Një 24 vjeçare britanike ka dashur të bëj një ndërhyrje estetike në Tailandë, por procedura ka përfunduar në mënyrë tragjike.
24 vjeçarja, kishte shkuar për herë të dytë në klinikën e mjekut Sompob Saensiri, 51 vjeç, pasi më parë kishte kryer liposucion.
Këtë herë ajo kishte shkuar për një korrigjim në fundshpinë por çdo gjë ka shkuar keq.
Pacientja nuk është zgjuar më pas anestezisë, ndërsa mjeku besohet se nuk ishte i liçensuar dhe i kualifikuar për të bërë këtë ndërhyrje. Pas arrestimit nga policia ai pritet të dënohet deri në 10 vite burg, për vdekjen e shkaktuar të pacientes.
Sipas raportimeve operacioni kishte mbaruar kur mjekët vunë re se ata nuk mund ta zgjonin më pacienten, pasi ajo kishte ndërruar jetë.
Çdo përpjekje që u bë për ta rikthyer atë sërish në jetë dështoi.
Në uebsaitin e klinikës thuhet se doctor Sompob ka studiuar mjekësi në Universitetin Chiang Mai në Thailand dhe se është diplomuar në vitin 1992.
Por pavarësisht hetimeve për profesionalizmin e mjekut duket se tani kirurgjia estetike po kthehet në një rrezik për shumë pacientë, ku edhe ndërhyrjet me të thjeshta shpesh kanë përfunduar në mënyrë fatale. /j.h
Doktori ka marre diplome ne universitetin “Kristal” Tirane….!