Nga Paul Krugman
Ka kaluar një shekull që nga fillimi i Luftës së Parë Botërore, që shumë njerëz në atë kohë e shpallën si “lufta që do u jepte fund gjithë luftërave”. Fatkeqësisht, luftërat vazhduan të ndodhin. Dhe me lajmet nga Ukraina që bëhen përditë e më të frikshëm, kjo duhet një kohë e përshtatshme për të pyetur përse.
Një herë e një kohë, luftërat bëheshin për argëtim dhe fitim; kur Roma mposhtte Azinë e Vogël apo Spanja pushtonte Perunë, gjithcka bëhej për flori dhe argjend. Dhe ajo gjë ndodh ende. Në një studim me shumë ndikim të sponsorizuar nga Banka Botërore, ekonomisti i Oksfordit, Paul Collier ka parashikuar se parashikuesi më i mirë i luftës civile, e cila është shumë e zakonshme në vendet e varfër, është disponueshmëria e burimeve të zhvatshëm, si diamantët. Cdo lloj arsyeje që rebelët përmendin për veprimet e tyre, është arsyetim që bëhet pas faktit të kryer. Lufta në botën para-industriale ishte dhe është më shumë një përplasje mes familjeve të krimit, për atse kush do të kontrollojë burimet, se sa një lyftë për parimet.
Megjithatë, nëse je një vend modern dhe i pasur, lufta – qoftë edhe një luftë e shpejtë dhe fitimtare – nuk shpërblen. Dhe kjo ka qenë e vërtetë për një kohë të gjatë. Në librin e tij të famshëm të vitit 1910 “Iluzioni i Madh”, gazetari britanik Norman Angell argumentonte se “fuqia ushtarake është e pavlerë, nga pikëpamja ekonomike dhe sociale”. Siç theksonte ai, një botë e ndërvarur (e cila ekzistonte tashmë në epokën e anijeve me avull, hekurudhave dhe telegrafit) lufta do të shkaktonte domosdoshmërisht dëme të mëdhenj ekonomikë, edhe për fitimtarin. Veç kësaj, është shumë e vështirë të nxjerrësh vezë të arta nga ekonomi të sofistikuara, pa e vrarë ndërkohë “pulën”.
Ne mund të shtojmë se lufta moderne është shumë, shumë e kushtueshme. Për shembul, sipas një vlerësimi, kostot eventuale (përfshirë edhe kujdesin për veteranët) të luftës në Irak do të përfundojnë në mbi 1 trilion dollarë, domethënë disa herë më shumë se sa i gjithë GDP i Irakut.
Atëherë teza e “Iluzionit të Madh” ishte e drejtë: Shtetet modernë nuk mund të pasurohen duke hyrë në luftëra. Megjithatë luftërat vazhdojnë të ndodhin. Përse?
Një përgjigje është se udhëheqësit mund të mos e kuptojnë aritmetikën. Angell, me që ra fjala, shpesh herë merr ndonjë kritikë të fortë, nga njerëz që mendojnë se ai po parashikonte një fund të luftës. Në fakt, qëllimi i librit të tij ishte të zhbënte noxionet atavistë të pasurimit përmes pushtimit, që ishin ende të përhapur në kohën e tij. Dhe iluzionet për fitore të lehta vazhdojnë të jenë të pranishëm. Eshtë vetëm hamendësim, por duket se Vladimir Putini mendoi se do të mund ta përmbyste qeverinë e Ukrainës, ose të paktën do të shkëpuste një pjesë të madhe të territorit të saj, me pakëz ndihmë të pakushtueshme për rebelët, dhe e gjitha do të binte në prehërin e tij.
Dhe meqë jemi këtu, a e mbani mend kur administrata Bush parashikoi se rrëzimi i Sadamit dhe vendosja e një qeverie të re do të kushtonte vetëm 50 apo 60 miliardë dollarë?
Problemi imadh, megjithatë, është se shpesh herë qeveritë përfitojnë politikisht nga lufta, edhe pse lufta në fjalë mund të mos ketë kuptim sa i përket interesit kombëtar.
Kohët e fundit, Justin Fox i Harvard Business Review shkruante se origjina e krizës së Ukrainës është në performancën e dobët të ekonomisë së Rusisë. Siç thoshte ai, qëndrimi në pushtet i Putinit reflekton një periudhë të gjatë me rritje ekonomike të shpejtë. Por rritja ekonomike e Rusisë ka ardhur duke u ngadalësuar – dhe mund të thuhet se regjimi i Putinit kishte nevojë për një ngjarje shpërqëndruese.
Argumenta të ngjashëm janë parashtruar për luftëra të tjera që duken të pakuptimta, si pushtimi i Ishujve Falkland nga Argjentina në 1982, që shpesh herë i atribuohet dëshirës së juntës së atëhershme për të larguar vëmendjen e publikut nga kriza ekonomike. (Me thënë të drejtën, disa studiues e kritikojnë fort këtë pretendim).
Dhe është fakt që gjithmonë, kombet mblidhen përreth liderëve të tyre në kohë lufte, sado marrëzi të jetë lufta dhe sado të këqinj të jenë liderët. Junta e Argjentinës, për një kohë të shkurtër u bë shumë popullore gjatë luftës së ishujve Falkland. Për një farë kohe, ‘lufta kundër terrorizmit”e çoi mbështetjen popullore për presidentin BUsh në nivele të paprecedentë, dhe ndoshta prej Irakut ai fitoi zgjedhjet e 2004-ës. Po kështu, mbështetja për Putinin është rritur shumë që kur nisi kriza e Ukrainës.
Nuk ka dyshim se është thjeshtësim i tepruar të thuash që konfrontimi në Ukrainë bëhet vetëm për të fuqizuar një regjim autoritar, i cili çalon shumë në drejtime të tjerë. Por me siguri ka një të vërtetë në këtë version – dhe kjo hap disa shtigje të frikshëm për të ardhmen.
Së pari, duhet të shqetësohemi për përshkallëzimin në Ukrainë. Një luftë totale do të ishte kundër interesave të Rusisë – por Putini mund të mendojë se nëse lejon rebelimin të humbasë, do të humbiste fytyrën.
Dhe nëse regjimet autoritarë pa një legjitimitet të thellë tundohen të vringëllijnë shpatat, kur nuk mund të ofrojnë më një performancë të mirë, mendoni për stimujt që do të kishin liderët e Kinës nëse, dhe kur mrekullia ekonomike e atij vendi do të marrë fund – diçka që shumë ekonomistë mendojnë se do të ndodhë së afërmi.
Fillimi i një lufte është ide shumë e keqe. Por gjithësesi, vazhdon të ndodhë. /NYT/
PERSHTATUR NE SHQIP NGA BOTA.AL
Jetojme ne nje planet te dimensionit te trete, ku uria per te mira materiale mund urine per dije, per respekt, per dashuri e per nje sistem te drejte per mbare Boten.
Lufterat jane vetem pasojat e nje shkaku qe quhet INJORANCE. Per sa kohe kopeja e injoranteve do te mbizoteroje ne numer ate te njerezve te ditur e evoluar, per aq kohe ky planet do te jete nje fuçi baruti ku njerezit do te shqyhen si hijena per çdo te mire materiale.
Zgjidhja? Te dalesh nga kopeja e njerezve e te ecesh ne rrugen tende, i lire nga deshirat dhe objektivat qe ka ne mendje kopeja dhe qe mjetet e informacionit i trumbetojne si jetike.
Ç’eshte me e çmuar, fama apo shendeti?
Ç’shte me i rendesishem, shendeti apo pasuria?
Çfare eshte me e demshme, te fitosh apo te humbasesh?
Sa me shume do, aq me shume vuan.
Sa me shume fiton, aq me shume humbet.
Te njohesh e te percaktosh masen(si kufi)eshte te jesh i lire.
Te njohesh kur duhet te ndalesh, quhet siguri.
Lao Tzu
G. L.
Lufta behet vetem per interesa thellesisht materiale. Arsyetimet e tjera jane budallalleqe. Keshtu ka qene dhe keshtu do te jete.
Lufta eshte natyra e marredhenieve nderkomberare, paqja eshte vetem periudhe e ndermjetme. Njesia qendrore eshte entiteti shtet dhe jo njeriu. Ne marredheniet nderkombetare mbizoteron anarkia…
Shume interesante…po njerezit nuk jane kaq te trashe qe te besojne cdo lloj propagande te shba.ky analisti apo ekonomisti leshit flet vetem per putin dhe kinen ne fund. Po shba qe krijoi destabilitetin ne ukraine dhe shume vende te tjera ska lidhje fare?nuk eshte ekonomia e shba para kolapsit me gjigand te historise pas shume viteve qe printon dollare dhe ka kosto monedhe 0 dhe duhet ta rris per mos te kaluar ne iperinflacion.kush eshte para performanses shume te dobet shba apo rusia dhe kina?kjo eshte si ajo shprehja ujku ujku dhe cakalli ben kerdine. Keta tregojne putinin si ujku dhe vet bene kerdine
tjeter,
Me lejo te lutem te them keto gjera :;
– “ky analisti apo ekonomisti leshit” eshte Paul Krugman, qe ka marre cmimin Nobel per ekonomi dhe shkruan cdo dite ne New York Times nga nje artikull qe e lexon me respekt gjithe bota.
– FED-i amerikan shtyp dollare sepse ata deshen dhe dolen nga kriza, sepse aplikuan teorite e Keyensesit, qe ne kohe krize qeveria duhet te mbushi tregun me leke te lire ( interes Zero ) dhe qeveria te beje investime kolosale ne vepra publike si rruge, ura, hidrocentrale, shkolla etj. me qellim qe te krijohen vende te reja pune, pra njerezit te kene me teper leke ne xhep, te rritet kerkesa ( konsumi ), dora e fshehte e tregut pergjigjet duke rritur oferten pra prodhohet me teper, pra vende pune e keshtu me radhe . Eshte fakt se Amerika ka dale tashme nga kriza dhe drejtoresha e re e FED-it po planifikon qe te rrisi normen e interesit te lekut pra te mbledhi leket e tepert qe qarkullojne ne treg.
– Destabilitetin ne Ukrahine e krijoi korrupsioni dhe pa aftesia e qeveritareve te korruptuar ukrainas per te krijuar shtet stabel.
– Fatkeqesisht inflacjoni ne Amerike dhe Europe eshte i vogel dhe bile qeveria amerikane dhe Banka QEndreore Europjane duan ta risin inflacjonin. Perkundrazi, ne Itali dhe gjithe vendet e Eurozones po çfaqet deflacjoni, qe eshte e kunderta e inflacjonit. Me deflacjon kemi ulje çmimesh, njerezit nuk bjejne sepse mendojne se çmimet do ulen me tej, pra do ulet konsumi, fabrikat ulin prodhimin, pra rritet papunesia etj.
– Desha te te them se performanca amerikane sidomos per sa i perket teknologjive te reja dhe sidomos atyre ushtarake nuk ka te krahasuar me performancen kineze dhe ruse.
– Une kam mendimin se bota ka fat qe egziston Amerika.
Plaku ,tani qe ja the keto gjera ,ja mbydhe gojen ,po ka byth le te te kundershtoj