Duket sikur pornografia është një argëtim vetëm i meshkujve, por kjo nuk është e vërtetë. Qindra femra janë njëlloj të apasionuara pas filmaveme pullë të kuqe. E kësaj nuk i kanë shpëtuar as aktore të njohura të cilat nuk kanë turp ta pohojnë një gjë të tillë.
Disa nga emrat më të mëdhenj të Hollivudit si Cameron Diaz, Jessica Alba, Amanda Seyfried, Mariah Carey dhe Lily Allen kanë konfirmuar se vazhdimisht shikojnë filma të tillë, pasi siç shprehen ato, mësojnë shumë për seksin.
Ylli filmit “Charlie’s Angel’s”, Cameron Diaz ka deklaruar se kënaqet duke parë filma pornografikë, sidomos kur është duke udhëtuar apo në pushime.
“Nuk mendoj se ka diçka të keqe në këtë dhe unë i shikoj ata sa herë që më jepet mundësia. Sidomos i shikoj kur jam në udhëtime apo në pushime.
Ylli i filmit “The Fantastic Four”, Jessica Alba është parë shumë herë duke marrë filma të tillë në videoteka, ndërsa edhe vetë kohë më parë e ka pranuar se kohë pas kohe shikojnë filma të tillë me bashkëshortin e saj.
Por, ajo që në mënyrë të hapur ka folur dhe e ka pranuar se është një adhuruese e filmave pornografikë, është aktorja Amanda Seyfried. Ajo ka deklaruar se është bërë një shikuese e rregullt e këtyre filmave sidomos kur duhej të përgatitej për rolin e saj si porno-ylli i famshëm Linda Lovelace, në filmin “Lovelace”.
“Më është dashur të mësoj shumë rreth pornografisë, pasi duhej të luaja vetë një personazh të tillë dhe më duhet ta pranoj se më ka pëlqyer kjo gjë”, ka deklaruar ajo.
Kush do të mendonte se edhe ylli i muzikës Mariah Carey është një adhuruese e këtyre filmave. Ajo gjatë një interviste e ka pranuar se shpesh në shtëpinë e saj shikon filma porno.
Edhe këngëtarja britanike Lily Allen ka theksuar se shikon shumë filma porno dhe se kjo i pëlqen. (Zëri)/j.h
Brava…perche no ?
Non dimenticare Naomi C. prego ?