FOTO LAJM/ Futbolli nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Beograd

17 Tetor 2014, 17:02Sport TEMA
FOTO LAJM/ Futbolli nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Beograd

Futbolistët shqiptarë dhe serbë të Lacios, kanë treguar se ajo që ndodhi në Beograd, nuk kishte lidhje me futbollin.

Pasi janë kthyer në Romë, ata kanë bërë një foto së bashku, duke treguar se futbolli vetëm bashkon.

Tomas Strakosha, Lorik Cana, Etrit Berisha Filip Xhorxheviç dhe Dushan Basta kanë pozuar së bashku për faqen e Lacios, duke treguar se nuk kanë asnjë problem me njëri-tjetrin.

11 komente në “FOTO LAJM/ Futbolli nuk ka lidhje me atë që ndodhi në Beograd”

  1. i paanshmi says:

    BRAVO IKONE SHUME E BUKUR.HECNI PERPARA DHE LENI KTU PATRIOTET TE BEJNE SI TE TERBUAR SI NJEREZ MBRAPA BOTES…

  2. Claus says:

    Sa here kisha komentuar qe keta bandille kur shkojne ne ekipet e klubeve te tyre puthen dhe jargaviten me serbet, ndersa me ekipet perfaqsuese na bejne “heronjte kombetare” qe kane vrare Balozin e Zi serb.
    Marrin peng nje popull te tere me keto bema primiteve, ndersa pas 24 oresh hiqen sikur nuk kane qene keta qe kane tundur simbolet e shpifura kombetare sikur te kene qene ne nje teater kukullash qe kembe e duar i leviz dikush tjeter.
    Ku u mbeti ajo urrejtje kunder serbeve?
    Apo ketu me serbet ne ekip fitojne miliona, kur nga ana tjeter nuk kane per gje te marrin dhe te tallen me nje popull te tere duke u kenduar dhe kenge nga rapsode qesharake si ne shekujt e 10-te.
    Perse nuk doli me pare nje ze i moderuar, por na dalin tani neper klubet e tyre si engjej te rene nga qielli?

    1. shqiponja says:

      Me duket se i shikon gjerat bardh e zi! Asnje lojtar shqiptar nuk beri ndonje heroizem te tepruar ne ate fushe. Ata thjesht kerkuan te merrnin flamurin dhe nuk lejuan qe te perdhosej nje simbol kombetar. Lorik Cana mbroi shokun e tij nga nje tifoz qe nuk kishte vend fare ne fushe. Edhe ne deklaratat e tij Lorik Cana beri diferencen midis atyre qe ushtruan dhune mbi ta dhe atyre lojtareve serb qe u sollen te njerezishem. Merr mesim nga objektiviteti dhe civilizimi i tij.

      1. Aleksander says:

        Lere moj Shqiponja,ky me lart eshte jashtetokesor,eshte i derguari i fundit i Zotit mbi toke !-Eshte i ndriçuari i vetem dhe çdo gje e gjithkush rreth tij(sidomos shqiptare)eshte provinciale eshte primitive, e shpifur etj etj etj…i mjeri ky !-Shkodranet jane fantastike :-T’u rritte mendja or trim ,me shume se ç’te eshte rritur dhe… ndriçoji ata europianet fatlume qe te kane afer!

    2. Akoma se kupton ti mer karagjoz qe serbet urrejne shqiptaret dhe popullin shqiptare dhe jo shqiptaret zingarit e ballkanit.Vdekje,vritni shqiptaret, ulèrinin nga min e pare deri ne 43 ku u n’derpre takimi.

    3. palloshi says:

      robt ku ti kesh claus!

    4. sit.. .back. _and_ relaks says:

      Po cke o claus loqja qe flet pa menduar, kur ske ndonje gje te zgjuar per thene kafsho gjuhen se te ndihmon

  3. Gattamelata says:

    Bravo…keto jane pamjet qe duan te shikojme!

  4. 23 Qershori 2013 says:

    BRAVO

  5. Ire says:

    Ju lumte djema, keni treguar civilizim. Ketu ku jetoj, kam fqinje nje grua te moshuar serbe qe jeton me familjen e djalit dhe kujdeset per femijet e tij njesoj si nje gjyshe shqiptare. Une bej te njeten gje. Jemi miqesuar duke percjelle femijet per ne shkolle ose kur I nxjerrim ata ne te njetin park. Nje dite ajo me tha: ketu ne e duam dhe respektojme njeri tjetrin. Atje ne Ballkan e vrasim njeri tjetrin…
    Femijet tane si dhe te familjeve nga Maqedonia e vende te tjera nga Ballkani u mblodhen se bashku ta shikonin ndeshjen, u shtangen, nuk kuptojne cfare ndodhi…
    Ju te rinjte mos u beni skllever te nacionalizmit te verber, punoni me cdo kusht per Paqen dhe Dashurine. Ju lumte qe tregoni sa nivel te larte culture keni.
    Me respekt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje