Kryhet për herë të parë në botë transplanti i një zemre "të vdekur"

24 Tetor 2014, 13:11Lifestyle TEMA

Për herë të parë në botë është bërë e mundur që një zemër, e cila konsiderohet si “e vdekur”, të transplantohet tek një pacient dhe të rifitojë funksionin e saj. Kjo gjë është arritur për herë të parë nga mjekët në Australi.

Procedura, që përdorur zemrat që kanë ndalur së rrahuri do të sjellë një rritje të madhe të numrit të operacioneve që mund të kryhen në këtë mënyrë, duke çuar në shpëtimin e jetëve të më shumë se 30% të pacientëve që presin për një zemër të re.

Deri tani transplanti i zemrës është bërë vetëm kur zemra ka qenë ende duke rrahur. Spitali San Vincent në Sydney  tha të premten se kishte bërë tre transplante tek pacientët e sëmurë, pasi zemra e dhuruar kishte ndalur së rrahuri për 20 minuta.

Dy prej pacientëve janë në gjendje të mirë, ndërsa i treti është ende nën kujdes intensiv.

Kardiologu dhe drejtor Peter MacDonald tha se zemrat e donatorëve ishin vendosur në një paisje portative të quajtur “zemra në një kuti”.

Zemrat ishin lidhur me një qark steril ku ishin mbajtur në gjendje jete dhe të ngrohta.

Operacionet janë konsideruara si të suksesshme dhe si një hap më tutje ku teknologjia ndihmon jo vetëm në mbajtjen e zemrës në jetë por edhe në “ringjalljen” e saj

Pacienti i parë që  u nënshtruar një transplanti të tillë ishte një grua nga Sydney, 57 vjeçarja Michelle Gribilas. Ajo vuante nga probleme të lindura në zemër dhe iu nënshtrua operacionit dy muaj më parë.

Gjithçka është bërë e mundur falë teknologjisë së re, e cila është në gjendje ta ruaj zemrën dhe pasi ajo ka ndaluar së rrahuri të mund ta rikthejë atë në jetë.

“Për ta bërë këtë ne kemi hequr gjakun nga dhuruesi dhe e ka kaluar atë tek paisja, pastaj është marrë zerma dhe është lidhur tek paisja, në temepraturë të ngrohtë dhe ajo ka filluar të rrahë.  “Çdo zemër donatore ishte vendosur në këtë makinë për rreth katër orë para transplantimit, tha kirurgu MacDonald./j.h

1 komente në “Kryhet për herë të parë në botë transplanti i një zemre “të vdekur””

  1. Bollano karafla says:

    janulles do provojne ti ngjisin prape koqet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje