Miliarderi britanik, prova se paratë nuk e blejnë dot lumturinë

3 Tetor 2014, 14:13Lifestyle TEMA
Miliarderi britanik, prova se paratë nuk e blejnë dot lumturinë

Thonë se paratë mund të blejnë çdo gjë, por jo lumturinë. Të tjerë thonë se lumturia vjen nëse me anë të parave i plotëson vetes të gjitha dëshirat.

Megjithatë ky miliarder është shembulli se paratë nuk e blejnë dot as lumturinë dhe as paqen.

Të paktën jo kur gjërat thelbësore në jetë shkojnë më keq, aq keq sa lekët nuk u bëjnë dot derman.

John Caudwell, themeluesi i Phones 4U ka një pasuri  prej 2 miliardë paundsh dhe është një ndër njerëzit më të pasur në Britani. Por pavarësisht kësaj miliarderi pohon  se nuk është i lumtur.

Djali i tij vuan nga një formë e rëndë e agorafobisë dhe thuajse nuk del fare nga shtëpia, pasi fshihet në krevatin e tij. Ndërsa vajza e tij, e cila ka pasur probleme qysh fëmijë, vuan nga sulme agresive ankthi.

Caudwell është ndarë nga bashkëshortja e tij me të cilën ka dhe dy fëmiëjt, por së fundmi pas 15 vitesh bashkëjetesë, është ndarë edhe nga partnerja e tij, Claire Johnson.

Kompania e tij së fundmi pas problemeve të shumta ka humbur 6000 punonjës dhe as fakti që posdeon 2 vila-kështjella, jaht, helikopter dhe një sërë makinash të shtrenjta, nuk  i kthen dot lumturinë Caudwell.

Paratë duket sikur të ndihmojnë thotë ai, por ato nuk e blejnë dot lumturinë.

Ndoshta jam i pari që e them se mungesa e parave mund të çojë në mjerim, por pasja e tyre nuk e blen dot lumturinë”, ka pohuar miliarderi.

“Kur sheh fëmijën dhe familjen tënde kështu, nuk ka asnjë shumë lekësh që mund të të bëjë të lumtur. E vetmja gjë që ka vërtetë rëndësi në fund të ditës është shëndeti. Nëse nuk e ke atë, nuk do mjaftonin as gjithë paratë e botës për të të sjellë lumturinë”, vazhdon më tej miliarderi. (j.h)

 

 

 

18 komente në “Miliarderi britanik, prova se paratë nuk e blejnë dot lumturinë”

  1. LINDITA says:

    pyte nexhmijen e Ramiz Alise, se mendon ndryshe.

    1. Drini Bardh e Zi says:

      Gazetarit/Perkthyesit(ne mos qofte lapsus ose gabim ne shtypshkrim): Nuk eshte “agrofobia”., por “agorafobia”,(agora-nga greqishtja do te thote vend i hapur/hapsire), dmth frika per te qene ne mjedise te hapura ose ne vende ku ka shume njerez dhe ku shtohen mundesite te ndeshesh ose te perballesh me ta.

      1. Giacomo Pucini says:

        Drini, gabimi është tek germa -g- duhet të jetë -k- dhe del si frikë nga lartësitë etj.

        1. Drini Bardh e Zi says:

          Pucini, me shume gjasa, mund te jete edhe ashtu sic mendoni ju, dmth e shkruar “agrofobia” ne vend te “akrofobia” (acrophobia), frika nga lartesite.

          Ne hamendjen time u nisa nga teksti i lajmit qe fliste per tendencen djalit te miliarderit per te ndenjur i mbyllur ne shtepi, qe eshte simpotome e agorafobise.

          Flm per vemendjen.

          1. Drini Bardh e Zi says:

            Lapsus, simptome dhe jo simpotome.

  2. Bakshishi says:

    Mos ka ndonje xhind brenda ore. Sille ketu ne Shqiperi ta yshti ndonje bektashian ose coje te Janulla qe e beri njeri tourkofagotin

  3. ngaterrestari says:

    Nuk e kuptoj:behet fjale per leke,paund apo ,ne pergjithesi,per para?!

  4. Edlira says:

    Eshte e vertete po jo plotesisht,sepse pa dashur te jem cinike po duke pare kete rast mendoj e pyes veten: Po sikur nje familje ne gjendje mesatare financiare apo edhe me keq, e varfer nese do te kishte rastin e femijeve te tille( dhe te gjithe e dime qe ka), madje ka edhe divorce te ketyre prinderve per shkak te mosperballimit edhe psikologjikisht te ketyre situatave me femijet dhe gjithashtu nuk mund te perballojne financiarisht faturat e terapive qe do tu duhen per te paguar, cfare duhet te bejne? Paraja nuk te sjell lumturi po te krijon lehtesi per perballimin e situatave te tilla apo te ngjashme me to.

    1. Wendy-B says:

      Plotesisht dakort me ty Edlira. Keta idealistet e “lumturise” duhet ti çosh te shohin njehere realitetin ne cdo cep te globit. Paraja ndoshta nuk te sjell lumturine, po te jep qetesi. Nje njeri i qete eshte I Lumtur.

  5. LORA says:

    Pohimi i ketij miliardieri eshte nje e vertete e provuar nder shekuj.
    Jeta e ketij eshte vecse nja nga provat e vertetesise.
    Ja pse njerzit e rruzullit tokesor urimin me te ngrohte e kane per mbarevajtjen e shendetit.

  6. Taulant says:

    Me para heq mendjen nga hallet,te pakten.Shkon me pushime,bredh ku do,ze dhe ndonje dashnore yll.Privilegje te doktoret dhe spitalet me te mira…
    Po para ?Futja vrapit vetem per ne cmendine!

    Mos u beni komunista!

    1. Nora says:

      Ku eshte lumturia kur dashnorja te do per lek jo per vet personin.
      Paraja mund te sjell seks, por jo dashuri.

  7. Charlie says:

    do ishte shum me
    keq puna nese sdo kishte as lek

  8. santiago says:

    cfar 2 miliard paund?maloku jone ka 5 here me shume

  9. 17 nentori says:

    eshte korrekte agrofobia… qe eshte frika nga agronomet dhe jo si ja fut kot ai Drini pa ngjyra… qe ngaterrohet me ngjyre bardhezi si greqipshtja.

  10. urime urime urime says:

    eshte bere kjo gazete vari leshte

  11. vemendje* says:

    Lapsus…agorofobia…dhe me ne FUND….latinishtia?!…e keqia qendron tek shqipja(qe nuk dini) e jo tek termat shkencore!
    1.Drini bar e zi,ti duhet te jesh gjenia femer,dhe jam ne se i sigurt se ne mendjen tende te gjitha gjerat jane krijuar nga “greket”,nuk ke faj ti,mos kerko kot,se e ka fain ajo qe eshte brenda kokes tende,me ngjyre te bardhe,ske ci ben aq te dha fisi.
    Se mos te vete mendja qe:per respekt te “shpikesve se lashte” shume terma i themi per “respekt”,per respekt dhe jo se nuk i kemi ne gjuhen tone…ocapitoooo(baaa).
    Agorofoba=frike=trembje.
    Populli,populli thote:”lere lere kete,se eshte i trembur”.Nuk thote Populli “lere lere kete se eshte agorofobia”.by

  12. EVA says:

    I drejtohem Drinit.e lexova me kujdes shkrimin fjala eshte shkruar korekt(e agorafobise} e perdorur ne rasen gjinore se ashtu e kerkon ndertimi i fjalise ,pra frike per te dale ne mjedise te hapura ku ka njerez ,format e renda rrine brenda dhe komunikojne shume pak me te tjeret .e sa per pasurine te thuash qe nuk duhet eshte mendjelehtesi .sidomos ne keto kohe qe pa te ardhura nuk e ndjek dot shendetin gjithsesi populli thote si uji i detitqe i duhet anijes per te lundruar ,po qe me shumice e mbyt fare .pershendetje gjithesesi qofshi mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje