Nga Panajot Barka
Rasti Fullani po zbulon pa mëshirë në tërë madhështinë e vet mekanizmin e pandëshkueshmërisë të krimit me kravatë në piramidën shtetërore. Në një skandal financiar në Bankën Qëndrore të shtetit, (vjedhje parash në përmasa të mëdha, për një kohë të zgjatur dhe me mënyra të ngjashme me vjedhjen e thesarit me 1997-1999), mekanizmat e shtetit dhe të shoqërisë civile tregojnë pamundësi të spikatur për t’u marrë me fajtorët kryesorë, ose me përgjegjësit primarë.
Pandëshkushmëria e fajtorëve VIP në shtet sigurohet nga politikanët. Këta të fundit, të rreshtuar në grupime politike, organizojnë sistemin mbrojtës të të parëve, të cilët pranojnë të shndërohen në vegla të interesave të këtij sistemi. Të dy palët hyjnë në relata përvetësimi të së drejtës mbi shtetin duke ia nënshtruar atë krimit.
Skandali Fullani po nxjerr gjithashtu në pah gjerësinë dhe thellësinë e sistemit të krimit me kravatë. Po ashtu, bëhet fjalë për një sistem mbrojtës të fajeve VIP të ngritur nga qeveria e djeshme. Vetëmohimi me të cilin mbrohet ky sistem dhe paralelisht krimi me kravatë, sjell identifikimin me krimin dhe fatkeqësisht misioni i opozitës së sotme. Gjithsesi, mekanizmi është i thjeshtë.
Së pari, fajtorët VIP i shkelin ligjet me koshiencë se kanë siguruar nga politika një mbrojtje ligjore. Në këtë kuptim, mëekatarët VIP ose veprojnë në këndet e vdekura të legjislacionit, ose në kufirin e evazivitetit ligjor, ose në vakuum ligjor, ose akoma edhe në garanci ligjore. Të gjitha rastet janë parashikuar enkas nga ligjvënësi politik. Edhe në rastin Fullani, legjislacioni është ndërtuar i tillë që të mos ketë institucion, i cili të iniciojë të paktën shkarkimin e tij. Gjëja më e thjeshtë dhe e logjikshme do të ishte që ligji të parashikonte një paralele institucionale shkarkimi të kundërt me atë të zgjedhjes. (!!)
E njëjta situatë paraqitet edhe me drejtësinë. Në emër të pavarësisë së gjyqësorit është ndërtuar një legjislacion, që i ka garantuar një pavarësi absolute gjykatësve, një pavarësi që është e pacenueshme edhe kur gjyqtari i thjeshtë në dhënien e drejtësisë shkel zbatimin e ligjin me të dyja këmbët. Ai në emër të ligjit është i pandëshkueshëm.
Së dyti, pandëshkushmëria e eksponenteve të lartë në piramidën shtetërore, pas mbrojtjës ligjore ka siguruar mbrojtjen e përfaqësuesve të politikës, ose të sistemit politik, por në emër të interesave personale ose të grupit politik. Në rastin Fullani nuk bëhet fjalë thjesht për mbrojtjen publike që ai ka siguruar nga rrethi i ngushtë i ish- kryeministrit të vendit. Mbrojtja nga ky i fundit do të ishte shumë komprometuese për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, nëse ai nuk do të kishte mbështetjen provokuese të shumicës absolute të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës, i vetmi institucion që mund të inicionte shkarkimin e tij. Anëtarët e këtij Këshilli janë përfaqësues të forcave të caktuara politike dhe faktet tregojnë se janë katapultuar aty për t’u shërbyer jo ligjit, por interesave të këtyre forcave politike, apo edhe eksponenteve të tyre. Ky fakt vërtetohet edhe nga banaliteti i zhvlerësimit të integritetit moral të njerëzve me tituj akademikë në KM të Bankës. Ndërkohë, fije të ngjarjeve që tronditen të kaluarën e afërme politike në vend kalojnë nga oborri familjar i Fullanit, gjë që më sa duket siguron heshtjen olimpike të faktorëve të tjerë politikë në vend.
Janë pikërisht këto relata, që në vijim bllokojnë edhe angazhimin institucional të ingranazheve të tjera të shtetit, siç është në rastin kongret prokuroria. (Në deklaratën e fundit të KM të Bankës lexohet qartazi midis rreshtave se Guvernatori i Bankës do të japë dorëheqjen pasi të mbarojnë hetimet (!). Normale do të qe të jepte dorheqjen që t’u hapte rrugën hetimeve… !)
E njëjta skenë garanton pandëshkueshmërinë në drejtësi dhe në çdo institucion tjetër publik, duke filluar nga ministritë e duke mbaruar me universitetet, ku shkelja e ligjit është evidente, por deri më sot nuk kemi asnjë zyrtar të lartë të këtyre institucionëve prapa hekurave. Vini re, mund të përfundojë ndonjë syresh aty, vetëm nëse i kundërvihet sistemit që e mbron.
Së treti, në aspektin e opinionit publik, mënyra e sigurimit të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë shtetërorë ndodh nëpërmjet spostimit të vëmendjes publike dhe institucionale nga problemi kryesor.
Në rastin e Fullanit ky spostim vëmendjeje konstatohet në disa forma. Më interesant është fakti që asnjë nga faktorët protestues ndaj Fullanit, nuk kërkon dorëzimin e tij para ligjit, por thjesht shkarkimin e tij. Kjo gjë vihet re edhe tek kundërshtarët me të ashpër të Fullanit, qofshin politikanë ose jo. Çfarë do të thotë kërkesa për shkarkimin ose dorëheqjen e tij dhe jo ballafaqimi me drejtësinë? Në aspektin shoqëror kjo kërkesë shpreh një motiv zilie për aktin e kryer, atë që e bëri Fullanin të pasur (!!). Në aspektin ligjor dhe politik kjo do të thotë pandëshkueshmëri. Pra, dukshëm kemi një spostim të vëmendjes nga ajo që është thelbësore dhe që lidhet me ndëshkimin e fajit, në atë që është dytësore e që lidhet në rastin më të keq me aspektin moral dhe në rastin më të mirë e që ndodh rendom, me masën administrative të lëniës së karrigës, për t’u zëvendësuar me një pasardhës më të denjë se ai që iku pa i hyrë gjemb në këmbë.
Rast ekselent të spostimit të vëmendjes nga problemi madhor, nga pylli tek pema, është në zhvillim edhe në një front tjetër të rëndësishëm siç është ai i Reformës në Arsimin e Lartë.
Dihet që vitet e fundit në vendin tonë u instaluan në formën e kioskave piramidat e universiteteve private dhe u injektua shkatërrimi i sistemit universitar publik. Ato në funksionin e tyre, të fitimin në të zi ose të larjes së parasë së pistë, sollën epideminë e diplomave të blera. Ky fiktivitet absolut arsimimi universitar infektoi në masë absolute shkollimin e rinisë. Spostoi në kohë, në mënyrë mekanike, papunësinë duke i dhënë natyrën e papunësisë me diploma, qoftë edhe formale. Njëkohësisht kënaqi, por në mënyrë fiktive, edhe nevojën e administratës publike për rritjen cilësore të nivelit të arsimimit. Fjala është për pyllin e kërpudhave të titujve akademikë. Në këto kushte, në parim të gjithë janë dakord për nevojën e reformës në arsimin e lartë. Madje fajtorët e situatës kriminale në këtë sektor kanë edhe propozimet më të mira. Por, në praktikë, këta mëkatarë me përgjegjësi ligjore ekstreme e në vijim përgjegjësi morale, politike, shoqërore për situatat kërcënuese në arsimin e lartë, marrin iniciativën për të spostuar vëmendjen nga procesi i reformimit të nisur në arsimin e lartë.
Ata harxhojnë energji të pafundme për të spostuar vëmendjen tek një individ në mekanizmin implementues të kësaj reforme (një drejtore në MAS që u mor me inspektimin e IAL-ve në vend), duke vërtetuar kështu faktin që ajo që u intereson më shumë atyre, është mbrojtja e sistemit që prodhoi krimin e organizuar edhe në arsimin e lartë.
Mënyrat e tjera të spostimit të vëmendjes nga krimi me kollaro i sistemit mbrojtës të tij janë: Minimizimi i fajit ose manipulimi i fakteve, ndërtimi i skenarëve se goditja e krimit me kollaro ka prapavijë politike etj. E gjithë kjo siguron zgjatje në kohë për të zbutur efektin goditës, për të arritur neutralizimin e akuzave në pjesën përmbyllëse të sistemit mbrojtës të krimit me kollaro, që është ai i drejtësisë.
Është fakt tradite që në vendin tonë të gjithë ata zyrtarë që shkelin ligjin, shpërdorojnë postin dhe i shkaktojnë vendit dëme të mëdha ekonomike, financiare, politike e shoqërore, thjesht shkarkohen. Asnjëri prej tyre nuk i është dorëzuar drejtësisë për fajet e kryera kundër shtetit dhe shoqërisë. Edhe kur i dorëzohen drejtësisë, në vend të tyre dënohen disa fakirë që janë thirrur në rolin e levës së kryerjës së krimit dhe për lirinë e tyre duhet të heshtin.
Bravo Kosta imagjino qe disa e quanin anti shqiptar imagjino ca mund te thuash per politikanet shqiptare.
Jo imagjino por Kosta Barka e thot qartazi, antishqiptaret luajn rolin e patrioteve te medhenj. Menjeher fillojn jo Kosova jo Cameria jo Shkupi jo Ulqini jo Preveza.
Asnje ndihm sjane ato qe thojn per njerzit.
Vet jemi budallenj qe genjehemi nga fjalet dhe nuk shohim jeten qe iken me mjerim
Well done! Integriteti moral lipset te jete kush i panegociueshem per tu zgjedhur ne detyra te tilla. Edhe mbi ate profesional. Sikur me yll ne ball te jesh nga ana profesionale, hajdut me cizme do te behesh nese kete e ke huq. Shenjat per kete jane te dukshme dhe ia bejne Muuuu! Mjaft tu verifikosh pasurine dhe pas kesaj … ose bujrum, ose fuck off! Shkrim profesional.
amo te lumte Panajot per shkrimin ..shume profesional
Si gjithmone i sakte dhe profesional Z. Barka.
RESPEKTIN tim maksimal per analizen tuaj.
Ndeshkueshmeria mund te vije ne forma nga me te ndryshme Z.Barka. E rendesishme eshte te mos behet faj, dhe te parandalohen keqberesit.