Serbia nderon Putin me paradën e parë ushtarake prej vitit 1985

16 Tetor 2014, 12:22Rajoni TEMA

Serbia, kandidate për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, është duke i dërguar një mesazh konfuz Brukselit me paradën ushtarake që do të zhvillojë sot, ku i ftuari kryesor do të jetë presidenti rus, Vladimir Putin.

Vendimi për të ftuar Putinin si figurën kryesore vjen në një moment delikat për Serbinë, jo vetëm për faktin se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit janë në tension për shkak të Ukrainës, por edhe për faktin se, pas vitesh të tëra shtyrjesh, Bashkimi Evropian hapi bisedimet e anëtarësimit me Serbinë vetëm 10 muaj më parë.

Parada ushtarake përkujton sot zyrtarisht 70-vjetorin e çlirimit të Beogradit nga partizanët komunistë jugosllavë dhe Ushtria e Kuqe nga pushtimi gjerman.

Por, kritikë nga opozita serbe thonë se ngjarja është më tepër një nderim për vetë Putinin.

Kjo ngjarje u zhvendos nga përvjetori aktual, që është 20 tetori, dukshëm për të mos penguar axhendën e Putinit.

Zhvillimi i saj u njoftua zyrtarisht pasi lideri i Kremlinit konfirmoi pjesëmarrjen.

“Unë dyshoj se dikush në Moskë… do ta zhvendoste datën e paradës së 9 Majit, që shënon përfundimin e Luftës II Botërore”, thotë Gordana Comiç, deputete e Partisë Demokratike në opozitë.

Ndërkohë, zyrtarë nga Partia Progresive e kryeministrit Aleksandar Vuçiç dhe nga qeveria e tij hedhin poshtë paralajmërimet sipas të cilave nderimi i Putinit gjatë kohës kur në Ukrainë ka një konflikt, do të dëmtonte pozicionin e Serbisë ndaj Perëndimit.

”Vizita e Putinit është një shenjë se politikat e Serbisë vlerësohen”, thotë Zoran Babiç i kësaj partie.

“Mbi të gjitha, ne kërkojmë miq në të katër anët e botës, ne promovojmë ekonominë serbe”, tha në parlament i sipërcituari.

“Putini i ka kushtuar gjithmonë vëmendje Serbisë”, thotë nga ana e tij ambasadori rus në Beograd, Aleksander Çepurin.

“Bashkëpunimi me Serbinë është i dobishëm për të, për Rusinë, për Bashkimin Evropian dhe për gjithë botën”, thekson ai.

Që nga koha e shpërthimit të krizës ukrainase, Serbia ka mbështetur integritetin territoril të ish-republikës sovjetike, por nuk ka dënuar aneksimin e Krimesë nga Rusia dhe as i është bashkuar sanksioneve ekonomike të Perëndimit kundrejt Moskës.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian kanë thënë se presin që gjatë bisedime të anëtarësimit Serbia të bashkojë politikën e saj të jashtme, përfshirë qasjen ndaj Rusisë, me atë të bllokut.

Megjithatë, ende nuk ka një datë për këtë çështje.

Kritika të ashpra për zhvillimin e paradës për Putinin kanë ardhur edhe nga ambasadori amerikan në Beograd, Michael Kirby, i cili muajin e kaluar theksoi se edhe trupat ukrainase bënin pjesë në brigadat e Ushtrisë së Kuqe që luftuan për çlirimin e kryeqytetit serb.

”Ndërkohë që Serbia mund të ketë marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Kinën, ajo duhet të kujtojë se Kina nuk ka sulmuar askënd, ndërsa Rusia po”, thekson Kirby.

Parada e fundit ushtarake në Beograd është zhvilluar në vitin 1985 nga ish-Armata Jugosllave.

Gjashtë vite më pas Jugosllavia dhe ushtria e saj u ndanë.

Sot në paradë do të marrin pjesë 4 500 ushtarë, 300 mjete, përfshirë tanke, si edhe 50 avionë.

Putini do të mbërrijë me një enturazh prej 150 personash, përfshirë biznesmenë të suksesshëm që do të kërkojnë zgjerimin e bashkëpunimit me Serbinë, çka mund të shkaktojë habi në Bruksel dhe Uashington.

Në muajin gusht, Bashkimi Evropian paralajëroi Serbinë kundër zëvendësimit të shërbimeve dhe të mallrave perëndimore me tregjet ruse, pas vendosjes së sanksioneve Moskës për shkak të qëndrimit ndaj Ukrainës.

Por, Rusia ka interesa afatgjata biznesi në Serbi, veçanërisht në energji dhe sistemin bankar. Moska dhe Beogradi shpresojnë të zgjerojnë bashkëpunimin e tyre në sektorin energjetik me gazsjellësin ”South Stream”. (Boris Babiç/dpa-atsh)

7 komente në “Serbia nderon Putin me paradën e parë ushtarake prej vitit 1985”

  1. dru me pre says:

    Kjo eshte nje plus per ne qe te pakten BE te mbylle gojen per ceshtjen e drones dhe marrja e nje vendimi nga UEFA do rrezoje alibite serbe se kush eshte rreziku ne rajon Shqiperia e copetuar apo Serbia sllavo cetnike.

  2. Pafuqieuropiane apo interesa europiane ben qe te mbahet mje qendrim i tille ndaj nje serbie ruse e njejta gjendie deri diku edhe per greqine ruse.Ligjerisht te dyja jane shtete te pa mvarura,psikologjikisht,shpirterisht,e nga ana fetare, jane pjese ruse ne ballkan

  3. janullatos pisoglentis says:

    +++++++++++++++++

    SERB = GREKE = TE PABESE

    +++++++++++++++++

    mjere ata europiane perendimore qe akoma skane mesuar nga historia

  4. hanna says:

    pse nuk kthehen afer Rusise andej nga kane ardhur dhe te na lene neve rehat

  5. Scandal says:

    Tani veprimi i BE-se eshte qe Serbia perseri mirret me te mire ledhatohet sepse BE-se i duhet Serbia,ku me gjdo qmime duhet qe ti shkeputet ky aleat i rusise ne zemer te EU-se sidomos gjermanet jane shume te interesuare aresyja sepse aty investitoret gjerman jane duke bere invazjon me firma,tjetra BE dhe USA deshirojn qe ta pastrojn Ballkanin prej influences Ruse.E ne Shqiptareve dhe Drones tone karremi ne bythe sepse jemi te dobet me Ekonomi,POlitik(ndoshta Edi bene dishka)vetedije kombetare skem fare e etj dhe etjera budallkina……..

  6. Ozzy Osbourne says:

    J perse ndodhi ajo ne stadium,per ti thene putinit qe ne nuk kemi pune me perendimin.Rama do bej nje hap falls n.q.s. do te shkoj ne beograd,atje vetem do provokohet dhe ne vend te vere vetulla do nxjeri syte.Te haroj ato qe thote ambasadori gjerman,ata dihet qe vazhdojne bejne eksperimente dhe pasojat i ka politika shqiptare.Ka shume kohe qe shqiperia nuk ka nxjere politikan me peshe,per mos me thene kure!!Rama do e pesoj si puna e armeve kimike,u nis per nje pune te mire nuk diti ta menaxhoj dhe ju kthye si bumerang.Ne kete situate duhet te konsultohet me njeres qe marin veshe nga kjo pune qofshin keta dhe amerikan!

  7. Tani says:

    E njejta race e njeta fytyre!!!!! “Mongoloide” te pazhvilluar te shoqerise sone moderne…Mos me keqkuptoni vuajtes se Syndromes Down!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje