Sendet plastike shkatërrojnë dëshirën për seks

22 Tetor 2014, 19:07Lifestyle TEMA

Një studim i ri ka nxjerrë disa fakte të çuditshme rreth jetës seksuale dhe intensitetit të saj.

Studimi më i fundit, i udhëhequr nga Dr.Emily Barrett në Universitetin e Rochester në shtetin e Nju Jorkut, është paraqitur këtë javë në konferencën vjetore të Shoqërisë Amerikane për Mjekësinë Riprodhuese në Honolulu.

Barrett mati nivelet e acidit phthalic ( që përdoret në prodhimin e sendeve me bazë plastike) në urinën e 360 grave shtatzëna. Ajo mblodhi dëshmi të tjera nga intervistat duke u kërkuar të njëjtave grave sa shpesh e kanë humbur interesin për seks në muajt e shtatzënisë. Edhe pse metoda e të pyeturit të njerëzve për të shprehur publikisht ndjenjat e tyre  nuk është metoda më e mirë kërkimore, Emily zbuloi se në urinën e të gjitha grave në studim kishte gjurmë të acidit phthalic dhe ato pohonin një rënie të dëshirës seksuale.

Studimi Barret ishte i fokusuar vetëm tek gratë, edhe pse kërkimet e mëparshme në të njëjtin universitet (të botuara në vitin 2009) hulumtuan lidhjen midis acidit phthalic dhe “feminizimit” të djemëve.

Të rinjtë janë veçanërisht të pambrojtur. Phthalates (acidi phthalic) mund të kaloj në placentën e njeriut. Një studim  tjetër gjeti lidhje midis phthalates dhe presionit të ulët të gjakut. Disa “phthalates”  dëmtojnë hormonet.

Ky acid gjatë dekadës së fundit gjendet pothuasje kudo, në parkete, manikyrin e thonjve, pastruesit shtëpiakë, stilolapsat, shishet plastike,gomat, në qeset e transfuzionit të gjakut  deri tek qeset e paketimit të ushqimit. Autoriteti i Ushqimit thotë se ka rregulla strikte në ligjin Europian sa i përket phthalates ( acidit phthalic) dhe përdorimit të tij në mbështjelljen e ushqimit.

Përdorimi i phthalates është subjekt i kufizimeve të BE-së, por lidhaj e re me jetën seksuale do të thotë që tani t’i kontrolloni mirë shtëpitë për sendet palstike që mund t’ju rrethojnë, sidomos me ata rosakët që shohim shpesh nëpër vaska./ J.H

 

 

2 komente në “Sendet plastike shkatërrojnë dëshirën për seks”

  1. Pelasgian says:

    RREN !!! Ja u garantoj un 200% . Thithesi sapo u pajis me dy super [email protected] me dy KOKA (PLASTIK ) Forma e pajisjes eshte forme e MALLUTES TIME ORIGJINALE VEC SE KA PLUS 1 KOKE ME TEPER ? LOOOOOOOOOL. Bashk me elefteripidhiriqine me thane se nga qejfi kan arritur te prekin ” qiellin e shtate ” .

    Hhahahahahahhahahaha ……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje