikisht, ndrsa nga ana tjeter i leshon te tijet qe nuk kerkojne vetem koken e Fullanit, por edhe ato te Keshillit te Bankes. Natyrisht, duke menduar si gjithmone se ne cdo torte qeverisese nje cope e mire i takon LSI-se. Ky kombinacion sigurisht qe e tejkalon edhe pritshmerine me optimiste te antifullanisteve, pasi as qe mendohet qe nje keshill i rinovuar do te mbaje te njejin guvernator. Me nje gur, vret dy zogj, merr keshillin dhe pastaj largon edhe Fullanin. Pra, shikohet qarte se qeveria, apo mazhoranca ne pergjithesi, duan thjesht dhe vetem ta kapin per vete Banken e Shqiperise, jo te ndreqin ndonje gje ne te, dhe ne keto rrethana e gjitha ngjan me nje loje te piste politike.

Ndersa opozita duket si me e sinqerta ne qendrimin e saj, pavaresisht se, si cdo gje ne kunderrrjedhe, ai nuk eshte per t’u lakmuar ne keto caste. Ajo eshte e perligjur gjithesesi ne piken qe shikon nje sulm te paster te mazhorances per te futur nen sqetull nje tjeter institucion te pavarur dhe per ta perdorur kunder saj. Por deri ketu. Per fat te keq, themelet e Bankes jane tronditur nga nje bombe qe plasi nga brenda, dhe jo si ato te ambasades sovjetike, per te cilat mund te akuzohej qeveria.

Ne rast se ne do te ishim shtet serioz, sic nuk jemi, Ardian Fullani do ta kishte dhene doreheqjen qe diten e pare. Njesoj si ne perendim nje minister transportesh largohet pa u menduar dy here nga detyra per shkak te perplasjes se nje treni. Me kete rast, do te kishte evituar furine e histerikeve kunder tij, qe duket se nuk kane ndermend ta leshojne. Ndonese te grupuar nga arsye nga me te ndryshmet me njeri-tjetrin, ata duken kembengules. Por mbi te gjitha, se do te kishte qene edhe vete i bindur se ne nje shtet te lire dhe normal askush nuk mund te lincohet pafundesisht edhe sikur te kete pergjegjesi direkte per ndonje afere, jo me te ndodhe e kunderta.

Nga ana tjeter, dhe kjo eshte me e rendesishme, qeveria nuk do te ferkonte duart se u hap nje vend per “qoke” te madhe, por do te kishte nisur negociatat me opoziten per te zgjedhur nje guvernator sa me konsensual. Mendoj se Shqiperia ka me shume nevoje per nje guvernator te gjithepranuar politikisht, sesa per nje president te tille. Por kjo qeveri duket shume vite drite larg ketij koncepti.

Per shkak se ne nuk jemi nje shtet serioz nuk ka ndodhur deri tani asnje nga te dyja, ndaj edhe eshte e padrejte qe per gjithcka po zhvillohet te fajesohet vetem Fullani./Panorama

31 komente në ““Skandali i Bankës, fytyra e sistemit që kemi ndërtuar””

  1. Valla-hi , bila-hi ,
    ky surrat sum bushtre shpelle ,dika me perfytyru-ee si veprohet ne nji shtet serioz !!!!!!!!

    1. GATJA CUN LAZARATI DJE CUN EUROPIAN SOT says:

      Po kush ta shkarkoj karagjozi EDI RAMA?Se besoj se ky kryeminister me retoirike boshe e mashtrues ordinare do ta shkarkoj?Arsyet i di vetem EDI RAMA. Pse Kryeministri nuk beri asgje publike nga takimi qe pati me GUVERNATORIN? Apo mos e valle e pyeti per MARIAN GJERMENIN drejtorin e emetimit dhe operacioneve financiare direkt pergjegjes bashke me FULHAJNIN ne ket vjedhje.Apo mos valle i kerkoj kestin? Ku ka Kryeminister ne bote kaq qesharak sa ky yni?Premtoj per gerdecin asgje. Premtoj se do zbardhte aferat koruptive te ruges se kombit prap asgje. Premtoj se do vinte ne vend dinjetin e shqiptareve me shitjen e detit prap asgje? Perdori njerzit ne 21 janar dhe pas tyre perdori viktimat per kosto politike por kur se zbardhi,Pra ky nuk eshte shtet serioz kur ne krye ka nje kryeminister karagjoz qe ne date 5.08.2014 ne Vlore tek restorant TIKU and MATO reth ores 15.oo drekon me MARIAN GJERMENIN dhe 2 antare te keshillit mbikqyres te bankes.Pra ketij i thoni shtet serioz? Populli i vidhen leket ,shoqeria civile kerkon largimin e ketij GUVERNATORI e Keshilli MBIKQYRESai drekon me ta pra tallet me kete popull,Shtet serioz sa her qe ne pushtet ka ardhe e majta njeher u vodhe Floriri pastaj BANKA e SHQIPERIS dhe MINISTER ne te dyja rastet SHKELQIM CANI.C’fare koecidence e ketij shteti serioz me kryeminisrter MEDIOKER e KARAGJOZ ? Nje person ben perjashtim nga gjithe keta plehra te shtetit serioz te kryeministrit idjot Z ERION BRACE. I vetmi dhe me kurajo qe po ngre zerin por kryeministri bashke me GUVERNATORIN e MARIAN GJERMENIN me CO na konsiderojn thjeshte numra e njerez pavlere. Duro o POPULL DURO,

      1. Drita says:

        Ka qene periudha kur ke qene me pushime ne Orikum……

        Bravo HAFIJE!!! Ja keshtu behen pushimet rregjistron cdo gje qe sheh rreth e rrotull dhe si e cmendur qe je ben lidhjet e rastit…
        Te kam folur shume te mos meresh me sekuenc se ato nuk te cojne asgjekundi, por ja skandali qe po shkruan ketu. Edhe nje vit edhe del ne pension. E di ti moj qeie e gjalle sa njerez me integritet profesional e moral jane sot pa pune???

        Po ti pse nuk ben punen tende po rri gjithe diten ne portale???
        Njehere thua se Edi rama duhet ta coje te majten tek mitra qe e polli (me fal s’desha ta zija me goje kete mitren po eshte etekstualisht sic e thua ti), pastaj thu jam saliniste, pastaj shan bejleret e agallaret, pastaj zengjinet e rinj, pasta thu: “te shuhet bota se une nuk kam femije”

        Jane te mjaftueshme keto qe citova (sepse thesi eshte i madh) per te te veshur kemishen e forces e te te cojne ne spital.

        1. cpati Brati me Smokthine... says:

          Patozi na thote: Nuk eshte ai Shtet qe na DUHET!….
          Por nuk na thote se ky Shtet eshte Sharrtuar mbi
          Trungun e vjeteruar dhe me rrenje te kalbura.
          Nuk kam dyshim qe zotrote nuk te shqetesone kjo gje.
          por….jo se nuk e di,por aplikone zakonin tend,ja ashtu
          qe ne nga Vlora te tilleve ju themi:Sy Unjurit!
          Finoke apo Rrufjane. Ndaj rralle dukesh por per zarare.
          Ja fillone duke mos lene gje pa thene per kundershtaret e tu,
          sigurisht me pjeset me te pa vlere te fjalorit,sepse
          fjalet e mira i ke Qemtuar per tja dhene PD.dhe vetes tende!
          Dhe kjo te jesh i bindur se nuk na ka shkare,perkundrazi
          eshte kapur sa nje pjese thote: Ï zgjuar Rrufjani!”
          kurse shumica te quan:Tel i Perdredhur!” dhe nuk ka si
          te jesh ndryshe pasi: Me thuaj me ke rri,te them se cili je!
          Shkurt; Me Berishen Dje,me Berishen Sot dhe me Berishen pergjithmone! Tani se kush eshte Berisha e dine te gjithe.
          Eshte si nje Kuceder e atyre Legjendave qe bllokonte Ujin,Jeten,Zhvillimin dhe duke vjelle Mashtrimin,Krimin dhe Korupsionin.Me pak fjale vete Shkaterrimin.Keshtu edhe ti kete ke mbeshtetur se helbete;Ne ate Stan ke vegjetuar!
          Patozi na the shume gjera qe E.Rama kerkone ta kapi edhe BSH.
          Tani perse mund ti duhet,zotrote e ideove ne saje te experiancave
          te Shtetit tuaj qe e patet gjate.Mirepo kjo sikur ju dekospiroi
          misionin ndaj e Ndeze Cibukun me Unurin e Bankes per Tymosur
          edhe ti Mendjet e njerezve se gjoja je per doreheqien
          e Fullanit,vecse pasi K.Mbikqyres nuk e gervishi fare ate.
          Si kofini pas te vjelave! Prandaj te themi se je “Sy Unjuri”i PD.
          se nuk del asnjehere i pari,por pret te konsumohen te gjithe,
          testone situaten,shkeput prej tyre copeza i bashkone ato dhe
          pastaj nxjerre fjalen tende.Ky pra eshte
          vete Sy Unjuri…me hilene brenda.(qe vlonjace do te
          thote:I fut pak mish Dhije!) tung.

    2. Devolliu says:

      Më legen e frikacak burrë se ky Patozka nuk mund të gjeni. Vërtitet me llafollogji kot, si kali në lëmë, por emrin e Sali Kriminelit që është strumbullari në mbrojtjen e këtij skandli, nuk ia mban ta zerë në gojë.

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Disi i sinqert me mendimin e dorheqjes,Patozi duhet te bej durim per 1 miljon shuplakat !
    Kemi perblle nje Keshill Mbikqyres te emeruar nga Berisha,te komanduar nga ai,ne mbrojtje te Fullanit.
    Asnje “raket” nuk eshte leshuar nga SHQUPI,per kete vjedhje,te tjera probleme jane ne axhenden e zedhenesve.
    Ne sinkron jane mendimet e Berishes dhe Keshillit Mbikqyres,thua se jane dhe autore te “vjedhjes”!
    Patozi kerkon ta shpalle BSH protektorat te berishizmit !
    Kanalizimi i vjedhjes,ne luften politike per “kapjen” e BSH,eshte banalizim i kesaj çeshtje.

    1. Dielli mbi KORAB says:

      Patosi e theu guacken e vezes ne te cilen i ka mbyll brenda Saliu dhe Luli.E ka nis bukur dhe e perfundon bukur kete artikull Zotni Patosi.
      Ma me duket se ai ka folun si deputet i ardheshem i FRD ;).
      Te lumt Goja po qe se eshte kshtu.
      Diku ka mesi i intervistes ka nji perhumbje te Astritit,qe i falet se ka frike se mos lendon Berishen dhe Bashen,por esht shprehun brenda kornizes se humbsit te pushtetit dhe opozitarir,pergjegjsit dhe llogarikerkuesit.

  3. Meri says:

    Mire e ke ti ashtu eshte, ky duhej te kishte dhene doreheqjen pa u bere gjithe kjo zhurme. Po kete gje ti zoteri nuk ja kerkove Lul Bashes as kur vodhi ne “rrugen e kombit” as kur vrau 4 vete te pafajshem ne bulevard. e kete gje s’ja kerkove as Saliut pas Gerdecit e pas 21 Janarit.
    E mos bej sikur nuk e dinje qe ne krye kush qe Fullani. Po jua tha Saliu dhe ju te gjithe ne nje mendje.
    Per te dhene ment jeni te zote, por kur eshte puna per vepra i bindeni te madhit.

  4. Piku says:

    Mire mo Astrit mire, e ke.

    Po duhet ta besh luften me te forte brenda partise.

    Se qe nuk jemi shtet serioz kete e dime, po kur vjen puna per te

    pranuar fajin qe ka sejcili per mos seriozitetin e shtetit, te gjithe

    dalin engjellor me veten. Nje nga keta je dhe ti. Mos harro

    se ke qene zeri politik me i forte i partise demokratike gjate

    qeverisjes se saj qe e coi zeriozitetin e shtetit ne nje karagjozllek

    hajduteri, mafiozllek, e lloj lloj pislleqesh futi si fryme.

  5. Ervin says:

    Mire mo Titi, po nje minister i brendshem duhet te japi doreheqjen kur vriten 4 vete ne bulevard?

  6. fshatari says:

    Analiza e ketij surrat minatori le per te deshiruar.
    Po si nuk fole 1 fjale per Sali kermen o legen minierash,apo te ka tredhur edhe ty

  7. andromeda says:

    Ky si shumë rrethe rrotull i bie aq sa nuk merret vesh ku do me dalë. Vetëm një gjë kuptohet që ky fantazon shumë dhe akuzon si gjithmonë me hamendësime Edi Ramën e nuk analizon fare se Edi është i fundit në këtë histori me një Fullan që e ka gjetur aty nga paraardhësit dhe me një bankë të rrënuar fizikisht dhe moralisht nga keqqeverisja berishiane gjatë 8 viteve. Ç’mud të bëjë Edi me një institucion gjoja të pavarur por që ka qenë dhe vazhdon të jetë nën diktatin e Berishës, ç’mund të bëjë Edi me një prokuror që merr urdhërat nga Berisha. Dhe ç’mund të bëjë Edi kur për të bërë drejtësi duhet pyetur KLD dhe palo-presidenti që varen të dy nga Berisha. E vetmja gjë që mund të bëjë Edi, dhe duhet ta kishte bërë që në zanafillë, të amendonte në kushtetutë me shumicën parlamentare, të rrëzonte presidentin dhe KLD, duke e zgjedhur atë me vota plebishitare. Sikur ta kishte bërë këtë do i kishte prerë kokën berishizmit që vijon të drejtojë institucionet ‘e pavarura’ dhe ta bëjë lesh e li gjithë shoqërinë shqiptare.

    1. Andromeda , pran cdo rrespekti per ty si femer ,
      me rrespekt te plote do te thoshja ,se ; Vetem te paaftit ,ata qe s’kan besim ne vetvehte ,ata te cileve i mungon vullneti per te ndryshuar ,ata qe nuk ecin dot me kembet e veta ,ata qe jane manikina te drunjt ,ata qe ndihen te deshtuar ,mundet te mendojne si “Edi” qe ju na merrni ne mbrojtje ktu me pyetjet tuaja ,qe ne te vertete jane nji justifikim vetem i te deshtuarve ,sepse ai qe do te ndryshoje gjen guximin dhe vepron e nuk justifikohet .Justifikimi eshte thjeshte shtrati i paaftesise .

      Vet fakti ,qe qeverria aktuale ,vazhdon ti shikoje si “Opozite” kte band antishqiptare dhe madje rrespektoje si te tille ,nderkohe qe veprimtaria e tyre si “gjasme parti politike” , ka shperfytyruar gjithcka ne ate vend ,ne kto 24 vjet , si me pat ren apokalipsi ..le shume te kuptohet ,se sa deshire ka kjo qeverri (qe ne te gjithe votuam e besuam) per te ndryshuar gjendjen . Exsistenca ne politike e parrlament e shkaktareve kryesor te shkaterrimit te Shqiperise si berisha -meta & Co , per mua i ngjan nji Homazhi Vdekjeje i Shqiperise ,pra asgje qe do ti ngjante ndonji “fije shprese” ne ate palo parrlament e qeverri rivdekjeje.

      1. Drita says:

        KOLLARE S’TW KA SHKOLLE ASNJE CIKE TLET FSHATARKA PER POLITIKE.

        kURVAT E INTERNACIONALES SE 111komuniste, pa 2 gr ne tru, jane aq te cmendura sa kujtojne se mund te destabilizojne kete vend, duke na vene zeder per profesionalizmin e aftesine tone, qe e dine mire se i kmi lene ne bisht me kohe…

        keto kurva pa miter me metastaza kanceri ne trup nuk duhen lejuar te shkarkojne cmendurine e tyre ketu. I cmenduri eshte shume i kamufluar dhe “te bind” po te mos e kesh mendjen. Populli te tregohet i matur. Gjithe c’ka montuar siburimi i dhjerei i env9dhjerit) perpara 10 vjetesh, qe me emerimet e Fullaneve e kompani e te disa VLLEHEVE TE TJERE ME STRATEGJI, TANI DUET DURIM E KUJDES, PER TA CMONTUAR ME KUJDES!!! rroffte AMERIKA!!!

  8. O Patos nuk je gja tjeter veçse nje karagjoz.Ku ishe ti kur u ndetua ky sistem a nuk votove ti me urdher per te gjitha ligjet,emrimet, e vjedhjet qe ka krye Partia Demokratike per 8 vjet rrjesht? Shko ma mire e gjeje dosjen kur ke qene bashkepuntor i Sigurimit te Shtetit a masandej hajde e na ban “leksion” per sistemin.

  9. politikanet e leshit says:

    Jam plotesisht dakort me shtjellimin e Patozit !!!!!!

  10. qytetar says:

    …mire e thua qe eshte sistemi qe keni ndertuar por çne kaq me vonese, apo tani u beri koshjet, se ashtu beni ju, kur skini gje ne dore thoni te verteten. Ti per mua je me kriminel se saliu, nano apo edi, pasi nese atyre u ka ikur mendja ti ke ndihmuar qe te mos u vije, nese ata i kane bere gjerat nga “pallogjikshmeria”, ti me vetdije i ke ndihmuar ne shkaterrimin total te ketij vendi! Patosi ju dhe koleget tuaj deputet, jeni me fajtor se mostrat qe u kane drejtuar dhe u drejtojne!!! Si u ze gjumi kur shikoni qe ai vend eshte kthyer ne varreze ku edhe shteti i xhihadisteve nuk ben te tilla vrasje apo perdhunime! Te gjithe ju jeni FAJTORE dhe vazhdoni te jeni derisa mbani akoma mostren ne gji qe ju drejton !!!

  11. votuesi says:

    Z Patozi,nuk na thua se institucionet e ashtu quajtura te pa varura si prokuroria,gjykatat ,banka apo presidenti nga kush jane vendosur dhe nene sqtullen e kujte jane aktualisht.
    Fakti qe keta institucione jane armiqesuar me masat e gjera popullore pse u vjen keq se po kerkohet te zevendesohen?

  12. Ledi says:

    Hahahhahaa sa kam qeshur…ju te PD-ese shquheni per shpifje, por duket se dhe shpifjet ju kane shteruar! Tani ngjani me teper me nje han hajvanesh.
    Po mire mo Astrit, banka nuk funksionoka dhe ligji i saj qenka skandaloz! Po mire, kush eshte pergjegjes per kete? Mire ti qe e gjete dhe na ndrite, qe Edi Rama s’ka ndermend te rregulloje ligjin per banken, dhe kjo e ben ate perfitues te ndyre pushtetesh. Po ju qe bete ligjin, cfare jeni?
    1 milion shuplakat s’ti dha Edi Rama, po s’qenke kthjelluar akoma!
    Meqe e gjete qe skandali eshte fytyra e perkryer e institucioneve qe keni ndertuar, per ke institucione e ke zotrote? Se ti pergjegjesi tek qeveria e zgjedhur me 1 milion shuplakat, nuk ke…atehere pse thua “sistemi qe kemi ndertuar”? Apo te djeg miza per sistemin e shpartalluar ne ato 8 vitet e pushtetit tuaj, qe rujna zot mos ju pacim me?? Aa po per kete mund te qash naten e diten, sepse po, ju e keni mbjelle kete.
    Nje pyetje, fytyren e institucioneve kujt ia tregon?? Atyre qe kane 20 vjet qe korrin ndyresite tuaja?? Shko o Astrit lejna rehat, merr ndonje tave shperblim te Fullani, si sherbetor i devotshem qe je, e mos na merr ne qafe me trute e tuja ?

  13. ajaza says:

    Zoti Patozi si zv/kryetar i PD apo ke dhene doreheqjen duhet te ndjehesh mire qe institiconet gjoja te pavarura jane te uzurpuara prej jush (PD) dhe si te tilla ato funksionojne vetem per ju jo per ato 1oooooo shuplakat dhe ai qe ti mendon se do te uzurpoje nuk e ben dot, se ato, baze politikes suaj shkaterruese e denigruese perfaqesojne deri ne funde te mandatit te yre vetem PD ddhe me shumice te siguruar dhe te pa lekundur.Ti shprehesh se eshte pjelle e politikese cila sipas jush mbane edhe fajin por nuk na thua cila pjese e politikes dhe cilet politikane jane keta qe kane bere keto faje te renda .Astrit shprehesh per mos nderhyrjen e Edi Rames por Sali komandanti tende cfare tha dhe ca me teper ti vete cfare po thua ne njeren apo tjetren menyre po e mbron edhe Full=hanin edhe Keshillin mbikqyres e ne vazhdim trajton si kane reaguar LSI dhe Ilir Meta pornga ana e PD cili eshte mendimi juaj dhe cfare duhet bere per kete opozite denigruese qe deri me sot nuk degjuam ndonje mendim per ndonje pune te mire qe ka bere kjo qeveri por per ju te gjtha i shumezoni me zero e kjo nuk eshte edrejte vini gishtin kokes se ky rrefimi juaj eshte si kofini pas te vjelave kur nuk kishte shtet aso kohe nuk e the se nuk ta mbajti e tani e deklaron me pompozitet si kur po na thua gje te re e nuk thua qe kjo qeveri po lufton te beje shtet dhe se ju si PD jeni pengese me uzurpimet e institucioneve te pa varura.Megjithate e the dhe populli thote me mire vone se sa kurre por me nje lule si ti nuk vjene pranvera duket qe ke nje fare burrerie por edhe kjo e pa mjaftushme Te uroj qe ne te ardhmen te jesh me i drejte per drejte dhe me emra mundesishte se neve nuk na duhen LEKSIONE

  14. fredi says:

    fjalite e para te bejne vertet entuziast se po gjen nje analize sic duhet, jashte kesaj tallavaje qe po gjemon cdo dite/nate;
    por…Patozi shpejt ”harron” qe te analizoje vjedhjen e bankes,kalon rreshqanthi tek fullani dhe …ulet kembekryq per te analizuar kryeministrin dhe qeverine e tij…bile analizon edhe se cfare kane ne mend dhe do te bejne ..ne se behet ashtu dhe keshtu..ngaqe,sepse..
    thjesht sa shton tallavane,me mire ta kishe mbyllur shkrimin mbas 8 fjalive te para

  15. jano says:

    o patoz -ela golemin ti e propozove ne parlament per ne banke dhe e votove —a te kujtohet……

  16. H Malo says:

    Je hileqar o zuzari Patoz. Perpiqesh ta paraqesesh skandalin si lufte
    te Rames per kapjen e Bankes. Ne te vertete Rama ka vetem nje pergjegjesi: Po vonohet shume me Nishanin e Saliut e nishanrat é tjere
    te institucioneve te pavarura (nga ligji e te varura nga Saliu).

  17. petrit zela says:

    Interesante.Po pse mor zoterinj deputete,nuk flisnit kaq bukur kur ishit ne maxhorance,apo nuk ju premtonte koha,natyrisht se ishit te zene me problemet e “qypave” te mjaltit…

  18. Te pershendes vetem per paragrafin e dyte te shkrimit ,ku ke ber nje percaktim te drejte ndaj institucineve te pavarura ne teori,po e kunderta ne praktike, pasi jane te varura kryekeput nga shefi juaj,Sali. Edhe per sistemin qe kemi ndertuar ke pltesisht te drejte,po nuk thua se cili e ndertoi kete system anarkishe,ku vetem vidhet e vidhet …… Per te tjerat ja ke future kot,ose ke mbrojtur vetveten e mire ke ber ,pasi makina mund te pesoi difekt dhe badhkohesh me shokun tend Olldashin !

  19. elinor ' says:

    Hipokrit dhe mashtrues ordiner!

  20. burreli says:

    Siç ke surratin ke dhe shpirtin ore qen.Po kerkon te fshehesh koken e piste qe mban era kerme.Po kujt i flet me kete gjuh ? A mendon se populli i han akoma ata parullat e juaja ; “Me duart te pastra” “Ta bejme Shqiperine si gjith Europa””Me ne fitojne te gjith” e te tjera broçkulla.Kritikun ta beje kur kishe qeverisjen ore zagar.Faji i vetem i Edi Rames eshte sepo vepron shum ngadale por mendoj se pret sinjalin Jeshil qe Shpresojm te jepet ne Shtatore.

  21. Po si nuk foli nji njeri nga keta banditet si burrat,por ja fusin si kau peles ! O kokbosh ,qe me duket se ke mbaruar per gazetari ,po c;lidhje ka kryeministri me banken e Shqiperise ?Cfare kujton ti se Edi Rama eshte Saliu yt ?Qe vodhi ,dogji shkaterroj e beri miliona te zeza ketij populli dhe del krekosur ketu sikur te jete i paster dhe Perri !
    po ikni more muter se na hapet barkun ,more moterqira te pashembullt ,na keni acaruar nervat me te gjitha ca keni bere ,dhe akoma nuk kuptoni se shteti do burra dhe jo antishqiptare !

  22. Tori says:

    Te jep pershtypjen se ky nuk e kupton se cfare ka ndodhur.Ai eshte njeriu juaj,ai eshte njeriu qe ju ka ndihmuar per te transferuar jashte te gjitha parate e vjedhura.Ku hyn Qeveria ketu.

  23. rrnoft Pi Di,ja says:

    Po more fytyre BYTHE!mir qe e pranon se skemi Shtet,ja pra ky eshte Shteti qe late ju,me kete fare Guvernatori qe ka tallur BYTHEN me JU dhe popullin deri sot,ju ka futur ne nje qorrsokak,ju ka lyer te tereve me MUT,juve qe ishit deri dje ne pushtet pse jo dhe nga e majta,e tani na del ti fytyre muti e do te na mbushesh mendjen,se opozita eshte me e sinqerta ne pozicionin e saje,o MORTJA qe te te haje nje ore e me pare o fytyre BYTHA.

  24. dajti says:

    Ti more spiun i sigurimit te shtetit ke kontribuar gjithe keto vite per kete situate. Ke qene nje prostitute e shpellarit dhe tani na hedh dengla duke shkruar artikuj. Nuk e kuptoj se si Mero te boton ne kete gazete qe e lexojme me deshire. Ptu….ndyresirat e pd-se jeni te gjithe per ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje