Ajo është arma top-sekrete e Google, e ngarkuar me ruajtjen e brendit më të vlefshëm botëror.
Parisa Tabriz është hakere profesioniste, të cilën Google e quan ‘Princesha e Sigurisë’.
Si një hakere legale, ajo paguhet për ta sulmuar punëdhënësin e vet, në këtë rast Google, në mënyrë që ‘keqbërësit’ e internetit të mos arrijnë të sulmojnë të parët.
Detyra e saj dhe e ekipit që ajo udhëheq është mbrojtja e afro një bilion përdoruesve të shfletuesit Google Chrome, i cili është shfletuesi më i përdorur në planet.
Parisa Tabriz, 31 vjeçe udhëheq një ekip prej 30 meshkujsh profesionistë në fushen e teknologjisë së Shteteve të Bashkuara dhe Europës.
Ajo madje vetë ka zgjedhur se si do ta ketë titullin në kompani. Gjatë një konference në Tokio, Tabriz ka thënë se i dukej shumë e zymtë që në kartvizitën e saj të shkruante ‘inxhiniere sigurimi’, kështu ajo ka vendosur të quhet ‘Princesha e Sigurisë’.
Sipas saj, meshkujt në kompani e marrin gjithçka shumë seriozisht, kështu që ka vendosur që ta mbajë titullin ‘Princesha e Sigurisë’, pasi mendon se duket disi më i freskët dhe më pak i mërzitshëm.
Në fillim të këtij viti, i ka prirë radhës së publikimit të figurave të përkatësive të ndryshme si fuqi e tyre punuese. Ata kanë bërë të ditur se vetëm 30 nga 100 punëtorë janë femra.
Parisa Tabriz thotë se kur i ishte ofruar kjo punë ende po ndiqte kolegjin. Ajo tregon se si një koleg i saj i kolegjit ia kishte përplasur në fytyrë, se asaj po i ofrohej kjo punë, vetëm sepse ishte femër.
“Por, kjo nuk më ndaloi që të vazhdojë përpara, e as nuk më bëri të mendojë nëse kishte të drejtë apo jo”, ka thënë Tabriz.
Ajo pohon se mungesa e femrave në fushen e teknologjisë, është sepse ato e nënvlerësojnë veten dhe dorëzohen shpejt.
Tabriz thotë se është pikërisht aftësia e saj për të depërtuar në mendjen e keqbërësve, ajo që e ka sjellë këtu. (Express)
Sa me kujton personazhin e famshem te Stieg larsonit, Lisbeth salander…edhe une do te doja te isha nje Salander po ca te bej vetem te fik e te ndez kompjuterin di ?
Hajde reklam qe i bojn Google Chrome, ne te gjith komputerat e klienteve të mi raporti Chrome vs Mozilla Firefox është 3 me 7.
Or patllakja or koke palltake mos more. Klientet e tu perdorin me shume Mozilla?!!! E more ne qafe google me ato 5 klientet e tu e falimentove. Prandaj dhe google po i ben aq shume reklame Chrome e po i lutet 5 klienteve te PALLtakes qe te ikin nga Firefox. Ycccccccccccccccccc palltake shko ruj delet se sqenke per kompiuter ushhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhhh gomar.
“është mbrojtja e afro një bilion përdoruesve”
po shkruani shqip o idiotë!!
jo anglisht!!
miliardë dhe jo bilion!!
shqiptar,o fatkesi e shqiptarit!!