Shkencëtarët kanë zbuluar se krijesat që kanë bërë seks për herë të parë në tokë kanë qenë një çift peshqish.
Pasi studiuan fosilet e këtyre peshqve, studiuesit panë se ky çift peshqish ishte duke u çiftëzuar. Një detaj ky që nuk ishte vëne re më parë.
Profesori John Long publikoi zbulimet e tij në revistën Nature, e cila detajonte se krijesat e para që kanë bërë seks në Tokë ishin peshqit e vegjël skocez.
Nga studimi i fosileve është vënë re se sperma mbahej në një zonë në formën e shkronjës “L” dhe e rrethuar nga kocka të vogla. Peshku, emri i saktë i së cilit është Microbrachius dicki, ishte rreth 3 inç i gjatë dhe jetonte në liqenet skoceze, miliona vite para se të krijohej njerëzimi.
Fosilet e këtyre peshqve datojnë 430 milionë vite më parë.