Një burrë në bordin e një avioni të Ryanair u arrestua pasi ai alarmoi pasagjerët me pretendimin se ksihte tre bomba, ndezi cigare në avion dhe sulmoi një person.
Drama u ndërpre vetëm kur një grup njerëzish e mori pasagjerin agresiv dhe e mbajti të izoluar derisa aeroplani u ul në aeroportin e East Midlands.
Avioni po kthehej nga Malaga, Spanjë. Pasi avioni u ul, burri u arrestua nga policia e Leicestershire dhe u akuzua për një sërë shkelesh; për pirje të duhanit dhe alkoolit në avion dhe se kishte sulmuar një person. Personi i arrestuar do të dalë në gjyq në nëntor.
Hazel Hickson, 53 vjeçe, e cili ishte kthyer nga një udhëtim pesë–ditore në Malaga me miqtë dhe djalin e saj 12-vjeçar, Harry, tha: “Pas 10 minutash fluturim, burri ishte duke bërë një zhurmë të çuditshme.
“Në fillim mendova se ai mund të kishte vështirësi me udhëtimin, por pastaj i kërkoi një çift që ishte ulur pranë tij që të çohej nga vendi.
Pastaj ai u ngrit dhe tha se do të rrëzonte avionin dhe dikush e dëgjoi të thotë se ai kishte tre bomba.
“Në këtë moment një djalë shtatmadh u erdhi në ndihmë, por sjellja e burrit u bë më keq.
Personi u arrestua sapo avioni zbriti në tokë, ndërsa pasagjerët treguan momentet e vështira dhe frikën që i kapi në fluturim nga kërcënimet e personit të dehur./j/h