Nga Adrian Thano*
Nuk pushonte kurrë një sekondë, ndërsa unë rrija e dëgjoja me atë heshtjen time të zakonshme prej skeptiku. Zemërmiri Oso kishte përherë diçka për të thënë.
Habitesha si arrinte të mbyllte dhjetëra takime në ditë, duke ecur nxituar me atë çantëzën e vogël në njërën dorë dhe cigaren e nëmur që nuk e ndante, në tjetrën. Unë lodhesha shpesh, ai jo. Unë prishja thuajse gjithçka me nervozizmin tim prej të marri, ai gjente gjithmonë fjalët e duhura për të më qetësuar. Optimisti Oso nuk dorëzohej kurrë.
E kuptoja nga përpjekja e mundimshme për të zgjedhur fjalët, kur gazeta nuk ecte mirë. I ndjeja numrat e suksesshëm kur këmbëngulte të më zgjonte nga gjumi me telefonatat e shtuara mëngjeseve. E ngreja më në fund atë telefon dhe i flisja gjithë përtesë, kurse ai buçiste nga ana tjetër shend e verë: “Po të kam thënë njëqind herë more djalë, ngrije atë dreq tirazhi, se më plase…” Ishte shprehja që ia thosha unë, sa herë më ankoheshin lexuesit që nuk gjenin DITA në treg. Unë e ulërija i nervozuar, ai e kthente po aq herë i qeshur.
E humbëm Oson. I plasi zemra në duart e Entelës, pak orë pasi një debil në urgjencën e Vlorës i dha recetë me ilaçe stomaku, një pacienti me simptomat e parainfarktit dhe e dërgoi shpejt e shpejt në shtëpi.
Por humbja e Entelës, Kristianit të vogël (fëmija më i veçantë që kam njohur ndonjëherë) Teos, prindërve të moshuar, miqve është vetëm ajo e dukshmja që dhemb. Ka edhe një humbje tjetër që do mbetet e tillë po aq gjatë. Shtypi i shkruar ka humbur dje në heshtje një nga mjeshtrat e tregut të shtypje-shpërndarjes. Pak njerëz e njohin këtë treg mizerje. Është një nga punët më të vështira në Shqipëri. Merrem që prej marsit të vitit 1996 me gazetat, plot 18 vjet që endem redaksive; nuk kam njohur kurrë një njohës më perfekt të këtij tregu se Osoja.
Nuk do them gjë tjetër sot. Nuk mjafton të shkruash fjalë. Dhe nuk dua t’u thyej edhe më zemrën familjarëve të Ardit. Ata janë njerëz të mirë e të urtë; nuk donin as zhurmë as bujë në dhimbjen e tyre. Nuk donin të shkruaja asgjë në gazette, sidomos kundër mjekëve, etj. Dhe ndoshta kanë të drejtë. E çfarë nëse shkruaj që edhe sikur debili i urgjencës të ishte gjeni mjekësie, në urgjencë për TURP ka vetëm një dollapë dhe ca regjistra? Çfarë nëse shkruaj që një ndihmëse e debilit donte për TURP 20 mijë lekë ryshfet që të fuste trupin në morg? Çfarë nëse shkruaj që edhe agjensia e funeralit është për TURP pronë e mjekut ligjor dhe pasi të firmosin dokumentin e vdekjes, të shesin arkivolin dhe transportin për Tiranë?! E çfarë nëse thua që drejtuesi i ri i spitalit në Vlorë për TURP është produkt i pazareve të deputetëve lokalë? Për cilin turp të shkruash më parë? Kjo është Shqipëria që kemi gatuar. Vendi ku askush nuk paska më turp. Monstra e vogël me uri të madhe që me sa duket do na hajë një nga një të gjithëve.
*Kryeredaktor i gazetës Dita. Ky shkrim është një homazh për drejtorin e gazetës Dita, Ardian Osoja, që ndërroi jetë në moshën 46- vjeçare pas një infarkti në zemër
Cfare te shkruash me, i ke thene te gjitha ne paragrafin e fundit. Turpi eshte ne ajer dhe e thithim bashke me oksigjenin. Nese ato rrjeshta do kishin mundesi te shkruheshin ndryshe, Ardi do ishte perseri midis nesh.
U prefte ne paqe!
Ku eshte Edi Rama? Cfare po behet me drejtoret qe jane punesuar per te vjedhur ne kurriz te qytetareve?! Fol Edi Rama se premtove qe nuk do te lejoje te turperoheshe perpara vlonjateve! Duhet nje skaner i forte i punesimeve ne vlore! TURP per Spitalin e Vlores ! Drejtoresha duhet te shkarkohet!
Ngushellime familjes.U preht ne paqe.
Ngushellime familjes ! Turp per mikun kryeredaktor qe nuk i thote gjerat si duhet per nivelin e shendetesise qe na kane lene ata qe iken dhe po vazhdon te proklamoje si suksese qeveria e re. Te pakten sot nuk duhet te kishe heshtur per shkak te bindjeve politike o zoti kryeredaktor.
shkruaj dicka edhe per turpin tend se pjese e kesaj “qelbeisre” je dhe ti, sepse tere javen propogande per padronet e rinj te Shqiperise ben!
je pjese e “genjeshtres se madhe” qe iu dha shqiptareve ne 23 qershor!
I nderuar Thano,
Eshte i kuptueshem deti i madh i pesimizmit tuaj i shprehur ne frazen e fundit…
Ndoshta Osoja do kish shpetuar po te ish ndihmuar profesionalisht….
Cdo njeri mund te semuret!….
Por si i jepet ndihma?…
Une kam vajzen time mjeke prej 20 vjetesh ne Austri.
Nje dite u semura papritur.Thirra Urgjencen.Per 4 minuta, jo per 5…per kater minuta ndihma e shpejt u gjet tek koka…..
Me bene nje injeksion per zemren.Me maten tensionin.Me dhane ndihmen e shpejt se mos kisha probleme me te papritura….Bene EKG-ne. Dhe gjate rruges me ambulance me vendosen oksigjenin.
Ne fakt une kisha marre nje te ftohte te papritur dhe te nderlikuar ne mushkri dhe nuk ngopesha me fryme…
E solla kete shembull per te nxjerre ne pah se ndihma e pare qe i jepet nje te semuri eshte kontrolli Zemres dhe tensioni i gjakut apo temperatura!….
Dhe me pas Spitali ben analiza te kualifikuara, per te arritur shpejt tek diagnoza dhe mjekimi!….
Ne se do ish vepruar keshtu, i ndjeri Ardian Osoja, 45 vjecari , nuk do kish vdekur ne kulmin e jetes!..
Le te sherbeje ky rast, a l a r m a n t dhe f l a g r a n t,
PER TE PERMIRESUAR RRENJESISHT SHERBIMIN E URGJENCES DHE TE SPITALEVE SHQIPTARE….
LE TE FILLOJE KY NDRYSHIM ME NDIHMEN E SHPEJTE…., ku minutat dhe sekondat shpesh here vendosin per jeten e Njeriut….
Sepse shpesh gabimet e mjeksise, ne Shqiperi i mbulon dheu….
Jeni nje fare e keqe, gojorë politikanesh shqiptare, por quheni gojorë me klas pasi e kryeni aktin “fisnik” tek Rogneri, me puro dhe whiskey 12 vjeçar ku ju duket vetja si mëkëmbës te Zeusit, nderkohe ata poshte per ju jane miza ose debila.
Ai “debili” o k…r i lalës sa ke ti vite pune i ka vite shkolle.
Po kur “debilin” e lini te punoje si ne kotece dhe te shohe duart e njerezve per ndonje 2 mije leksh kete mall do te merrni.
Prandaj vuaj o qehaja vuaj se s’ke faj! Mbete si qëni pa zot!
Pastaj pyesni te çuditur: “C’kane keta ne forume qe gezohen”.
Ky link-u per qehajain:
https://fr.news.yahoo.com/afrique-sud-femme-opérée-coeur-erreur-133039533.html
“Kjo eshte Shqiperia qe kemi gatuar”!!!!
Folja “gatim” eshte vendosur ne veten e pare te shumesit se kohes se shkuar, por a do te ishte me mire te vendosej ne veten e dyte te shumesit?
“Kjo eshte Shqiperia qe keni gatuar”?
E pra, ne kete histori te hidhur nuk mund t`a nxirrni veten ne offsite se nuk shkon. Sa per kujtese:
E harruat i nderuar Adrian retoriken elektorale te Rames ne fushate?
E harruat ate vizite ne nje qender shendetesore ne Ndroq ku e pajisur ishte vetem me ca regjistra dhe nje dollap te boshatisur si ne rastin e te ndjerit Osja?
I harruat theniet e tij: “Jo, mor jo leket jane, 60 % e parave derdhen nga borxhet, pasurite, shitjet e shtepive e ku ta di une, pra ne do te bejme te mundur sigurimin e njerzve, qe….etj,etj,etj.”
Tani po te drejtohem drejtperdrejte:
A ishte i siguruar i ndjeri Osja nga punedhenesi, qe duhet te ishit dhe jeni Ju?
U be fushata me utopike qe kisha degjuar ndonjehere ne fushen e shendetesie, per shendetesi falas, ku njerezit e siguruar nuk do te nxjerrin asnje qindarke nga xhepi, do te krijohet Agjencia e Kombetare e Shendetesise sipas modeli britanik dhe te tjera endrra si keto.
Dhe tere kete fushate kaotike e mbeshteti edhe shtypi juaj dhe tere shtypi i majte. U genjye nje popull i tere, por nejse, merr njehere pushtetin pastaj e dredhim gjuhen si ta duam duke arritur ne fund ne thenien lapidare:
“Kjo eshte Shqiperia qe kemi gatuar”!
Mua te pakten nuk duhet te me futnit tek “kemi” se kam qene nder te vetmit qe nuk e kam besuar ate fushate utopike. Komentet e mia jane fshire edhe nga “Dita” mbi kete teme. Por nejse, te shkuara dhe te harruara.
Ne qytetin e kryeministrit paskeni gjetur nje raft me regjistra dhe asgje tjeter. Dhe kjo eshte urgjenca e Vlores me nje debil ne sherbim!
Preu ca peme Beqja, vendosi ne krye te QSUT-es nje sociologe dhe mendoi se ja keshtu me nje show po e mbyll kete muhabet.
E kisha thene me pare qe pajisjet nuk vendosen me show mediatike, por me finannca, me nikorqirllek.
Sa mund t`i kushtoje Vlores nje aparat EKG-je, nje prove troponine, nje oxymeter gishti, nje shishe O2, me tej nuk po shkoj, minimalja 1000 €. Me kuptoni po flas me shifrat me te uleta, per nje urgjence fshati dhe jo Vlore, pa vene ketu ne dyshim aftesine e atij mjekut qe i ka dhene per ate “Angina Pectoris” ndonje tablete Pantozol te rimbursuar, sepse nuk e ka ditur i mjeri qe dhimbjet ischemike mund te perhapen dhe ne regionet e stomakut.
Duhet te kete qene nje nder udhezimet e para te prof.Qirkos ne fakultet, por ndoshta vapa dhe demeblizmi i kane mpire trute atij mjeku te urgjences!
E pra i nderuar Thano, shendetesia nuk do cupelina dhe djelmosha qe dalin ne Foto, a thua se kane ne mes jo Koco Kokedhimen, por Nicola di Caprion. Le te paguaje Koco nje shume shume paraje xhepi, ndersa mban nje grup “keshilltaresh” qe besoj qe mendjen e kane tek hormonet dhe te pajise urgjencen e Vlores me mjetet me elementare.
Sot kryeministri tha tekstualisht ne ate konferencen bajate te shtypit, “se ai vete nuk mund te mbaje tere ate aradhe njerezish neper zyrat elektorale” ashtu sic mban miku i tij Koco.
Dhe kete e thote kryeministri.
Ja pra si hidhen parate ne ere, nga ca palo njerezish, ca deputete, ca rilindas me diploma te marra pa merite si jashte ashtu dhe Brenda vendit, kur shendetesia eshte ne mjerim te plote.
Show-t mediatike dhe demagogjia ka arritur stadet maksimale, ndersa ndryshimit rilindas po i del kallaji.
Kjo eshte Shqiperia qe keni gatuar!.
Shendet te mire dhe ngushellimet nga me te thellat familjes se te ndjerit Osja.
Me falni per lapsusin. Ne vend te Nicola di Caprio, lexoni: Leonardo di Caprio.
Shkruaje si te duash pa merak me lapsus e pa lapsus se s’lodhet njeri te lexoje carcafin qe ke shkruan ti dhe ca te tjere qe merni deren ne krahe e na botoni filozofone boterore brenda kuadrit te nje komenti
S’ka thene kot populli shume e per lume.
Kjo pra eshte Shqiperia qe keni gatuar, nje vend i percudnum ku politikanet duan te te bindin se uji rrjedh perpjete! Dhe turma e deleve militante u shkon nga pas se mos kapin ndonje kocke qe kryetareve mund t’u bjere rruges!
Claus &elinor!
Nuk ju ha meraku per shendetesine e as per popullin,por si KELYSHE TE ZGJEBOSUR te TRADHETARIT TE KOMBIT,Sali Berisha,gjeni rastin per ta lidhur cdo gje te keqe me qeverine Rama!!!
Nuk e HA njeri kete mbrockullen tuaj,o jenicere te paguar!!
Gjendjae sotme e shtetit ne teresi,qe nga SHENDETESIA,ARSIMI,EKONOMIA etj eshte pasoje e SUNDIMIT KRIMINAL ANTI SHQIPTAR TE KLIKES Berisha!!!
Mos i lidhni premtimet e fushates me gjendjen reale te shendetesise,se Sali Berisha,pas 23 qershorit GRABITI rreth 1000 miniera,ndertesa,troje etj,etj pasuri kombetare per 5 leke,per vete e zagaret e tij!!!
Arka e shtetit mbeti bosh,me keq se ne kohen kur Zogolli grabiti FLORIRIN e Shqiperise e ia mbathi ne Greqi ne 39-ten!!!
Banka eShqiperise u GRABIT ne kohen e MERHUMIT Berisha dhe nga njerezit e Berishes e jo tani!!!
Edhe vrasja e Santos do kete lidhje me kete GRABITJE!!!
Sali Berisha eshte MJESHTER PER ORGANIZIMIN E SKENAREVE TE TILLE MONSTRUOZE ME NDIHMEN E REGJISE SE TIJ NE BEOGRAD!!!
Bravo “rezart” nuk te heqe asnje presje, atehere perse Rama nuk vepron?
Mund te pergjigjesh?
Apo eshte dhe Berisha institucion i pavarur?
Keta qe sot sulmojne Rilindjen ishin ata qe dje sulmonin Berishen. Jane pikerisht keta jenicere apo njerez pa identitet qe presin qe rilindja tu ndryshoje atyre jeten breda vitit ne nje kohe qe nuk kane kuptuar qe 23 vite korrupsion nuk munde te cbehen brenda nje viti.
Edhe pse jam shume i bindur qe sot per sot Edi Rama nuk ben me shume sepse eshte i rrethuar nga ujqer qe nuk e lene.
Kjo qe jetojme sot eshte fryt i nje sistemi te ndertuar nga Berisha.
Pse nuk vepron Rama ndaj Berishes? Sepse Berisha eshte produkt i “miqve” tane te huaj, atyre qe vijne ketu per te na dhene leksione demokracie…i dime mire se cilet jane.
Nuk vepron sepse nder te tjerash gjykatat nuk veprojne, jane ne duart e Berishes.
Nuk vepron sepse Berisha nuk e ka per gje te organizoje nje tragjedi tjeter shqiptare si e 97.
Por mbi te gjitha nuk vepron per asryen e pare.
@ enter ,
edhe sa kohe me justifikime ;
Shoku Enver nuk dinte gje per vuajtjet e popullit se e genjenin ata nga poshte muahahahahahaaa shoku Enver hidhte valle ne goje te ujqeve
Claus,pershendetje!Ne fakt Thano i ka thene ketu ne shkrim ato qe duhen thene,biles e ngushelloj per humbjen e kolegut/mikut,ngushellime edhe familjareve.Une di qe te dyzetat jane moshe delikate e Thano vete hyn mot ne kete klub.Pra,pikesepari duhet qe vete njerezit te jene me te kujdesshem.Para disa vitesh ndenja ca dite ne Tirane e mora prindet.E para U semur vajza e vogel,duket U toksikua nga nje akullore.E coj ne urgjence,mjekja e futi ne zyren è saj,qe vajza te mos merrte ndonje infeksion dhe keshilla e saj mu duk njerezore”hiqe femijen qe ketu se do marre ndonje infeksion”.Pas ca ditesh mu semur nena,c’te te them per kushtet tek Urgjenca…Mjeku roje biles ishte nga Vlora,me keshilloi dhe ai qe sapo nenes ti stabilizohej tensioni ta hiqja urgjent,se ishte llahtari,aty ne kembet tona,ne dysheme ishte njeri qe dukej se po jepte shpirt.Po flas per Urgjencen tek Nene Tereza,qe per kushtet qe ofronte ishte dekada largesi nga qendra me e humbur ambulantore e nje fshati italian.Por ne fakt shendetesia vertet kuahton,por me shume kushtojne shperdorimet kolosale me fondet.Psh,vetem oksimetri qe ke permendur,mu be fiksim se babai im mezi mbushej me fryme dhe une i them motres infermiere ne spital,Moj,po sa eshte vlera e oksigjenit.?Nuk e dinte,se spitali nuk kishte oxymeter.E di c’bera?Porosita ne internet nje te tille,brenda javes me erdhi nga Kina,kostoja totale me gjithe dergesen 15 euro.Dmth,po te duan ca gjera minimale i sigurojne dhe nuk nevojitet nje tren me para.Diku ne nje vend i kerkoja z.kryeredaktor qe te shikoje me prioritet keto problemet e jetes se perditshme,se njerezit nuk hane vetem politike.Psh nje gazete simpatike ne Itali eshte Il Giorno,me permasa mini,e gjate ndonja 30 cm dhe e gjere ndofta 25.Ne 40 faqe nja 3-4 merren me kryeministra,qeveri,parlament ,kurse gjithe permbajtja eshte me lajme e ndodhi ne territor.Ndoshta Dita ka nje staf me te dedikuar drejt gazetes tradicionale,se psh TemA ka vetem nje gazetar,Mero Bazen.Mjaft me fejsbukun e saliut,keto nuk jane lajme dhe as shqetesim i qytetareve.Ata duan qe dritat te mos nderpriten,qe uji te jete pa orar dhe” mundesisht i pijshem”,qe shendetesia te jete eficente-jo sepse e premtoi Edi,Beqja apo Cekja i Beratit,por sepse meritojne te kene nje sherbim shendetesor human dhe cilesor e plot si keto.Claus,e lexoj gati rregullisht edhe gazeten e z.Thano e cuditem pse nevojitet te censuroje.Te uroj gjithe te mirat,eh se harrova,plaku thote keshtu:flm per debatin civil,por une kam mendimin tim….Dhe e mbyll debatin si anglezet,duke folur per motin.Psh,ketu tek une s’beri behar fare,nuk arrita te vesh asnje dite nje bluze me krahe te shkurtra.Une per Thanon kam nje profeci te vogel,do perfundoje si Marco Travaglio,i majte por antagonist me kreun e qeverise/partise.Te shohim nese ajri i lirise dhe i pavaresise jane e njejta gje.
Po e filloj me parullen tone lapidare:
“Faleminderit per debatin civil, beso”.
Po e filloj nga fundi kete mesele te nje dite gushti:
E shoh qe te paska marre malli per ca rreze Dielli, por edhe aq keq nuk ke dale. Thone qe ka ca shperthime eruptive te pazakonta andej nga qendra e sistemit tone dhe vale te tera elektromagnetike vershojne dhe vershojne mbi toke, pastaj varet a arrijne deri tek apo nuk arrijne, varet si te jete vendosur mbrojtja magnetike e rruzullit tone. Dhe fatkeqesisht apo fatmiresisht dhe ne njerezit te cfaredo feje qofshim, myslimane, katolike a ortodokse kemi ca elektrolite ne organizem, sidomos ca impulse elektrike ne fuqi mikrovoltaike ne tru dhe zemer dhe… kushedi e di se c`ndodh.
Ne mes te nates, dikush nga Tirana kishte hedhur ne rrjete sociale qe shkelqim te forte ne qiell, por nejse, kush ja vuri veshin, jeta vazhdoi normalisht me kafe dhe “qyfyre” politike.
Dikush donte te shfrynte tjetren nga hormonet, Leonardo di Caprio nga Qeparoi del ne foto me tere grupin aktorial dhe te ben karshillek, del tjetri nga zyra me ngjyre te kuqe dhe thote, se “ky vit eshte viti i pare pa konflikte ne Ballkan pas luftes se pare boterore”, pastaj del nje “komitet shpetimi kombetar” per te mos lejuar festimin e nje pervjetori te nje shenjtori dhe gama e variacioneve te brockullave dhe idiotlleqeve nuk ka fund dhe… si papritur dhe papandehur ne mes te kesaj tollovie, nderron jete ne nje dhome me regjistra dhe rafte bosh nje drejtor gazete nga nje infarkt miokardi pas dhenies se nja medikamenti antacid apo pantozoli nga nje debil-mjek!
Ndersa ti beso, na jep nje informacion te vlefshem per xha Beqon mbi cmimin e nje oxymetri te blere ndoshta ne qytetin Shenxhin!
Dhe nuk e di qe sociologet e xha Beqos qe ka ne ministri u shkon mendja dhe bejne ndonje blerje me shumice andej, duke mos ditur qe do te hedhin perseri para ne ere, sic kane hedhur deri me sot.
Ti, i dashur, e ke paguar nga xhepi yt, ndersa cupelinat e xha Beqos te bejne hatane me financa me ndonje tender.
Shume paske kursyer, por a besoj se do beje hajer?
Dy superfuqite nuk i kam shume ne qejf, njeren per shkak te idiotlleqve dhe tjetren per shkak te kopjacllekut dhe mallit surrogato. Shpresoj te mbetesh i kenaqur.
Gjysempercuesa kane si pjese perberesa ato mjete,qe ne zhargonin e zakonshem quhen dioda, vetem kaq, vlera e te cileve kushton disa Cent, silicium hesapi, por duhet te ekzistoje edhe nje vale pulsi ne gisht qe te marresh nje vlere. Problemi eshte se a kapet ky puls nga sensoret “kineze” per te marre nje vlere reale?
Nejse, me thelle nuk po hyj se na duhet te analizojme gjatesine e valeve te drites se per sociologet e xha Beqos behet problem i veshtire. Por stepen ato?
Ja kercasin dhe blejne nja 1 mije cope duke i shtuar dhe ndonje ulje cmimi per blerje me shumice dhe ja nja 13 mije € i hodhi ne ere xha Beqo, por show mediatik do te jete mbreselenes.
Nja 50 cope i shperndan Leonardo di Caprio (Koco Kokedhima) ne spitalet dhe qendrat shendetsore te Vlores, Vranishtit, Himares dhe Ksamilit te shoqeruar me ndonje foto ne ndonje ballkon vile pushimi.
Dhe ku ishim asgjekundi. Mund te jesh si kokrra e molles dhe te marresh nje vlere 75% oksigjen ne gjak qe do te thote, “je i mbaruar”! Dhe anasjelltas.
E zgjata pak dhe dikush do te thote ke “shkruar shume dhe per lume”, por ja qe ne keto kohe te rrufitjes se kafese, ja hedhim disa rreshta tek “Tema” e Meros.
I vetem, i vetem por trim ne lufte ky Mero, “Dita” ka nje hierarki te veshtire per tu kuptuar. Njehere shkruan Hoxha, diten tjeter Shehu dhe me tej Islami.
Se c`ka dhe nje logo te cuditshme qe me ngjan me nje shpate, qe per ditet tona le pak shije, si te thuash, nuk po e ze ne goje.
Po nuk ka problem, une i kam mbyllur qitapet me ate gazete.
Te uroj gjithe te mirat dhe dite te mbare andej nga malet plot gjelberim!
@Claus!
Rama po vepron aq shume sa u kane hyre DRITHMAT NE PALCE!!!
E keqja e ketij vendi eshte se Berisha ka vene nen sundim PRESIDENTIN,PROKURORINE,GJYKATAT,KLSH,KLD et,qe deri tani kane HESHTUR QELLIMISHT duke i lene dosjet e KRIMIT ne harrese!!!
Edhe ligjet,Sali Berisha i ka bere te tilla qe Guvernatorin e Shq
@Claus!
Rama po vepron aq shume sa u kane hyre DRITHMAT NE PALCE!!!
E keqja e ketij vendi eshte se Berisha ka vene nen sundim PRESIDENTIN,PROKURORINE,GJYKATAT,KLSH,KLD et,qe deri tani kane HESHTUR QELLIMISHT duke i lene dosjet e KRIMIT ne harrese!!!
Edhe ligjet,Sali Berisha i ka bere te tilla qe Guvernatorin e Shqiperise nuk e shkarkoka dot KUVENDI,ndersa Keshilli Mbikqyres i Bankes se Shqiperise e shkarkoka edhe per “SHKELJE TE ETIKES”!!!
Ketu kane dore te gjithe organizmat MAFIOZE NDERKOMBETARE,qe nga KE,BE,Komisioni FANTAZEM I VENECIES,qe gjoja eshte FILTRI I FUNDIT I FORMULIMEVE TE LIGJEVE!!!
Qeveria Rama eshte ndodhur para nje ORGANIZIMI KRIMINAL BOTEWROR,ndaj po lufton me te gjitha forcat,qe te grumbulloje materiale denoncuese,qe “NESER”,KLIKA BERISHA te jape llogari para drejtesise se popullit!!!
Mos u merzit!
Erdhi SHTATORI dhe do ta shohesh se cfare te reja do kemi!!!
Ardian,nuk mjaftoi deshperimi qe merr ne Arnaut stan nga cdo kontakt qe ke me te ,por lexova dhe shkrimin tuaj( nje radiografi e shoqerise arnautase ) dhe jemi gati te marrim rrugen per ne psiqiatri
Dhe besomeni ,qe kush njeri normal do ndjehej ndryshe
E vetmja shprese qe kemi eshte Koqo Kokdhima dhe Agron Cane
Ju uroj gjithe te mirat por vecanerisht KURAJO .
kur ankohet dhe Thano vajmedet