Kush e fiton garën për audiencën e mëngjesit në TV-të shqiptare?

28 Tetor 2014, 15:52Lifestyle TEMA

Lexim gazetash, lajme, zhvillimet e pritshme të ditës, të ftuar e diskutime temash interesante; mëngjesi është i larmishëm në televizionet shqiptare. Nga ora 7 e mëngjesit deri në 9 ato “bombardojnë” me informacione audiencën që me nxitim përgatitet të shkojë në punë dhe më pas programet bëhen më argëtuese, duke synuar shtëpiaket.

Në këtë garë të mëngjesit, është Bashkim Hoxha me emisionin e tij në News 24, “Koha për t’u zgjuar”, me leximin e gazetave dhe më pas ftesën për bashkëbisedim, ai që merr pjesën më të madhe të audiencës, me një rating që arrin deri në 8.7% (Rating – tregon shikueshmërinë gjatë një fashe kohore apo programi televiziv, e shprehur kjo si përqindje e totalit potencial të audiencës; pra duke përfshirë edhe familjet që nuk janë duke parë televizor), midis orës 7 deri në 8.30.

Të dhënat e audiencës bëhen të ditura nga nga kompania “Telemetrix”, që mundëson llogaritjen e audiencës në kohë reale, në bazë të një teknologjie dhe sistemeve më të fundit në këtë fushë. Audienca e mëngjesit është llogaritur si një mesatare e javës së kaluar 20-24 tetor (e hënë-e premte).

Me një ndërthurje të informacionit dhe argëtimit, “Aldo Morning Show” i drejtuar nga Aldon Lipe në TV Klan renditet i dyti, me një rating prej 3-4%. Pas mbarimit të emisionit të Bashkim Hoxhës, Klan fiton audiencën kryesore, me një rating që arrin deri afër 6%.

Eno Popi, me programin “Wake Up” arrin audiencën më të lartë nga ora 7.00-7.15, me një rating prej 4% (I dyti pas “Koha për t’u zgjuar”) dhe më pas audience bie, duke u luhatur mesatarisht në rreth 3%. Edhe audienca e “Wake Up” rritet pas mbarimit të “Koha për t’u zgjuar”.

Audienca maksimale e mëngjesit arrin në një rating prej 20-21% dhe ndahet kryesisht mes tre televizioneve të mësipërme.

Pas tyre me një diferencë relativisht të lartë, me një rating mesatar prej 0.5-0.7% renditet emisioni i mëngjesit në Vizion Plus, i ndjekur nga ABC News (rating 0.3-0.6) dhe Albanian Screen (rating 0.3-0.6) dhe më pas vijnë TVSH, Ora News, Shijak TV.

Metodologjia

Telemetrix SH.A., që operon zyrtarisht që prej muajit shtator 2012 me instalimin e matësve të parë, ofron matjen e shikueshmërisë televizive në Shqipëri, realizimi i së cilës bëhet nëpërmjet teknologjisë dhe sistemeve më të fundit të përdorura në këtë fushë, si dhe një paneli të përzgjedhur rigorozisht për të arritur përfaqësueshmërinë e tregut, sipas burimeve zyrtare nga kompania.

“Kompania ka investuar gjerësisht në krijimin dhe prodhimin e një matësi elektronik – TiViMat (koncepti i ‘peoplemeter”) si dhe në programimin e një ‘software’ të fuqishëm për realizimin e matjes së shikueshmërisë televizive. Skuadra e ‘Telemetrix’ ka projektuar dhe zhvilluar të gjitha platformat e monitorimit dhe raportimit të të dhënave të shikueshmërisë për përdorim të klientëve të saj

“Telemetrix” ka krijuar një panel prej 350 familjesh të përzgjedhura rigorozisht sipas kritereve të paracaktuara, të vendosura në 6 qytete kryesore të Shqipërisë; Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri dhe Berati.

Baza e të dhënave të gjeneruara nga “Telemetrix” është “në nivel minute; “Rating per Minute” në nivel familjeje (household).

Marrë nga Revista Monitor

14 komente në “Kush e fiton garën për audiencën e mëngjesit në TV-të shqiptare?”

  1. Ai Burri says:

    Jeni jashte mode komplet, kjo teknollogji po ngordh, njerezit po shikojne ne Web ne shumicen e kohes e TV harrohet ndezur per zhurme. Kete thone statistikat ne bote.

    1. Ajo Gruaja says:

      Cdo anetar i familjes eshte i pajisur me nje byrzylyk elektronik qe i tregon sistemit nese ndodhen para televizorit apo jo. Pra, sistemi gjeneron dhe te dhena ne baze te seksit, moshes, etj. Mos flit kur sdi gje. Je dhe burre pale…

      1. Ai djali says:

        ABC dhe Albanian Screen ne Fier nuk shihen pa pagese?? Atehere si behen matjet, apo fitojne ata qe paguajne me shume??

        1. Ai Cuni says:

          Nese jane me pagese dhe njerezit nuk paguajne per ta pare, atehere nuk kane shikueshmeri. Ky eshte problem i kanalit i cili nuk merr masa qe te zgjeroje shikuesit. Nese kanali ka me leverdi keshtu, eshte zgjidhje e tyre.

  2. filan fisteku says:

    bashkimin e shofin pensionistet…. aldon shtepiaket e deshperume

    1. tfg says:

      Ke inat ti Aldon dua te shikoj ,apo se kam fiksim ate zogun e Tiranes vdes per te.

  3. Zapbone says:

    Po marr shkas nga artikulli te them dy fjale per televizionin me idjot: TVSH-ne. Eshte nje katastrofe si televizion, po katastrofa fillon me emisionin e mengjezit. Eshte nje emision Kadaver dhe shume Kic. Cdo gje eshte e shemtuar sa ska ku te shkoje me. Habitem qe ka vite dhe nuk ka esgje te bukur ne ate televizion. Habitem dhe me klimatizimin e antivlerave si dicka normale dhe kjo eshte katastrofa. Nje shikues nga italia i kish shkruar nje kritike emisionit te mengjezit dhe pergjigjia nga moderuesi Strakosha ishte: Ndrro kanal ne qofte se nuk te pelqen. Tmerr, nje televizion kombetar, nje pacavure si vete jeta e shqiptarit….ka shume per te thene dhe duhet ndoshta nje artikull kritik qe t i zgjoje idjotat dhe mediokrit se keshtu nuk vashdohet…

  4. ben durrsaku says:

    Bashkim Hoxha dhe Aldo Lipe?! Ky popull eshte komplet i deshperuar! Do vdesin ne injorance. Tmerr… llahtar…

    1. fieraku4u says:

      @BEN DURRSAKU

      100% DAKORT ME TY…TE DEGJOSH ALDO LIPEN KOMPLET PROVINCIALIZEM MOS TE THEM ME KEQ.

      ALDO MORNING SHOW I KA MBETUR ORA MBRAPA NE VITIN 1990. AKOMA ME MUZIKEN EDHE KOMENTET E TIJ DEMODE. SKANDALOZE.

      PER BACIN NUK KAM CFARE TE THEM, SE ESHTE EMISION PER PENSIONISTET EDHE TE PA PUNET.

  5. toni says:

    kush e shef klanin mo?

  6. albi says:

    nuk eshte puna te Bashkimi. Une e shihja News24 edhe ate periudhe qe Bashkimi iku, thjesht se me interesonin titujt e gazetave, dhe News24 jep panoramen me te gjere te tyre, ne intervalin qe me intereson (7-7.30). Edhe Topi i jep titujt, po shume me shpejt dhe shume prej tyre i krasit. Me pas, mua nuk me intereson me asnje nga emisionet e mengjesit, pervec rralle Top Channel. Preferoj te shof ndonje cerek filmi qe e kam pare 200 here deri ne oren 8, e pastaj te qerohem per pune…

    nqse 3 kanalet kryesore kapin 20% te audiences, gjithe te tjerat te marra bashke nuk kapin 10%, pra 30% e njerezve shohin TV ne mengjes. kam pershtypjen qe i kane instaluar kot 350 aparate cunat, ishte shpenzim i pamenduar ?
    kuptohet qe bej shaka, nje teknologji e tille eshte shume e nevojshme, dhe statistikat duhen nxjerre per te gjithe harkun kohor te dites.

  7. Lo says:

    Programi “Aldo Morning Show”eshte emisioni me pa vlera dhe te tille e bejne ato lidhjet me gazetaret e rretheve qe te nervozojne me injorancen, dhe vetem emision mengjesi nuk eshte mbasi nuk te jep energji per te filluar nje dite te re.

  8. persi says:

    Bashkim Hoxha eshte “lexuesi” me i sakte dhe me inteligjent i titujve te gazetave

  9. Juliani says:

    Po pika qe su bije qe po e perdhunoni gjuhen shqipe ne kete menyre, tani na kini futur edhe fjalen rating se “auditi” e kini bere te kudogjendur ne nje kohe fare te shkurter!!
    Mirenjohje per auditin i perket kryeministrit qe para zgjedhjeve premtoi nje komisjon per ruajtjen e gjuhes dhe tani eshte vet qe e bastardon.
    Mjer ai vend ne doren e kujtve eshte, aty shahet vetem saliu por e keqa eshte se virusi salistan i ka zene te gjithe edhe anti-salistanet me te mbedhenj.
    Kete gjuhe qe ka ruajtur origjinalitetin e saj me mijera vite, dhe qe eshte nje nder me te vietrat ne bot po ja bejne gropen ata te cilet duhet ta ruajne me krenari dhe fanatizem..
    Shkarerrimi ska te sosur prandaj cou o ENVER car pret me!!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje