FOTOT/ Beogradi “frymon” me emra shqip

28 Shtator 2014, 19:34Rajoni TEMA

Rruga boheme, e shtruar me guralecë, mbledh mbrëmjeve romantike, jo vetëm qytetarët beogradas. Është “Skadarska” (Shkodra), një rrugë kjo në “zëmër” të Beogradit, që nuk i “ikën” së vizituari thuajse asnjë turisti që mund të rastisë në kryeqytetin serb.

Qyteti shqiptar, që në prillin e vitit 1913 tradhtisht nga Esat Pashë Toptani i ishte dorëzuar Malit të Zi, ka lënë gjurmë politike në Beograd.

Historia do të ndryshonte në Konferencën e Ambasadorëve, ku Shkodra në rast se nuk i kthehej Shqipërisë, do të prishte ekuilibrin e Fuqive të Mëdha. Një gjë e tillë nuk mund të ndodhte për një vend të quajtur Shqipëri. Kështu, ndonëse nuk do të ndryshonte statusi shtetëror i këtij qyteti, as Serbia nuk do të ndryshojë “apetitet” e saj, për qytetin që ishte edhe vatër e krishterimit shqiptar. Përveç rrugës “Skadarska” në Beograd një rrugë tjetër “nderon” veprën e “Esat Pashë Toptanit”, shqiptarit që u vra në Paris nga Avni Rrustemi, pikërisht për shkak të tradhtisë kombëtare.

Ariola Musabelliu nga Shqipëria, në “Rrugën e Shkodrës”

Rrugë me “shpirt” Shqipërie në Beograd

Ariola Musabelliu, është një vajzë e re nga Shqipëria. Ajo ka disa muaj që po punon në Beograd. Flet bukur anglishten dhe i pëlqen shumë historia. Është pikërisht historia e Shkodrës, ajo që shqiptaren e mallëngjen. Sa herë që mund të rastisë për darkë me miqtë e saj në rrugën “Skadarska”, thotë se aty do të ndjejë pak copëz Shqipërie. Veshur me shall ngjyrë të kuqe, kombinuar me fustan ngjyrë të zezë, Ariola duket mjaft e buzëqeshur. Është “Skadarska” vendi ku ajo ka takuar shumë shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia.

“Skadarska”, thotë Ariola, është një rrugë boheme, që mban emrin e qytetit me më shumë kulturë në Shqipëri – Shkodrës. “Është një nga rrugët më të frekuentuara dhe më të pëlqyera të Beogradit. E mbushur me kafene dhe restorante kjo rrugë e shtruar me gurë, gulçon nga njerëzit dhe ndryshe nga gjithë rrugët e tjera të këtij qyteti, kjo rrugë ka shpirt”, thotë Ariola Musabelliu. Vajza që ka mbaruar Fakultetin e Ekonomisë dhe atë të Drejtësisë, thotë se në guidat që u bëhen turistëve, jo rrallë mund të dëgjosh legjendën e Rozafës.

“Sa herë që ndjej mall shkoj në këtë rrugë boheme ku në hyrje të saj shikon një tabelë me shumë shigjeta që tregojnë vendet më të preferuara të Evropës. Dhe unë ndihem si në shtëpi”, thotë Musabelliu.

Valmir Tertini, gjakovari në “Rrugën e Prizrenit” në Beograd 

Nga lagja e ashtuquajtur “Dorcol”, në drejtim të Qendrës së Beogradit të vjetër, jo larg Ambasadës së Francës në Serbi, një rrugë e ngushtë mban emrin “Graçanica”, një qytezë kjo në lindje të Kosovës, e shndërruar në komunë, sipas Planit të Ahtisarit. Ngjitas me Graçanicën në Kosovë gjendet qyteti antik i Ulpianës, që konsiderohet ndër vendet më të rëndësishme arkeologjike në Kosovë.

Megjithatë, historia e rrugës që mban emrin “Graçanica” në Beograd nuk lidhet me qytetërimin antik. Por, me faktin se në Graçanicë gjendet një nga manastiret më të rëndësishme për kultin serb. Historiografia shqiptare thotë se ky manastir është ndërtuar mbi themelet e një kishe katolike që datonte nga koha ilire. Kurse, ajo serbe thotë se ky manastir është ndërtuar gjatë viteve 1315-1321, në stilin bizantin. Manastiri nga viti 2006 është marrë në mbrojtje të UNESCO-s.

Jo larg kësaj rruge, tek përshkon përmes përreth dhjetë minuta këmbë sheshin “Knjaz Mihajlova” të Beogradit, do të kalosh në qendrën e qytetit. Në një kënd, do të gjesh pallatin që quhet “Albania”. Aty, jo shumë larg gjendet edhe hoteli “Moskva” i ndërtuar në fillim të shekullit XX, e që më shumë se një bujtinë dhe restorant, flet për vëllazërinë ruso-serbe. Një rrugë në tatëpjetë që çon nga “Moskva” në drejtim të Beogradit të ri, ka një emër që gjithsesi ndërlidhet me Kosovën. Është rruga “Prizrenska”, ajo që i duket interesante të riut kosovar Valmir Tertini, i sapodiplomuar në Akademinë e Arteve “Evolucion” në Prishtinë.

“Kjo është politike. Por, gjithsesi që është një reklamë e mirë për qytetin e Prizrenit”, thotë pakëz me ironi gjakovari që po qëndronte në Beograd gjatë ditëve të festivalit “Mirëdita-Dobërdan”, e në kuadër të të cilit u diskutua kryesisht për “rikonstruimin e të kaluarës dhe të ardhmes” mes Serbisë dhe Kosovës.

Tabelë që tregon për ndryshimet e emrit të “Rrugës së Deçanit”

Rruga që ndërroi emrin sipas zhvillimeve politike në Serbi

Është rruga “Deçanska” ajo që ka ndërruar emrin ashtu siç kanë ndryshuar zhvillimet politike në Serbi. Nga viti 1882 e deri në vitin 1896 rruga në qendër të Beogradit do të quhej “Dva Jelena”. Një tabelë e vendosur në këtë rrugë, që flet për historikun e emrave të saj, tregon se në vitin 1896, rrugës do t’i hiqej emri “Dva Jelena” dhe do të pagëzohej “Deçanska”.

Kjo do të zgjaste deri në vitin 1949, kur rruga do të pagëzohej me emrin “Kardeljeva”, duke iu referuar mbiemrit të komunistit Eduard Kardel, që ishte kryetar i Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar në Jajce. Emrin e Kardelit, rruga do ta mbante deri më vitin 1953, kur kësaj rruge do t’i rikthehej emri “Deçanska” edhe për katër vjet të tjera. Nga viti 1957 rruga do të pagëzohej për 40 vjet me radhë “Mosha Pijada”. Një vit para fillimit të luftës në Kosovë, më 1997, në Serbinë që udhëhiqej nga Slobodan Milosheviq, rrugës do t’i rikthehej emri “Deçanska”.

Rruga që mban emrin e qytezës në Rrafshin e Dukagjinit, ndërlidh domosdo historinë e saj meManastirin Ortodoks të Deçanit, që është ndër objektet më të rëndësishme kulturore në Kosovë e që i takon shekullit XIV, dhe është nën mbrojtjen e UNESKO-s.

Pak metra nga rruga e “Deçanit”, është rruga “Kosovska”, e cila çon në drejtim të Kuvendit Popullor të Serbisë, brenda të cilit pakica shqiptare e Serbisë nga Lugina e Preshevës, përfaqësohet nga dy deputetë. Në mes të kësaj rruge, gjendet hoteli i vjetër “Union”, që mbledh mjaft turistë të huaj. Kjo rrugë ndonëse në qendër, nuk ka ndonjë objekt tjetër që do ta bënte të veçantë.

Danica Avramovic, studente nga Jagodina në rrugën “Kosovska”

Danica Avramovic është një studente nga Jagodina. Ajo studion gjuhën shqipe në Universitetin e Beogradit. Flet dhe shkruan shumë bukur gjuhë shqipe. Si studiuese e gjuhës, Avramovic ka rastisur të njohë shumë mirë edhe kulturën shqiptare.
“Unë në të vërtetë nuk kam menduar shumë për këtë çështje, por mund të them që nuk më duket si ndonjë gjë e çuditshme”, thotë vajza me flokë të verdha. Ato emërtime, sipas saj, janë nga kohërat kur popujt e Ballkanit jetonin bashkë.

“Jam e mendimit që nuk duhet të ndryshohen për dy arsye: Arsyeja e parë është që janë dëshmorët e së kaluarës së bukur, kurse e dyta është se ato mund të jenë ura për të ardhmen”, thotë studentja Avramovic.

Në Serbi, përveç rrugëve të qyteteve të Kosovës, ka edhe rrugë që mbajnë emra tjerë të personaliteteve dhe qyteteve shqiptare. Ndonëse banorët shqiptarë në jug të Serbisë, në komunat shqiptare jetojnë në varfëri dhe të diskriminuar, shteti serb po i ruan në rrugët e Beogradit emrat e këtyre qyteteve. Një rrugë në Beogradin e Ri, quhet “Preshevska”. Po ashtu, një rrugë në Beograd mban emrin e Skënderbeut, ndonëse kryetrimi shqiptar nuk është edhe aq i pëlqyer për banorët atje./Zëri 

34 komente në “FOTOT/ Beogradi “frymon” me emra shqip”

  1. akili says:

    Serbet i kane vene emrat e qyteteve tona por ne forme te sllavizuar per te kujtuar humbjet si ne rastin e (luftes se Dibres) dhe endrat e tyre per te zaptuar trojet shqiptare dhe per te patur dalje ne det e jo per ndonje shenje dashurie dhe afeksioni ndaj shqiptareve qe e deshmuan ne luften e Kosoves se sa i donin. Ne fakt duhet te ishim ne qe duhet tu viim emrat qyteteve qe braktisen Shqiptaret gjate historise se hidhur nga barbaria serbe si Pazari Ri,Nishi,Medvegja,Presheva e Bujanovci ose Ulqini,Tivari etj ne Mal te Zi. Do qe mire qe Bashkite te sikonin mundesine e vendosjes se ketyre emrave jo si shenje e pretendimeve territoriale dhe nacionalizmit por me teper si kujtese per mijerat e shqiptareve te masakruar dhe debuar nga trojet dhe qytetet e tyre.

    1. Genci says:

      A e shikoni sa te civilizuar jane servet duke na respektuar emrat e qyteteve po ne pse duhet te jemi aq armiqsor ndaj ture

      1. safeti i pd says:

        Ik o genci mos u bo genc fare

      2. tralalala says:

        Genc mos u bej kaq Genc, ku i pe civilizimin e serbeve, te ne mos harro qe ka aq shume toponime qe rrjedhin nga serbo-kroatishtja sa nuk ma do mendja ta dish. Edhe nese ka emertime te tilla ne Beograd une jam i bindur qe keto jane jo se ata na e duan te miren, por te treguar gjasme nje perkatesi te tyre ne tokat shqipetare.

      3. me thene te drejten says:

        Ata na duan shume! Ndaj na vrane e vrasin vazhdimisht! Kush te do te vret!!! ?

      4. adi says:

        I kane vene sepse pretendojne se jane qytetet e tyre (perfshire Shkodra). Gjithesesi jam dakort qe armiqesite pa fund nuk te cojne gjekundi

    2. kuq e zi says:

      akili pikerisht
      sidomos te qyteteve qe i kane kthyer emrin si tivari (bar) manastiri (bitola)etjer
      pastaj ky eshte lajm kot i prodhuar vetem per te zbutur disi gjendjen shqiptaro-serbe a eshte pyetur kush pse kjo rruge??? shkoi kush ne bashkine e beogradit me dije psene e ketyre emrave prandaj ju lutem mos merrni shembuj koti si ariola ceni apo lleshi sepse cdo gje shqiptare ne serbi ka domethenien e vet por jo ate qe mendojme ne por ate qe mendojne ato nqs duam ta dime duhet gerrmuar dhe jo interpretuar

  2. Analisti Politolog Qim Hasimovic Nurellar-beu says:

    dobro picka

  3. Ballisti (KS) says:

    Skadarlia apo skadarska? Ma fort i pershtatet: Ciganlia apo ciganska, sepse aty ka shume cigan qe t´shurdhojne me violina!

    1. Genci says:

      Ballisto,ciganet e kane ne gjak muziqine kiji inatin jepi kakun

      1. me thene te drejten says:

        O Genco Grekomani! E njejta histori me emra “qytetesh shqiptare” ndodh edhe ne Greqi! Thjesht greket keto qytete i konsiderojne “greke”,ndaj dhe u kane vene rrugeve emra “qytetesh shqiptare” ! Muhabet funderrinash ?

    2. elio says:

      Nuk eshte e vertete qe eshte rruga e ciganeve…Ne Beograd eshte rruga me ne mode e ashtuquajtur “boheme”…dhe e binjakezuar me rrugen monmartre ne France. Sa per dijeni nuk i eshte vene nga dhurata e Esad Toptanit , por ngaqe tregtaret shkodrane qe ne ato kohe ishin te shumte ne Beograd, shkonin gjithmone per te fletur e per te ngrene ne kete rruge ne te cilen edhe defreheshin…Kush shkon ne Beograd i krijohet pershtypja me njehere e nje qyteti shume miqesor dhe shume dinamik…(nuk po flas per politike e nacionalizem ato i takojne politikaneve e budallenjve)…Defrehuni o njerez, shkoni ne Beograd…lereni nacionalizmen ato jane per budallenj e morracake..

      1. ec aty says:

        Juve grekeve e dime qe ju “duan”,sa per te bere punen e tyre natyrisht! ?

        1. Shpellari says:

          Serbet i duan greqet aq fort sa qe i quajn “afro-azijski grkljanosi”

      2. zjarri says:

        Te lumte, Elio!

      3. kuq e zi says:

        elio zbrit nga rete
        nje budalla hodhi nje gur ne pus …. e vazhdimin e dine te gjithe
        kurse budallai i fundit ne beograd vrau 10.000 shqiptare spo numerojme rep. e tjera nqs se politika qenka per budallej e morracake me jep pershtypjen qe je akoma i vogel
        politika vendos fatin e nje nje populli e aq me keq kur kjo politike behet ne dem te popujve te tjere kurse ti na e hedh mbrapa me nje gote birre ne rrugen shkodra ne beograd

        1. elio says:

          Politika mbase vendos fatin e dikujt qe varet nga ajo, fatin tim, or mik, e vendosin shpatullat e mia…
          Deri tani kemi pare vetem ata qe na kene vene ne armiqesi…bile edhe po te pyesesh njerezit ne Beograd te thone te njejten gje..Kujdes se Skenderbeu esht eme Nene Sllave, sikurse Angelina shenjtorja e Serbise(motra e Andronikise (Donikes) eshte Shqipetare..Keta kosovaret marrin 80% te importit nga Serbia(megjithese shajne lart e poshte serbine gjithe diten).
          Ne kemi tjeter orientim, me perendimor, por ja vlen te mendojme me shume per shtepite tona e per mireqenien tone se per budallalleqe politikanesh e morracakesh….Po ti shikosh, te gjithe diktatoret kane qene ne fillim morracake…dhe u pelqente shume politika..Nese epolitika behet nga njerez qe kane dhe jane rritur dhe shkolluar ne mireqenie, diktatura do te kishte me pak..
          Rekomandoj te gjitheve te beni nje rruge ne Beograd dhe te sillni miqesine serbe ne Tirane…Mjaft me luftera e me konflikte ato i sherbejne vetem politikaneve per te na pire gjakun e per tu pasuruar mbi kurrizin tone…

  4. Opinionisti says:

    Artikull idiot.

    Te gjithe emrat shqiptare ne Beograd kane lidhje me historine e Serbise dhe endrrat e saja lidhur me daljen ne Adriatik dhe jo me ndonje dashuri ballkanike.

    Ka edhe “Dračka ulica” (rruga e Durresit), Lješka ulica (Rruga e Lezhes) apo Palata Albanija (Pallati i Shqiperise) te gjitha keto ne kujtim te ushtareve serbe qe luftuan ne Shqiperi ne Luften e Pare Boterore apo te te ashtuquajtures “Albanian golgotha”.

    Kemi sigurisht edhe rrugen “Esad-pašina ulica” per nder te “patriotit” Esat Pashe Toptani i vrare nga Avni Rustemi dhe varrosur me nderime ushtarake ne Varrezen Ushtarake Serbe te Parisit per te respektuar mikun qe shpetoi serbet gjate “Albanian golgotha” (The Serb general, Dragutin Milutinovic is cited to have said: “If Esad wouldn’t have been our friend, our retreat in 1915 would have been even harder.”)

    Mund te lexoni edhe:
    http://www.rastko.rs/kosovo/istorija/kosovo_chronicles/kc_part2e.html

    1. Toni KS says:

      Pikerisht. Sa i ceket duhet te jesh qe te mos njohesh historine tende dhe fqinjet shovenist? Jo qe nuk ka kurrfare “arome” shqiptare ne Beograd por ata Shqiperine e marrin si shembull te shtetit me te lodhte qe egziston (Kosoven dihet se nuk e pranojne si shtet fare).

      1. Xythi prej katundi says:

        … mos harroni ketu edhe faktin qe ne secilin qytet ne Serbi, ka nje rruge me emrin e Koci Xoxes (ata e shkruajne Koci Zoze.)

        S’i harrojne keta endrat qe kane dhe argatet qe i paten per kete pune!

  5. Mos. says:

    Kur nuk keni gje per te shkruar te pakten mos na servirni idiotlleqe te tilla dashurie serbe per Shqiperine se ndryshe i bie qe pas pak te kemi rrugen Edi Rama.

  6. Shqiptar deri ne vdekje says:

    Naiviteti shqiptar nuk shkon me larg se kjo kenaqesi per venien e emrave shqiptare neper rruget e qytetet e Serbise e Greqise , por turpi mbulon me shume kur politikanet shqiptare parakalojne para parlamentit grek ku ne fasaden e saj jane gdhendur emrat e qyteteve e fshatrave shqiptare te Toskerise te cilat ajo i ka pushtuar e enderron ende te pushtoje ne baze te Megali Idhese ato qe kane mbetur , keto emra rrugesh nuk jane shenje respekti e dashurie por nxitje per brezat shoviniste .

  7. mono says:

    Nje material ne anglisht nga interneti:

    Randomly found this balkanium forum searching for a story of the scadar street in belgrade.
    Anyway, I didn’t know this. I knew only of one street of our city shkoder, but not all this.

    (from kastrioti)
    Skender-begova ulica – (Street of Scanderbeg in English or Rruga e Skënderbeut in Albanian) is found in the old part of Belgrade, in Dorcol. The street was named after the Albanian national hero “Gjergj Kastriot Skënderbeu” in 1896. Also one of the oldest streets in the center of Belgrade, “Makedonska ulica”, was known as “Kastriotova Ulica” (Street of Kastrioti) between 1872 – 1986, a time when it was thought that Scanderbeg was of Serbian origin. (Indeed his mother, Vojsava was a Servian princes married to an Albanian prince).

    Ulica Majke Angeline (Rruga e Nënës Angjelinë in Albanian or Street of Mother Angeline in English) is named after the daughter of Arianiti (an Albanian chieftain in the middle-ages. A close friend and brother in arms of Scanderbeg) who was married to the Serbian prince “Stephen the Blind” (Slepi Stefan Brankovic) in Shkodër (Skodra), Albania in 1461. “Stephen the Blind”, who was the son of George (Djuradj) Brankovic from Smedereva, was blinded by the Ottomans under Sultan Murad II in 1441 after having taken captive by the Turks. After his father’s death, Stephen, though blind, ruled Serbia for a short time, but was deposed in a coup and exiled to Albania. There he met St Angelina, whom he married in 1461. Their marriage was blessed with three children. Angeline devoted her life to the poor and the sick, for which in Srem she was called “Mother Angeline”. The Serbian Orthodox Church, celebrates 12th August as the “Day of Saint Angeline” in memory of Angeline. At the begining of 17th century, her cult was spread even in Russia. Since 1940 there is a street in the Zvezdara municipality of Belgrade named after her.

    Kondina ulica = (Rruga e Kondës in Albanian or Konda Street in English), was named after an orthodox Albanian from southern Albania, who showed great courage during the war in 1806 against the Turks which resulted in the independence of Belgrade. This street, in the centre of Belgrade, bears his name since 1872.

    Esad-pašina ulica = (Rruga e Esad Pashës in Albanian or Esad Pasha Street in English) is named after this Albanian who owned vast chifliks in central Albania, and who assisted the Serb army during its retreat across Albania. The Serb general, Dragutin Milutinovic is cited to have said: “If Esad wouldn’t have been our friend, our retreat in 1915 would have been even harder.”
    Specifically as result of this, a street in the municipality of Voždovac still bares his name since 1935.

    Ulica Sadika Ramiza = (Rruga e Ramiz Sadikut in Albanian or Street of Ramiz Sadiku), named after this communist revolutionist from Kosovo, hero of the WW2. The street can be found in New Belgrade, near the bank of river Sava, in the previous ‘workers’ neighbourhood’, not far from the most luxurious hotels in Belgrade: “Hayat” and “Intercontinental”.

    Skadarska ulica (Rruga e Shkodrës in Albanian or Shkodra Street in English) is considered one of the most attractive streets in Belgrade; place of many old cafes, frequently visited. The street has maintained this name since 1872. (Shkodra is a town in Northern Albania.
    This street and part of the city are known also by the name “Skadarlija”. Also a street in the municipality of Zemun bears the same name.

    Albanska ulica = (Rruga e Shqipërisë in Albanian or Albanian Street) is found in one of the oldest municipalities of Belgrade; Palilula. The street bore this name since 1927 up to 1972, when it was changed to “Ulica Albanske spomenice” (Rruga e Përkujtimores së Shqipërisë in Albanian or Street of the Memorial of Albania in English). The name was given according to what Serbs soldiers remembered of their retreat in very bad conditions across Albania in 1915. In the Zemun municipality, immediately after WW2, a street was named Albanska ulica (Rruga e Shqipërisë in Albanian or Street of Albania in English); the street still bears this name nowadays.

    Dračka ulica = (Rruga e Durrësit in Albanian or Street of Durres in English) can be found in the old part of Belgrade: Dorcol. This name dates back to 1930 because the city of Durrës (a port city in Western Albania) was a beautiful memory for the Serb soldiers who fought there during 1912 – 1913.

    Lješka ulica = (Rruga e Lezhës in Albanian or Street of Lezha in English), which can be found in the municipality of Chucarica, also dates back to 1930 becuase of the memories held by the Serb soldiers in 1912, who on 18 November liberated the city of the Ottoman invadors. Also the memories of those exhausted Serb soldiers who, in 1915 had to cross the narrow roads of this city heading for Durrës, reatreating from the Austrian army, are also reflected in the name of the street.

    Palata Albanija = (Pallati i Shqipërisë in Albanian or Palace Albania in English) is found at e place where before WW1, in the centre of Belgrade, there used to be the “Albaniaja Cafe”. The name was given by the owner in honour of the Serb soldiers who fought in Albania in 1912 – 1913. The building was erected in 1939 and used to be the tallest one in Jugoslavia and was named Palace Albania in rememberence of the cafe bearing the same name.

    1. Pelasgian says:

      Pra jan emra vetem e vetem per interes te tyre e jo se kan dashuri per ne .

      1844-1999 = VETEM GENOCIDE KAN KRYER ! Kte asnje Shqiptar s’duhet ta harroje !

  8. polisi says:

    Edhe ne greqi ka rrug me emra shqiptar rruget mbain keto emra argjirokastra tepeleni agiosaranda koritsa vorioepiro himara diraqio premeti

  9. Kruja says:

    po rruga e ahmet zogu te zi ku eshte? nje e kemi ne Tirane, rrugen e ‘krenarise kombetare’, po ajo e beogradit ku eshte?

  10. O Popull. says:

    Me ben pershtypje fakti qe politikanet tane nder shekuj jane sjelle me trojet tona sikur i kane patur private te tyret. Ne fillim te shkrimit thuhet se Esat Pashe Toptani tradhtisht ja ka shitur kete qytet Malit te Zi. Ali Pashe Tepelena ka shitur trojet tek greku, Ahmet Zogu ka shitur trojet si Shen Naumin etj tek Serbi. Sali Serbi e Lul Hollandezi kane shituir ujerat territoriale tek Greku. A duhen te ndeshkohen njehere e mire keta tradhtare te KOMBIT ?. Po pas’ardhesit e tyre qe vazhdojne te hiqen si te paret, a duhen te zbythen njehere e mire nga ky vend dhe te paguajne edhe per fajet e tradhetite e tyre ?.

  11. turkofagos says:

    Ajo nuk e ka shkidra po e ka scutariqia.
    Ka qene zemra e vorioepirit.
    More sunit turk

  12. AK-47 says:

    Ne qender te Beogradit eshte edhe hoteli qe dikur ka patur emrin Albania…
    Ndersa Skadarlija (ne 2004 une e kam lexuar ne pllakate Skadarlija Ulica), ose Skadarska eshte nje rruge pedonale e shtruar me kalldrem dhe eshte e mbushur me lokale tradicionale ku kendohet muzika e tyre, ngjan me Rrugen e Gjuhadolit ne Shkoder…
    Tek Tri Sheshiret, me 10 usd grupi muzikor e ka kenduar 3 here Hajde mori Shote… eshte versioni serbisht i kenges sone shqipe per nder te heroines Shote Galica… Hajde Shote marshalla me burrin perkrah.. Shota e Azemit, mbesa e Skenderit…

  13. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Greket e sotshem nuk kane asgje te perbashket gjenetikisht me ata te kohes se Homerit .
    22 shekujt qe kaluan Greket i percudnuan dhe mu per kete Greket me perjashtim te KRETES u kryqezuan me Turq dhe me Arabet e Magrebit ne masen 98 %.
    Shekujt qe kaluan treguan gjithashtu qe Kombi Shqiptar u MPAK sepse perpara ne ishim banore te Koperit deri ne Peloponez .
    Por edhe pse pa shtet ne nuk u asimiluam por i qendruam fortunave te mijevjecareve .
    Serbet nga Veriu dhe Greket nga Jugu ,na mesyne ,na sulmuan dhe na copetuan ,sepse ne mesin TONE TRADHETIA ka qene pjese e historise sone ,ku edhe sot nuk gjen Reminishenca te saj por fakte si SALI SERB BERISHA dhe LULZIM ILIR ENVER HOXHA ((BASHA )!

  14. Laver says:

    U cudita sa na duan serbet e Beogradit!!?? Ore po kaq budallenje keta djemte e vajzat e fisit tone…

  15. caku says:

    Edhe ne Stamboll eshte nje lagje e madhe me emrin SKODRA,ndoshta serbet e kane vene per kujtim te stambollit.Edhe shteti Shqiptar ka bere marrveshje me serbet per inspektimin e vorreve te serbeve ne dt.12/2/’25,kryeprifti jugosllav Lazar Matijevic erdhi per inspektim ne Shqiperi.
    Kemi ne Shqiperi ne Kosove e Maqedoni shume emra qytetesh,fshatrash,malesh,lumenjsh ne gjuhen e kuptimin sllav e nuk eshte bere perpjekje serioze per ti ndryshuar ne shqip.Ne vitin 1923,eshte bere nje perpjekje,por pa sukses.

  16. Po ndonje rruge me emrin “Sali Berisha” a e kane emertu , se ne kohen kur Sllobo ishte teper ne veshtiresi per te levizur tanket ne drejtim te Kosoves per te shtypur kosovaret me to , ky anti shqiptar me gjithe ministrat e tij , u dergoi nafte dhe mbeshtetje politike …. . !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje