A ndikon harta e re territoriale në llogaritë elektorale?

16 Gusht 2014, 10:30Blog TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

 

Në 52 njësi vendore, nga 61 që ka harta e re territoriale e miratuar në 31 korrik në Kuvendin e Shqipërisë, partitë e përfshira në/ose afër koalicionit qeveritar kanë marrë së bashku më shumë se 50% të votave në 23 qershor 2013. (Si parti afër koalicionit qeveritar kam konsideruar PDIU-në dhe FRD-në, ndërsa si parti afër koalicionit opozitar kam konsideruar PBDNJ-në dhe AK-në). Në këto 52 njësi vendore (që do të quhen bashki të zgjeruara) jeton aktualisht 89% e popullsisë. Pra, kandidatët e mazhorancës do ta fillojnë me epërsi paraprake garën për qeverisjen lokale të 89% të banorëve të Shqipërisë.

Por a do ta kishin ata këtë epërsi paraprake në qoftë se në zgjedhjet e 2015-ës do të zhvilloheshin sipas hartës së vjetër territoriale? Llogaritë e votave të 23 qershorit 2013 i japin përgjigje pozitive kësaj pyetje. Kështu, në njësitë e vjetra vendore ku partitë e përfshira në/ose afër koalicionit qeveritar kanë marrë së bashku më shumë se 50% të votave, jeton aktualisht 87% e popullsisë – pra, vetëm 2% më pak se sa sipas ndarjes së re, ose statistikisht, e njëjta gjë.

Në qoftë se mazhoranca do ta ruajë epërsinë që pati pothuaj në të gjithë territorin e Shqipërisë në zgjedhjet e 23 qershorit, nuk ka rëndësi se me çfarë harte territoriale shkohet në zgjedhje – rreth 88% e popullsisë do të qeveriset nga kryebashkiakë të mazhorancës. Por a do ta ruajë mazhoranca atë epërsi pas një viti?  Kjo është një tjetër pyetje dhe përgjigjia e saj nuk varet shumë nga harta territoriale…

Po për garën më të rëndësishme lokale atë të kryeqytetit, si ka ndikuar elektoralisht ndryshimi i hartës? Brenda kufijve të vjetër të bashkisë së Tiranës, partitë e përfshira në/ose afër koalicionit qeveritar kanë marrë së bashku 62.2% të votave të 23 qershorit 2013. Brenda kufijve të parashikuar në hartën e re elektorale, kjo shifër është në nivelin 62.8% – pra, vetëm 0.6% më shumë se sa sipas ndarjes së vjetër, ose statistikisht, e njëjta gjë.

Diçka më ndryshe do të dukej ky numër në qoftë se komuna e Zall-Herrit do t’i bashkohej Kamzës në vend të asaj të Paskuqanit (gjë që ka kuptim nga pikpamja gjeografike, sepse zall-herrasit duhet të kalojnë përmes bashkisë së Kamzës për të ardhur në qendër të Tiranës, ndërsa paskuqanasit jetojnë ngjitur me vijën e verdhë aktuale të kryeqytetit). Nëse komuna e Paskuqanit do të bëhej pjesë e bashkisë së Tiranës dhe ajo e  Zall-Herrit pjesë e bashkisë së Kamzës, do të krijohej një bashki kryeqytetase, ku partitë e përfshira në/ose afër koalicionit qeveritar kanë marrë së bashku 61.4% të votave të 23 qershorit 2013. Pra, vetëm 0.8% më pak se sa sipas ndarjes së vjetër, ose statistikisht, e njëjta gjë.

Në qoftë se mazhoranca do ta ruajë epërsinë që pati në zgjedhjet e 23 qershorit në kryeqytet dhe fshatrat përreth tij, nuk ka rëndësi se me çfarë harte territoriale shkohet në zgjedhje – kandidati i saj do të jetë mbi 22 pikë përqindje përpara rivalit opozitar. Por a do ta ruajë mazhoranca atë epërsi pas një viti?  Kjo është një tjetër pyetje dhe përgjigjia e saj nuk varet shumë nga harta territoriale…

Më poshtë vijon një tabelë e votave që kanë marrë së bashku partitë e përfshira në/ose afër koalicionit qeveritar në zgjedhjet e 23 qershorit 2013, ndarë sipas 61 njësive vendore që ka harta e re territoriale, e miratuar në 31 korrik në Kuvendin e Shqipërisë.

SKRAPAR———————-86%

POLICAN———————-83%

PATOS————————-78%

KUCOVE———————–76%

URA VAJGURORE————76%

FIER—————————-75%

DELVINE———————–75%

TEPELENE———————75%

MEMALIAJ——————–73%

VLORE————————-73%

PERMET———————–71%

PEQIN————————- 71%

BERAT————————–71%

MALLAKASTER—————70%

POGRADEC——————-70%

PRRENJAS——————–69%

GRAMSH———————69%

LUSHNJE———————68%

CERRIK———————–68%

SARANDE——————–67%

LIBRAZHD——————-67%

SELENICE——————- 67%

KONISPOL——————66%

DIVJAKE———————66%

ELBASAN——————–66%

KELCYRE——————–66%

GJIROKASTER————-65%

HIMARE——————–64%

PUKE———————–64%

ROSKOVEC————-    64%

BELSH———————-64%

TIRANE——————–63%

ROGOZHINE————-62%

LIBOHOVE—————62%

KAVAJE——————-62%

KOLONJE—————–60%

MALIQ——————–59%

BULQIZE——————59%

DURRES——————57%

KORCE——————–57%

SHIJAK——————–56%

MALESI E MADHE——56%

MIRDITE—————–55%

LEZHE——————–55%

FUSH-ARREZ————55%

KRUJE——————–55%

MAT———————-54%

DEVOLL——————54%

VAU-DEJES————–54%

SHKODER—————-53%

VORE———————52%

DROPULL—————-52%

DIBER——————–50%

KLOS———————49%

KUKES——————-45%

HAS———————-43%

KAMEZ——————43%

KURBIN—————–42%

PUSTEC—————–41%

FINIQ——————- 36%

TROPOJE—————31%

17 komente në “A ndikon harta e re territoriale në llogaritë elektorale?”

  1. shpatar says:

    Mos u lodh i dashur Zaloshnja .Ne zgjedhjet e reja nuk do te kete shume ndryshim bile hendeku do te thellohet me shume .Dal ne kete konkluzjon vetem nga ato ckane reflektuar Medjat ne keto 1 vite 2 gjysem.Duket qarte se ne kohen e Sulltan Berishes jemi qeverisur si shtet i keq islamik .Rrum-palle qe nuk mund te shpjegohet nga pikpamja psikologjike e nje populli qe pretendon se eshte pjese e Evropes .Tendencat per te pesuar nje skenar grek duke e shkaterruar ekonomin me shperdorime ,favore e vjedhje, s’jep asnje shenje te ndryshojne raportet e vendosura ne 23 Qershore .
    Populli nuk gabon me .Kjo duket edhe nga trusnija qe i bene Mazhorances edhe pse trasheguan nje shtet te shkateruar.Rama -Meta duan nuk duan do te qeverisin per ta ndryshuar imazhin e keq qe egziston sot ndaje nje administrate hajdutesh .

  2. Koco says:

    eshte per te pershendetur zotin Zaloshnja per kete menyre Fejzbollesh i cili po sjell ne ndihme te qytetareve dhe shume subjekteve politike , ekonomike , demagrafike etj qe ofron zoti Zaloshnja ne saj te njohurive dhe pervojen ne kete detyre per te cilen dunet aftesi dhe paneshmeri bindjesh e pazaresh elektorake . Pyetja qe drejtoni ju , me sa duket qe eshte dhe meraku i Opozitet te ketij vendi te cilen e ha meraku se pas kesaj ndarje fshihen “Valla ” interesa e kesaj maxhorance per zgjelljet e vitit 2015 ? kjo eshte fytyra te pa skrupullt e kesaj palo Opozite e cila disfaten e pa diskutueshme te zgjedhjeve te vitit 2015 kerkon ti perligje valla me ndikimin e ndarjes Teritoriale – Organizative . ? e turpeshme . Po si kete monsteren P. D nuk e shqeteson dhe nuk do te meroje e shikoje suratin e saj te menderosur ne saj te keq qeverisjes 8 vjet te saja , dhe perse nuk ju referohet rezultareve te 23 qershorit te cilat ishin me ndaejen Teritoriale – Organizative , te copezuara e masakruara nga ajo.

  3. Kritiku says:

    Si nuk e mesove nje here more Zaloshnja, qe nuk shkruhet apo thuhet “pike perqindje”? Piket kthehen ne perqindje dhe anasajelltas, por asnjehere nuk jane e njejta gje se bashku.
    Je lodhur shume me kete analize, por me thuaj se kujt po ia tregon ti kete? Kush e kupton dhe kujt i intereson analiza?

  4. Ymeri says:

    Ti kritik mire ben qe ben kete pyetje. Por z Zaloshnja nuk e ben per njerez qe nuk kuptojne, por me shifra te sakta dhe interpretim korekt thote qemndarja e re administrativo territoriale nuk ndikon ne rezultatin e zgjedheve te ardhshme vendore. Ah po ka nje ndryshim te “vogel” do te zvogelohet ndjeshem numri i agallareve neper komuna qe benin rrush e kumbulla parate e tua dhe te miat qe paguajme taksa ne menyre te rregullt, nqs ti i paguan. Per te tjerat vetem mire do kete nga kjo reforme administrativo territoriale.

  5. labi says:

    ky eshte njeri pa bythe si zalli i lumit.Se kush i mer mendim ketije nje zot e di.

  6. neziri says:

    Bravo zaleshi! Sipas kesaj qe shkruan ti,opozita sdo vije kurre ne pushtet, pra do te kemi nje pozite te perjeteshme tani edhe ne pushtetin vendor dhe do jeni te lumtur ti dhe merita jote

    1. fshatari says:

      Po pse o Nezir rrumpalla e ve ne dyshim ti?

  7. Me vjen per te vjell kur ja shof surratin ktij gabeli te peshtire.Tipa si ky gabeli kerkojne ti japin jete shkerdhatokratise njerezore shqiptare

  8. votuesi says:

    Keni ngritur 2 pyetje ne lidhje me mundesine e fitores se mazhorances ne zgjedhjet vendore.

    Ky eshte problemi?

    Me mire te beje pyetjen se sa eshte perqindja e firos qe ka bere qeverisja gjate kesaj periudhe? Gjej firon dhe atehere nxir numrat e fitores se vendoreve duke i krahasuar me 23 qershorin? Kjo llogaritje eshte shume e veshtire sepse une di raste kur telefonohen qytetaret per te treguar ne lidhje me voten e tyre ne 23 qeror dhe se per ke do te votonin sot nje pjese tregojne se thone te kunderten e asaj qe do te benin e nje pjese se japin qellimisht pergjigje te dyzuar pasi nuk mundet te jene te sinqerte se dyshojne qe keto telefonata jane bere nga njerez te afert te qeverise.

  9. Niko says:

    Po ju a ju ka pyet kush para, se si do te ndahet torta kam harru me te pyet si po te hece dyqani qe ke hape tek vision plusi dabat plus (shit edhe ti pordhe plus)ju si me kene tu ba politiken e botes, te tane analista tane debatista opininista te tane jeni rriqna,per 3 milion Shqipetar

  10. Toni T says:

    Partia PseudoDemokratike e humbi terenin dhe po shkon drejt shkrirjes. Edhe ata truthare e shumica interesaxhinj qe kane votuar per nje monster si Sala do behen pishman. Antishqiptatet, vetem ata do ndjejne keqardhje

  11. Andrea Mertiri says:

    Mendoj se z.Zaloshnja sjell ne kete gazete shkrime te mira. Vini re; kemi pare se te gjitha mendimet e dhena nga ane tij jane shkencore dhe perher kane dale cfar ka thene Ai.Jam I sigurt se disa mendime qe ai jep ne kete shkrim do te kene ate perfundim.Ai I ka keto arritje sepse nuki sheh gjerat me syrin partiak por bene her pas here analiza mbi bazen e fakteve dhe provave qe disponon kjo fale dhe experiences qe ka mare kur ishte ne USA.Duhet ti besojme njerzit e shkences.Ai e ka mare titullin shkencor shume shpejt dhe kur shkolla ishte vertet shkolle.Nuk kam nderment te bej avokatin e tij por kete konkluzion ekam nga leximi I herpashershem I artikujve te shkruar nga Ai.

  12. mark says:

    Eshte nje zedhendes qeverie dhe asgje me shume se kerkon te ligjeroje se ndarja teritoriale eshte reale dhe jo per llogari elektorale.Numri komunave dhe bashkive per qarqet e veriut rrudhet 7.5 here ndersa per qarqet e jugut 5 here e aq me shume qaqet TIRANE , ELBASAN , KORCE, DURRES me 1.7 milion zgjedhes kane 21 bashki ndersa qarqet e jugut( BERAT, GJIROKASTER, VLORE , FIER )ME 970000 zgjedhes kane 25 bashki qe shprehin qartesisht qellimin elektoralte PS – LSI .Ckane me shume MALIQI,RODKOVECI,LIBOHOVA ,KELCYRA ,POLICANI,PRRENJASI, SELENICA,KLOSI , FUSHE -ARRZI, QE ZGJEROHEN ME KOMUNA E BASHKI TE TJERA KRAHASUAR ME FUSHE -KRUJEN,SUKTHIN,RUBIKUN,MAMURRASIN,LEVANIN,ORIKUMIN,LESKOVIKUN QE NUK I JEPET KJO MUNDESI?!PO DIVJAKA E DISA KOMUNA NDAHEN NGA LUSHNJA DHE VELIPOJA E DISA KOMUNA JO???A NUK JANE DY ZONA TE NGJAJSHME E ME POTENCIALE PER TURIZMIN DHE BUJQESINE ?!!A NUK KA NGJAJSHMERI MIDIS MALIQIT E BELSHIT NGA NJERA ANE DHE MAQELLARES DHE ZADRIMES NGA ANA TJETER?!!KETO KOMUNITETE U DISKRIMINUAN DHE KY ESHTE CENI ME I RENDE ANTIKUSHTETUES I HARTES QEVERITARE ( SIH NENIN 13, NENIN 108 PIKA 2 DHE 32 DHE NENIN 110 PIKA 22).

  13. bujar says:

    Po cprisni nga i biri i nje ish sigurimsi qe mamaja mohon vellan. E ne vitet 90 kur u hapen kufujt ishin te paret qe u turren mbas dajes e na benin si te persekutari e dynjas.po te ishte i persekutuar do vinte te punonte ne bonifilim si daja tjeter ne berat

    1. realisti says:

      ore bujar, akoma me biografite e njerzve merreni ju te bace berishes, njesoj si enveri nje here nje kohe? a ke per te thene gje se pse bace berisha e katandisi te djathten ne pakice derrmuese ne 51 nga 61 bashkite e reja?

  14. omarku says:

    PER MARKUN
    DUHET TE DISH DICKA O MARK SE AJO MAQELLARA JOTE BASHKE ME ZADRIMEN KANE MBETUR VENDE TE SHKRETA PA NJEREZ SE JU MBUSHET TIRANEN DHE DURRESIN APO HARRUUAT SE KENI 20 VJET QE BENI PASHAPORTIZIME NE TIRANE E DURRES VETEM E VETEM QE MERRNIT NDONJE LEK ME PASOJE QE TE VUAJME DHE NE NGA SHKAKU JUAJ TANI TE PASKA ARDH EN MEND MAQELLARA TY IK O I URUAR DHE MOS LER NAM ME ATO KOMENTET TUA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje