Singapori, shembulli i një qyteti në kërkim të pavarësisë energjitike

23 Shtator 2014, 14:37Lifestyle TEMA

Singapori është një shtet ishull i cili ka 5.4 milionë banorë dhe prej kohësh ka qenë një qendër globale për naftën, ndërsa tani është i rrethuar nga gazi natyror.
Më shumë se 90 për qind e energjisë elektrike në Singapor tani prodhohet nga gazi; ndërsa në fillim të viteve 1990 gati gjithë pushteti i këtij shteti erdhi nga nafta.
Anton Finenko, një analist në Institutin e Studimeve të Energjisë në Universitetin Kombëtar të Singaporit, tha: “Përdorimi i gazit natyror në vend të naftës është më ekonomik dhe është gjithashtu me e pastër si zgjidhje. Efikasiteti i turbinave me gaz është gati sa dyfishi i efikasitetin te turbinave me naftë.
Mes promovimit të fortë të gazit natyror, gjithnjë e më shumë konsumatorë duke përfshirë edhe qendra tregtare, spitalet dhe aeroportet, janë të lidhur në një rrjet zhvillimi të shpejtë të gazit në qytet.
Kërkesa për gaz natyror pritet të rritet në Singapor, për konsumatorët e thjeshtë dhe bizneset. Autoritetet janë duke u përpjekur të gjejnë mënyrën më të mirë për të siguruar se kjo do të vazhdoj në të ardhmen, me çmim sa më të lirë dhe efikasitet që të jetë e mundur. ”
Rreth gjysma e familjeve janë duke përdorur rrjetin e gazit, me shumicën e furnizimeve në tubacione tw lidhura me Malajzinë dhe Indonezinë.
Duke qenë se nuk ka burime energjetike, Singapori është i ndërgjegjshëm për nevojën për të diversifikuar burimet e tij. Vitin e kaluar qyteti hapi godinën e tij të parë për marrjen e gazit të lëngshëm natyror, ose LNG, nga jashtë vendit.
Anton Finenko në Universitetin Kombëtar të Singaporit shtoi: “Siç duket kjo tendencë do të mbetet edhe në të ardhmen, dhe disa tregues flasin për këtë fakt.
Gazi natyror do të ketë një rol të fuqishëm në tregun e brendshëm në Singapor.
LNG është gaz i ftohur në temperatura shumë të ulëta, duke shkaktuar tkurrjen e tij 600 herë. Kjo do të thotë se ai mund të zhvendoset më lehtësi në anije dhe kamionë.
Megjithatë disa ekspertë thonë se kjo ka edhe anët e veta negative.
Peter Lambert, një ekspert i gazit natyror tha : “Kur ju keni një furnizim me tub, ju jeni me të vërtetë i varur nga një ose ndoshta dy vendeve për tu furnizuar me gaz. Dhe në qoftë se për çfarëdo arsye që furnizimi ndërpritet, ndoshta për arsye politike, ndoshta për arsye thjesht teknike, mund të bësh shumë pak për ta zëvendësuar atë. “

 

3 komente në “Singapori, shembulli i një qyteti në kërkim të pavarësisë energjitike”

  1. Bakshishi says:

    Qajini hallin kaloresit (Singaporit) qe i varen kembet

    1. Pelasgian says:

      kush po ja qa hallin o ruc ???? po thuhet me u marr si shembull …ne fakt Singapori shkelqen edhe ne fusha te tjera . Te mendosh qe dikur ishte thjesht nje ishull i varfer !

      Populli Kinez eshte popull i urte e puntor e bo vez te arta e jo si disa tjeter qe jan skiftera e zihen per cdo gje !

  2. ARUSHA says:

    SINGAPORI ESHTE SKLLAV I ANGLEZIT DHE POPULLI kinez aty KA VETEM CELSAT E Kashtes! Shefat e medhenj aty jane race europiane blond !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje