Këshilli i Qarkut të Korçës miratoi vendimin për shkarkimin e kryesisë së Këshillit dhe emërimin e kryesisë së re.
Pjesë e Kryesisë së re të Këshillit të Qarkut Korçë do të jenë Sotiraq Filo, kryebashkiak i Korçës, Petrit Kupe, Ali Laho, Gëzim Topçiu, Ylli Muzaka, Ana Verushi, Theodhor Brehu dhe Roland Cane.
Gjithashtu Këshilli vendosi edhe shkarkimin e sekretarit të këtij Këshilli, Bledar Demçe dhe emërimin në vend të tij të Bledi Çomos.
Gjatë ditës së sotme, pjesë e diskutimeve në rend të ditës është edhe buxheti për vitin 2014, për qarkun e Korçës, i cili parashikohet të votohet.
Po punohet ne te gjith vendin qe te mos kemi lidhje me keqkuptimet problematike ne administrat dhe gjetke