Stefan Fule, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian do të zhvillojë vizitën e fundit në Tiranë duke drejtuar bisedimet e nivelit të lartë Shqipëri-BE.
Eurokomisioneri do të nisë axhendën e takimeve në oren 9:15 me kryeparlamentarin Ilir Meta.
Menjëherë më pas, në zyrat e BE, Fule do të bisedojë me kreun e opozitës shqiptare Lulzim Basha, të cilin nuk pati mundësi ta takonte në muajin qershor, për shkak të vizitës së tij në Gjermani.
Në orën 11:00, eurokomisioneri takohet me kryeministrin Edi Rama dhe rreth 11:30 pritet të nisë tryeza e Dialogut të Lartë për prioritetet kyçe, që nisi Nëntorin e vitit të kaluar, “me qëllim intensifikimin e punës së Shqipërisë ndaj reformave të domosdoshme në fushat kyçe me mbështetjen e Komisionit Europian.
Pas tryezës, pjesë e së cilës do të jetë edhe opozita shqiptare, ku bashkëdrejtuesit e tryezës Fule dhe Rama do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Edhe pse është vizita e fundit në Tiranë, në axhendën e eurokomisionerit nuk është parashikuar një takim me Presidentitn e Republikës, Bujar Nishani.
Të drejtat e njeriut, gjyqësori, korrupsioni, krimi i organizuar dhe reforma e administratës publike janë 5 prioritetet kyçe për Shqipërinë.
Ky raund shënon takimin e parë që prej marrjes së statusit kandidat dhe mbahet pak ditë para finalizimit të raportit vjetor të progresit mbi Shqipërinë që parashikohet të publikohet në gjysmën e parë të Tetorit.
Sundimi i ligjit, reforma në gjyqësor dhe administratë, lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimi i deritanishëm i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe zhvillimet ekonomike në vend janë fushat kryesore që pritet të vlerësohen në raportin e vjeshtës, e midis të tjerash pritet të përmendet dhe çështja e vjedhjes në Bankën Qëndrore dhe arrestimi i drejtuesve të saj.
Vazhdon suksesshem dhe axhenda per integrim ne bashkim europian, siduket shqiperise po i hecin punet mire, shyqyr qe erdhi kjo kohe.