Kryeparlamentari kosovar, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç se “makthi i Evropës është Shqipëria e Madhe”.
Krasniqi thotë se makthi i Evropës ka qenë dhe është politika për një Serbi të Madhe.
Sipas Krasniqit në Beograd ka filluar një fushatë fashiste.
“Makthi dhe tmerri i Evropës ishte dhe është politika për Serbi të Madhe
Vuçic thotë: “Njerëzit qe thonë se Shqipëria e Madhe është makthi ynë, kanë absolutisht të drejtë. Por ky nuk është vetëm makthi ynë, është makthi i Evropës, makthi i gjithë njerëzimit, e ne do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë që ta parandalojmë atë. Shpresoj se shqiptarët normal do ta kuptojnë këtë porosi” .
Kujt po ia tregon ketë përrallë Vuçiçi, pse ai nuk e kthen kujtesën e tij vetëm pak vite pas, kur ishte nxënës i zellshëm i Sheshelit dhe i Millosheviqit dhe pastaj për ti kujtuar veprimet e tija në mesin e paramilitarëve, atëherë kur të njëjtën gjë e thoshte për shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët. A mos po kujton ai se të tre popujt e përmendur i kanë harruar jo makthet si thotë ai, por tmerret e një lufte fashiste me të gjitha parametrat e gjenocidit të egër!
A kujton ai se Bota demokratike dhe ne si pjesë e saj i kemi harruar barbaritë e ati pushteti e të atyre njerëzve që edhe sot e qeverisin Serbinë? Liderët shqiptarë të Kosovës, gjatë këtyre viteve, shumë gjera i kanë heshtur, kanë shikuar përmes gishtërinjve, duke besuar se me ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, do të pendoheni, në rend të parë me të kaluarën tuaj kriminale, se jeni penduar e shkëputur nga ajo ideologji antinjerëzore, tmerruese për të gjithë jo serbët e ish federatës jugosllave, e në mënyrë të veçantë për shqiptarët e Kosovës, të Maqedonisë e të Malit të Zi. Të cilët për gati një shekulli i ishin nënshtruar një politike shfarosëse, por më mirë nuk kaluan as boshnjaket e kroatet.
Këtu nuk po ua përmendi edhe fatet tjera, se politika shoviniste serbe, ishte fajtore edhe për Luftërat Ballkanike dhe Luftën e Parë Botërore. Historia regjistron gjithçka e nuk harron asgjë. Pra, politika serbomadhe ishte tmerri e makthi, në rend të parë, i popujve që një kohë kishit bashkëjetuar, por edhe Bota demokratike u tmerrua me krimet tuaja të kryera në Bosnje e Hercegovinë, Kroaci e më pas edhe në Kosovë.
Jo zoti kryeministër, as ne e as Bota nuk mund t’i harron luftërat e tmerret që ua keni shkaktuar njerëzimit gjatë shekullit XX. Madje kush je ti, që shqiptarët i ndan në “normal” e jo normal. A e shikon fytyrën tuaj në pasqyrë? Po, ti a e ke pyetur veten se vërtetë a je normal? Pse nuk e thua asnjë fjale, për thirrjet e bashkëkombëseve tuaj për vrasjen, tjerrjen e zhdukjen e shqiptarëve? Që u brohorit për më shumë se dyzetë minuta në Beograd? Aty ishte edhe shefi yt dhe heshti! Dhe krejt ketë po tentoni ta e mbuloni me flamurin ku ishte një hartë e trojeve shqiptare. Me veprimet tuaja, me zellin tuaj për tu kapur pas ati flamuri, tregoni se ju jeni organizatori i gjithë hallakames që ka ndodhur atë ditë në Beograd?! Me ketë budallallëk që e thua. Ti po të ishe normal, do ta ndjeje një fije pendimi, për krimet që ideologët tu ju shkaktuan popujve të tjerë jo serb, në shtëpitë e tyre!? Po të ishit normal, ju do të duhej të heshtnit, pas ndeshjes se futbollit të zhvilluar në stadiumin e Partizanit në Beograd.
Po shpresoj, se ketë fushatë fashiste që keni filluar në Beograd, veç të tjerëve janë duke e shikuar, Brukseli e Uashingtoni.
Ndërsa liderët shqiptar, nuk duhet ti shtinë veshët në lesh, siç kanë vepruar gjatë gjithë viteve të shekullit XXI!? Për ta dhe popullin e tyre, ju po u bini kambanave të alarmit. Ata duhet të jenë të vëmendshëm, ose duhet ti thonë popullit se janë të pa aftë ta drejtojnë në këto kohë të vështira”, shkruan Krasniqi.
Nje pergjigje rrufe bravo
Serbia qe e madhe dhe u zvoglua.
Mqs u hap kutia e pandores eshte radha e gyzeleve per perpjekje te medha.
Dhe eshte mese e kuptueshme sepse jane pasardhes te 2 dyerve te medha : te mahmut sulltanit dhe te hamza kasemit (atij te tredhurit nga familja e madhe e kastrioteve).
Ordhijaksi mou, nuk di por ate nate me vajti mendja sikur te fusnin korrakun tat Pirro Dhjerin ne kombetaren tone, cfar ndo ndodhte me flamurin e shqiperis etnike, me bindje e them se do griste sallat bashke me Mitrivicin, ik andej jevg greqistani
Me keqardhje e them por prapambetje osmane je ti. Turqit i kishin ne qef shume Vasiliqirat. Cka gjeni te ato se di por shijet thoni latinet nuk diskutohen.
Je i lire qe ti bashkohesh ndonje kombi tjeter te palluar fort nga turqit si semitet e Yunanistanit qe i rren mendja qe kane lidhje me helenet e lashte.
Neve nuk na duhesh.
po Aldo bumci n a e keni pa gje…mos ka dale ne konference shtypi..
Bravo
Bravo! nje shkrim prej nje Shqipetari te vertete ,qe nuk ngurron kurre te verteten ta thote hapur .
Serbet duhen te mendohen mire kur te leshojne deklaratat e tyre boshe .
Gjemat e tyre nuk i kane lene, qe ato te krenohen para fqinjeve te tyre,
Ato kurre nuk kerkuan Pardon para ketyre fqinjeve dhe sot Vucici me kompanine e tij kriminale ,presin nga Shqipetaret qe ti kerkojme Pardon .
Panvarsisht qe nuk i berem asgje ,por vetem u dhunuam nga fillimi deri ne fund .Sjellja e tyre eshte vertete ANORMALE.
Bravo te lumte goja. Me bukur nuk ka se si tja thoje ketij klyshi te Sheshelit dhe Milloshevicit. Fashite te ndyre. E hodhen vete dronin me flamurin e zi per ta nxjerre Shqiperine si fashiste dhe si terroriste islamike por ju ra ne koke. Asnje nuk e beson qe dronine hodhen shqiptaret. Sherbimet sekrete serbe dhe ruse e hodhen dronin per te destabilizuar Ballkanin ashtu sic beri Rusia me Ukrainen. Keta jane gjakpires dhe po vijne verdalle per gjak. Ju vlen plasja qe Shqiperia dhe Kosova jane me NATO-n dhe nuk kane se cfare tju bejne me shqiptareve. Tani te na hane m..in.
Te lumte
Shkrim me te vertete brillant dhe me te gjitha te vertetat e gjithe kesaj historie te sajuar nga albanofobet rreth e qark trojeve shqiptare. Shume i sakte kur shkruan qe lideret shqiptare duhet te jene shume vigjilent dhe te akorduar mes tyre ne keto dite te zymta antishqiptare. Lideret shqiptare kudo qofshin duhet te kene kurajo te pa lekundur per ti bere balle kesaj urrejtje kunder shqiptareve,ai qe se ka kete kurajo ti leri vendin trimave patriot shqiptare qe besoj per fatin e shqiptareve nuk mungojne. Qetesi zgjuarsi kurajo kordinim nga ne do i bej autogol antishqiptareve. Shqiptare kudo qe jeni mobilizohuni dhe gjithmone vigjilent ndaj kesaj tymnaje te zeze qe na vjen rrotull. Rroft Shqipria dhe gjthe shqiptaret anembane globit…. Te Bashkuar
Te lumte zoti Krasniqi, ia paske fute tamon, bravo, tash kane per t´ju trashe buzet edhe ma fort!
Ore Krasniq, mund te me pergjigjesh per kete pyetje!
Si ka mudesi qe tanket serbe bene genocid me naften e dhuruar nga I adhuruari I 90% te kosovareve- Sali Berisha? Eseja ishte e mire!
Gazetari I RTPse spiuni I UDBse ( Tradhtari i kombit)) qetniku Fahri Musliu…me 197o ne Beograd lind me nji qetnikushen Dragica Kunovac serbe e kropacise –spiune e UDBse lindin stervinen qetnike Aleksandar Vuqiqin ..armikun numer 1 te shqiptarve ..dhe njeriu i cili e ka perkrahur pa rezerv regjimin e Milosheviqit…per vrasjen massive te shqiptarve dhe boshjakve
mediat serbe ..qe kane qasje ne dosjene UDBse dhe KGb se per Vucicin thone se Vucici eshet Fahrijin sin…..djal i Fahri Musliut…. Fahri Musliu na del se e ka lindur nji monstrum anti shqiptar…qetnik te perbetuar qe ka vrar e prer shqiptar e boshnjak.
Fahri Musliu ka shkuar ne Beograd me 1968 ne Fakultetin e Gazetarise. Nena e Vucicit studente e martuar, studionte ekonomikun dhe mirrej me Gazetari. Aleksander Vucic ka lindur ne mars te vitit 1970. Nga fotot e pakta te babait te Vucicit qe gjenden ne internet, pamja e vellaut te tij, ngjashmeria e Vucic me Fahriun na tregojne se Aleksander Vucic eshte shqiptar me baba Fahri Musliun. Ka plote shkrime ne gportalet serbe ku thuhet kjo. Edhe njerezit e pushtetit ne Serbi thone qe nuk ka cka publikohet dicka qe e gjithe serbia e di.
http://www.dnevno.hr/vijesti/regija/133114-vucicev-otac-albanac-a-stric-ustasa.html
https://www.youtube.com/watch?v=07L5cwZ9FYw
http://lajmi.net/a-eshte-shqiptar-babai-biologjik-i-kryeministrit-serb-vuciq_100081938.html
Z.Krasniqi flet mire dhe keshtu duhet te flase i gjithe faktori shqiptar. Mirepo agjentura serbe ka futur rrenjet e thella ne Shqiperi qysh me 1992, me serbofilin Berisha dhe kritikojne Ramen jo Vucicin.
Perse nuk pergjigjet Rame ne vend te ketij Krasniqit? Apo ja taposen gojen. Zoti Krasniqi ben mire qe te ndihmoje kosoven te krijoje nje qeveri funksionale dhe ti lere politikat inerballkanike, sepse nuk i kupton ose ben sikur nuk i kupton.
Po luftërat me Slloveninë, me Kroacinë, genocidin në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë, shqiptarët i bënë vallë. Serbisë i ka mbetur ora në vitin 1913, njëqind vjet më parë dhe ky qëndrim tolerues ndaj saj i disa shteteve europianë të indinjon dhe të çon në mendje një shprehje të dëgjuar kahhera: Europa Kurvë !!!!!!!! Turp që të zezën duan ta paraqesin të bardhë e anasjelltas në analizat e “ekspertëve të tyre”. Turp, turp, turp !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
Z. Krasniqi , as me shume dhe as me pak por NJE BRAVO KOZMIKE ……!!!!!
Shenim : Lideret kosovare duhet t’i vertetojne botes se jane ne gjendje per formuar shtetin ,shtetformues,
dhe te priren ndaj interesave te tyre personale se kush duhet te ”jete i pari vendit” ! Kjo nuk i sherben
aspak Kosoves ! Mblidhni mend dhe formoni qeverine ! Pikerisht edhe kjo amulli qe ndodh ne Kosove e
Shqiperi ,por sidomos te k ju kosovaret e shfrytezon serbi duke qarkulluar alibine e kahereshme se
”shqiptaret nuk kane aftesi shtetformues ”….! Qellimi dihet ! Perjetesimi i sundimit ndaj shqiptareve duke
trajtuar si popull te dores se dyte ne mos si sklever te shekullit 21 … O tempora o moris !
Korigjim : …… ”DHE JO TE PRIREN NGA INTERESAT TYRE PERSONALE…….” SHIFNI KOMENTIN SIPER
Pergjigje brilante.
Bravo Krasniqi.