Një person ka sulmuar kryeministrin britanik David Cameron mëngjesin e sotëm, pas një gabimi të forcave të sigurisë.
Cameron ishte në Leeds për promovimin e një linje të re hekurudhore.
Pasi kryeministri po i drejtohej makinës së tij, një djalë 28 vjeçar ka vrapuar duke iu sulur Cameron.
Kryeminsitri britanik ka mundur të shmanget dhe mos të bjerë në tokë. Personi është arrestuar nga policia por më pas është lënë i lirë.
Ky incident vjen pak kohë pas sulmit në parlamentin kanadez, i cili ka rritur nivelin e sigurisë dhe vëmendjen ndaj terrorizmit në shtetet perëndimore. /j.h
Titulli ska lidhje me brendine e lajmit. E rrezoi apo jo Camerun?
O tema ne krye shkruhet thyen sigurine dhe shtyn per toke kryeministrin ne brendesi shkruhet kryeministri i shmanget te mos bjere ne toke ..si ta kuprojme ???? Te ishte Berisha do i kthehej me cader pistolete sulmuesit …
Nuk e sulmoi o Tema, ishte duke bere vrap ai me kufje ne vesh dhe nuk degjoi kur e thirren. Ishte thjesht aksident. Sa dramatike qe jeni ju gazetaret ne Shqiperi, e beni qimen tra.