VIDEO LAJM/ Ja çfarë ka brenda hamburgerave të Mc'Donald's!

14 Tetor 2014, 12:23Lifestyle TEMA

Kompania Mc Donald’s ka lejuar për herë të parë në historinë e tij,  kamerat brenda fabrikës sekrete të përpunimit të ushqimeve të saj.

Pas zërave dhe legjendave urbane se produktet e Mc’Donald’s nuk janë “ushqime të vërteta” dhe se hamburgerat kanë ngjyrues dhe përzierje të tjera anatyrale,  kompania ka treguar procesin se si bëhen hamburgerat e saj të njohur në mbarë botën. Filmimi i prodhimit të produkteve nga Mc Donald është bërë për herë të parë në histori nga televizioni amerikan ABC News. Arsyeja se përse e kanë lejuar diçka të tillë, shefi i marketingut të McDonald’s e ka shpjeguar në kuadër  të fushatës që të gjithë konsumatorët e saj të njohin historinë e ushqimeve të Mc’Donald. “Ushqimi ynë, pyetja juaj”, është fushata që kjo kompani ka ndërrmarrë për herë të parë, për të treguar se si i prodhon ushqimet.

Në video shihet se hamburgerat dhe produktet që përdoren bëhen me mish viçi dhe mish gjedhësh të tjerë.

Por a do ta shuajë kjo gjë dyshimin në mbarë botën për produktet MC’Donalds, të cilat po aq sa konsumohen aq edhe lënë tek klientët hijen e dyshimit për çfarë kanë ngrënë. (j.h)

7 komente në “VIDEO LAJM/ Ja çfarë ka brenda hamburgerave të Mc’Donald’s!”

  1. derty says:

    Pse nuk vene nje web camera qe ta shohim live 24/7?

  2. xhevriko says:

    Prandaj dhe amerikanet jane si mamuthe se hane keto lloj ushqimesh….

  3. beso says:

    Problemi kryesor nuk qendron tek hamburgeri por tek patatet fritte dhe Coca-cola,se zakonisht shiten ne pakete se bashku.

  4. Çiljeta says:

    E çfarë pamë këtu, për të kuptuar e për t’u siguruar për cilësinë e ushqimit…???!!! Asgjë…! E tëra kjo, shumë bukur mund të jetë një montazh, apo inskenim dhe nuk na thotë asgjë… Thjesht mund të bëjë efektin e një reklame të zakonëshme dhe asgjë tjetër…!

    1. Vk says:

      Saliu ta ka fajin!

  5. Vlora says:

    Pramdaj vdesin nga zemra qe 55 vjec keta, se hane keto pocaqite. Po nuk eshte ndryshe edhe ne Shqiperi. Jane bere femijet me zemer qe tani, nga sallamrat, sanduicet dhe sufllaqet qe hane perdite.

  6. Dea says:

    Na e mbushen mendjen ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje