Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se nuk do të anulojë vizitën e ti të planifikuar në Beograd.
Publicisti kosovar, Halil Matoshi, duke komentuar zërat se ai duhet ta anulojë këtë vizitë, ka theksuar se është kategorikisht kundër përzierjes së politikës me sportin.
Sipas Matoshit, kemi të bëjmë me dy çështje të cilat duhet të sqarohen.
“E para, unë jam kundër çdo interferimi të kosovarëve në punët e brendshme të Republikës së Shqipërisë.
Dhe e dyta, unë jam kategorikisht kundër përzierjes se sportit me politikën.
Ne kemi të bëjmë me një ndeshje futbolli dhe asgjë më shumë.
Aty janë dy ekipe kundërshtare, respektivisht 22 lojtarë, që i matin forcat në terren.
Unë mendoj se problemet e së martës mbrëma, që kanë ndodhur në Beograd, nuk duhet të shërbejnë si mundësi për armiqësim në mes të dy popujve”, ka thënë ai për Telegrafin.
Matoshi mendon se vizita e Ramës do të duhej ketë karakter të zbutjes së gjakrave në mes dy popujve dhe të rritjes se mirëkuptimit dhe mirëbesimit, e assesi të armiqësimit të mëtejshëm.
Kryetari i Prishtinës, njëherësh nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Shpend Ahmeti, pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, përmes një postimi në Facebook ka kërkuar nga Edi Rama që të mos shkojë në Beograd.
Ndërsa veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, duke folur rreth kësaj çështje, ka theksuar se Rama nuk duhet ta anulojë vizitën e tij të paralajmëruar.
Madje, ai thekson se edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, duhet të shkojë më 1 nëntor në Beograd.
z. Matoshi, ne rradhe te pare, duhet te korrigjoje perkufizimin e tij kur shprehet ne trajten e “interferimit te kosovareve” .
E dyta politika nuk duhe te perzihet me sportin, e drejte, por ne kete rast eshte e pashmangshme. Politika perfaqson vendin e njerezit e atij vendi dhe vendi perfaqsohet nga simbole, ne nje kohe kur keto simbole perdhosen atehere politika duhet te ngrihet e ti mbroje.
Rama ta beje viziten por me rezerva. Neve nuk na duhet edhe aq miqesia me serbet. Pastaj, kush eshte ai vend ballkanik, pevec greqise, qe ka miqesi me serbet ?
Sa per dijeni,ajo banderol qe u shfqâq ne stadiumin e Partizanit te Beogradit,nuk perfaqeson asnje simbol shteteror as kombetare dhe si e tille nuk ka pse te merret ne mbrojtje.Ajo asht nje banderol politike qe tregon etjen e disa shqiptareve per nje Shqiperi etnike.Por Shqiperia etnuke nuk bahet me banderole as me lufte,ajo bahet me dialog e diplomaci.Ne sna duhet shum miqesia me Serbine,por edhe armiqesia nuk na duhet fare.Ne fund Sporti asht ai qe bashkon popujt jo que i armiqeson.Sporti nuk duhet te perzihet me politie dhe e kunderta.
@@ Ik o Halil Pallavoshi…po na bene edhe ti Politiken e madhe..keshilltare ti…shiko zgjohu nje Here…
ESHTE POLITIKA SERBE QE ESHTE PERZJER …o Halil Pallavoshi??…Daullet bien me te madhe po duket se NJerz si ty ose nuk kuptojne ose bejne sikure nuk kuptojne…
@@C´fare sjelle Vajtja e Edi Rames ne Beograde???Ata na e dhane pergjigjen neve Shqipetareve me Gojen e PUTINIT…per Kosoven..
Serbet i thane edhe Europes se Rusia eshte Aleati i tyre Strategjik…shkurt Serbet nuk “Pjerdhin” per EU-ne..
@@ Mos valle Vajtja e EDI RAMES ne Serbi do te Ndyrshoj ….??Ndryshoj c´fare??Apo do te shkoje per tu Kthyer i Turperuar ne Shqiperi?? Nuk e di ..Rama ka Nje “Oborre Keshilltaresh”…dhe e di vete se c´do te beje.