Kë Nishan të besojmë? (2010-2014)

23 Gusht 2014, 11:48Blog TEMA

Nga Arben Isaraj

Në 2010-ën, Bujar Nishani, ministër i Drejtësisë demokrate, pasi votoi në Qeveri për ndryshimin e kufijve territorialë të Shqipërisë, me gjuhën e “Kushtetutës” tha përpara Gjykatës edhe këto dy rreshta “fondamentale” :

1– Konsultimi publik nuk është standard kushtetues, por lidhet me vullnetin politik, prandaj nuk mund të jetë shkak i tillë që të mund ta bëjë marrëveshjen antikushtetuese. Ky pretendim mund të ngrihet në rrugën politike të shprehjes së mendimit, konkretisht gjatë procedurave parlamentare. Kërkuesi i ka të gjitha mundësitë që në rrugë parlamentare të realizojë procesin e konsultimit, i cili, sipas tij, ka munguar në lidhjen e kësaj marrëveshje.

2- Nuk qëndron pretendimi për mungesë informimi dhe transparence, pasi vetë kërkuesi nuk ka pranuar të marrë pjesë në punimet e parlamentit. Është kjo arsyeja që ai nuk ka pasur mundësi të njihet nga afër me dokumentacionin lidhur me përgatitjen, negocimin dhe nënshkrimin e marrëveshjes…….*

Sot, ish- ministri i Drejtësisë, që dje ndryshoi kufinjtë e Shqipërisë pa pyetur shqiptarët, si kryekomunar i PD-së kërkon që:

“Kufijtë e bashkive dhe komunave, nuk mund të ndryshohen pa u marrë me parë mendimi i popullsisë që banon në to”.

O zoti “kryekomunar”, sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti – thotë Kushtetuta.

Mirë ne, që në 6 muaj e ca e pyetëm sovranin në tryeza të përbashkëta, me përfaqësuesit e tij qëndrorë e vendorë, po ju si e pyetët drejtpërsëdrejti atë çfarë mendonte??!!

Kujt Nishani t’i besojmë?

Cilit integriteti, kushtetues, ligjor, moral, shoqëror e politik t’i besojmë?

Atij të kryekomunarit të PD-së !?

Largqoftë, ky flet me shpirtin dhe zërin e Qoftëlargut…

* Mbrojtja e Qeverisë Berisha përpara Gjykatës Kushtetuese, për të ashtëquajturën “Marrëveshja e Detit”. Shih: Vendimi nr. 15, datë 15.04.2010 (V – 15/10)

16 komente në “Kë Nishan të besojmë? (2010-2014)”

  1. miri says:

    Meso shqipen Beni. Nuk shkruhet “ke Nishan”, por “cilin Nishan”.

    1. adi_köln says:

      Per cfare arsye nuk shkruhet “Ke” se me profesore si puna jote eshte plot Shqiperia?!

      1. Profesori i "Kristal", "Vitrina", UFO says:

        Miri, qe ta mesosh ti dhe te tjeret. ‘Kush’, ‘Ke’ perdoret per frymoret ku hyjne edhe njerezit, ‘Cili’ perdoret per sendet. Pra, Arbeni nuk ka gabuar ne perdorimin e “Ke?”. Po keshtu eshte kur Topallet (Koleci dhe Jozefina) duan te sakatojne shqipen si sherbimi me i madh antishqiptar.

        1. Alb-Germani says:

          Presidenti Nishani,nje Laur e PD me MUSTAQE.

          Sëmundja është nje fatkeqsi dhe askush nuk e dëshiron qe ajo te na bëhet pjesë e jetës,dhe aq me teper e atyre njerzve qe kane përgjegjsine vendim-marrese per jeten e nje populli te tërë.Në asnjë vend te botës një i sëmure nuk do të zgjidhej President i Republikes.Përdorimi i medikamenteve të shumta ka ndikim te drejt-për-drejt në marrjen e vendimeve aq të rëndesishme per përparimin dhe prosperitetin e vendit.Kjo duket qartë ne rastin e Presidentit Nishani qe po keqpërdoret duke ju paraqitur shqiptarve gati njësoj si Laura e PD ,nje Laura e veshur me kostum dhe me mustaqe.Parlamenti nuk duhet te hezitoje per te kërkuar dërgimin e Presidentit para nje Komisioni Mjeko-Ligjor.Ai duhet hequr si i pa-aftë.per arsye shëndetsore, sepse si i sëmur dhe përdorues medikamentesh ai eshte i varur ne marrjen e vendimeve nga ilaçet qe i jep Dr- Sali Gerdeci.Ne paketat shoqëruese te medikamentave thuhet:Mos përdorni makinen kur merri tabletat,dhe kjo nënkupton indirekt mos merrni përsipër detyra te vështira që ndikojnë mbi shoqërinë dhe te ardhmen e saj.Presidenti ynë ka probleme serioze me shëndetit,dhe shpesh herë kemi dëgjuar deklerata qesharake prej tij, prandaj ai duhet të dali sa me shpejt në.. KEMP.
          Ne duhet ti besojme jo Nishanit,por letres shoqeruese te Medikamenteve.
          Bujari na dergon sinjale ndihme te cilat Parlamenti duhet ti marre seriozisht.

    2. Gjarperi says:

      O c’na cave tra… o miri korrektori !
      Ty te dogji permbajtja e saj qe shkruan Beni apo ortografia.
      Ky lloj Nishani duhet trajtuar pa respekt.

    3. it is all about SEX says:

      edhe kë Nishan shkruhet or djale http://bit.do/sexy-girls-around

  2. Vizioner says:

    Hajde Kryekomunar, Kryemaskara, Kryedallkauk, Kryekelysh i Sales, Krye-President i nje grupi te PeDe-ve (se i Shqiptareve nuk je), jepi pergjigje ketyre pyetjeve qe ti ka bere ky Zotnia nepermjet fakteve?

    Njeri i ndyre si Ti-President dhe Tutori jot Sali Krimineli

    1. matteo says:

      Vallja hidhet sipas melodise dhe kete e di gjithkush, jo me nje njeri me tere ato grada. Vetem muri i trashe nuk leviz, jo burri pa asnje r.

  3. s.h says:

    Bukur , sakte ….!

  4. andromeda says:

    Ky Nishani ka kohë që e ka mbushë kupën me idiotësira presidenciale. E kemi dhuratë nga baba Saliu, por duhet të shporret një orë e më parë që të ecë përpara shoqëria shqiptare. A mundet ta shkarkojë parlamenti me shumicë votash? A mund të bëhet sa më shpejt një referendum popullor kundër këtij gërdallës? Një zgjidhje konstitucionale duhet të ketë për një president të zgjedhur kundër vullnetit të popullit.

  5. qytetar says:

    Arben, mire e ke per qehajahin e berishes por per fullhajnin ke gje per te then? Ai eshte qendra e gravitetit ku te gjithe keta vertiten!

  6. miri says:

    Per korrektoret e Kristalit dhee Vetrines .Hidhini nje sy gramatikes se gjuhes shqipe, gje qe nuk e keni bere kurr, dhe do te shihni se peremri “kush”perdoret gjithmone i shoqeruar nga nje folje. P.sh. kush punon, kush eshte etj. dhe jo “kush minister, kush deputet. Por nuk keni faj se me sa mesohet gjuha shqipe ne shkolla, ju teper dini.

  7. Bernard says:

    Mire more Beni po ta besojme kete qe the ti dhe mire bere qe e shkrove pop principialiteti jot do te ishte i kompletuar nese do te analizoje komentin e thate idiot te Rames qe tha se Banka e Shqiperise eshte Institucion i pavarur dhe prandaj ai nuk nderhyn. Po kerkohet ti hidhet pluhur harrese ketij mega-skandali duke mos e permendur dhe duke mos u prononcuar. Metode e ulet e qeveritareve te shkuar qe popullit te revoltuar nuk i jepnin spjegim. Edhe Rama ja ka mare doren kesaj pune. Banka u vodh dhe Rama shkoi ne Vlore ne nje ekspozite pikture. Pune e piset kjo qe ka nje spjegim; Fullhani qenka realisht pika ku kokoleps te majte dhe te djathte dhe te gjithe keta kane vene duart ne Banken e Shqiperise.

    Qeveria jone more Beni ka te drejte te denoncoje, te propozoje per pezullim te governatorit, te hetoje dhe te kerkoje seance urgjente parlamentare per ti shkuar ceshtjes deri ne fund. Asnje nga keto nuk u be. Asnje deputet i zgjedhur nga populli nuk pipetiu. Populli u dha voten qe ti mbroni interesat jo te rrini gatitu permara urdherit te Rames per ta kaluar ne heshtje kete krim qe autor vetem pushtetaret.

    Sa per Berishen ai eshte kryesori qe ka dore ne vjedhjen e Bankes por sado te denoncohet per kete krim njerezit nuk e shohin sepse mali i kufomave te Berishes eshte i larte dhe ky rast para tyre eshte i pavlere.

  8. LAKU says:

    Vellai i ketij bukuroshit Altin Isaraj ka bere te pakten dy vrasje qe i di gjithe Tirana dhe ky PINXHO ka mbyllur cdo gje dhe u be dhe zv.minister i brendshem.Kur ja arrestuan ne Athine e nxorri brenda dy diteve po dhe Rama dhjet ne breke nga Altini thone.Kjo eshte e verteta jo brockullat qe thote Ky SUMCE

  9. Trebeshina says:

    Edhe ti shoku Nishanit je,petull.

  10. beni says:

    Z. Arben mos u merni me nishanin por vazhdoni para se prandaj u votuat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje